Kujtesa historike
Nė 135- vjetorin e lindjes sė
atdhetarit, deputetit, ideologut, diplomatit
dhe arsimdashėsit tė shquar
demokrat e largpamės, Hasan
Prishtina
H A S A N P R I S H T I
N A - TRURI I LĖVIZJES KOMBĖTARE SHQIPTARE
(1908-
1933)
Mue nidenė teme patriotike nuk
ka mujtė as nuk do tė mujė me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė
tanė armiqve! Ka me mė shtrue vetėm vdekja! - Hasan Prishtina
Shkruan :
Ndėr vendbanimet mė tė mėdha tė Drenicės
heroike ėshtė edhe Polaci. I shtrirė nė njė pozitė tė mirė gjeografike, me tokė
tė bereqetshme e me kullosa tė begata, pėrherė qe pikėsynim i pushtuesve.
Secili qė shkeli nė kėto troje, e lakmoi kėtė lokalitet tė vjetėr iliro-
dardan. Pėr tė, veēan ngulmuan cerberėt e pėrtej Tunės. Kėshtu, midis dy
luftėrave botėrore, kėtij katundi iu shtuan edhe dy vendbanime tė reja pėrplot
me kolonė serbė e malazezė, Polaci i Ri dhe Kralica (sot mė nuk ekzistojnė).
Sidoqoftė, Polaci mbeti ai qė ishte, vendbanim
autokton shqiptar. Banorėt e tij jetojnė nėpėr lagjet: Mahalla e Xhamisė
(Kabashi, Kerolli, Xani, Hoti), Mahalla e Veliajve (Veliqi)), Mahalla e Kocėve dhe e Xanėve, ku jetojnė edhe familjet
Gruda dhe Makolli. Nė bazė tė gjetjeve arkeologjike, si vegla pune, enė prej
argjili, tjegulla, tulla, pastaj varrezat e vjetra etj.,
dėshmohet pėr vjetėrsinė e kėtij vendbanimi. Nė fshat ka gjurmė tė njė kishe tė
vjetėr te krishtere, qė dėshmon se popullata ishte e besimit tė krishterė, por
mė vonė pėrqafoi islamizmin. Nė dokumentet e shkruara pėrmendet nė kartat e
mbretit Millutin (1313- 1318), nė relacionet e arqipeshkv Pjetėr Karagiqit
(1725) dhe nė regjistrin e manastirit tė Deviēit (1777). Me emrin Polac ėshtė i
regjistruar nė sallnamet e Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1893 (Dr. Jusuf
Osmani: Vendbanimet e Kosovės- Drenica, Prishtinė,
Nga ky truall, nė ēdo kapėrcyell a periudhė
historike, dolėn njerėz tė penės e tė pushkės. Nė mos pėr asgjė tjetėr, Polaci
ka ngelur nė histori me atdhetarin mė tė madh tė gjithė historisė sonė, me ideologun, me diplomatin, me arsimdashėsin,
me prijėsin, me luftėtarin, me trurin e Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare, me Hasan Prishtinėn (1873- 1933).
Rrėnjėt nė Drenicė
Kur, mė 1771, njė plak imėtak me emrin Ali, me
qerren mbushur me plaēka, kapėrceu kodrat e Galicės dhe zbriti nė Vushtrri,
askujt nuk i shkonte ndėrmend se i nipi do tė bėhej aq i madh, sa do ta trandė
Perandorinė Turke nė themel dhe do tu prijė shqiptarėve nė luftėra e beteja
pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Ishte ky Ali Berisha i Policit tė Drenicės, i
biri i Abdullah Aliut, njeriut tė fundit tė kėsaj familjeje qė vdiq dhe u
varros nė Polac. Nė fakt, kur mori rrugėn pėr nė qytetin e lashtė tė Vicianės,
doli nga Mikushnica, nga lagjja Manxholli, ku kishte kohė qė kishte zėnė vend
kjo rrėnjė e Veliqėve tė Polacit. Ky kishte me vete tė tre djemtė: Mehmetin,
Mahmutin dhe Ahmetin
Mehmeti la pas vetes Sylejman agėn, i cili mė
1898 fitoi titullin pashė.
Mahmuti la njė djalė, Zejnullah bė Vuēitėrnėn
dhe
Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin (Dr.
Tahir Abdyli, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare
1908- 1933, Prishtinė,
Hasan Prishtina u lind nė Vushtrri, mė 1873
(kjo datė dominon nė shumicėn e dokumenteve tė shkruara, por ka edhe mendime se
ai ka lindur mė 1878, si dr. Tahir Abdyli etj.). Deri mė 1908 ėshtė quajtur
Hasan Berisha-Polaci, gjegjėsisht Hasan Vuēitėrna, kurse prej kėsaj date, kur
zgjedhet deputet i Prishtinės, nėnshkruhet Hasan Prishtina. Fėmijėria e tij dallonte nga ajo e moshatarėve tė vet.
Familja e tij qėndronte mirė ekonomikisht. Axha i Hasanit e babai i
Zejnullahut, Mahmuti, u angazhua nė ngritjen e hekurudhės Mitrovicė- Shkup-
Selanik, ndėrsa i ati, Ahmeti punonte si furnizues i ushtrisė nė garnizonin e
Selanikut.
Djaloshi kureshtar dhe inteligjent, mėsimet e
para i mbaroi nė Vushtrri, me sukses tė shkėlqyeshėm. Ai pati fat qė mėsues
letėrsie ta kishte profesorin e Prekazit, Hafėz Arifin (1834- 1902), nga i cili
edhe u frymėzua me idenė e atdhetarizmės shqiptare. Meqė mėsonte mirė dhe
kishte mundėsi materiale, ai do tė vazhdonte shkollimin nė Selanik dhe nė
Stamboll, ku u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė, pėrkatėsisht nė Fakultetin
e Shkencave Politike- Juridike.
Gjatė shkollimit fitoi kulturė tė gjerė dhe u
brumos me ide revolucionare e pėrparimtare evropiane, sidomos sa ishte nė Selanik. Ishte ithtar i ideve tė Revolucionit
Francez (1789- 1794). Tė gjitha kėto u gėrshetuan harmonishėm me edukatėn e tij
tė lartė e tė thellė familjare, pėrplot tipare atdhetare drenicase dhe u formua
njė personalitet i pastėr e i kulluar liridashės, qė nuk ia gjeje shoqin nė
gjithė shqiptarinė. Hasan Prishtina shumė shpejt u bė njė erudit dhe purist i
madh. Ai njihte shumė gjuhė. Brenda njė kohe tė shkurtėr zuri pozita tė
rėndėsishme nė administratėn turke dhe
arriti tė bėhet edhe kryekonsull nė shtetin e Turqisė.
Deputet nė Parlamentin turk
Ky veprimtar i palodhur u bė edhe mė i njohur
pas vitit 1908, kur u zgjodh deputet i Prishtinės pėr nė Parlamentin turk. Ai
qė nga ky moment ndėrroi edhe mbiemrin Vuēiterna dhe do tė quhet Hasan
Prishtina. Kontributi i tij nė Revolucionin Xhonturk (Turqve tė Rinj), qe shumė i madh. Qėllimi i tyre ishte
reformimi i Perandorisė osmane dhe rivendosja e Kushtetutės sė vitit 1876. Pėr
ta pasur pėrkrahjen e shqiptarėve, xhonturqit iu premtuan atyre se kur tė
arrijnė nė pushtet, do tju njohin autonominė. Duke u bazuar nė kėto premtime,
shqiptarėt iu bashkėngjitėn Lėvizjes Xhonturke dhe luajtėn rolin vendimtar nė
rrėzimin e tiranisė sė sulltan Abdyl Hasmitit II (1876- 1909). Nė kėtė rrjedhė,
njė rol tė rėndėsishėm, kishte edhe kazaja e Vushtrrisė, me nė krye Zejnullah
Begun dhe Hasan Prishtinėn (Grup autorėsh: Vushtrria me rrethinė, Vushtrri,
Pra, trojet e tij, Kosova dhe Shqipėria, ishin
ndėr vatrat kryesore tė kėtij shpėrthimi, qė do tė rezultonte me kthimin e
Kushtetutės (Hyrjetit) dhe me disa premtime boshe. Kjo Lėvizje, e ndikuar nga
revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit 1789, huazoi
prej tyre devizėn e njohur: Liri, Barazi, Vėllazėri, e cila u pėrdor si mjet
propagandistik pėr arritjen e qėllimeve politike (Prof. dr. Ramiz Abdyli:
Lėvizja Kombėtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinė,
Megjithatė, mundja e sulltan Abdyl Hamitit II,
tė cilin shqiptarėt e quanin demon shpirtzi,
u dha shanse tė merrnin frymė mė lirshėm edhe popujve tė robėruar. Edhe
shqiptarėt e shfrytėzuan kėtė hapėsirė. Ata, edhe mė parė kishin vepruar
ilegalisht, por tashmė dolėn hapur me klube, shoqėri e komitete. Kėshtu klubi
Qendror BASHKIMI i Stambollit, gjegjėsisht i Shkupit, ishte strumbullari i
aktiviteteve atdhetare. Rreth tij ishin grumbulluar shumica e atdhetarėve
shqiptarė, tė cilėt nė prag tė shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė, do tė burgosen
nė Shkup e pastaj tė dėrgohen nė Beograd.
Mirėpo, as turqit e rinj nuk e patėn tė gjatė,
sepse nuk i realizuan premtimet e dhėna. Pėrkundrazi. Ata shkuan edhe mė larg,
nisen asimilimin e tė robėruarve, duke i quajtur tė gjithė shtetasit e
Perandorisė Osmanlinj. Tė zhgėnjyer thellė, shqiptarėt organizuan rezistencė edhe kundėr tyre.
Kėshtu, nė pėrmbysjen e xhonturqve, shqiptarėt dhe deputetėt e tyre nė Parlament
luajtėn rolin kryesor. Ėshtė me rėndėsi tė vihet nė pah se nė kohėn e
pėrmbysjes sė xhonturqve nė Stamboll ushtarėt e Turqisė nė Shkup, ndonėse ishin
kryesisht aziatikė, i hoqėn fesat dhe i vunė nė kokė plisat e bardhė shqiptarė(Dr.
Tahir Abdyli; Po aty, f. 38).
Por, kot. Pėr shqiptarėt, asgjė e re. Edhe pse
ministėr i punėve tė brendshme nė Stamboll u vendos shqiptari Ferid pashė
Vlora, pėrplasjet midis shqiptarėve tė Kosovės dhe qeverisė turke veēse
thelloheshin. Ekspeditat ndėshkuese tė Xhavit Pashės kundėr kryengritėsve
shqiptarė, nė fillim tė vitit 1909, e acaruan gjendjen edhe mė.
Deputetėt shqiptarė ngritėn zėrin kundėr
kėtyre gjakderdhjeve e shkatėrrimeve barbare. Mė i zėshmi, si zakonisht, qe
Hasan Prishtina, i cili me diskutimet e tij tė zjarrta trazoi gjithė
Parlamentin.
Dhe, tė gjitha kėta, nuk qenė pa rezultate. Nė
fillim tė vitit 1910, ra kabineti i Hilmi Pashės. Nė vend tė tij u formua
kabineti i ri i Haki Pashės, nė tė cilin nuk mori pjesė asnjė shqiptar i
dalluar. Kryeministri i ri, qė nė fjalimin e parė, u tregua antishqiptari i
madh: Mė parė nga tė gjitha do tu flas pėr njė gjė fort tė nevojshme.
Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė perandorinė
tonė, janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky komb tė mos zgjohet nga gjumi
i rėndė dhe tė mos mėkėmbet, tė mos marrė diturinė me gjuhėn e vet dhe atėherė
e mori lumi Turqinė e Evropės (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 47, citim: Rev.
Leka, nr. VIII-XII, Bleni I, Shkodėr, 1937, 388).
Edhe qarqet politike e publicistike serbe
qonin ujė nė mullirin e Haki Pashės. Atyre, mė shumė sė gjithė tė tjerėve, u
konvenonte pengimi i pėrparimit kombėtar shqiptar dhe shtypja mizore e
kryengritjeve qė kishin kapluar vendin. Zemra u bėhej mal me gjakderdhjet qė
shkaktonte satrapi Xhavit Pasha.
Shpirti revolucionar i Hasan Prishtinės nuk
dorėzohej dot. Ai shpėrthente si vullkan i pashuar, mu nė gjirin e kėsaj
gėrmadhe qė, dita- ditės, po pėrmbysej nga brendėsia e kalbur. Largpamėsinė e
tij, pėr rrezikun qė vinte nga Aleanca Ballkanike, si pėr perandorinė, si pėr shqiptarėt,
nuk donin ta kuptonin fare. As kėrkesat e tij pėr ta ndalur dhunėn nė Kosovė
nuk i morėn parasysh, andaj deputetėt shqiptarė reagonin nė mėnyra tė
ndryshme...
Kryengritja e Madhe nė Kosovė, nė prill tė vitit 1910, ku morėn
pjesė mbi tridhjetėmijė luftėtarė, u shua me gjak nga pesėdhjetė e pesėmijė
forca turke, tė udhėhequra nga Hilmi Pasha.
Kjo e tmerroi fare Hasan Prishtinėn. Ai u
ngrit nė seancėn parlamentare dhe kėrkoi qė tė shpėrndahej menjėherė kabineti i
Haki Pashės, i cili mbante pėrgjegjėsinė pėr ngjarjet tragjike. Kjo trimėri e
pashoqe i la pa gojė parlamentarėt turq. Shtypi shqiptar e quajti oratorin Luani
i Prishtnės. Nga fjalėt e tij mbrojtėse pėr kryengritėsit u kuptua se ai ishte
ideologu i tyre, andaj gjyqėsia turke e dėnoi me vdekje. Mirėpo, sulltan
Mehmeti V Reshati, pėrdori diplomaci, duke e amnistuar.
Kjo nuk e frikėsoi aspak deputetin
kryengritės, siē kishin zėnė ta quanin Hasan Prishtinėn. Pėrkundrazi, ai
pėrherė e mė i ashpėr. Kėshtu, mė 3 mars 1911, prapė i parashtroi kėrkesat
kombėtare tė kryengritėsve shqiptarė, por ato u refuzuan nga Turqit e Rinj. Nė
mbrojte i doli plaku Ismail Qemali. Ministrat u zemėruan keq. Njė deputet,
Dervish beu nga Maqedonia, i doli prapa shpine dhe tinėz i ra shpullė plakut
vlonjat. Hasan Prishtinės i erdhi aq rėndė, saqė i kėrkoi
dyluftim tė pabesit. Sėrish ndėrhyn Ismail Qemali: Biro! Ti i duhesh
Shqipėrisė! Trimi e dėgjoi, por u tha troē: Zotėrinj, ta dini se kjo ngjarje
do tė sjellė gjėra shumė tė liga!.
Nė kullė tė Ahmet Delisė
Dielli i bukur pranveror po rrokullisej tej
Bjeshkėve tė Nemuna, duke ia lėshuar vendin muzgut krahė zi. Nga oborri i
kullės sė Balincit dolėn dy veta hipur mbi kuaj. Morėn pėrpjetė drejt kodrave
tė Galicės. Ecnin ngadalė duke kuvenduar qetas.
-
Smund ta plakja edhe sonte natėn kėtu. Po mė bren diēka pėrbrenda. Sa mė
shpejt dua qė tė ēlirohem, ta zbraz zemrėn. Dua tu shpalli luftė osmanlinjve
tė pabesė. Ndoshta mė kupton edhe nuk mė merr mėri qė ika kaq shpejt, - thoshte
ai mė e riu.
-
Tė kuptova mirė, andaj tė lejova- ia ktheu tjetri. Qėllimi yt fisnik e kombėtar
mė gjunjėzoi se pėrndryshe nuk do tė lėshoja sonte kurrė. A e di qė sa kohė
skemi ndenjur bashkė?...
Nė kodėr tė Galicės u ndalen pėr tė pushuar.
Zbritėn nga kuajt dhe u ulen mbi do shkurre tė prera rishtas. Ua hodhėn njė sy
katundeve pėrpara: Galica, Luboveci, Mikushnica, Prekazi, Duboci, Beēiqi,
Krasaliqi, Prelloci
U munduan tė shohin edhe mė larg. Polacin e kėrkonin me sy,
por kot. Nuk dukej prej andej, sepse edhe terri kishte zėnė ta mbulojė
horizontin.
-Ah, sa
mė ka marrė malli pėr kėto anė,- foli pėrsėri ai i pari. Kėto kodra e
kėto male tė japin fuqi. Mė shumė mė pėlqejnė kėto ferra murrizi se kolltukėt
Perandorake. Kontakti me to tė forcon. Bėhesh si Anteu, i cili kur e prekte
tokėn ringjallej. Jemi vonė se do ti binim rrotull, sa mė larg qė tė shihja mė
shumė. Do tė kthehesha edhe nė Polac, tė trualli i tė parėve tanė. Aty pushon
edhe stėrgjyshi ynė, ndjesė pastė, Abdullah Aliu. Pranė Lkenit e ka varrin.
- Nisemi sė na zuri nata, ia priti tjetri,
duke hipur mbi kalė me njėqind mundime,
ngase ishte trashur sė tepėrmi. Ke kohė pėr tu ēmallur me tė gjitha. Dhe,
vazhduan rrugėn. E trupuan Lubovecin dhe, tamam kur po errej mirė, u gjenden nė
Prekaz. Hynė nė kullėn e Ahmet Delisė.
- Po
cilėt ishin vallė kėta dy mysafirė tė vonė?
-
Ishte atdhetari sypatrembur Hasan Prishtina me kushėririn e tij besnik,
Zejnullah Beun.
Po ēkishte ngjarė vallė atė natė pa hėnė nė
hyrje tė Vushtrrisė?!
Kur karroca, me tė cilėn Hasani dhe Zejnullai
kishin ardhur nga Vuēiterni, po kthehej natėn pėr atje, ra nė pusi tė patrullės
te Ura e Gurit nė hyrje tė qytetit. Xhandarėt, duke kujtuar se Hasani dhe
Zejnullai ishin brenda nė karrocė, shtinė mirė; po bataret bėnė shoshė vetėm
karrocierin dhe kujat...(Skėnder Luarasi: Isa
Boletini; Tiranė,
Ahmet Delia u gėzua shumė. Disa herė i
pėrqafoi ngrohtėsisht. Ishin tė pėrmalluar. Plot tri vjet sishin parė, edhe
pse kishin qenė shumė afėr njėri-tjetrit. Nė zemėr tė Perandorisė, Hasani nė
Parlament e Ahmeti nė burg.
- O sa bukur po tė qėndruakan rrobat e
komitėve. Tash po dukesh malėsor i vėrtetė, tamam drenicak,- i thoshte Ahmeti.
Nuk ēmalleshin dot me fjalė. Kishin ēka tregonin. Ahmeti kishte provuar
gjithēka nė qelitė e mykura tė bodrumeve tė gurta. Provokime, tortura e fyerje.
Tė gjitha i kishte pėrballuar. Kishte qėndruar stoik, i patundshėm
Ndėrkaq
Hasani mund tė tregonte pėr poshtėrsitė dha anomalitė qė zhvilloheshin prapa
perdeve parlamentare...
Tė nesėrmen, mė 5 maj 1912, u tubuan krerėt e
Drenicės. Kishte edhe nga viset tjera shqiptare. Natėn kishte ecur lajmi kudo:
Hasan Prishtina kishte dalė nė Drenicė. Nė kullėn e Ahmet Delisė do tė mbahej
njė Kuvend historik. Dhe, tė gjithė vrapuan andej. U mbush kulla plot e
pėrplot. Hasanit e rritej zemra. U pėrgjigjej pyetjeve qė ia bėnin tė
pranishmit. Kėnaqej me ta. Kjo i dukej e madhėrishme nė krahasim me Parlamentin
Turk. Atje, anarki e vėrtetė. Replika, sharje, fyerje e kacafytje fizike. E
kėtu krejt ndryshe, njė flet tė tjerėt dėgjojnė. Mrekulli.
Pasdreke e bukur. Ora pesėmbėdhjetė. Kishin
arritur tė gjithė pėrfaqėsuesit. Hasani, i ngazėllyer e plot emocione
kėnaqėsie, u ngrit nė kėmbė dhe e mori fjalėn:
-Tė
dashur vėllezėr! Nata pesėqindvjeēare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po
shembet. Fuqitė e mėdha evropiane po bėjnė plane djallėzore. Fqinjėt grabitqarė
po i mprehin thikat pėr tė na rėnė pas shpine. Populli ynė gjendet para njė
fataliteti. Nga ēdo anė na kanoset rreziku. Tė bėhemi syēelė e vigjilentė. Tu
dalim zot trojeve tona stėrgjyshore. Ti mbrojmė qysh i kemi mbrojtur
gjithmonė, me gjak. Kėtė mund ta bėjmė vetėm tė bashkuar, si njė grusht i
vetėm. Unė e braktisa Parlamentin e ndyrė turk. Tri vjet i kalova nė tė dhe ēdoherė
i pakėnaqur. Aq haptas i kundėrshtoja, saqė mė quanin deputet kryengritės. U
pėrpoqa me ngulm ti mbroja tė drejtat qė na u garantuan me Kushtetutėn e vitit
1908, por kot. Sa patėm mundėsi e shfrytėzuam: E bėmė Alfabetin dhe i hapėm ca
shkolla shqipe. Disa djem kosovarė ia dėrgova Luigjit nė Normalen e Elbasanit.
Tėrė pasurinė pata me e shkri pėr shkollat shqipe. Por, tė pabesėt, turqit e
rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashės i mohoi
tė gjitha. Ai vetė pat deklaruar para deputetėve se: Rreziku mė i madh i
Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė Perandorinė tonė, janė shqiptarėt.
Ėshtė frikė e madhe nga ky komb tė mos zgjohet nga gjumi i rėndė dhe tė mos
mėkėmbėt, tė mos marrė dituri nė gjuhėn e vet dhe atėherė e mori lumi Turqinė e
Evropės. Tė gjitha kėto i kundėrshtova ditėn e enjte, mė 11 janar 1912, kur u
mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmėruar haptas: Po nuk u pėrmbushen
kėrkesat tona, do tė plasė revolucioni. E ndėr tė parėt qė do ti rrok armėt do
tjem unė. Si sinjal tė kryengritjes e pata lėnė: Kur ti mbathi opingat e tė
dal nė Drenicė. Dhe, e mbajta fjalėn. I shita tė gjitha magazet e mia nė
Shkup, se na duhen para dhe erdha kėtu. Sot, nė kullėn e kėtij trimi besnik po
e ngrinim flamurin e lirisė, atė tė Skėnderbeut dhe po i shpallim luftė
TURQISĖ.
Tė pranishmit u pajtuan njėzėri. U betuan
sipas tekstit qė e kishte hartuar vetė Hasani, nė tė cilin thuhej: Bajmė be e
japim besėn e burravet, se kemi me ba ēfarėdo flije e nė kjoft nevoja kemi me i
ba kurban me duart tona robėt e fėmijėt tanė.
Besėlidhja nuk u bė vetėm pėr luftė kundėr
Turqisė, por pėr rezistencė tė armatosur kundėr ēfarėdo pushtuesi.
Zėdhėnės i parė i shpalljes sė kėsaj
kryengritjeje mbarėshqiptare u bė Ahmet Delia. Ai u caktua qė tia dėrgojė
letrėn Sulltanit pėrmes prefektit tė Vushtrrisė. Dhe, po atė ditė, pa humbur
kohė fare, u nis nė detyrėn e tij tė shenjtė. Nė dorė ia dha letrėn prefektit.
Ai, tėrė ankth, e pėrcolli lart. Veziri i madh, me gjysmė shpirti, ia lexoi
Padishahut. Ai u xhindos fare. Nga inati sdinte ētė bėnte. Disa herė e shtyri
ta pėrsėrisė. Disi nuk iu besohej. Nė tė fare qartė thuhej: Tue u binde se
politika Jeune-Turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklaruar nė
Parlament, po ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit tė Turqisė.
Asaj
rrugė vazhdoi edhe pėr nė Mitrovicė. Njė tjetėr letėr e kishte pėr Nexhip
Dragėn. Atij i shkruante: Krejt kosovarėt e unė ngrehėm flamurin ė
kryengritjes kundėr turqve tė rinj. Nė qoftė se nuk dėshiron me u nda prej
popullit tė Kosovės, ky njeri ka pėr detyrė me ju pri deri nė vendin ku gjendem
me shokėt e mi(Hasan Prishtina: Njė shkurtim
kujtimesh pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, Shkodėr, 1921). Nga Mitrovica Ahmeti u kthye i zhgėnjyer.
Nexhipi nuk iu pėrgjigj ftesės, duke u arsyetuar se ishte i sėmurė dhe nuk u
pėrballonte dot maleve. Edhe ndonjėri nga bejlerėt tjerė i bishtnoi besėlidhjes
duke e refuzuar haptas ose duke iu bashkangjitur me vonesė. Mirėpo, nė
pėrgjithėsi, popullata e gjerė e pėrqafoi dhe e pėrkrahu pėrzemėrsisht.
Tė mos harrojmė se kėtyre kryengritjeve iu
parapriu edhe Komploti i Taksimit, mbajtur nė Stamboll, mė 12 janar 1912, nėn
udhėheqjen e Ismail Qemalit (1844- 1919). Deputetėt patriotė shqiptarė, si
Ismail Qemali, Hasan Prishtina etj, krahas kėrkesave kombėtare qė parashtruan
nė parlament, organizuan edhe njė mbledhje tė fshehtė nė Stamboll, ku u ndanė
detyrat dhe u vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė. Hasan Prishtina do tė shkonte nė Kosovė pėr
organizimin e kryengritjes, ndėrsa Ismail Qemali do tė shkonte nė shtetet
evropiane pėr tė siguruar ndihma pėr kryengritjen (Grup autorėsh: Historia e
popullit shqiptar 8, Prishtinė,
Vendimet e Kuvendit tė Junikut
Tubimi nė Kuvend tė Junikut, qė i zhvilloi
punimet prej 21-25 maj 1912, ishte vendimtar pėr fillimin e kryengritjes se
pėrgjithshme. Edhe kėtė ngjarje i pari e pasqyroi kėngėtari popullor:
Ushton
Gryka e Kaēanikut,
U
mblodh paria nodė tJunikut,
NJunik
janė mbledhė shumė trima,
Nkam
u ēu Hasan Prishtina:
-
Merrni vesh, tė bijt e Kosovės,
Sot
ne mreti i Stamollės
Na
ka ēu lira e pare,
Me
ja shitė votrėn shqiptare.
Ka
harru i biri qenit
Se
jem nipa tSkėnderbegit,
Se
nuk domė dukat as lirė,
Veē
Kosovėn e domė tlirė!
Vėrtet aty u hartua Programi prej 14 pikash
dhe u caktuan udhėheqėsit pėr rajonet e Kosovės: Bajram Curri pėr Gjakovė me
rrethinė, Hasan Prishtina pėr anėt e Pejės, Sadik Rama pėr Llapushė, Anadrin e
deri nė Opojė, Xhemail Berisha me Isa Boletinin pėr Mitrovicė e Fushė tė
Kosovės dhe Idriz Seferi me Hasan Hysenin pėr anėt e Gjilanit (Jetish
Kadishani: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinė,
Forcat shqiptare arrinin nė mbi 10 mijė
luftėtarė. Tė gjithė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės. Memorandumi e tij,
dėrguar fuqive tė mėdha, pėrbėhej nga 14 kėrkesa, qė mė vonė do tė njihen si 14 pikat e Hasan Prishtinės. Ato
ngėrthenin kėto kėrkesa:
1. Me
pėrdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit:
2. Me
ba shėrbimin ushtarak vetėm nė Shqypni e Maqedoni, pėr jashta kohės sė luftės:
3. Me
ba e me vu nė zbatim ligje tue u bazue nė ligjen e maleve pėr disa krahina nė
tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnjė fryt prej
organizimit tė drejtėsisė;
4. Me
i dhanė shqyptarėve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilave do
ti pėrkitte Qeverisė;
5. Me
themelue e me hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qendrave tė
Kosovės, tė Manastirit, tė Shkodrės e tė Janinės, qė numrojnė ka njė popullsi
ma se 300.000 frymėsh, me hap edhe shkolla bujqėsije si tė Selanikut, mbasi
vendi me krejt kuptimin asht nje vend bujqėsie si dhe me shti nė program
tė mėsimeve gjuhėn e vendit;
6. Me
hape shkolla teologjike moderne nder vende ku asht nevoja;
7. Me
kenė i lirshėm nė Shqypni tė hapunit e tė themeluesit e shkollave private;
8. Me
u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjimnaze;
9. Me
i dhanė randsi tė posaēme tregtisė, bujqėsisė e punėve botore si edhe me
plotsue e me pėrhapė udhėt e hekurit;
10. Me
u vu nė veprim organizimin e krahinave;
11. Me
u kujdesue me ruejtė ma fort se pėrpara zakonet e tradicionet kombėtare;
12. Me
e ēpallė amnistinė, pa vėshtrue klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė kanė
marrė pjesė nė kryengritje, pėr komandantėt, oficeret, nėpunėsit e ushatrėt qė
kanė lanė ushtrit e vendet e veta si dhe pėr tė liruaimit e tikunit prej
burgut nė kohėn e kryengritjes;
13.
Me u dhanė ēdamin, mbas ēmimit tė vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjitha
ato shpija qė u prishen ma para e nuk u kje
dhanė tė zotve ēdamimi si dhe pėr ata qė u prishen e u rrenue kėsaj
here;
14.
Me i marrė nė gjyq tė naltė pjesėtarėt e kabineteve tė Haki e tė Sait Pashės (Dr.
Tahir Abdyli: Po aty, f. 133-135).
Kryengritjet u zgjeruan dhe morėn pėrpjesėtime edhe mė tė mėdha. Kudo:
luftėra, pėrleshje e beteja tė njėpasnjėshme.
Kosova e tėra u la nė gjak.
Shpallja e Pavarėsisė sė
Shqipėrisė nė Vlorė (1912)
Ahmet Delia, fill pas Kuvendit historik tė
Junikut, u kthye nė Drenicė dhe nisi aksionet konkrete. Brenda njė kohe tė
shkurtėr asgjėsuan shumė banda diversantė serbe, tė cilat, tė veshura me rroba
kombėtare shqiptare, bėnin krime mbi shqiptarėt, duke u pėrpjekur tua hedhin
fajin atyre. Ai dhe Isa Boletini e morėn pėrsipėr vijėn mė tė vėshtirė tė
frontit: Drenicė- Mitrovicė- Vushtrri- Podujevė- Prishtinė. Kėtu ishin
pėrqendruar edhe forcat kryesore turke nėn komandėn e Fadil Pashės.
Pėrleshjen e parė tė pėrgjakshme me ushtrinė
turke drenicasit e zhvilluan nė Braboniq, mė 19 korrik 1912, kur e shpartalluan
njė batalion tė kėmbėsorisė turke. Pėr heroizmin luftėtarėve drenicas flet edhe
konsulli austriak nė Mitrovicė, Tahy, i cili, pos tjerash shkruante: Dje, nga
Peja ka mbėrritur Regjimenti i Kėmbėsorisė nr. 37. U vonuan, sepse njė orė pa
mbėrritur nė Mitrovicė janė sulmuar nga shqiptarėt e Drenicės nė Braboniq, 25
persona janė ēarmatosur, 2 prej tyre janė qėlluar, ku njėri ishte komandant
togu.
Tė njėjtėn kohė ishin thyer keq edhe dy
batalione tė tjera nė Boletin. Tė bashkuar, drenicas e shaljanė, nėn udhėheqjen
e Ahmet Delisė dhe tė Isa Boletinit, u nisen drejt Novi Pazarit. Edhe aty hynė
pa pengesa tė mėdha. I liruan tė gjithė tė burgosurit. Mė 23 korrik, u nisen
pėr nė Mitrovicė. Tashmė ishin bėrė 6000 luftėtarė. Valiu i qytetit nuk
rezistoi fare. Mitrovicėn e morėn pa luftė. Marshuan drejt Vushtrrisė. Ushtria
turke kishte zėnė prita rreth urės sė Silnicės.
Por, kot, nuk qėndruan dot. Edhe ky qytet i lashtė u ēlirua mė 27 korrik. Tė
nesėrmen u nisen pėr nė Prishtinė.
Nė ēetat e Ahmet Delisė ishte radhitur edhe
djaloshi 20-vjeēar, Azem Bejtė Galica, bashkė me dy vėllezėrit e mėdhenj;
Seferin e Zenelin. Heroizmi dhe trimėria e tij i kishin lėnė pėrshtypje edhe
Isa Boletinit.
- I kujt asht ai
djalė?- pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtė Galicės, Azemi, - u
pėrgjigj njani prej trimave qė ecte mbas tij (Ajet Haxhiu: Shota dhe Azem
Galica, Tiranė,
Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi,
Isa Boletini, Hasan Feri, Ahmet Delija e tė tjerė po vepronin energjikisht
nėpėr krahinat e Kosovės qė tė lidhnin besėn pėr bashkimin e forcave
kryengritėse... (Ajet Haxhiu: Hasan
Prishtina dhe Lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė,
Dhe, shumė shpejt flaka e kryengritjeve
pėrfshiu tėrė Kosovėn. Njė vit mė parė e kishte munduar veten kot sulltani
plak, Mehmet Reshati V. Kishte ardhur nė Kosovė, tek varri i Muratit I, tė
cilin, mė 15 qershor 1389, e kishte therur me thikė trimi drenicas, Milosh Nikollė
Kopiliqi. Erdhi pėr ta qetėsuar gjendjen, por i shkoi mundi huq. Disa krerė, nė
mesin e tyre edhe Isa Boletini, nuk e pritėn fare. Mosparaqitjen e tij e
shfrytėzoi Hasan Prishtina pėr tiu hakėrruar sulltanit plak. Pasha ekselencė,
tju themi tė drejtėn as ne nuk na ka pasė hije me ardhė! E Isa Begu asht nga
ana qė nuk e gėlltit e as qė harron nderin qė me dajak i asht marrė popullit.
Shqiptari ēdo gja fal, po nderin kurrė, pa e marrė hakun. Qe, pra, Isa Boletini
asht nji nga tė parėt e atyne, i vendosun e me karakter tė papėrkulshėm, si i
ka hije shqiptarit. Ftesave qė i kemi ba kėshtu na u ka pėrgjigj(Tafil Boletini: Kujtime, Tiranė,
As dorėheqja e xhonturqve sdha rezultate.
Shqiptarėt ishin tė vendosur nė kėrkesat e tyre qė u takonin. Ata e ēliruan
Prishtinėn, Ferizajn dhe u nisėn drejt Shkupit
Mė 12 korrik 1912, Bajram Curri, Isa
Boletini, Ahmet Delia e shumė luftėtarė
tė tjerė u gjenden nė Shkup si ēlirimtarė. Kjo e tronditi nė themel Perandorinė
e kalbur osmane, saqė, mė 5 gusht 1912, do tė shpėrndahet edhe Parlamenti i
Stambollit.
Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane
djallėzore pėr copėtimin e tokave shqiptare. E formuan Aleancėn Ballkanike dhe,
atėherė kur bisha euro-aziatike po jepte shpirt, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt
ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, u inkuadruan nė luftė.
Kėshtu, mbi tokat e porsaēliruara shqiptare, u vėrsulen si njė lukuni ujqish
grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej ta kafshonte njė copė mė tė
madhe nga trupi i gjakosur i Shqipėrisė Etnike.
Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin
fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse
u sollėn robėri tė re. Fitorja e 28 Nėntorit 1912, ishte e brishtė dhe fare
gjysmake. Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga plaku i urtė, Ismail
Qemali, Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato, pamėshirshėm, filluan
zullumin dhe terrorizmin mbi popullsinė shqiptare. Shumica e udhėheqėsve dhe
krerėve tė Lėvizjes ishin burgosur. Nė mesin e tyre edhe truri saj, Hasan
Prishtina. Ai, bashkė mė disa shokė (Shaban Pashė Gjinolli, Xhemajl bej
Sylejman pashė Berisha, Nuredin beu, Rushit beu, Muharrem Efendiu, Ibrahim be
Kokolari nga Prishtina; Hasan Prishtina nga Vushtrria; Nexhip Draga nga
Mitrovica; Seit Hoxha nga Shkupi; Qemail beu, nga Jashar Pasha Peja; Idriz Seferi me djalin Kasumin nga Gjilani
dhe Mustafė Mysini, profesor nga Shkupi, mbaheshin nė burgun e Kalemegadanit nė
Beograd (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 178).
Pra, ata ishin kapur nė Shkup nga forcat
serbe. Hasan Prishtina me shokė shteti serb e izoloi sepse nuk guxoi ta
likuidonte publikisht ngase kishte drojė nga opinioni evropian. Prandaj, derisa
Hasan Prishtina me shokė ishte burgosur nė Shkup dhe depėrtohet nė kėshtjellėn
e Beogradit (4 nėntor 1912- 1 prill 1913) Serbia nė Kosovė kishte vendosur
pushtetin okupues tė juntės ushtarake me dirigjime ruse dhe do tė ushtronte
gjenocid tė paparė deri atėherė nė botė (Dr. Hakif Bajrami: Pse Hasan Prishtina
mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr. 24-25, Prishtinė,
Pėr ēudi, ndaj tyre, veēan ndaj Hasanit,
mbanin qėndrim tė butė. Silleshin mirė, se u duhej pėr ta qetėsuar Drenicėn e
tij kryengritėse. Dhe, mashtroheshin keq. Nuk e hante ai atė karrem, nuk
komprometohej kurrė.
Megjithatė, mė 4 dhjetor 1912, formohet
Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės dhe Hasan Prishtina emėrohet ministėr i Bujqėsisė
(Akademik Kristaq Prifti: Pavarėsia dhe shteti shqiptar, Kosova nr. 24-25,
Prishtinė,
Hapja e shkollės shqipe nė Vushtrri (1915)
Hasan Prishtina ėshtė unikat edhe nė fushėn e
arsimit kombėtar. Kontributi i Hasan Prishtinės pėr zhvillimin e arsimit
kombėtar ėshtė i madh dhe nuk mund ti gjendet krahasim jo vetėm nė historinė e
popullit shqiptar, por edhe nė historinė e popujve tė tjerė. Pėrpjekjet e tij
pėr shkollėn shqipe pėrbėnin njė krah tė luftės sė tij tė pėrgjithshme pėr
lirinė kombėtare shqiptare,- konstaton historiani i njohur, dr. Muhamet Pirraku.
Ky arsimdashės i flaktė, fitoren mbi regjimin
e tiranit sulltan Abdyl Hamitit, e shfrytėzoi nė tė mirė tė gjuhės dhe shkollės
shqipe. Me nismėn e tij, pa humbur kohė, u organizua Kongresi i Alfabetit nė
Manastir, i cili i zhvilloi punimet prej 14- 22 nėntor 1908. Mirėpo, vendimi i
Kongresit qė, hėpėrhė, tė mbesin nė fuqi dy alfabete, ai i Stambollit ( i Sami Frashėrit) dhe ai i Shkodrės ( i Shoqėrisė
Bashkimi, tė udhėhequr nga Preng Doēi, Gjergj Fishta, Ndoc Nikaj etj), nuk qe
i kėnaqshėm pėr Hasanin. Kjo sillte telashe tė mėdha, ua hapte gojėn armiqve,
qė tė thoshin nuk ka bashkim kombėtar.
Nisur nga kjo, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Ismail Qemali e deputetė tė tjerė
shqiptarė nė Parlamentin e Turqisė, hartuan Programe dhe bėnė kėrkesa qė
populli shqiptar dhe gjuha e tij amtare tė gėzonin barazi nė perandori.
Nė kėtė vazhdė shkon edhe Kongresi i
Elbasanit, i njohur edhe si Kongresi i Shkollės Shqipe, i mbajtur mė 2- 9
shtator 1909. Ėndrra e Hasan Prishtinės qė tė dominojė alfabeti latin nė
shkollat shqipe, po bėhej realitet. Atė vit do tė nisė punėn edhe Shkolla
Normale me nė krye Luigj Gurakuqin. Nė atė vatėr diturie do tė mėsojnė edhe
shumė nxėnės nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinės. Ky atdhetar
kishte vendosur qė gjithė pasurinė e vet ta shkrinte pėr shkollėn shqipe.
Dhe, kjo pati sukses. Pėrhapja e arsimit shqip
mori rrugė tė mbarė gjithandej trojeve shqiptare. Drejtori i Normales sė
Elbasanit, atdhetari Luigj Gurakuqi, i priste pėrzemėrsisht djemtė e Hasanit,
siē i quante ai nxėnėsit kosovarė dhe gjithmonė i
entuziazmuar brohoriste: Rroftė Hasan Prishtina!
Peripecitė e shkollės shqipe gjatė asaj
periudhe janė tė shumta, herė lejoheshin, herė ndaloheshin, dhe, gjithmonė nė
kacafytje me ngfulfatėsit e saj anadollakė,
qėndronte i madhi, i dituri dhe sypatremburi, Hasan Prishtina.
Edhe pushtuesit e rinj, austro-hungarezėt e
bullgarėt, nuk u treguan aq tė ashpėr ndaj shkollave shqipe nė Kosovė. Ata qė u
gjendėn nėn sundimin austro-hungarez, pėr njė nuancė jetuan mė mirė dhe i
gėzuan disa tė drejta mė tepėr se ata nėn sundimin bullgar. Ky pushtues lejoi
hapjen e shkollave nė gjuhėn amtare. Aspiratat dhe pėrpjekjet e popullit
shqiptar tė Kosovės, veēmas tė intelektualėve pėrparimtarė tė tij, pėr njė
sistem arsimor nė gjuhė amtare shqipe filluan tė mėkėmben mė 1916, nė ato
treva, tė cilat i pushtoi Austrohungaria. Vjena lejoi dhe ndihmoi jo vetėm
hapjen e shkollave laike e shtetėrore shqipe, por njėkohėsisht bėri tė mundur
qė pjesėrisht edhe administrata tė realizohej nė gjuhėn shqipe (Prof. dr.
Hajrullah Koliqi, Shkollat dhe arsimi nė Kosovės nė vitet 1915 - 1918,
Shkėndija, nr. 4, Prishtinė, 1994).
Pra, shqiptarėt, edhe pse tė vetėdijshėm pėr
qėllimet imperialiste tė Vjenės, i shfrytėzuan rrethanat e krijuara dhe brenda
njė kohe tė shkurtėr u hapėn shumė shkolla nė gjuhėn shqipe dhe u vendosėn
shqiptarė nėpėr administratat lokale (nėpėr komuna dhe rrethe).
Atdhetari, Hasan Prishtina, nė kėto kushte
deri diku tė volitshme, themeloi edhe organizatėn politike me emrin Komiteti i
Kosovės.Rėndėsia historike e kėsaj organizate ilegale shqiptare me qendėr nė
Mitrovicė ishte se nė shkallė brilante e ndaloi pėrpjekjen e Austro-Hungarisė,
qė nė bashkėveprim me Turqinė ti deportojė shqiptarėt e religjionit mysliman
nė Turqi. Deportimi duhej tė fillonte mė
1917 (Ethem Ēeku: Struktura politike e ilegales sė Kosovės, Tiranė,
Ndėr qytetet qė i shfrytėzuan kėto rrethana
ishte edhe vendlindja e Hasanit, Vushtrria. Aty, qė nė fund tė vitit 1915 e
gjejmė shkollėn shqipe, e cila ėshtė ndėr tė parat nė Kosovė. Nxėnėsit e parė
tė saj kanė qenė:
1) Emin
Badivuku,
2)
Musai i Ibrahim Agės,
3) Aliu
i Latif Agės,
4)
Fevziu i Mustafė Agės,
5)
Ferat Ahmet Pika,
6)
Sylejman Popova (djali i Hysit),
7)
Maksut Xhafer Muharremi,
8)
Isaji i Ibrahim Agės,
9)
Hyzejr Hoti,
10)
Naim Jahja Bylykemini,
11)
Abdullah Begu,
12)
Besim Zejnullah Begu (Berisha),
13)
Pėrtej Izet Badivuku,
14)
Jakup Hafuz Maxhuni,
15)
Alushi i Mahmut Begut,
16)
Bahtijar Begu,
17)
Ilijaz Badivuku,
18)
Hamdi Zajmi,
19)
Rizai i Latif Agės,
20)
Qazim Ali Riza,
21)
Haki Guxha,
22)
Sherif Isuf Gara dhe
23)
Ibush Fanda (Fahri Buēinca, Rilindja, mė 30. X. 1979).
Pas tre- katėr muajsh, po me kėta nxėnės u
formua edhe banda muzikore-frymore (orkestra frymore) e shkollės, e cila u
pagėzua me emrin e Hasan Prishtinės, i cili ishte nismėtar i saj dhe me mjetet
e veta bleu veglat muzikore.
Tė mos harrojmė se ky apostull i arsimit
shqip, nė tė njėjtėn kohė, e kishte hapur edhe njė shkollė shqipe nė Polac tė
Drenicės, nė vatrėn e tė parėve tė vet.
Nė anėn tjetėr, as krahun luftarak, nuk e la
tė pushojė pėr asnjė ēast. Pas shuarjes sė dy kryengritjeve dhe depėrtimit tė
forcave serbe thellė nė tokat shqiptare, ky atdhetar, edhe pse ishte ministėr
nė Qeverinė e Durrėsit, kaloi nė Malėsinė e Veriut dhe riorganizoi rezistencė
tė re me dibranėt e me lumjanėt. Kėshtu, kur sulmohet Garnizoni serb nė Zhur,
grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i kėpusin telat (lidhjet) telegrafike e
telefonike nė malet e Koretnikut (
Hasan Prishtina, pėr ti treguar edhe njėherė
botės sė lirė se populli shqiptar kėrkon liri dhe bashkim, se asnjėherė nuk
ėshtė pajtuar dhe nuk do tė pajtohet me gjendjen e krijuar nė Luftėn e Parė
Ballkanike, me shokėt e idealit dhe me pėrkrahjen e popullit punoi dhe
organizoi edhe kryengritjen e tretė, tė cilėn drejtpėrdrejtė e udhėhoqi vetė, e
cila shpėrtheu mė 12. 2. 1915 nė Zhur dhe pėrnjėherė u pėrhap nė vijėn Qafė
Thanė deri nė Malėsinė e Gjakovės (Dr. Liman Rushiti: Rezistenca e popullit
shqiptar kundėr pushtuesve serbo- malazezė 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25,
Prishtinė,
Takimi me Azem Galicėn
Patriotėt shqiptarė, krahas ēeljes sė
shkollave nė gjuhėn shqipe, u angazhuan edhe pėr organizimin e kryengritjeve
pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare. Kėshtu, nė verė e vitit 1916, Hasan
Prishtina dhe Azem Bejta, u takuan nė Vushtrri dhe pėr tri ditė rresht,
biseduan dhe trajtuan shumė probleme madhore kombėtare. Siē dihet, Azem Galica,
prijės ideor e shpirtėror e kishte Hasan Prishtinėn. Edhe Hasani, ēdo aksion
luftarak e realizonte pėrmes trimit tė paepur, Azem Bejtė Galica.
Nga ky moment u punua paralelisht nė dy fronte:
1)
Nė hapjen e sa mė shumė shkollave shqipe, tė cilat do tė punojnė deri nė vitin
1918 dhe
2)
Nė pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė armatosur me karakter
gjithėkombėtar.
Qeveria borgjeze e Jugosllavisė pati problem
nė fillim (1918 e deri mė 1928) me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare me armė, e cila
ishte shkolla mė e avancuar pėr atė kohė pėr fitoren e lirisė e udhėhequr nga
Bajram Curri, Hasan Prishtina,. Azem Bejta e shumė tė tjerė(Dr.
Hakif Bajrami: Qėndrimi i Jugosllavisė Monarkliste ndaj arsimit dhe kulturės sė
shqiptarėve nė Kosovė (1918- 1941),
Se tash e tutje punohej me Program tė qartė
shihet edhe nė takimin e Azem Galicės me inspektorin e pėrgjithshėm tė
Beogradit, Mihajlo Ceroviqin, nė tetor tė vitit 1919, nė Fushė tė Zhabarit, ku,
nė mesin e kėrkesave tė tij ishin edhe
kėto: Tė lejohet hapja e shkollave shqipe; gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare,
dhe nėpunėsit e huaj tė zėvendėsohen me nėpunės shqiptarė...(Ajet
Haxhiu: Po aty, f. 89).
Kėshtu, Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Kosovė,
qė deri tash kishte pasur mė tepėr karakter lokal dhe ishte zhvilluar nė formė
guerile, nė vitin 1918 merr pėrmasa tė gjera. Nė tėrė Kosovėn, sidomos nė zonėn
bullgare (Bullgaria ishte para kapitullimit) ndihej zėri i kryengritėsve. Po
pėrgatitej njė luftė e pėrgjithshme.
Kėto lėvizje dhe pėrgatitje i pėrcillte edhe
Serbia. Kapiteni i ushtrisė, Kostė Millovanoviqi (1871- 1944) nga Gjyrakovci, i
njohur mė tepėr si Kostė Peēanci ose Kostė Vojvoda, kur kthehet nga fronti i
Selanikut interesohet tė lidhet me Azem Bejtėn, kinse pėr njė luftė tė
pėrbashkėt kundėr austro-hungarezėve. Kėshtu, nė verėn e vitit 1918, ata
takohen nė fshatin Pridvorcė tė Koloshinit tė Ibrit, nė shtėpinė e Alempie
Bozhoviqit. Aty i heton xhandarmėria austriake dhe e ndėrrojnė vendin. Kalojnė
nė Varragė ku e lidhin njė lloj marrėveshje, sipas sė cilės do tė luftonin
bashkė shqiptarė e serbė deri tė ēlirohet vendi e pastaj secili popull do tė
jetojė i lirė nė trojet e veta.
Edhe pse u lidh kjo marrėveshje, askund nuk
pėrmendet, as nuk dihet pėr ndonjė luftė tė pėrbashkėt. Dihet se Kosta, kudo i
shfrytėzonte luftėrat dhe fitoret e Azem Bejtės, tė cilin e konsideronte
komandant. Kėtė e vėrteton edhe Sokol Mehaj nga Tomoci i Istogut, i cili thotė
se ka qenė nė rrugė afėr Gjyrakocit, kur kaluan Azemi dhe Kosta. Serbėt dhe
ushtarėt e zėnė robėr, qė punonin nė rrugė, filluan tė brohorasin Rroftė Kostė
Vojvoda! Kosta iu afrua njėrit dhe duke i rėnė me kėmbė i bėrtiti: Thuaj:
Rroftė Azem Bejta e jo Kosta, ky ėshtė komandant!(Liman Rushiti, Rrethanat
politike-shoqėrore nė Kosovė (1912 - 1918), Prishtinė, 1986, fq. 199)
Siē u pa mė vonė, kjo kishte qenė tradhti dhe
mashtrim djallėzor, qė u kushtoi shtrenjtė ēetave kryengritėse. Sidoqoftė,
armėt e lirisė jehuan anė e kėnd trojeve tona...
Themelimi i Komitetit Mbrojtja
Kombėtare e Kosovės
Tė nxitur nga momentet historike, njė grup
intelektualėsh e patriotėsh, vendosėn tė krijonin njė organizatė politike, e
cila do ta organizonte popullin nė luftė pėr ēlirim
kombėtar. Kėshtu, mė 1 maj 1918, intelektualė e patriotė tė shquar, nėn
udhėheqjen e Hoxhė Kadriut (Kadri Lutfulla Prishtina 1978 - 1925), ilegalisht u
grumbulluan nė Shkodėr dhe formuan Komitetin me emrin MBROJTJA KOMBĖTARE E
KOSOVĖS. Nė tė vėrtetė ky ishte vazhdim i KOMITETIT TĖ FSHEHTĖ, krijuar
gjithashtu nė Shkodėr nga Hoxhė Kadriu, mė 1915.
Komiteti, edhe pse selinė e kishte nė Shkodėr,
kudo, qė nga jugu e deri nė veri, i kishte degėt dhe nėndegėt e veta. Ai kishte
edhe organin e vet, gazetėn POPULLI, tė cilėn e udhėhiqte Sali Nivica, e cila
botohej nė Shkodėr. Gazeta kreu njė mision tė shenjtė, detyrėn e mbrojtjes sė
idealeve kombėtare(Dr. Lush Culaj: Shqipėria dhe problemi kombėtar 1918- 1928,
Prishtinė,
Nė Kėshillin Qendror tė KOMITETIT TĖ KOSOVĖS
bėnin pjesė shtatė anėtarė, tė cilėt e zgjidhnin kryetarin, nėnkryetarin,
sekretarin dhe arkėtarin. Kryetar ishte Kadri Prishtina, i cili nė shenjė tė
erudicionit tė tij quhej Hoxhė Kadriu, sekretar ishte Bedri Pejani, nėnkryetar
Hysni Curri. Tė tjerėt ishin anėtarė, por secili kryente detyra tė caktuara.(Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės
1918-1924, Prishtinė,
Nė kohė tė ndryshme, si anėtarė tė Komitetit
punuan me vetėmohim luftėtarėt e Lėvizjes Kombėtare Demokratike si: Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir
(Beqir) Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif Pasha, Sotir Peci,
Ragip e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj. (Eqber Skėndi, Hoxhė
Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinė, 1992, fq. 38).
Komiteti Mbrojtja Kombėtare e
Kosovės
Pėr tu ndihmuar kryengritėsve Komiteti i
Kosovės pėrgatiti Programin e pėrgjithshėm tė kryengritjes nė Kosovės mė 1919,
me kėtė pėrmbajtje:
I.
Asnjė kryengritės nuk guxon ti dėmtojė shkiet e vendit veē atyre qė qėndrojnė
me armė nė dorė kundėr qėllimit shqiptar.
II.
Asnjė kryengritės nuk guxon tė djegė shtėpia, tė rrėnojė kisha e gjėra tė
tjera.
III.
Plaēka ėshtė jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
IV.
Asnjė kryengritės nuk guxon tė bėjė ndonjė shėmtim mbi trupat e tė vrarėve tė
armikut, as ti zhvesh ata armiq qė vdesin a plagosen ose qė zihen robėr.
V.
Veprimi mė i gjallė ėshtė kundėr ushtrisė, xhandarmėrisė, kundėr komitėve tė
armikut qė kundėrshtojnė me armė nė dorė...
VI.
Njė tradhtar qė kundėrshton luftėn krahas me armikun ose veē ėshtė kundėr
qėllimit shqiptar, ka pėr tu vrarė pa gjyq e pa afat e kushdo qė tė jetė. Por,
njė tradhtar pa armė nė dorė ka pėr tu gjykuar para gjyqit tė kryengritjes
(pas) e ka pėr tu dėnuar mbas dokumentesh e jo vetėm sipas thashethemeve tė
hallkut.
VII.
Me tė zbatuarit e jo me tė ēliruar tė njė katundi serb, shkiet e vendit, ashtu
edhe ēarshia tė ruhen me njerėz, besnikėria e kryengritjes tė ndjekė armikun pa
afat e pa bjerrė asnjė dakik nėpėr qytet e nėpėr katunde.
VIII.
Kot e pa nevojė, as gjaku i popullit tonė as gjaku i popullit tė armikut, ska
pse tė derdhet. Por aty ku ėshtė nevoja njė kryengritės nuk guxon tė kursejė
aspak gjakun e vet.
IX.
Aeroplanėt, konsullatė e ēka i pėrket kėtyre ka pėr tu ruajtur me njerėz mė
besnikė e me tė marrė vesh.
X.
Tė vrarėt shqiptarė skanė pėr tu shti nė dhe derisa tė vijė njė komision i
huaj. Mizoritė e bėra prej armikut kanė pėr tu shėnuar dhe pėr tiu dėftuar
Evropės e Amerikės (Dr. Limon Rushiti, Lėvizja kaēake nė Kosovė (1918 -
1918), Prishtinė,
Mė 24 prill 1919, filluan tė shpėrndahen
thirrjet pėr kryengritje. Nė ato, pos tjerash, shkruhej Vėllazen koha āsht
tepėr me rāndėsi.. Skemi asnji minutė pėr tė kapėrcye
nė gjumė. Dita e fillimit tė kryengritjes u caktua dita e Shėngjergjit, mė 6
maj 1919.
Sinjalin pėr fillimin e kryengritjes sė
pėrgjithshme nė Kosovė, qė mė shumė do tė njihet si Kryengritja e Llapushės, e
dhanė Azem dhe Shotė Galica nė Radishevėn legjendare. Edhe nė qendrat e tjera
tė Kosovės kishte filluar kryengritja nė tė njėjtėn kohė. Nė Llapushė lufta
kishte shpėrthyer shumė ashpėr. Atje udhėheqnin trimat e njohur Sadik Rama i
Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevės dhe Beqir Rexha i Kėrnicės.
Kryengritja pėrfshiu tėrė Kosovėn. Numri i
kryengritėsve arriti nė rreth 10.000 veta.
Nė dhjetor tė vitit 1919 dhe janar tė vitit
1920, Hasan Prishtina, kryesoi delegacionin, qė Komiteti Mbrojtja Kombėtare
Shqiptare dėrgoi nė Konferencėn e Paqes nė Versajė- Paris, pėr tė kėrkuar
bashkimin e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare tė mbetura jashtė kufijve
londinezė me shtetin kombėtar shqiptar.
Ideologu kryesor i Lėvizjes
Kaēake
Hasan Prishtina pėr asnjė ēast nuk pushoi sė
punuari pėr ēėshtjen kombėtare. Tashmė, ai ishte truri i Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare. Pėrkrah dy burrave tė mėdhenj tė kombit, dy drenicasve tė pandarė,
Hasan Prishtinės dhe Azem Galicės, qėndronin edhe dy burrėresha sypatrembura,
Igballe Prishtina dhe Shotė Galica. Kėto bashkėshorte e bashkėluftėtare
besnike, pos aksioneve luftarake, nėpėr fronte e beteja, ndihmonin edhe nė
organizimin e pėrhapjes sė diturisė e tė gjuhės amtare nė masat e gjera
popullore. Sa e sa libra e abetare arritėn ti shpėrndajnė anė e kėnd trojeve
tona tė mbuluara nga terri i natės pesėshekullore aziatike.
Lufta e Parė Botėrore, nė tė cilėn morėn pjesė
74 milionė ushtarė, mori fund nė nėntor tė vitit 1918. Ajo u kushtoi popujve 10
milionė tė vrarė, 21 milionė tė plagosur, afėr 8 milionė tė zėnė robėr dhe 3.5
milionė invalidė tė rėndė tė luftės (Dr. Xheladin Shala, Marrėdhėniet
shqiptaro-serbe (1912 - 1918), Prishtinė, 1990, fq. 341).
Pas Luftės sė Parė Botėrore, disa popuj fituan
lirinė dhe pavarėsinė, kurse disa tė tjerė ranė nėn robėrues tė rinj.
Shqiptarėt, pas gjithė atyre luftėrash dhe pėrpjekjesh pėr ēlirim kombėtar,
pėrsėri mbeten tė robėruar. Kėsaj here vatrat e tyre i shkeli njė pushtues i
egėr e barbar, qė shqiptarėt e njihnin prej vitit 1913.
Secilėn dramė politike tė Evropės gjatė
historisė (Luftėn ruso-turke, dy luftėrat ballkanike dhe Luftėn e Parė
Botėrore) Serbia e ekspansioniste i ka shfrytėzuar pėr zgjerimin e kufijve tė vet
nga tė gjitha anėt. Kėshtu, edhe krijimin e shtetit tė parė tė sllavėve tė
jugut ajo e konsideronte si rast pėr tė shtrirė pėrfundimisht pushtetin e saj
mbi Slloveninė, Kroacinė, Bosnjė e Hercegovinėn dhe mbi territoret e tjera
joserbe (Tomisllav Marēinko, Luftėrat dhe zgjerimi i kufijve tė Serbisė, gazeta
Bashkimi, nr. 2, Prishtinė, mė 12. III. 1991).
Kėshtu, pa humbur kohė borgjezitė serbe-
kroate- sllovene, mė 1 dhjetor 1918 formuan shtetin e pėrbashkėt me emrin
Mbretėria SKS, e cila mė vonė shndėrrohet
nė Jugosllavi monarkiste. Themelimin e saj e nėnshkruan: Nikolė Pashiqi pėr
serbėt, ndėrsa Ante Trumbiqi pėr kroatėt dhe sllovenėt. Mbret u zgjodh
Aleksandėr Karagjorgjeviqi.
Nė kuadėr tė kėtij shteti, ku dominonte
elementi serb, u pėrfshi edhe territori i Kosovės. Banorėt e saj (me pėrjashtim
tė serbėve dhe malazezve) sėrish i ndoqi fati i eksploatimit dhe mohimit tė
tėrėsishėm tė tė drejtave kombėtare (Miodrag Nikoliq, Njėqind vjet nga lindja e
Zef Lush Markut, Rilindja, mė 24.X.1985).
Posaēėrisht shqiptarėt iu nėnshtruan njė
terrori dhe zullumi tė tmerrshėm. Mbi ta u vėrsulėn xhandarė e banda
plaēkitėse, ushtarė e xhelatė tė tėrbuar. U krijua njė gjendje e vėshtirė dhe e
padurueshme. Filluan rrahjet, maltretimet, burgosjet, plagosjet, vrasjet, internimet,
zhdukjet masive e deri te djegia e fshatrave tė tėra. Shkollat qė ishin hapur
nė gjuhėn shqipe, nė zonėn austro-hungareze, u mbyllėn menjėherė. Me njė
fjalė, populli shqiptar u gjend nė situatė mjaft tė vėshtirė dhe iu ekspozua
formave mė brutale tė shfarosjes dhe shtypjes, duke mos gėzuar as tė drejtat mė
elementare dhe demokratike (Dr. Jusuf Bajraktari, Rrėnjėt historike tė
autonomisė nė Kosovė Rrjedhat, nr. 1, Poneshevc, 1990).
Ēetat e lirisė, tė udhėhequra nga Azem Bejtė
Galica, e kuptuan se armėt nuk duhet hequr nga supi. Pėrkundrazi, ato duhej
shtrėnguar edhe mė fuqishėm, duhej organizuar edhe mė mirė nė luftė kundėr njė
pushtuesi barbar e tė pamėshirshėm. Kėshtu, nė Drenicė ende valonte shqipja e
lirė. Organet e pushtetit tė ri e kishin tė vėshtirė tė depėrtonin nė kėto vise
sepse: Atje ekziston njė ēetė (Ēeta e Azem Bejtė Galicės - vėrejtja e autorit,
B.T.) me 50 - 60 shqiptarė tė armatosur, e cila qysh nė fund tė tetorit (1918)
shetiste dhe kontrollonte nėpėr terren duke i dėbuar kryetarėt e komunave qė i
kishte vendosur pushteti serb, nėn moton: Qysh ju mund tė vendosni pushtetin
serb kur kėtu do tė jetė Shqipėri.... Sipas mendimit tė naēallnikut tė
Zveēanit, derisa kjo ēetė nuk ēarmatoset, pushteti nuk mund tė hyjė nė Drenicė,
respektivisht nuk mund tė ketė autoritet(Bogumil
Hrabak, Reokupacia oblasti srpske i crnagorske drave, Gjurmime
albanologjike, nr. 1, Prishtinė,
Kėto qė
thoshin organet pushtetmbajtėse ishin tė vėrteta. Azem Bejta me ēetėn e
tij, qė nga momenti kur Kostė Peēanci dhe forcat franceze e tradhtuan nė Pejė,
doli nė Drenicė dhe i filloi aksionet luftarake. Tė gjitha organet lokale,
kryetarėt e komunave dhe rretheve qė i kishte vendosur Serbia i ndoqi dhe i
dėboi. Me sugjerimet qė i mori nga Komiteti i Kosovės e veēan nga Hasan
Prishtina, ai inicioi formimin e ēetave tė tjera. Kėshtu brenda pak ditėsh kudo
ndihej zėri i kryengritėsve, tė cilėt nė ēdo vend e nė ēdo rrugė zhvillonin
luftime guerile.
Mbretėria SKS qė nga themelimi nėpėrmes
politikės agrare, me kolonizimin e kėtyre trojeve me elementin sllav, hartoi
programe pėr serbizimin e territoreve tė Shqipėrisė Etnike.
Nė tė vėrtetė kėto plane ekzistonin qysh nė
vitin 1912, por luftėrat e ndėrprenė zbatimin e tyre. Mirėpo, si akt zyrtar, u
shpall mė 25.II.1919, kur u miratuar Dekretligji pėr zbatimin e reformės
agrare.
Pėrkundėr kėtyre masave represive, forcat
kryengritėse po vepronin kudo. Numri i tyre ishte rritur shumė. Nė ndėrkohė Azem Bejtė Galica ra nė
kontakt me ideologėt e Lėvizjes Ēlirimtare, me Hasan Prishtinėn, me Hoxhė
Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramėn etj. dhe ia
kishin filluar pėrgatitjeve pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Kosovė
kundėr pushtuesit serb.
Brenda njė afati tė shkurtėr u grumbulluan
forca tė mėdha, tė cilat vetėm pritnin shenjėn e fillimit tė kryengritjes. Kėto
pėrgatitje, rekrutimi i tė rinjve dhe mobilizimi i burrave pėr luftė, i ka
paraqitur mjaft mirė dhe kėngėtari popullor:
Kush po zhdirgjet Qyqavicės
Luftėtarėt e Azem Galicės
Shumė ushtrinė e ka tubue
trup Drenicėn e kanė
trupue
se nĒubrel kokan shkue
lypin djem henez me shkrue,
mbret Azemin dojnė me e
vnue.
Azem Bejta ni mbret i ri
Sadik Rama pasha i tij
Si kanė shoktė nė shtatė krali..
Siē po shihet, idelogu kryesor i Lėvizjes
Nacionalēlirimtare tė viteve 1918- 1924, e cila mė shumė njihet me emrin Lėvizja Kaēake, ėshtė i
palodhuri Hasan Prishtina...
Kryeministri largpamės qė donte bashkim kombėtar e jo gjakderdhje
vėllazėrore
Qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė
28 Nėntor 1912, Hasan Prishtina ishte i brengosur pėr copėtimin e Trojeve
Etnike Shqiptare. Lėri Kosovėn dhe trojet e tjera, qė pėrherė ishin tė
gjakosura me pushtuesit grabitqar, por edhe kjo gjysmė Shqipėri ishte
katandisur keq. Ruaje Zot Shqipėrinė nga shqiptarėt!- do tė lutej me plot tė
drejtė mendjendrituri ynė, Faik Konica. Nė tė vėrtetė, shqiptarėt dallkaukė tė
atyre ditėve, tė vitit 1921, ishin bėrė varrmihės tė vetvetes. Kabinetet
qeveritare ndėrroheshin pėr ēdo ditė. Ishte bėrė mishmash i vėrtetė, ku nuk e
njihte qeni tė zonė. Veprohej sipas interesave klanore, fisnore, krahinore,
fetare e individuale. Edhe dora e huaj
ishte e pranishme nė ato gatime.
Hasan Prishtina nuk pushonte sė vepruari nė
rrugėn e nderit kombėtar. Ai mori pjesė edhe nė pėrgatitjen e Kongresit tė
Lushnjės (1920) dhe, qė nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur deputet i
Dibrės nė Parlamentin Shqiptar.
Nė kėto rrethana shqetėsuese, Hasan Prishtina,
pėrpiqej tė bėjė ēėshtė e mundur pėr tė shpėtuar nga Shqipėria gjysmake. Mė 8
dhjetor 1921, Kėshilli i Lartė ia besoi formimin e Qeverisė. Kryeministri i ri,
me vizione tė qarta tė bashkimit kombėtar e formoi kabinetin e tij me kėtė
pėrbėrje:
1. Luigj Gurakuqi- ministėr i brendshėm,
2. Fan S Noli-
ministėr i jashtėm,
3. Zija Dibra- ministėr i luftės,
4. Hoxhė Kadriu- ministėr i drejtėsisė,
5. Koēo Tasi- ministėr i financave,
6. Kristo Dako- ministėr i punėve botore dhe
7. Haki Tefiku- ministėr i Arsimit Publik.
Mirėpo, kabineti i tij nuk u pėlqye nga Ahmet
Zogu dhe esadistėt, andaj qė tė mos vinte deri te gjakderdhja vėllazėrore, ai
tėrhiqet, duke dhėnė dorėheqje pas katėr ditėsh. Zogu nuk u kėnaq me kaq. Armiqėsia
e Zogut ndaj grupit prokosovar nė Shqipėri vazhdoi edhe pas periudhės sė
marrjes sė pushtetit, nė dhjetorin e vitit 1924. Ai i kishte premtuar Beogradit
se do ta ndalonte Komitetin e Kosovės; disa nga udhėheqėsit kryesorė tė kėtij
Komiteti, si pėr shembull, Hasan Prishtina, ikėn nė Vjenė. Zogu arganizoi njė
atentat pėr ta vrarė atė nė Vjenė mė 1828, por pa sukses. Edhe Hasan Prishtina
pėrgatiti njė kundėratentat pėr tė vrarė Zogun, por edhe ai dėshtoi; pastaj po
atė vit Hasan Prishtina u dėnua nga Zogu me vdekje, nė mungesė(Noel Malcolm: KOSOVA- Njė histori e shkurtėr,
Prishtinė-Tiranė, 2001).
Pra, Ahmet Zogu vazhdoi ndjekjet dhe dėnimet e atdhetarėve shqiptarė, duke i
shpallur si antikomėtarė. Kėshtu, pėr vrasjen e Hasan Prishtinės, u premtuan
2000 franga ari si shpėrblim. Tė njėjtėn gjė e kishte bėrė edhe me Azem
Galicėn, tė cilin e kishte dėnuar me vdekje, nė mungesė.
Hasan Prishtina ishte i vendosur nė rrugėn e
tij atdhetare e revolucionare. Nuk i trembej aspak vdekjes. Kjo u vėrtetua edhe
kur e njė ditė marsi 1922, i rrethuan befasisht. Ishte vetėm me tė shoqen,
Igballėn. I rrokėn armėt dhe i zunė pozicionet. Nė ndėrkohė ai u ul dhe, me
gjakftohtėsi mahnitėse, e shkroi Testamentin, me tė cilin tėrė pasurinė e vet
ia linte shkollės shqipe. Mirėpo, derisa Hasani e shkroi testamentin, Igballja
me armė nė dorė kishte ēarė rrethimin.
Nė Zonėn Neutrale tė Junikut
(1921- 1923)
Nėn presionin e Fuqive tė Mėdha, dhe tė
luftėrave tė pandėrprera nė Kosovė, nė muajin dhjetor 1921, u formua e
ashtuquajtura Zona Neutrale e Junikut.
Ky territor i lirė pėrfshinte kėto fshatra: Junik, Mulliq, Batushė, Brovinė,
Ponoshec, Bobaj- Boks, Popoc, Shishman e Koshare (Liman Rushiti, Po aty, f. 184).
Nė tė u vendos pushteti nga ana e popullit vendės, nga shqiptarėt dhe gėzonte
autonomi tė plotė. Si shumica e ēetave kaēake, edhe Ēeta e Azemit kaloi atje.
Me veti i kishte edhe dy gratė: Shotėn e Zojėn dhe u vendos nė shtėpinė e Tafė
Hoxhės.
Nuk kaloi shumė kohė e nė Zonėn Neutrale tė
Junikut erdhi edhe Hasan Prishtina qė u
vendos te Salih Bajrami- Berisha (Mr. Ibrahim Ēitaku: AZEM GALICA dhe
veprimtaria luftarake e ēetave kaēake tė Drenicės, Prishtinė,
Kryengritėsit, herė- herė, dilnin edhe jashtė
territorit tė vet. Kėshtu ngjau edhe nė fund tė vitit 1922, kur u vendos tė
sulmoheshin forcat qeveritare zogiste. Mbledhja u mbajt nėn udhėheqjen e Hasan
Prishtinės e tė Azem Galicės. Para se tė niseshin pėr kėtė sulm, Hasan
Prishtina para mė se 1200 kryengritėsve te Kroni i Gjocės, nė Junik, mbajti njė
fjalim tė zjarrtė. Pas fjalimit kryengritėsit menjėherė u hodhėn nė sulm, dhe
qysh nė ditėt e para tė janarit 1923, ata morėn Tropojėn, mandej krejt Hasin,
rrethuan qendrėn e prefekturės-Krumėn, sulmuan
forcat e xhandarmėrisė nė Krahinėn e Nikaj- Mėrturit dhe arritėn deri nė
breg tė Drinit. Luftimet mė tė rrepta qė u zhvilluan ato ditė, ishte sulmi rreth
Krumės qė u zhvillua nga dy drejtime. Njėrėn anė e drejtoi Azem Galica, ndėrsa
anėn tjetėr Sadik Rama(Mr. Ibrahim Ēitaku: Po aty, f.
418).
Azem Bejtė Galica, siē ėshtė parė edhe nga
kėrkesat e tij, drejtuar Qeverisė serbe, ishte dashamirės i madh i arsimit. Sa
shumė e ēmonte menēurinė! Thuhet se Skėnderbeu, kryoxhakut e vente Kokė
Malqin, si plak tė menēur, afėr tij Lekė Dukagjinin, si burrė tė Kanunit e nė
vendin e tretė ulej vet. Azem Galica, ndėrkaq, nė vend tė madh e qitke Ramadan
Shabanin, si mendar, ngat tij Hasan Prishtinėn, si dijetar e tė shkolluem e nė
vend tė tretė u ungjke vet. Megjithatė, nė Drenicė, zakonisht thuhej: Ku
tungjet Azem Bejta, ėshtė vendi i madh (Dr. Mehmet Rukiqi: Krijues dhe
bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, Prishtinė,
Kryetrimi e donte shkollėn dhe librin nė
pėrgjithėsi, veēmas atė nė gjuhėn amtare. Kėtė mė sė miri e vėrteton letra e
njė mėsuesi serb, Milivoje Bozovica, i cili i mėsonte nxėnėsit shqiptarė, nė
gjuhėn serbo-kroate, nė shkollėn fillore tė Turiēecit. Ai shkruan: Njėherė, papritmas
pas Luftės sė Parė Botėrore, shkova pėr ta vizituar vėllanė, i cili atėherė
punonte nėpunės i komunės nė Runik. Nė katundin Qubrel, papritmas njerėz tė
armatosur dolėn nga mali, mė lidhėn dhe filluan tė mė maltretojnė. Kur erdhi
Azem Bejta mė pyeti kush jam e ēka jam. Unė ia thashė tė vėrtetėn se jam mėsues
fshati. Ai pastaj urdhėroi tė mė zgjidhin dhe mu drejtua:
-Ne,
miku im, nuk jemi kundėr mėsuesve, por kundėr borgjezisė serbomadhe. Merre
kutinė dhe mbėshtille njė cigare. Pastaj mė uroi udhė tė mbarė dhe suksese tė
mėdha nė shkollė (Nebil Duraku, VUS, Zagreb, 9.VI.1971, nr. 997).
Nė
Zonėn Neutrale tė Junikut(1921- 1923), me
iniciativėn e Hasan Prishtinės, Bajram Currit dhe Azem Galicės u hap shkolla
pėr tė rritur. Shkolla e katundit Golaj nė Has qe kthyer nė njė shkollė
komitash. Atje, me pushkėn nė njėrėn dorė e nė tjetrėn librin, shquhej midis
luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės sokolesha dhe komita e vjetėr kombėtare,
Shota, e cila pėr gjashtė muaj mori dėftesė pėr klasėn e tretė. Ajo u thoshte
shokėve: Jeta pa dije ėshtė si lufta pa armė.
Ėshtė pėr tė shėnuar se pėr mbarėvajtjen e Ēetės nė mėsime vazhdimisht
interesoheshin vetė Hasan Prishtina e Azem Galica (Ajet Haxhiu, Po aty, f.
184).
Se Hasan Prishtina arsimin e kishte nė qendėr
tė vėmendjes tregon edhe Apeli i tij i fundit, i vitit 1931, dėrguar sekretarit
tė pėrgjithshėm tė Shoqatės sė Kombeve, Enrik Drumandit nė Romė, i shkruan nė
Vjenė, nė gjuhėn frėnge, ku pika e parė u kushtohet shkollave shqipe: Afėr njė
milion shqiptarė tė banuar nė Kosovė dhe Maqedoni nuk kanė asnjė shkollė nė
gjuhėn e tyre amtare. Ju ėshtė ndaluar tė themelojnė shkolla me mjete private
(Dr. Izber Hoti: Nė udhėkryqet e historisė dhe tė historiografisė shqiptare,
Prishtinė,
Pasi e bėri edhe njė vit e ca nėpėr Malėsi,
sidomos nė Zonėn Neutrale tė Junikut, Hasan Prishtina dhe disa atdhetarė tė
taborit tė tij, largohen fare nga Shqipėria...Edhe aktiviteti i tij nė
ilegalitet, pati efekte pozitive. Sė bashku me Bajram Currin punoi aktivisht
nė pėrgatitjen e revolucionit tė 1924-ės. Njėkohėsisht mbante lidhje me ēetat
kryengritėse kosovare nga tė cilat se
shkėputi kurrė vėmendjen, sepse i konsideronte tė domosdoshme pėr ekzistencėn e
lėvizjes kombėtare shqiptare nė Kosovė. Hasan Prishtina mendonte se ndryshimi i
regjimit nė Tiranė do tė ndikonte pėr realizimin mė me me siguri tė kushteve
pėr ēlirimin e Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare tė mbetura nėn zgjedhėn
serbe(Marenglen Verli: Nga Kosova pėr Kosovėn,
profile biografike, vėllimi i parė, Tiranė,
Ai, nė mėrgim, u vu nė krye tė organizatės Komiteti
i Ēlirimit tė Kosovės dhe besnikėrisht pėrcolli rrjedhat e ngjarjeve nė Kosovė
dhe nė trojet e tjera shqiptare, qė po vuanin nėn barbarinė serbe. Pėr tė
gjitha kėta raportonte nė Lidhjen e Kombeve dhe nė organet mė tė larta
evropiane.
Atentati kobtar nė rrugėn Ēimisku
nė Selanik
Paralajmėrimi i Hasan Prishtinės se Ahmet Zogu
ėshtė i dėmshėm pėr kombin dhe vendin, andaj duhet qėruar nga faqja e dheut,
doli i saktė. Matjani i tėrbuar, nuk zgjodhi mjete e metoda pėr tė ardhur nė
pushtet. Me pėrkrahjen e serbėve e mundi Qeverinė e brishtė tė Nolit dhe u
vėrsul mbi atdhetarėt e vėrtetė. Hasan Prishtinės po i thaheshin krahėt. Mė nuk
i kishte Azem Galicėn, trimin qė, pėr tė gjallė e kishte paralajmėruar e
kėrcėnuar Ahmet Zogun dhe pėrkrahėsit e tij se, nji kime floku tė kresė me
mja luajt Hasan Prishtinės e Bajram
Currit, qe besa tanė bejlerėt, bashkė me princin e tyne Zogun kam me i varė
nėpėr rrugė! (Ajet Haxhiu: Po aty, f. 149). Madje ai qe caktuar tė bėnte
atentat nė tė, por pėr shkak tė rrethanave tė krijuara ai vendim nuk u
ekzekutua. Pra, pas njė epopeje tė lavdishme ishte shuar edhe Zona e lirė e
Drenicės e njohur mė shumė si ARBĖRIA E VOGĖL (1923- 1924). Atij tashmė i
mungonin edhe shumė e shumė tė tjerė, i mungonte Avni Rustemi (1895 - 1924), i
mungonte Luigj Gurakuqi (1879- 1925), i mungonte Bajram Curri (1862- 1924)...
Jeta e atdhetarit tė madh shqiptar nė mėrgim
po vėshtirėsohej dita- ditės. Nė gjurmė tė tij ishin lėshuar shumė
shpirtshitur, tė cilėt e ndiqnin kėmba- kėmbės. Kėshtu, vetėm nė Vjenė, pėr
vrasjen e Hasan Prishtinės, dėrgohen, sė paku pesė atentatorė qė dihen: Pjetėr
Kallmeti (nėntor 1927), Ibrahim Lika- Lisi, Kruja (janar 1928), Hasan Sedi (shkurt
1928), Ibrahim Tabaku (prill 1928) e ndoshta, diku nė atė kohė, edhe Hasan
Kosova (Dr. Tahir Abdyli, Po aty, f. 283). Kjo edhe e detyronte qė shpesh ti
ndėrronte vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qėndrimet. Kudo qė shkonte, nė
Gjermani, nė Francė etj. punonte dhe vepronte nė tė mirė tė ēėshtjes kombėtare. Zėri i tij,
pėrmes Memorandumeve e peticioneve tė ndryshme, depėrtoi edhe nė Lidhjen e
Kombeve. Sa ishte nė Paris fati e goditi pamėshirshėm.
Atje i vdiq bashkėshortja dhe bashkėveprimtarja, Igballe Prishtina. Ky qe
grushti mė i rėndė i jetės pėr kėtė vigan tė papėrkulur. Kėtė mė sė miri e
dėshmon letra e datės 8 qershor 1931, tė cilėn Hasani ia dėrgoi Zonjės Maria
Urban nė Vjenė:
Zonjė,
Unė e humba gruan time, ajo vdiq, mė goditi
njė e keqe e madhe, mė dėrmoi njė e keqe e paparė, vėrtet jam fatkeq. Gjithmonė
besoja se unė do tė vdisja para saj, por vaj, ajo vdiq para meje duke lėnduar
zemrėn time e duke mė lėnė nė njė situatė tė pamėshirshme. Ah, ēfarė fati
tmerrshėm, ēfarė goditje mizore. Nuk e di se si do tė jetė e mundshme ti
qėndroj kėsaj ēmendie qė po ma gėrryen zemrėn nė njė mėnyrė tė pabesueshme. Nuk
po gjej kurrfarė ngushėllimi. Prej sot nė kuptimin e plotė tė fjalės jam
fatkeq.
Tė fala Z.,burrit
tuaj, ua puth sytė fėmijėve.
Pranoni nderimet e mia tė pėrzemėrta.
Hasani
P. S. Nė kėtė moment e mora letrėn tuaj, ju
falėnderohem Zonjė, Edhe njėherė po ua pėrsėris njė fakt, vėrtet jam mjaft
fatkeq. Urban beu mė shkroi pėr ėndrrėn qė e kishte parė para disa ditėsh pėr
gruan time.
Sė fundi, i lodhur, i mėrzitur, i vetmuar, i
demoralizuar dhe i thyer shpirtėrisht, u
dėbua nga Vjena dhe u vendos nė Selanik, nė banesėn ku jetonin e ėma dhe i
vėllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisė.
Spiuni i regjur, Ibrahim Ēelo nga Resnja e Maqedonisė, i cili kishte mbi
gjashtė muaj qė po e pėrcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe kėtu. Siē duket ai
kishte informacione tė sakta dhe erdhi pikėrisht ato ditė kur Hasani ishte
larguar nga banesa e tė vėllait dhe ishte vendosur nė njė banesė.
Mė 14 gusht 1933, nė rrugėn Ēimisku tė
Selanikut, derisa po shėtiste, Ibrahim Ēelo i doli Hasan Prishtinės pas shpine
dhe e qėlloi me katėr plumba. Trimi e
kishte parė, por i kishte besuar. E pagoi me kokė sinqeritetin e tij prej
atdhetari besnik.
Sipas njė varianti tjetėr vrasja kishte
ndodhur kėshtu: Njė shqiptar i bėri shoqėri pėr tė pirė njė gotė me tė nė
kafenenė Astoria tė Selanikut, pėr sapo u ulėn, ai nxori revolen dhe i zbrazi
gjashtė plumba nė trup(Noel Malkolm: Po aty, f. 299).
Hasan bej ėshtė vrarė nė ēastin kur ka dalė
nga kafeneja Astorija nė shoqėri me vrasėsin dhe ishte nisur tė shkonte tek i
vėllai Omer Fevzi Prishtina, i cili banonte nė Selanik, nė rrugėn Pavle
Melasi nr. 24. Vrasja ka ndodhur nė mėnyrė tė befasishme dhe nė rrethana tė
jashtėzakonshme. Hasan bej dhe vrasėsi i tij kanė qenė ulur dhe kanė biseduar
nė tė njėjtėn tavolinė nė kafenenė e pėrmendur...(Prof. dr. Liman Rushit: Vrasja e Hasėn Prishtinės sipas
gazetės serbe Politika,
Krismat e kėtij atentati jehuan larg e larg.
Reagimet qenė tė ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore tė
madhe. Kjo tregon se sa i rėndėsishėm ishte Hasan Prishtina.
Hasan Prishtina pati njė jetė me shumė
peripeci. Armiqtė politikė i bėnė katėr herė atentate, dy herė e burgosėn
pushtuesit serbė e bullgarė dhe gjashtė herė u dėnua me vdekje (xhonturqit njė
herė, Esat Toptani njė herė, serbėt njė herė, qeveria e Ahmet Zogut tri herė (Marenglen
Verli: Po aty, f. 247).
Pėr njė kohė, emri dhe vepra e tė madhit Hasan
Prishtina, i cili, pėrveē veprimtarisė sė bujshme politike, njihet edhe si
autor i shumė artikujsh dhe i njė pėrmbledhjeje kujtimesh pėr Kryengritjen
antiosmane tė vitit 1912, sikur mbetėn nėn tisin e harresės.
Nė vitin 1977, me njė ceremoni zyrtare,
eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. Ata u varrosėn nė Varrezat e
Dėshmorėve, nė Kukės, nė qytetin e Heroinės Shotė Galica. Me dekret
presidencial nr. 435, datė 26.01.1993, atdhetari dhe
luftėtari Hasan Prishtina ėshtė dekoruar me Urdhrin e Lirisė tė Klasit tė Parė,
me kėtė motivacion:Udhėheqės dhe organizator i shquar i kryengritjeve
gjithėkombėtare pėr pavarėsinė qė sollėn krijimin e shtetit shqiptar nė vitin
Nė Kosovė puna qėndroi mė ndryshe. Patriotin
demokrat, Hasan Prishtina, populli e mbajti nė mendje e nė zemėr. Hasan
Prishtina, ose Hasėn Beg Vushtrria, siē quhet nga shumė tregimtarė, zė vend tė
denjė nė tregime popullore. Krijuesit dhe bartėsit smund ta fshehin
krenarinė e tyre, me rastin e tregimit,
sepse ai ishte me origjinė nga Polaci i Drenicės. Njihej si luftėtar i penės
dhe i pushkės qė nga vitet 1908- 1933. Ishte direk i tė gjitha ngjarjeve, i
luftėrave dhe i rezistencės, deri nė shpalljen e Pavarėsisė mė 1912, dhe mė
tutje. Luftoi pėr njohjen e Shqipėrisė dhe bashkimin e tokave shqiptare, pėr
arsimin dhe kulturėn shqiptare. Ndihmon moralisht dhe materialisht hapjen e
shkollave shqipe. Ishte iniciator pėr dėrgimin e nxėnėsve kosovarė nė Normalen
e Elbasanit(Dr. Mehmet Rukiqi: Po aty f. 123).
Mirėpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist
e anatemoi dhe e ndaloi dhunshėm. Emri dhe bustet e tij nėpėr shkolla e
institucione tė tjera ishin caqe tė vandalėve mesjetarė tė stepave karpatiane.
Ideologu e luftėtari i madh shqiptar, Hasan Prishtina, veprėn e vet tė madhe pėr ēlirimin e atdheut e nisi dhe e sosi me mjete tė pastėrta. Pėr bashkimin dhe organizimin e shqiptarėve pėr kryengritje tė pėrgjithshme pėrdori mjetin mė tė fuqishėm qė kishte- besėn shqiptare. Me kėtė institucion tė lartė shpirtėr