Republika e Shqipėrisė
Shoqata "Aleanca kombėtare e
ushtarakėve tė Shqipėrisė"
DEKLARATĖ PĖR SHTYP
Shoqata Aleanca Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė vlerėson vendimin e
Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė pėr anullimin e marrėveshjes
shqiptaro-greke pėr kufijtė tanė detarė si njė nga aktet mė tė rendėsishėm
atdhetarė nė kėto 20 vite tranzicioni nė mbrojtie tė integritetit territorial
tė RSH, por edhe tė dinjitetit e tė frymės tonė kombėtare. Ne falėnderojmė
median vizive dhe tė shkruar pėr ndihmesėn e dhėnė nė bėrien publike tė
dokumentit si dhe pėr pėrkrahjen e gjerė dhėnė specialistėve dhe opinionit tė
gjerė shoqėror qė denoncuan marrėveshjen, Shoqata e jonė e ushtarakėve, ishte shoqata
e parė nė vend qė kundėrshtoi publikisht marrėveshjen nė fjalė, si njė akt qė
cėnonte rėndė tėrėsinė territoriale tė vendit. Ajo kėrkoi nga Parlamenti
shqiptar mosmiratimin e marrėveshjes nė seancėn plenare edhe kthimin pėr
rishqyrtim tė saj. Na jepet rasti tė shprehim konsideratėn tonė pėr vendimin e
Parlamentit shqiptar pėr shtyrjen e diskutimit e tė miratimit tė saj, si njė
akt tė lartė pėrgjegjėsie atdhetare.
Shoqata e jonė, shpreh bindjen se vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėrbėn njė
shans tė mirė pėr Qeverinė dhe Parlmentin shqiptar qė, mbi bazėn e
problematikės sė ngirtur nė debatet publike si dhe nga specialistė tė fushave
tė ndryshme, tė bėjnė njė parapėrgatije serioze, me baza tė shėndosha juridike
e nė pėrputhje me aktet ndėrkombėtare nė rinegocimin e marrėveshjes me palėn
greke. Pėr kėtė qėllim e nė funksion tė njė pune sa mė tė arrirė pėrgatitore
por edhe pėr njė paraqitje sa mė dinjitoze nė bisedime me palėn greke, Shoqata
e jonė shpreh gadishmėrinė pėr tė dhėnė ndihmesėn e saj me specialistė tė
fushave tė ndryshme pėr gjithė periudhėn pėrgatitore por edhe nė procesin e
diskutimit tė projekt marrėveshjes sė re me palėn tjetėr.
Shprehim bindjen nė mirėkuptimin pa paragjykime tė Qeverisė greke pėr vendimin
e Gjykatės sonė Kushtetuese. Ky vendim dhe rinegocimi i marrėveshjes do tė
shmangė ēdo keqkuptim e keqinterpretim tė mundėshėm e tė panevojshėm nė
probleme tė tilla tė mprehta pėr opinionin publik mes tyre, do ti shėrbejė
ēuarjes mė pėrpara e nė baza mė tė shėndosha tė marrėdhėnieve tė ngrohėta mes
dy vendeve tona fqinje e aleate, zgjidhjes me marrėveshje tė dyanshme tė drejta
e tė barabarta tė problemeve ende tė pa zgjidhura qė na ka lėnė e shkuara
historike e pėrbashkėt. Nga ana tjetėr vlerėsojmė se maturia e urtėsia nė
gjykimin e vlerėsimin e Vendimit tė Gjykatės Kushtetuese nga institucionet
pėrkatėse ligjvenėse e ligjzbatuese tė vendit tonė, larg paragjykimeve e
interesave tė ngushta, do tė na vendosė, tė gjithėve, nė lartėsinė e vlerave
kushtetuese, atdhetare, tė dinjitetit, tė integritetit e tė sovranitetit
territorial kombėtar shqiptar e evropiane qė duhet tė shpalosim e tė mbrojmė nė
rrugėn tonė tė pėrbashkėt tė integrimit.
PER SHOQATEN KOMBETARE TE USHTARAKEVE TE SHQIPERISE
Dr. shk. Ekonomike Kujtim Ēako
President