Berisha
pret nė Kryeministri "antishqiptarin" grek
Kryeministri rregullon politikėn me lobin grek
Prefekti i Selanikut, Panajot Psomiadhis, i cili ndaloi ngritjen e njė flamuri
kuqezi nga njė nxėnės shqiptar nė Greqi nė vitin 2003, ėshtė takuar kėtė tė
mėrkurė nė Kryeministri me shefin e qeverisė, Sali Berisha. Kryeministri Sali
Berisha ka filluar tė ndjekė politikėn e paraardhėsit tė tij, Fatos Nanos, jo
vetėm duke i mbajtur mirė, por edhe forcuar akoma mė tej marrėdhėniet me lobin grek.
Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, pėrpos deklaratave pėr ndryshime nė
qeveri, ndihej e sigurt se ministria e tyre nuk do tė lėvizej nga kreu i
Ekzekutivit, pasi kreu i qeverisė nuk ka ndėrmend t`u vėrė "zjarrin
marrėdhėnieve tė mira" me vendin fqinj. Berisha nga ana tjetėr pret nė Kryeministri
"mikun" e vjetėr tė shqiptarėve, prefektin e Selanikut, Panajot
Psomiadhis, njė ditė pasi kishte kryer ndryshimet nė qeveri. Nė nėntor tė
2003-shit, prefekti i Selanikut ėshtė shprehur se "grek mund tė lindėsh,
nuk mund tė bėhesh". Ėshtė i njėjti prefekt qė disa vjet mė parė ka ndaluar
nxėnėsin mė tė mirė tė njė shkolle nė Greqi tė ngrejė flamurin shqiptar, vetėm
pse ai ishte njė shqiptar. Racizmi grek, disa vjet mė vonė gjen mikpritjen nė
tokėn shqiptare.
Prefekti Psomiadhis u shpreh se e konsideronte njė nder tė madh qė pritet nga
Sipas njoftimit pėr shtyp nė faqen zyrtare tė Kryeministrisė citohet se
"shqiptarėt, u shpreh prefekti Psomiadhis, janė njė popull mik, qytetarėt
e tė cilit me punėn, pėrkushtimin dhe kontributin e tyre kanė lėnė mbresa tė
thella nė zemrat e qytetarėve grekė. Ata janė bėrė njė faktor i rėndėsishėm pėr
ekonominė dhe shoqėrinė greke, nė tė cilėn janė integruar dhe po kontribuojnė
me dinjitet". Prefekti Psomiadhis vlerėsoi rolin e Kryeministrit Berisha
nė forcimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve midis popujve tanė
miq dhe qeverive tė tė dyja vendeve. Psomiadhis i shprehu Kryeministrit Berisha
konsideratėn mė tė lartė pėr rezultatet e reformave tė ndėrmarra nė tė gjitha
fushat pėr tė ēuar mė tej zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė, si dhe integrimin
e saj nė strukturat euroatlantike. Ai shprehu pėrkrahjen e Greqisė pėr
projektin e integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė nė BE dhe NATO.
Nikolas Geixh
Historia e grekut non-grata nė Shqipėri
Nikolas Geixhi ėshtė i njohur pėr drejtimin e lobit grek nė Amerikė dhe njihet
ndryshe me emrin Nikolas Gaxojani. Ai ėshtė shpallur person "non
grata" nė vitin 1994 nga ish-presidenti i saj kohe, Sali Berisha. Si shkak
pėr kėtė, shėrbeu incidenti i ndodhur nė fshatin Peshkėpi tė Gjirokastrės, ku
mbeti i vrarė njė ushtar shqiptar nė territorin e njė reparti ushtarak. Geixhi,
nga autoritetet shqiptare nė atė kohė, u shpall person "non grata",
ndėrsa u arrestuan 6 minoritarė grekė, tė cilėt edhe u dėnuan gjatė procesit qė
njihet si "Procesi i tė gjashtėve". Rikthimi tij nė Shqipėri do tė
ndodhte vite mė vonė, vetėm pas ardhjes sė socialistėve nė pushtet. Madje nė vitet
e qėndrimit tė socialistėve nė pushtet, Geixhi arriti tė krijonte marrėdhėnie
miqėsore me ish-kryetarin e PS-sė e ish-kryeministrin Fatos Nano. Por edhe
marrėdhėniet e ngrira me Sali Berishėn, pasi ishte shpallur "non
grata" nė 1994-ėn, morėn njė kthesė tė dukshme nė takimin qė ai zhvilloi
kokė mė kokė me tė nė selinė e PD-sė, nė fund tė vitit 1992. Ndėrkaq, vlen tė
theksohet se tashmė, pas rikthimit nė pushtet, Berisha po i kushton njė
vėmendje dhe kujdes tė veēantė pėrmbushjes sė tė drejtave tė minoriteteve. Dy vjet
mė parė, qeveria e drejtuar prej tij ka vendosur hapjen e njė shkolle greke nė
Himarė, vendim qė ka shkaktuar mjaft polemika, pasi nga dy ministra tė qeverisė
kishte dy qėndrime tė ndryshme pėr kėtė ēėshtje.