Opozita i pėrgjigjet Bakojanis: Kontestuam marrėveshjen, pėr interesa kombėtare

 

Shkruan: Adriatik Doēi

 

Dalipi: Paktin detar e rrėzoi Kushtetuesja jo Rama

 

Duke komentuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese mbi anulimin e paktit detar me Greqinė dhe akuzat e ish-ministres sė jashtme greke, Partia Socialiste mohon ēdo pleksje tė kryesocialistit Rama me elementė ekstremistė nė vend. Deputeti socialist, Alfred Dalipi u shpreh se Partia Socialiste thjeshtė ka mbrojtur interesat e kombėtare nga marrėveshja e Berishės pėr tė shitur detin pėr pėrfitime politike. Dalipi gjithashtu theksoi se deklaratat e ish-ministres greke Dora Bakojanis se marrėveshjen e rrėzoi opozita, po pėrdoren nga maxhoranca, e cila mori njė shuplakė tė fortė nga Gjykata Kushtetuese. “Sė pari shqiptarėt dhe kushdo tjetėr duhet tė dinė se marrėveshjen e fshehtė tė Berishės pėr kufirin ujor mė Greqinė, nuk e rrėzoi Partia Socialiste, por Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė, si njė institucion i pavarur dhe jopolitik. Opozita nuk ėshtė Gjykata Kushtetuese. Opozita thjeshtė ka ankimuar njė marrėveshje korruptive tė qeverisė pėr interesa kombėtare. Njė gjė tė tillė, sipas Kushtetutės mund tė bėnte edhe njė qytetar i thjeshtė”, theksoi Dalipi. Ai pėrgėnjeshtroi ēdo akuzė se kreu i PS, Edi Rama ka pasur ndonjė ndikim tjetėr nė kėtė marrėveshje pėrveēse interesit tė Shqipėrisė dhe transparencės. “Partia Socialiste ka paraqitur vetėm argumente shkencore dhe historike qė marrėveshja ishte e nė dėm tė interesave tona kombėtare. Keqkuptimet e tjera po furnizohen nga maxhoranca pėr tė sjellė njė frymė agresive, megjithėse kjo taktikė ėshtė e dėshtuar. Pra kėtu pėrjashtohet ēdo pleksje tė kryesocialistit Rama me elementė ekstremistė nė vend”, pohoi Dalipi. Ai theksoi se vendimi i Kushtetuese nuk i dėmton aspak marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė me Greqinė, duke shtuar se grekėt kanė reflektuar se marrėveshja ishte nė dėm tė vendit tonė. “Athina zyrtare ėshtė ēuditur me sjelljet e qeverisė tonė, sesi kjo e jona pranoi pa asnjė problem tė vendosė kufijtė ujorė nė territorin e Shqipėrisė”, pohoi Dalipi.

 

Rama


Ndėrsa vetė kryetari socialist Edi Rama ka shprehur vlerėsim tė tij ndaj Gjykatės sė Kushtetuese pėr rrėzimin e marrėveshjes Shqipėri-Greqi, pėr pėrcaktimin e kufijve detarė mes dy vendeve. Pėr mė tepėr, Rama e konsideroi marrėveshjen si njė fatkeqėsi kombėtare qė u arrit tė ndalej. Ai ka akuzuar qeverinė Berisha pėr njė marrėveshje tė fshehtė dhe nė dėm tė interesave Kombėtare. “Berisha duhet t’u kėrkonte shqiptarėve ndjesė pėr marrėveshjen qė u rrėzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnjė votė kundėr, ky Esat Toptan i kohėve moderne, akuzonte si antishqiptare opozitėn pėr ngritjen e zėrit nė Kėshillin e Evropės nė mbrojtje tė vlerave dhe parimeve evropiane tė demokracisė”, ka pohuar Rama.

 

Bakojanis


Njė ditė pas rrėzimit nga Gjykatės Kushtetuese tė marrėveshjes pėr pėrcaktimin e vijės detare midis Greqisė dhe Shqipėrisė, ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka akuzuar haptas liderin e opozitės shqiptare Edi Rama, pėr prishjen e kėsaj marrėveshjeje. “Sė pari shpreh keqardhjen pėr anulimin prej gjykatės shqiptare tė kėsaj marrėveshjeje. Unė akuzoj qeverinė e re greke tė Pasok, qė nuk e dėrgoi marrėveshjen pėr ratifikim nė Parlament, pasi ajo ishte shumė e rėndėsishme pėr Greqinė. Madje, gjatė kohės qė unė drejtoja Ministrinė e Jashtme, u mundova ta pėrfundoja atė sa mė shpejt tė ishte e mundur. Kjo marrėveshje duhej tė dėrgohej nė Parlamentin grek qė javėn e parė qė ai u hap, me qėllim krijimin e njė atmosfere pozitive, e cila do tė pengonte kėtė fund aspak tė kėndshėm”, ėshtė shprehur Bakojanis.