Kontradikta
qė kėrkojnė zgjidhje
Shkruan: Valon MURATI
Situata politike nė Kosovė ėshtė e
mbėrthyer nga kontradikta tė thella qė e rėndojnė pa masė jetėn e qytetarėve tė
saj. Kėto kontradikta vėrehen nė tė gjitha poret e jetės shoqėrore dhe politike.
Ato vijnė duke u komplikuar si pasojė e veprimit tė njė varg faktorėsh politik,
e mbi tė gjitha tė bashkėsisė ndėrkombėtare, autoriteteve tė Kosovės dhe
Serbisė. E keqja e veprimeve tė autoriteteve tė Kosovės ėshtė se ato janė nė tė
shumtėn e rasteve tė papėrgjegjshme nė raport me interesat e qytetarėve dhe tė
vendit. Pėr mė tepėr ato nė shumė raste nuk veprojnė atėherė kur ėshtė mė se e
nevojshme. Me kėtė qasje ato nuk bėhen pjesė e zgjidhjes sė kėtyre
kontradiktave dhe problemeve, por ndihmojnė nė thellimin e tyre.
Kėshtu, nė njėrėn anė kemi shpalljen e
pavarėsisė sė Kosovės dhe shkėputjen e saj edhe juridike nga Serbia, e pėrcjell
kjo me njė njohje ndėrkombėtare nga ana e shumė shteteve tė fuqishme, si njė
hap pozitiv, por nė anėn tjetėr e kemi pėrmbajtjen e kėsaj pavarėsie, me Pakon
e Ahtisarit brenda, dhe me kushtėzimet, kufizimet e mbikėqyrjet e shumta, tė
cilat zhvlerėsojnė shumėēka nga pėrmbajtja e kėsaj pavarėsie.
Nė njėrėn anė e kemi Kushtetutėn e
Republikės sė Kosovės, nė tė cilėn, nė nenin e parė, Kosova pėrcaktohet si
shtet i pavarur, sovran e demokratik. Por nė tė njėjtin nen, nė paragrafėt
vijues, dhe nė shumė nene tė tjera vijuese, sidomos nė ato qė kanė tė bėjnė me
implementimin e Planit tė Ahtisarit, shumėēka nga ky sovranitet, por edhe
demokraci tretet e shkrihet gradualisht.
Nė njėrėn anė thuhet se kemi shpallur
shtet qytetar, ku nuk ka ndarje etnike nė sistemin tonė kushtetues, e nė anėn
tjetėr e vėrteta e vrazhdė e dokumenteve politike e juridike me tė cilat ėshtė
e rregulluar jeta nė Kosovė, e bėjnė Kosovėn njė vend krejtėsisht tė ndarė nė
baza etnike. E kjo sidomos vlen kur kemi tė bėjmė me serbėt e Kosovės. Pėr mė
tepėr ky koncepti i shtetit qytetar, apo shtetit tė komuniteteve, ėshtė
maskė, pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr ndėrrimin e identitetit tė shqiptarėve tė
Kosovės dhe shndėrrimin e tyre nė njė komb tė ri - kosovar, qė nė tė vėrtetė do
tė pėrbėhej vetėm nga shqiptarėt e Kosovės dhe jo edhe nga pakicat e tjera qė
jetojnė nė Kosovė. Pas shpalljes sė flamurit tė ri tė Kosovės, pas heqjes sė 28
Nėntorit si datė zyrtare e Flamurit Shqiptar, koncepti i shtetit qytetar qė
do tė vlente vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės ėshtė njė pėrpjekje tjetėr (e
heshtur) pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve tė Kosovės.
Nė njėrėn anė kemi betimet e pėrbetimet
e udhėheqėsve tė institucioneve kosovare se kjo kushtetutė dhe pushteti i
shtetit tė ri do tė shtrihet nė tėrė territorin e Kosovės, e nė anėn tjetėr e
kemi situatėn konkrete nė pjesėt qė banohen nga serbėt. Jo vetėm nė veriun e
Kosovės, ku serbėt jetojnė tėrėsisht tė pavarur nga shteti i Kosovės dhe institucionet
e tij dhe janė tė lidhur drejtpėrdrejt me Serbinė, por shteti i Kosovės nuk e
ka shtrirė pushtetin e tij, as nė pjesėn e brendshme tė Kosovės, nė vendbanimet
e banuar nga pakica serbe.
Nė njėrėn anė e kemi njė njohje jo tė
parėndėsishme nga ana e njė numri shtetesh tė rėndėsishme tė pavarėsisė sė
Kosovės, por nė anėn tjetėr kemi njė bllokadė tė kėsaj pavarėsie tė Kosovės nga
ana e Rusisė, bllokadė qė ka bėrė tė pamundur pėr momentin inkuadrimin e Kosovės
nė OKB. Gjithashtu, mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e njė numri tė
shteteve tė BE-sė e ka komplikuar mė tej procesin e integrimit tė vendit nė
strukturat e BE-sė. Ndėrsa inkuadrimi i Kosovės nė organizmat regjional si
Kėshilli i Evropės dhe OSBE-ja, ėshtė i pamundur pa njohjen e pavarėsisė nga
ana e Serbisė, sepse nė kėto mekanizma kėrkohet pajtimi i tė gjithė anėtarėve
pėr pranimin e njė anėtari tė ri.
Nė njėrėn anė deri vonė kishim pėrbetimet
nga ana e shteteve qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe sidomos nga ana e
BE-sė se misionet e parapara tė vendosen nė Kosovė si PNC-ICO dhe EULEX do tė
kenė rolin primar nė mbikėqyrjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe se roli i UNMIK-ut
do tė jetė dytėsor, e nė anėn tjetėr tė njėjtat kanė filluar negociatat me
UNMIK-un sesi ato do tė funksionojnė nė raport me UNMIK-un dhe madje edhe nė
kuadėr tė tij. Pėrderisa ėshtė nė fuqi Rezoluta 1244, nuk ka bazė juridike pėr
ta zėvendėsuar UNMIK-un me misionet e parashikuara sipas Pakos. Pėr momentin
janė duke u bėrė pėrpjekje pėr njė koordinim tė kėtyre mekanizmave
ndėrkombėtar, pėrpjekje qė po shfrytėzohet nga ana e Serbisė pėr tė forcuar
kontrollin nė zonat e banuara me serbė, e nė veēanti nė veriun e Kosovės.
Qeveria e Kosovės, nė kėtė periudhė ka treguar njė indolencė tė madhe nė
gjykimet dhe veprime politike, duke mos shfrytėzuar rastin tė fuqizojė
pushtetin e saj, nė mungesė tė njė administrate tė fuqishme ndėrkombėtare nė
Kosovė. Kjo situatė ka dobėsuar edhe mė sovranitetin e Kosovės nė dobi tė
Serbisė.
Nė njėrėn anė kishim deklarimet e
UNMIK-ut se ai do tė ketė vetėm rol mbikėqyrės dhe rol tė zvogėluar nė raport
me tė kaluarėn, nė anėn tjetėr ditėve tė fundit shefi i UNMIK-ut, duke pohuar
pėr herė tė parė prej se e mori detyrėn se ai ėshtė shefi i madh nė Kosovė
pėrderisa ėshtė nė fuqi Rezoluta 11244, doli me propozime qė rėndė cenojnė edhe
atė qė mbetet nga sovraniteti i Kosovės. Organizimi autonom i policisė dhe i
gjyqėsisė pėr serbėt e Kosovės dhe heqja e doganave nga veriu i Kosovės, tė
cilat ai i propozoi, e fuqizojnė ndarjen territoriale tė Kosovės dhe ndarjen
etnike pėrbrenda vetė institucioneve tė Kosovės.
Nė njėrėn anė kemi liri mė tė mėdha
individuale dhe mundėsi mė tė mėdha nė shumė fusha tė jetės se nė tė kaluarėn,
por nė anėn tjetėr kemi njė rritje tė varfėrisė ekonomike, ngecje ekonomike,
rėnie tė arsimit, kulturės, shėndetėsisė etj. Kjo situatė e rėndė
socio-ekonomike, e ndikuar edhe nga dėshtimet e vazhdueshme tė politikės
kosovare, ka prodhuar njė krizė morale dhe rėnie e vlerave nė tė gjitha fushat
e shoqėrisė sonė. Papėrgjegjshmėria e qeveritarėve tanė ndaj publikut dhe
qytetarėve, duke shfrytėzuar kėtė amulli shoqėrore, ėshtė duke e rėnduar edhe
mė kėtė krizė nė shoqėrinė tonė.
Kėshtu qė kėto kontradikta janė
shndėrruar nė thembėr Akili pėr ecjen para tė Kosovės dhe popullit tė saj. Indiferenca
e kastės politike tė Kosovės ndaj kėtyre problemeve, qoftė pėr shkak tė
indolencės, qoftė pėr shkak tė paaftėsisė apo pėr shkak tė pėrfitimeve
personale do tė prodhojė kriza edhe mė tė thella nė Kosovė. Qytetarėt e Kosovės
nuk duhet ta lejojnė njė gjė tė tille.
Prishtinė
6.8.2008