Jo jo, Albin Kurti kurrė nuk mund tė dėnohet… Ai i pėrket popullit tė tij...!!!

 

Shkruan: Faridin Tafallari

 

..EULEX MOS SHKO AQ THELLĖ!!!

MOS NA PROVOKO ATJE KU NUK KE TĖ DREJTĖ!

LERE ALBIN KURTIN NĖ PUNĖT E TIJ!

SE NE SHQIPTARĖT ATĖ KEMI, NJĖ, NĖ TĖ GJITHA TROJET SHQIPTARE!

AI ESHTE LIDERI YNĖ!

AI ĖSHTĖ I VETMI QĖ KA MBRAPA TĖRĖ SHQIPTARINĖ!

JO, JO! ALBIN KURTI NUK MUND TĖ DĖNOHET SE ĖSHTĖ I POPULLIT... POR JU DĖNONI KRIMINELĖT SERBĖ DHE ATA QĖ JANĖ RA NĖ GJUMĖ E JU BĖJNĖ TEMENA DHE IU PĖRKULEN PA FIJE TURPI PARA KĖMBĖVE TUAJA PROSERBE...!!!

 

Populli shqiptar nė Kosovė po e sheh mirė se ēfarė po ndodh ditėn pėr diell.... Po i sheh dhe po i pėrjeton edhe nga ju tė gjitha tė zezat o zotėrinj tė EULEX-it, sesi ju po i zbatoni po tė njėjtat urdhėra si ata tė UNMIKUT! Edhe ju, siē po shihet, po e tregoni fytyrėn e errėt antishqiptare e proserbosllave.


Por nuk duhet tė harroni se keni tė bėni me njė popull trim e guximtar, me njė popull qė nė shekuj kurrė nuk ėshtė pėrkulur edhe nga tė gjithė ato tė zeza qė i kanė bėrė armiqtė fqinjė, por qė nuk ka ditur kurrė tė gjunjėzohet!


Ne ju kemi mirėpritur, ju kemi pranuar nė shtėpinė tonė si miq, qė ju tė na ndihmoni, nė mbrojtjen e popullit tonė nga grabitqarėt, qė na rrethojnė nga tė katėr anėt. Ju zotėrinj tė EULEX-it, me siguri se e dini sado pak ose ndoshta edhe mė mirė historinė e popullit tim qė ka vuajtur tė zitė e ullirit... duke qenė autokton nė tokat e veta dhe pa i bėrė askujt dėm nė shtėpinė e tij, pa i hyrė nė hak askujt, askujt!!! Madje edhe i ka nderuar e respektuar pėrherė tė tjerėt!? Por kėto nderime e respekte i janė kthyer e shpėrblyer me thikė e helm prapa shpinės, duke mos e lėnė tė qetė nė shtėpinė e vet!?...Sa e sa luftėra i ka bėrė ky populli im me fqinjėt pėrreth... dhe pse... vetėm e vetėm pėr tė mbrojtur nderin dhe vatrėn e vet, tokėn e tij! Sa e sa sakrifica tė mėdha ka bėrė pėr t’u ēliruar nga zgjedha pushtuese e pėr tė jetuar ashtu siē jetohet nė trojet e veta etnike!

Po ju zotėrinj tė EULEX-it, nga i kopjuat kėto, qė tash sė fundi edhe nga ju po i pėrjetojmė!?


Nė vitin 2007 VETĖVENDOSJA doli nė demonstrata pėr tė kundėrshtuar pikėrisht ATO, qė paraardhėsit tuaj, konkretisht Pakoja e Athisarit, i qėndisi ashtu si deshi ai Ahtisari, pra nė dėm tė shqiptarėve, qė nė Kosovė zėnė 95% tė popullsisė!!! Ju e barazoni me ata qė nuk janė as 0,1% me popullin shqiptar?!


Ju zotėrinj tė EULEX-it, demonstratat e organizuara nga VETĖVENDOSJA me nė krye liderin e saj Albin Kurtin, i pritėt me lloj lloj gazi lotsjellės, qė me siguri i pėrdorėt pėr herė tė parė kundėr demonstruesve shqiptarė! Dhe nuk ju mjaftuan tė gjitha ato por i mbushėt edhe armėt ...e qėlluat mbi demostruesit pa njė fije mėshire! Madje nuk kursyet as jetėn e dy tė rinjve shqiptarė...i vratė dy tė rinjtė... mbi 200 i plagosėt!! Dhe tash nuk dėnoni vrasėsit por doni tė dėnoni Albin Kurtin!?! Albini, zotėrinj, ėshtė biri i denjė i kėtij populli, i cili lufton pa u lodhur, me guxim, pėr tė drejtat e tij, ndaj kurrė mos harroni se duke e dėnuar Albinin, ju po e dėnoni tėrė popullin shqiptar tė Kosovės!!!!


Unė nuk e besoj kurrė, qė ju zotėrinj tė “nderuar” tė jeni kaq tolerantė, qė kėto qė po i bėni nė Kosovė t’i toleroni nė vendet tuaja!? Jo me siguri, nuk do tė vepronit kėshtu nė vendet tuaja, se pėrndryshe nuk do ta donit atdheun tuaj!...Prandaj e them me bindje se populli im kurrė nuk do t’i harrojė veprimet tuaja antishqiptare dhe antidemokratike!?


Ndofta njė ditė, pa mėdyshje, se edhe populli im do tė fitojė atė, pėr tė cilėn, nė shekuj e ka kėrkuar, ku me shumė gjak e sakrifica e ka paguar lirinė e plote dhe demokracinė e vėrtetė. Ndaj Ai as qė do t’i ndalė pėrpjekjet e tij, me ato mjete qė i mundėsohen.

Po ēudi, ėshtė e tmerrshme qė tė ngresh zėrin pėr tė kėrkuar tė drejtat e tua, tė mohuara nė vite e vite... ndėrsa.vijnė tė huajt, nga vende tė tjera, bėhen “zot” nė shtėpinė tėnde... dhe me ēdo kusht mundohen me ta ulė zėrin, madje edhe me tė vra nė tokėn tėnde!?!


Duhet ta dini ( megjithėse e dini!), se kėto qė po i bėni ju sot, o zotėrinj tė EULEX-it, nė dekadat mėparme....madje dhe njė dekadė mė parė i ka bėrė Serbia kriminele, duke i vrarė demonstruesit, ashtu si po i vrisni ju sot...ju zotėrinj tė ēmendurisė!!!


Jetoj, qė prej 37 vitesh nė Gjermani, qė njihet si njė shtet i fuqishėm nė Evropė... edhe kėtu kemi bėrė demonstrata tė shumta, nė dekada e vite.. Dihen demonstratat e shumta tė mėrgimtarėve nė mėrgim, nė shtetet e Perėndimit.dhe... nga kėtu e kemi ngritur zėrin pėr tė drejtat tona, qė na takojnė, si gjithė popujve tė tjerė!... Por jam dėshmitar i gjallė i atyre demonstratave, se kurrė, nė asnjė rast, nuk ėshtė pėrdorur dhuna. Pėrkundrazi kemi qenė tė siguruar nga shteti pėrkatės, edhe pse ish-Jugosllavia me nė krye Serbinė fashiste, ka kėrkuar nga shteti nė fjalė, qė mos tė lejoheshin demonstratat kundėr atij ish shteti artificial tė quajtur Jugosllavi. Por kėtyre as qė iu bėnte pėr ta... Pėrkundrazi na lejonin sa herė qė bėnim kėrkesė pėr demonstratė! Serbija fashiste, kur e pa se bijtė e saj edhe jashtė kufijve po i dalin zot trojeve tė veta tė zaptuara nga armiku shkja, ndėrmori hapin mė tė zi, duke i shtrirė kthetrat e saj edhe jashtė... Vrau bijtė mė tė mirė tė popullit! Vrau Jusufin e MADH, Jusuf Gėrvallėn, Kadri Zekėn dhe Bardhosh Gėrvallėn! Nė Bruxsel vrau edhe Enver Hadrin! Po sa e sa bij tė shqiptarisė zhduku ish- Jugosllavia titiste!!!


E dimė fare mirė, se armiku pėrherė na ka goditur nė djemtė mė tė mirė tė popullit, tė kombit e tė shqiptarisė...e kjo tash po ndodh dhe po i kanoset edhe Albin Kurtit!!!


Kėshtu na ka dashur armiku shkja, kėshtu na ka dėmtuar ai dhe po kėshtu po na doni dhe ju zotėrinj tė EULEX-it! Dhe kjo ėshtė... se ne ,shqiptarėve, nuk na duan tė jemi bashkė, nuk duan tė bashkohen copėzat e ndara tė kombit shqiptar, qė tė jetojmė nė njė shtet tė vetėm, siē ėshtė dhe duhet tė jetė Shqipėria natyrale!


Por Ty o Albin Kurti tė qoftė lavdi e nder, pėr gjithė atė menēuri e maturi qė tregon nė veprimtarinė tėnde patriotike e atdhetare, se je ZĖRI i VETEM, nė kėto ditė tepėr tė vėshtira, qė po kalon pėsėri vendi im, i luftės pėr tė drejtat e vėrteta demokratike, tė njė populli tė maltretuar nė vite.. je i VETMI, qė nuk tė joshin dot, pėr tė ta ndal hovin!!!


Le tė zgėrdhihen e tė qeshin sot qosheve, ata qė e kanė hėngėr turpin me bukė, ata qė sot bėjnė indiferentin, bėjnė sehir e heshtin...heshtin si “ p...nėn kėmishė”, ashtu si e thotė kjo fjalė e urtė e popullit...por e nesėrmja do t’i gjykojė ashpėr....

Ndėrsa, Ti, o Albin Kurti do tė ēmohesh e vlerėsohesh!!!

E DREJTA VONON, POR KURRĖ NUK HARRON!!!

_,_.___

01 shkurt, 2010