TI BUZĖQESHJE NATYRSHĖM AGIM
Agim Bajrami- Dėshmor i kombit nė 10 vjetorin e rėnies ( 12
shkurt 1964- 10 gusht 1998 )
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Tė shkruash pėr
figurat madhore, siē janė dėshmorėt e kombit, nė radhėt e tė cilėve dėshmori
Agim Bajrami- Komandant Zefi, zė vend nderi, nuk ėshtė aspak e lehtė, aq mė pak
privilegj. Ėshtė e kundėrta, ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė pėr faktin se ata
bėnė tė pamundurėn pėr ne dhe pėr ēėshtjen e madhe kombėtare. Agimin e kemi
pasur shok e bashkėveprimtar nė radhėt e organizatės sė Lėvizjes Popullore tė
Kosovės, ushtarė tė denjė, organizator dhe Komandant tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Ai ishte i pėrkushtuar pėr tokėn mėmė, ai sė bashku me
bashkėluftėtarėt e vet bėri qė ne sot tė marrim frymė mė lirshėm, nga se
pushtuesin tonė shekullor me tytėn e pushkėve tė lirisė e shporrėn nga trojet
tona, ata bėnė qė brezi ynė i ri tė shijoj lirinė pa ndrojtje nga thundra
pushtuese e fashizmit serb.
Veprat heroike tė
Dėshmorėve tanė edhe mė ēartė forcojnė bindjen
dhe mendimin filozofike se nuk ka gjė mė humane se tė luftosh e tė
pėrpiqesh pėr lirinė e popullit dhe tė vendit tėnd. Kėtė e ēmon e mbar bota
liridashėse dhe demokratike pėr shkaku e thjeshtė tė formėsimit dhe tė
vetėdijesimit se; njė populli i robėruar nuk do tė prosperoi kurrė as
politikisht, as ekonomikisht, as moralisht, as do tė ngritėt nė atė shkallė tė
duhur tė vetėdijesimit, nga se ai do tė pengohet vazhdimisht nga pushtuesi.
Vetėm popujt e lirė mund tė prosperojnė, tė zhvillohen ekonomikisht dhe
politikisht dhe tė ndikojnė pozitivisht nė pėrparimin e rendit tė ri demokratik
dhe pa dyshim vetėm ata mund ti kontribuojnė paqes mbarė botėrore. Njė gjė tė
tillė nuk mund ta bėjnė as pushtuesit gjakataret tė kėtij globi me qėndrimet e
tyre barbare tė cilėt po ia zėnė frymėn lirisė dhe pėrparimit tė botės
civilizuese. Ata po e ngufasin progresin dhe lirinė e popujve me rivalitetin e
tyre tė ulėt e agresivė pėr tė dėshmuar fuqinė e forcės sė tyre, por as edhe
njė herė fuqinė e arsyes sė tyre!
Gati gjatė njė
shekulli robėrie nėn pushtuesin serb, sigurisht se njė pjesė e popullit tonė
humbi, ose thėnė mė mirė, rrėshqiti nga dinjiteti i vet, dinjitet tė cilin
lejoi qė pushtuesi tia nėpėrkėmbė nė formėn mė tė ulėt tė tė nėnshtruarit! Nė
fakt, bijtė dhe bijat e tokės shqiptare, qėllim tė jetės sė tyre kishin lirinė
e vendit. Tė vetėdijshėm se kjo rrugė do sakrifica tė shumta, ata ju pėrveshėn
punės dhe prishėn rehatinė e pushtuesit serb, njėkohėsisht edhe qetėsinė
apatike tė shėrbėtorėve tė tyre, duke i dhėnė konotacion tė duhur ēėshtjes sonė
kombėtare nė kohė dhe hapėsirė. Nė vazhdėn e kėtij lumi luftėtarėsh dhe
atdhetarėsh tė denjė, printe edhe Agimi ynė i mirė- Komandat Zefi, me flamurin
e fitoreve tė pėrgjakshme tė popullit tonė, por me krenari tė paprekshme
kryelartė e triumfuese nder shekuj!
Agimin, nė fakt, e kam
njohur mė pak fizikisht, pėr mė shumė e kam njohur atė shpirtėrisht: Si emėr e
veprimtar tė denjė, si organizator e kontribuues tė madh, si njeri tė
sakrificės e qė nė fakt i tillė edhe ishte ai. Agimi ishte shpirtmirė para se
gjithash, sepse pa qenė shpirtmirė, nuk mund tė jesh i devotshėm. Ai kishte njė
natyrė tė butė, gjithnjė i buzėqeshur, i qetė, i heshtur dhe kisha pėrshtypjen
se Agimi nė jetėn e vetė nuk kishte lėnduar njeri. Ky ishte shpirti njerėzor i
Agimit pėr tu kombinuar me anėn tjetėr tė medaljes me Agimin luftarak e tė
ashpėr kundėr pushtuesit Serb, me Agimin e sakrificave mė sublime nė shėrbim tė
atdheut, me Agimin e betejave tė pėrgjakshme pėr liri, me Agimin qė la jetėn e
tij nė altarin e lirisė si dėshmi qė ky popull deshi lirinė mbi tė gjitha, pra
edhe me ēmimin e jetės! Ky qe Agimi me shokėt e tij tė cilėt morėn armėt nė
dorė duke i dalė zot atdheut. Ata, kėtė e bėnė pa bujė e zhurmė, pa bubullima e
mburrje, pa rrahagjokseje e krekosje, ai se bashku me shokėt shkuan nė Kosovėn
e pėrflakur dhe u pėrjetėsuan nė shkėmbinjtė e Kaēanikut legjendar, nė
Kaēanikun e Mic Sokolit e Idriz Seferit, ku mes kėtyre dy burrave tė dheut
Agimit dhe shokėve tė tij, Besnik Beguncės e Xheladin Kurtajt iu la vendi i
lavdisė, vendi i pėrjetėsisė, vendi i nderit!...
Agimi la Zvicrėn, la
jetėn e luksit tė Evropės nė kėmbime me lirinė e atdheut, Agimin la edhe
fėmijėt e tij tė dashur, la gruan e tij shpirtmadhe, la punėn dhe jetėn qė me
mund e djersė e kishte krijuar atje nė perėndimit. Agimi, la ēdo gjė tė bukur
tė kėsaj bote qė i thonė jetė, pėr tė shkuar te shokėt e idealit, te luftėtarėt
e lirisė pėr tu bashkuar atje me ta nė altarin e lirisė nė lumin e
pavdekėsisė... A ka diēka mė tė madhe nė jetė se kjo qė bėri Agimi sė bashku me
qindra luftėtarė tjerė tė lirisė?!
Veprimtaria
atdhedashėse Agimit ėshtė shumė e gjatė, mbi njėzetvjeēare nė shėrbim tė
atdheut dhe tė lirisė sė tokave shqiptare, nė mėnyrė qė njė ditė kėtė liri ta
gėzojnė fėmijėt e Agimit, fėmijėt e dėshmorėve tanė, fėmijėt e Kosovės dhe tė
tėrė shqiptarisė!
Agimi ishte i
palodhshėm, ai kurrė nuk ndalej sė vepruari. Ai nuk hamendej, ai fliste pak,
por vendimet qė merreshin, Agimi kurrė nuk i kthente prapa.
Kurrė nuk do ta heq
nga kujtesa njėrin nga takimet qė kam pasur me Agimin nė Cyrih. Meqė unė nė atė
kohė shkruaja pėr Zėrin e Kosovės, krahas shkrimeve publicistike, mbaja edhe
rubrikėn e humorit me nofkėn Ngucakeqi. Si duket, Agimit i kishin pėlqyer
batutat e mia, dhe mė njė rast mė tha: Ngucakeq,
mirė kishe shkruar, por me ēshoh unė, kėta nuk do tė marrin vesh nga shkrimet,
krahas shpotisė u bėn mirė edhe ca dajak kėtyre!... , dhe me atė buzėqeshjen e
tij karakteristike iku...
Ende nuk kam parė
buzėqeshje mė tė natyrshme dhe mė njerėzore se buzėqeshjen e asaj dite tė Agim
Bajramit. Edhe sot dhe pėrgjithmonė mė ėshtė fiksuar nė mendje dhe nuk mė hiqet
pėrjetė para syve tė mi ajo buzėqeshje aq njerėzore e Gjeneralmajor Agimit atė
ditė!...
Buzėqeshjen e Agimit e
shoh sot nė sytė e fėmijėve tė Kosovės, nė sytė e fėmijėve tanė qė njė ditė
padyshim se do ta gėzojnė lirinė e plotė, e shoh nė sytė e popullit tim se po
vijnė ngadalė por sigurt Agimet e lirisė sė madhe tė popullit shqiptar!
Mė respektim mė tė
madhe njerėzor pėr Dėshmorin e kombit, Gjeneralmajor
10
gusht 2008