DY SENATE QĖ DESHĖN TA VARROSIN PAVDEKĖKSINĖ
Shkruan:
Nė dy pjesėt e gjysmave tė njė trungu
tė pandashėm tė quajtur SHQIPĖRI, ngjau diēka qė mė sė paku duam tė besojmė tė
jenė si ngjashmėri: MARRĖZIA! Po, po!
Marrėzia!
Jo aq moti, nė Senatin e njėrės anė tė
gjysmės sė kėtij trungu, disa, thuaja pėrzgjedhės tė popullit, e votuan njė
ligj, i cili, nė hapėsirėn e pashallėkut tė vetėshpallur tė sundimit tė tyre, nuk
parasheh qė dita e 28 Nėntorit, tė na bėhet si kremte zyrtare.
Merreni me mėndė! Me kėtė ligj, festa asaj lecke tė gjakosur dhe
me shkabėn e zezė dykrenore nė mes, tė cilėn, duke e ngritur para mė se njė
shekulli simbolikisht nė Vlorė, plaku i urtė i kombit, Ismail Qemali, na damkos
si vatan, me emirin e bekuar SHQIPĖRI, ajo, sot, nėpėr kalendarėt tona, nuk do
tė shkarravitet me ngjyra tė dukshme si ditė pushimi dhe kryeministri i saj
me gjithė administratėn, do ta festoj atė ditė nė zyre duke i kryer detyrat e
veta kushtetuese...
O tempora, o mores! Qė nga ajo kohė kur
lindi, e reshtur nėpėr mote, kjo leckėe gjakosur njollėzezė, qe pėr ne
gjithēka! Ēdo gjė mbi tė gjithash! Fashė pėr plagėt tona, qefinė varrimesh, bajrak
ēiftėzimesh, emblemė djepash nė kokė tė foshnjave, vjershė ninullash, strofė
kėngėsh kreshnike me lahutė dhe ēifteli, prijėse nėpėr beteja dhe luftėra pėr
liri...dhe kėshtu sėrish prej fillimit dhe bredhjes tonė nėpėr histori...
E, sot, njė SENAT deshi ta varros atė
pavdekėsi!?
Nuk ka mė keē, a po? Nė dukje, jo! Por, ja se ka! Ka edhe mė keē dhe
ajo ndodhi! Ndodhi mė zi pikėrisht nė AMĖ; mu nė zemėr tė ati trupi tė copėzuar! Mu nė
atė odė tė madhe tė shqiptarisė, ku kjo leckė e gjakosur u bė mit dhe embleme
e pavdekėsisė.
Sikur te ne ēdo gjė pėrsėritet? Po, po, pėrsėritet! Dhe...ēuditėrisht, edhe
MARRĖZIA.
E shikoni? Edhe kjo tjetra u bė
ngjashėm nė SENAT! Nė njė tubim tė sojit
burrash, kinse tė urtė dhe tė menēur?.
Ēfarė blasfemi kombėtare?!
Ēfarė pėrulje degraduese morale?!
Nė qytetin e bekuar tė Vlorės, njė
Senat i njė shtėpie tė lartė tė dijes, tė quajtur UNIVERSITET, i propozon vetes
tė sakatohet. Tė cungohet, sepse nuk
duron dot tė quhet Universiteti i Vlorės Ismail Qemali, por, vetėm, Universiteti
i Vlorės.
Merreni me mėnd? Mė tė menēurit tė kėsaj skrofulle tė dijes,
turpėrohen ta mbajnė emrin e babait tonė tė kombit, Ismali Qemali?!
Por, sa jehoj si marrėzi ky propozim, po
aq duhet tė merret si e qėlluar, nė njėfarė mėnyre. Deri sa nė tė, tė ketė kėsi
soji pedagogėsh dhe ligjėruesish,
ndoshta ky Universitet edhe nuk meriton ta ketė atė emėr madhor?!
Duket cinike pa sa ky konstatim, a po?
Ashtu edhe ėshtė. Pėrgjigje adekuate dedikuar cinizmit konkret.
Ha, ha,
ha...Unė vazhdoj mė tej tė qeshem. Me buzėqeshje pėrplot cinizėm,
kuptohet.. Sepse, nėse bėhem serioz, atėherė, kėtyre bajlozėve mė duhet tju
porosis kėshtu:
Ooo... senator, parlamentar, pseudo
dijetar dhe intelektual mediokėr! Sa
herė qė doni mbytni dhe varrosni trupin, por nuk vdes dot shpirti...
E dimė edhe ne kėtė! - do mė thoni. Por
unė dyshoj se ju vėrtet e dini kėtė?! Ju
kurrė nuk mund ta dini kėtė, sepse ju nuk keni shpirt por vetėm trup. Njė trup
me njė mėndje pa UNĖ, i cili pėrherė teledirigjohet nga tė tjerėt.
Aha
! E vėrejtėt nga reagimet? Kotė tentuat ta varrosni pavdekėsinė dhe aty vdiqėt
vetė me kėtė synim...