PSE
NUK MUND TĖ JETĖSOHET DECENTRALIZIMI NĖ BAZA ETNIKE?
Decentralizimi sipas pakos sė Ahtisarit do tė thotė ndarje e territorit
tė Kosovės nė baza etnike, por nė disproporcion
me madhėsinė e entiteteve.
Shkruan: Ismajl Kurteshi
Specifikat e procesit tė
decentralizimit nė Kosovė.
Ēdo kund ne Botė decentralizimi iniciohet
nga qytetarėt ose autoritetet lokale. Nė Kosovė decentralizimin e ka iniciuar
shteti fqinj Serbia, iniciativėn e Serbies e ka pėrkrahur pa rezervė Rusia,
e ka pranuar UNMIK-u dhe faktor tė tjerė ndėrkombėtar tė cilėt ia kanė imponuar
institucioneve tė Kosovės, tė cilat nė vend se tė angazhohen ta pengojnė kėtė
projekt serb po punojnė pa u ndalur nė realizimin e tij.
Dėmet qė do ti sjell ky projekt serb,
i pėrfshirė nė pakon e Ahtisarit, do ta
dėmtojnė drejtpėrdrejt qytetarin e Kosovės,
do ta pengojnė funksionimin normal tė
shtetit tė Kosovės, ashtu si po e pengon edhe tani kur ende decentralizimi nuk ėshtė
zyrtarizuar ( nė pjesėn veriore tė Kosovės nuk funksionojnė
institucionet e Kosovės madje as dogana, situatė e ngjashme mbretėron edhe nė
ato pjesė ku plani i Ahtisarit parasheh themelimin e komunave tė reja nė veriun
e Kosovės, nė Anamoravė, Graqanicė, Shtrpcė etj.).
Efektet praktike te
decentralizimit nė Kosovė.
Pėrmes formimit tė territoreve tė gjera
mbrojtėse tė kishave ortodokse dhe formimit tė komunave tė pastra etnike ose me
shumicė serb, tė cilat janė nėn ndikim tė plot tė Beogradit zyrtar, do tė
pamundėsohet funksionimi i unifikuar i institucioneve nė tė gjitha pjesėt e
vendit. Nė kėtė mėnyrė serbet qė nuk e pėrmbajė as 10% tė popullatės sė Kosovės
do ti kontrollojnė rreth 40% tė territorit. Bashkė me territorin e lart
pėrmendur Beogradi do ti kontrollojnė xeheroret e Trepēės, Artanės, Kishnicės Etj.;
ujėrat termike tė Kllokotit, Mireshit, ujin e Ibrit etj.; shumė rrugė
Magjistrale gjithė andej Kosovės. Nė lėmin e legjislacionit forma e vendimmarrjes me shumicė tė dyfishtė,
si dhe formimi i komunave me kompetenca asimetrike do tė shkaktojnė kriza
serioze nė funksionimin e shtetit tė ri tė Kosovės. Mardhėnjet nė mes tė
serbve dhe shqiptarve do tė keqėsohen.
Efektet nė Anamoravė
Nėse realizohet plani i Ahtisarit nė Anamoravė do tė formohen katėr komuna
serbe tė cilat do tė shtrihen nė njė sipėrfaqe prej 317 km² nė tė cilėn do tė jetojnė
20.000 banorė. Komunat e reja do ti kontrollojnė
rrugėt magjistrale qė i lidhin Gjilanin, Dardanėn dhe Vitin me pjesė tė tjera tė
Kosovės. Ato do ti kontrollojnė xeheroret dhe ujėrat termike tė Anamoravės Komuna e Artanės do tė shtihet deri nė lagjet
periferike tė Gjilanit.
Efektet nė komunen e
Gjilanit
Me propozimin e Ahtisarit komuna e
Gjilanit do ta humb njė tė katėrtėn e territorit tė saj (124km²) me ndarjen e kėti
territori Gjilani pėrfundimisht do tė defunksionalizohet si nė aspektin e
zhvillimit ekonomik, si nė aspektin e komunikimit me pjesėn tjetėr tė Kosovės.
Pakoja e Ahtisarit, nė emėr tė
decentralizimit, i rrėmben Gjilanit shumė tokė pjellore, pyje, burime tė ujėrave
termike, rrugė magjistrale etj.
Kundėrshtimi i
decentralizimit nė baza etnike
Qytetarėt e Kosovės as njėherė nuk kanė
qen kundėr reformimit tė pushtetit lokal por me ngulm e kanė kundėrshtuar dhe
po e kundėrshton procesin politik, tė ashtuquajtur decentralizim, qė ka pėr qėllim
ndarjen e pjesėve tė tėra tė Kosovės dhe bashkėngjitjen e tyre Serbis.
Decentralizimin nė baza etnike nuk kanė arritur asnjėherė ta arsyetoj as ata tė
cilėt e kanė pranuar kėtė projekt dhe si rezultat i presionit nga jashtė janė
angazhuar nė jetėsimin e tyre. Tė involvuarit nė kėtė proces shpesh, nė mese tė
caktuara kanė deklaruar se decentralizimi ėshtė ēmim i pavarėsisė dhe se pas pavarėsisė
ai nuk mund tė implementohet.
Decentralizimin nė baza etnike e
kundėrshtoi Kuvendi Komunal Gjilanit, nė seancėn e jashtė zakonshme tė mbajtur
me 7. 09. 2006. nė tė cilėn pėrveē tė tjerash u tha: Kuvendi i Komunės sė Gjilanit...kundėrshton
fuqishėm bashkėngjitjen e fshatrave tė Komunės sė Gjilanit Komunės sė Novobėrdės...
Nė seancėn e tij tė jashtėzakonshme
Kuvendi Komunal i Gjilanit vlerėsimin pėr decentralizimin nė baza etnike e
pėrmbyll me konstatimin:Konsiderojmė se ky propozim ėshtė i rrezikshėm dhe me
pasoja afatgjata pėr Komunėn e Gjilanit dhe pėr Kosovėn duke prejudikuar edhe
zhvillime tė reja negative, andaj kėrkojmė nga Ekipi Negociator qė ti tėrheq
kėto propozime tė dhėna pėr ekipin e zotit Ahtisari.
Seancė e jashtėzakonshme, pėr tė
njėjtin qėllim, organizoi edhe Kuvendi Komunal i Vitisė.
Decentralizimi u kundėrshtua nė Gjilan
dhe Viti edhe pėrmes protestave nė tė
cilėn morėn pjesė pozita dhe opozita. Decentralizimin publikisht e kundėrshtuan
para qytetarėve tė tubuar nė protestėn e organizuar nė Gjilan, nė shtator tė
vitit 2006, Kryetari i atėhershėm i Komunės, z. Xhemajl Hyseni dhe shefi i atėhershėm
i opozitės.
Decentralizimi u kundėrshtua edhe nė
debatin e organizuar nė nėntor tė vitit 2006 nė Gjilan nė tė cilin mori pjesė
shefi i Zyrės Franceze pėrfaqėsuesja e Zyrės Italiane, kryetari serb i Komunės
sė Nvoberdes etj. Nga ky debat doli pėrfundimi se decentralizimi nė baza etnike nuk ėshtė nė interes tė qytetarėve
dhe institucioneve tė Kosovės. Decentralizimi po shfrytėzohet si instrument pėr
realizimin e planit serb pėr ndarjen e Kosovės.
Degėt e partive politike, shoqatat e
dala nga lufta, shoqėria civile, rrjeti rinor etj. nė nėntor tė vitit 2006
organizuan peticion nė komunat e Gjilanit dhe Vitisė, nė tė cilin thuhej: Ne
qytetaret e Gjilanit nėnshkrues tė kėti peticion: Jemi kundėr decentralizimit nė
baza etnike.
Kėrkojmė qė reforma e pushtetit lokal tė
bėhet nė bazė tė Kartės sė Evropės...
Peticionin e nėnshkruajtėn atėherė 30.000 qytetar.
Njė kopje e peticionit ju dorėzua kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Kopja tjetėr
i ėshtė dorėzuar z. Ahtisari pėrmes tė UNMIK-ut nė Prishtinė, kopja e tret
gjendet nė Arkivin Regjional tė Gjilanit.
Ėshtė i pakuptimtė insistimi i
UNMIK-ut, EULEX-it dhe institucioneve qendrore tė vendit qė ta vėjn nė jetė decentralizimin
nė baza etnike, sipas planit tė Ahtisarit, i cili qon drejt ndarjes sė Kosovės
nė baza etnike, e qė pėr pasoj do ta ketė destabilizimin e rajonit.
Decentralizimi nė baza
etnike nuk mund tė vihet nė jetė
Gazetari i njohur Amerikan Stephen Schėartz,
nė intervistėn qė ia dha para disa dite tė pėrditshmes Kosova Sot tha se SHBA-tė
nuk janė tė interesuara ta jetėsojnė planin e Ahtisarit.
Plani i Ahtisarit nuk mund tė vihet nė
jetė edhe pėr faktin se Beogradi zyrtar dhe serbėt e Kosovės, nė vend se ti pranon institucionet e Kosovės dhe tė integrohen nė shoqėrinė
kosovare , po i themelojnė organet e tyre paralele me tė cilat institucionet e
Kosovės nuk mund tė bashkėpunojnė nė
asnjė plan e as nė planin e decentralizimit.
Planin e Ahtisarit nuk po e respekton
as UNMIK-u sepse bazuar nė planin e Ahtisarit, UNMIK-u me 15 qershor do tė
duhej tia dorėzonte tėrė pushtetin institucioneve tė Kosovės tė dala nga vota
e qytetarėve, e jo tė rikonfigurohej ashtu si po e kėrkon Serbia.
Decentralizimi sipas pakos sė Ahtisarit
nuk mund tė jetėsohet sepse atė po e
kundėrshtoj fuqishėm qytetarėt e Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e tyre, Nė debatin e
organizuar me 2. korrik nė Gjilan pozitė e opozitė kryetar komune e deputet njėzėri
u deklaruan kundėr decentralizimit sipas modelit tė Ahtisarit.
Decentralizimi sipas Ahtisarit nuk mund
tė jetėsohet sepse ky model qon drejt ndarjes sė Kosovės. Ndarja e Kosovės nė
baza etnike do ta ketė efektin e dominosė, pasojat e tė cilit janė tė dėmshme pėr
tė gjithė, prandaj njė gjė e tillė nuk bėn dhe sigurisht nuk do tė lejohet.
1.08.2008.