ĒĖSHTJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS ZGJIDHET NĖ PRESHEVĖ
Shkruan: Avni KLINAKU, Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
Qė nga pėrfundimi i luftės kanė kaluar
gati dhjetė vjet e politikės shqiptare tė Kosovės as nė horizont nuk i duket
plani pėr zgjidhjen e problemit mjaft tė mprehtė tė veriut tė Kosovės.
Serbėt e veriut tė Kosovės nuk bėjnė
pjesė mė nė jetėn politike tė Kosovės. Ata madje pas shpalljes sė pavarėsisė sė
Kosovės i kanė mbajtur edhe zgjedhjet qendrore dhe lokale sipas ligjit zgjedhor
tė Serbisė dhe po i ndėrtojnė tė gjitha
strukturat shtetėrore po sipas ligjeve tė Serbisė. Ata, pėr ta bėrė planin e
vetė mė tė plotė, kanė asgjėsuar edhe pikat doganore tė Kosovės dhe e kanė bėrė
fakt tė kryer bashkimin me Serbinė.
Shteti i Kosovės nė kėtė territor nuk
funksionon nė asnjė segment. Nė anėn tjetėr, shteti i Serbisė pėrveē qė e ka
shtrirė pothuajse tėrė autoritetin e tij nė krejt territorin e veriut tė
Kosovės, me hapa tė pėrshpejtuar dhe para syve tė tė gjithėve po kryen
spastrimin etnik edhe tė pjesės sė Mitrovicės sė veriut. Pasi qė i ka dėbuar me
dhunė gati tė gjithė shqiptarėt nga pjesa veriore e qytetit, tani ai po nxiton
qė pronat e mbetura ti pėrvetėsojė edhe ligjėrisht dhe kėshtu ta bėjė fakt tė
kryer ndarjen etnike edhe tė qytetit tė Mitrovicės.
Shteti i Kosovės nuk ka zgjidhje as pėr
kolonizimin modern tė qytetit tė Mitrovicės!
Shteti i Serbisė i ka kryer pothuajse
tė gjitha punėt pėr ta bashkuar veriun e Kosovės me Serbinė, por nuk po ngutet
ta shpallė kėtė bashkim sepse apetitet serbomėdha shkojnė akoma mė tutje: ata
po pėrpiqen qė tė njėjtėn punė ta kryejnė edhe nė Kosovėn qendrore. Shkėputja
eventuale e veriut do tė ndikonte te serbėt nė brendėsi tė Kosovės dhe do tė
mund tė nxiste njė shpėrngulje masive tė tyre qoftė drejt veriut tė Kosovės,
qoftė drejt vetė Serbisė. Kjo do ti prishte pėrfundimisht planet e Serbisė nė
raport me Kosovėn.
Nė anė tjetėr tė Kosovės gjendet sėrish
Kosova e pushtuar Presheva, Bujanoci e Medvegja. Ky territor i quajtur edhe
si Lugina e Preshevės i tėri i banuar me
shumicė shqiptare, i ėshtė ndarė Kosovės nė vitet e para tė pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Qė nga ajo kohė shqiptarėt tė qeverisur nga ligjet serbe i janė
nėnshtruar vazhdimisht njė dhune e terrori tė madh. Si pasojė ka vazhduar e po
vazhdon edhe sot, para syve tė tė gjithėve, shpėrngulja e popullsisė nga kjo
trevė, sidomos nga Bujanoci e nga Medvegja.
Shteti i Kosovės, pėr ēudi, pėr kėtė
ēėshtje ka qėndrim: shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės u sugjeron tė marrin
pjesė nė jetė politike e nė institucionet e shtetit serb! Serbomėdhenjtė ndahen
plotėsisht tė kėnaqur. Ata e dinė fare mirė se e vetmja pikė ku do tė mund tė
prisheshin planet e Serbisė nė raport me veriun e Kosovės ėshtė Presheva,
Bujanoci e Medvegja, por ja qė shqiptarėt nuk po e shfrytėzojnė kėtė.
Shteti i Kosovės i mbėrthyer nga
ingranazhi i Pakos sė Ahisarit ēėshtjen e Luginės sė Preshevės, Bujanocit e
Medvegjės dhe banorėve tė saj e lė nė mėshirėn e tė pamėshirshmėve!
E dimė tė gjithė se institucionet e
Kosovės tė ndodhura pėrballė pengesave tė faktorit ndėrkombėtar dhe
agresivitetit tė serbėve tė veriut dhe shtetit serb janė tė pafuqishėm nė
veriun e Kosovės, por ėshtė e pafalshme politika inerte e madje edhe
disiplinuese e Qeverisė sė Kosovės nė raport me shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės. Kjo ėshtė e vetmja pikė tė cilėn mund ta sfidojmė politikėn serbe
ndaj veriut tė Kosovės dhe tu ofrojmė politikėn mbėshtetės vėllezėrve tanė qė
padrejtėsisht mbahen nėn thundrėn serbe nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė.
3.8.2008
Prishtinė