SKENDO, IK!
(Njė e vėrtetė e hidhur qė patjetėr duhet tė thuhet publikisht)
Shkruan:
Nė kohėn tonė tė gjithė po merren me
politikė, kjo punė ka bėrė qė tė rinjtė tė harrojnė zbavitjet e tyre, pleqtė -
hallet e veta, gratė - qeverisjen e shtėpisė, adhuruesit-adhurimin, tregtarėt -
fitimin dhe mjekėt - tė sėmurit e tyre. Kėshtu kishte shkruar nė kohėn e vet
Sami Frashėri ynė i urtė. Dhe, si duket, me kuptimin e saj tė plotė, kjo urtėsi
po shprehet edhe sot nė Kosovėn tonė.
Njė ditė, me plot besim nė vete, njė njohės
i mirė imi mė tha:
- Unė patjetėr do tė bėhem ministėr i
ardhshėm i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės!
- Edhe pse e di mirė anglishten, nuk i
ke as gjasat mė tė vogla pėr kėtė synim!- i
ktheve unė prerė atij.
- Gabohesh rėndė, miku im! mu gjegj
me buzėqeshje pėrplot ironi bashkėbiseduesi im. Kur Skėnder Hyseni mund tė
jetė sot ministėr i Punėve tė Jashtme, pse dikur tė mos bėhem edhe unė?!
Nė kėtė dialog ka edhe njė koincidencė
tė ēuditshme tė rastit! Bashkėbiseduesi im ishte muzikant dhe njihej si virtuoz
i vėrtetė nė interpretimin e instrumentit tė harmonikės.
E, po, mbase mu kėtu e kam edhe fjalėn.
Tek ministri ynė aktual i punėve tė jashtme, z. Skėnder Hyseni.
Sigurisht se ėshtė momenti i fundit qė
edhe qendrat vendimmarrėse tė Republikės sė Kosovės, partia e koalicionit qė e
ka propozuar, dhe, sė fundi, vetė z. Hyseni, ta kuptojnė se Ministria e
porsaformuar e Punėve tė Jashtme e Kosovės, nuk ėshtė aspak funksionale dhe
frytdhėnėse nė punėn e saj, dhe se, fajin kyē pėr kėtė gjendje e ka pikėrisht
paaftėsia e atij qė gjendet nė timonin udhėheqės tė saj. Nė vazhdim as qė ka
nevojė ti numėrojmė si fakte tė gjitha
kėto dėshtime, qė duken aq sheshazi saqė mund ti vėrejė ēdo laik mė ekstrem nė
kėtė zanat.
Po ashtu , nė kėtė rast as qė duhet
pėrmendur edhe faktin se sa rėndėsi ka ky dikaster ministror i qeverisjes me
Kosovėn, e cila posa u shpall shtet.
Nga ana tjetėr, edhe joeksperienca
fillestare dhe dhimbjet e para tė paevitueshme tė lindjes qė e karakterizojnė
njė NEW BORN , nė asnjė mėnyrė nuk mund ta arsyetojnė vendimin absurd tė
dikujt, qė pėr trurin koordinues, apo, mė mirė tė themi, pėr njėshin e atij
resori, ta caktojė dikė, tė cilin, si tė dėshirueshėm, mė sė paku e vlerėson
populli i tij, e lėre mė ashtu do ta vlerėsojnė dinozaurėt me eksperiencė tė
traditės sė madhe diplomatike evropiane dhe botėrore.
Mė thoni, ju lutem, pėrveē atyre qė pėr
qėllime tejet tė pakuptimta dhe misterioze e kanė propozuar dhe pėrzgjedhur atė
nė kėtė post, kush ėshtė ai intelektual sado i thjeshtė i Kosovės, qė nė
figurėn dhe personalitetit e z. Skėnder Hysenit , sheh vlera tė larta
profesionale dhe intelektuale, apo reflektim tė njė karizmi qė ėshtė element
shumė i rėndėsishėm pėr kėtė post, e mos tė flasim pėr eksperiencėn e
domosdoshme diplomatike tė cilin, nė fakt, pak kush e ka nė Kosovė. Arsyetimi i
profesionalizmit tė tij vetėm pėrmes njohjes sė shkėlqyeshme tė gjuhės angleze,
dhe minimizimi i konditave tjera kyēe tė virtytshmėrisė adekuate pėr kėtė
funksion, aspak nuk e nėnvlerėsojnė injorancėn, jo vetėm tė atyre qė e kanė
propozuar, por edhe tė atyre qė e kanė aprovuar kėtė propozim tė pavend. Njė
dozė po aq tė madhe tė pėrgjegjėsisė nė kėtė rast, unė ia kisha veshur edhe
partisė fituese nė kėto zgjedhjet e fundit, e cila, edhe pse ka qenė e
kushtėzuar nga marrėveshja e
koalicionit, ajo fuqishėm ėshtė zotuar se qeveria e ardhshme do tė ndėrtohet
nga ekspertėt adekuatė tė profesioneve pėrkatėse.
Bazuar nė realitetin ekzistues, mendoj
se ndoshta pikėrisht kėtu duhet tė fshihet lajthimi im: tek kuptimi i
mirėfilltė i domethėnies sė termit EKSPERT.
Mund edhe ta kem gabim, por unė pėr njė
njeri EKSPERT gjithnjė kam menduar se ėshtė: personi qė ka titull akademik nė
lėmin e caktuar profesional; qė ka njė eksperiencė tė duhur nė kėtė drejtim; qė
gjatė karrierės sė vet tė pasur profesionale ka dhėnė rezultate tė dukshme nė
atė fushė, dhe, patjetėr, qė ėshtė person me autoritet dhe i vlerėsuar lart, nė
rend tė parė, nga vetė kolegėt e profesionit konkret.
A thua i pėrmbush kėto kėrkesa ministri
aktual?
Qė ta gjeni pėrgjigjen nė kėtė pyetje
dhe shumė pyetje tjera tė kėsaj natyre, fare nuk ka nevojė tė bridhni aq shumė
me krahasime, sepse atė do ta keni nga vetė rezultatet e punės sė tij tė
gjertanishme si ministėr i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės.
Thėnė shkurt e shqip, Skender Hysejnit
as pėrafėrsisht nuk i ka hije qė ta udhėheqė kėtė ministri tejet tė rėndėsishme
qeveritare, e posaēėrisht tash nė
fillim, kur ajo duhet tė funksionojė si
mė agile, mė inteligjente, mė profesionale dhe mė agresive nė veprim.
Derisa po i shkruaj kėta reshta, duhet
tė pranoj se nė brendinė time vazhdimisht ndjeja njė konflikt kundėrshtish, nė
mes tė UNIT tė vendosur qė pėrherė mė shtyn qė pa ngurrim ta shpreh hapur tė
vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, dhe EGOS
si frikė se kjo formė konkrete dhe nė dukje e ashpėr e shprehjes, eventualisht
t mos keqkuptohet nga dikush, e nė veēanti nga vetė z. Hyseni.
Dominoi ajo e para. Fuqia e UNIT tim tė
sinqertė, e zhveshur tėrėsisht nga tendencioziteti i paragjykimit partiak,
urrejtjes personale dhe prezencės sė instiktive tė ulėta tė egos sė shfrenuar.
Por, pranoj se nė kėtė gjykim tė gjertanishėm pėr kėtė personalitet, nuk kam
pasur mundėsi ti evitoj nga vetja anėt subjektive tė reflektimit negativ edhe
tė dukjes fizike tė tij, megalomanisė paranoide, manireve artificiale tė stilit
tė veshjes dhe sjelljeve mikroborgjegse me tė cilat tenton tė na imponohet si
personalitet me kinse njė edukatė perėndimore.
Qysh sa ishte nė Grupin e Unitetit,
z. Hyseni qe i padėshirueshėm nga populli i vet dhe pak kush mund tė
parashikonte atėbotė, se pas shuarjes sė kėtij institucioni famėkeq politik
kosovar, ky njeri mund tė arrijė gjer tek ky post i lartė shtetėror qė e ka
sot. Dihet ēka ndodhi me tė kur u emėrua si ministėr i kulturės. Vetėm ta
kujtojmė se si atėherė reaguan ARTISTĖT - njerėzit mė kreativė tė njė
populli...
Me tė vėrtetė ėshtė rėndė qė ta them
hapur kėtė realitet tė hidhur, por i
sugjeroj z. Hyseni qė sa mė shpejt ti
braktisė aspiratat e veta karrieriste politike; tė lirohet nė tėrėsi nga figura
e idealizuar qė ka krijuar pėr veten, dhe, nė tė ardhmen, tė provojė ta shikojė
realitetin objektiv nga njė perspektivė tjetėr e kėndvėshtrimit.
Populli pėr tė ka thurur shumė
barsoleta e batuta, dhe nė to, porosia dominonte ėshtė e thjesht: SKENDO, IK!