Ėshtė koha e heronjve dhe jo e maskarenjve!


Shkruan : Lirim Deda


(Shėnime rreth veprės: “Njė kolonel midis Tiranės dhe Prishtinės”, tė autorit Ylli Polovina)


Kohė mė parė, tek pinim njė kafe me Todi Lubonjėn, Lirinė dhe Anastas Kondon, ky i fundit, tek erdhi fjala pėr ditėt tona plot mjegull dhe zymtėsi, shqiptoi njė varg emblemė tė Ali Asllanit: “Ėshtė koha e maskarenjve!”. Todi, siē e kish zakon,, me humorin qė e mbante tė ri, tundi nė ajėr njėrėn dorė dhe shfryu: “Oh, ti Caci i merr tė gjitha gjėrat seriozisht; nė vend tė lehtėsohesh, hedh mbi supe barrė tė rėndė…”. Anastasi, fytyrėdiell tek e vėshtroi drejt e nė bebe tė syrit, ia ktheu: “Kėshtu na keni edukuar, o shoku Todi!”. Sakaq, e qeshura e edukatorit tė rinisė dhe politikanit vizionar, shkrepėtiu brohoritėse dhe kur shpirti i tij kishte kulluar nė atė gazmend, ia ktheu bashkėbiseduesit: “Po, puna pėr edukimin e njeriut nis sa hap sytė dhe mbaron kur ai i mbyll syēkat, o Caci!”.


Biseda rodhi nė hulli tė tjera. Kur ishim ngritur, pėr tė ikur secili nė hallin e vet, Anastasi mė tha se Todi atė qortim ia paskej bėrė edhe herė tjetėr, kurse ky qėndronte nė tė tijėn. Unė, -mė tha,-pėr atė mendim qė shfaqa, kam shkruar edhe njė shkrim tė gjatė, do e marrėsh ti ta botosh? I gėzuar nga bashkpunimi me njė shkrimtar tė shquar si Anastas Kondo, e falnderova nė cast dhe i lash takim, ku tė takoheshim tė mė jepte artikullin. Nuk kaloi as njė javė dhe nė gazetėn “Labėria u botua shkrimi me titull: “Koha e maskarenjve”, pėr tė cilin shumė lexues shprehėn pėrgėzimet pėr autorin qė pėrfaqėsonte dhe Bregun, ku pat lindur shkrimtari. Por, fatkeqėsishtė, fare pa pritur ai u shua dhe neve na mbeti nė shpirtra fjala e tij e ėmbėl, mendimi i tij i mėnēur e i urtė dhe njė tog me vepra nė prozė e kinematografi.


Atdhetarizmi ėshtė frymėmarrja e heronjve


Kur botova shkrimin e shkrimtarit Anastas Kondo, sigurisht isha plotėsisht edhe unė me mendimet e shprehura nga ai, jo vetėm nga ngjarjet qė ai merrte nė shqyrtim, por dhe argumentet qė sillte, kryesishtė pėr mjedisin social dhe politik nė shoqėrinė shqiptare, kėtu brendapėrbrenda trojeve tė Republikės sonė demokratike, sidomos pas vitit tė mbrapshtė 1997. Por ja, kėto ditė pata fatin tė lexoja njė vepėr tė autorit Ylli Polovina: “Njė kolonel midis Tiranės dhe Prishtinės”. Ėshtė njė vepėr tronditėse. Mbase mė i miri nė lloin e vet.


Libri i Yllit ka fillin e njė kronike pėr ngjarjet qė rrodhėn si pasojė e genocidit tė pashėmbėllt tė shovinistėve tė Millosheviēit ndaj popullsisė shqiptare nė Kosovėn martrire nė kryengritje tė armatosur, si rezultat i sėcilės u krijua Ushtria Ēlirimtare e Kosovės me gjithė organet e saj drejtuese. Pėrballja e saj me tė gjitha format e luftimeve me armatėn serbe, njė ushtri agresive, por e paisur me armatim dhe teknikė bashkėkohore, dėshmoi se nė radhėt e saj luftonin bijtė dhe bijat mė tė mirė tė trojeve shqiptare, pėr tė cilėt liria dhe mėvetėsia ishin aspiratat mė tė mėdha e mė tė shenjta, ndaj dhe treguan shembuj tė lartė tė vetmohimit nė emėr tė atyre idealeve.


Nė librin e Ylli Polovinės ndjesia mė mbresėlėnėse pėr ēdo lexues mbetet ajo qė atdhetarizmi ėshtė frymėmarrja e heronjve. Po kjo vlen tė thuhet edhe pėr autorin e librit, sepse ėshtė e vėrtetė qė ngjarjet i ka treguar njė nga personazhet kryesorė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, siē ėshtė Shpėtim Golemi (Dilaver Goxhai, kolonel), por hartimi i veprės ėshtė rezultat i pėrjetimeve tejet tė fuqishme tė autorit, i cili ka ndjerė drithėrimat dhe gulēet e shpirtit tė vet pėr ēdo episod tė pėrshkruar, ka zbuluar simpatinė pėr bėmat heroike nė favor tė luftės pėr ēlirimin nga ana e luftėtarėve, apo edhe antipatinė pėr qėndrimet qė zbulojnė etjen pėr karrjerė e pushtet tė ndonjė kuadri ushtarak, apo tė atyre qė pas luftės vrapuan tė zenė poste sa mė tė larta, kur nuk kishin derdhur as edhe njė pikė djerse e jo mė njė pik gjak nė shėrbim tė ēlirimit.


Ky kėndėvėshtrim ėshtė patjetėr merritė e autorit dhe njėheraz dėshmon edhe pėr atdhetarizmin e tij, ca mė tepėr qė, edhe pse atij ngjarjet i tregohen, i duhet qė me njė tejpamėsi diplomati t’i analizoi e tė nxjerrė pėrfundime me vlerė pėr historiografinė kombėtare, sidomos po tė kihet parasysh se nė se nė fillim tė kėsaj epopeje tonin e ngjarjeve e dha egėrsia dhe barbaria e shovinistėve serbė, mė pas zulma erdh nga hroizmi i shqiptarėve nė Kosovė, qė u radhitėn vullnetarisht nė formacionet e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e, nė fund, tonin ngjarjeve ua dha Aleanca e Atlantikut me nė krye SHBA me bombardimin e strukturave tė armatės sė ushtrisė serbe. Nė kėtė kuadėr autorit i ėshtė dashur tė jetė vrojtues tejpamės i ngjarjeve e fenomeneve dhe i aftė e i zgjuar tė zhbiroi pėrmes mardhėnieve tė dukshme e tė padukshme tė forcave bashkvepruese nė gjirin e NATO-s, si dhe ato tė formacineve tė UĒK-sė.


Libri i Ylli Polovinės, si gjini letrare, ėshtė fare pranė romanit historik, sikundėr karakterizonim dikur llojet e prozės sė gjatė. Ai pėrshkruan me besnikėri ngjarje dhe fenomene, nė njė kohė tė caktuar, autorėt e tė cilėve identifikohen lehtė nga ēdo lexues. Pa tjetėr qė Yllit i ėshtė dashur tė shfletoi edhe dokumente e rubrika tė asaj periudhe, tė pasqyruara nė organet e ndryshme tė medias vendase e asaj botėrore. Por tė dish tė hulumtosh nėpėr kėto humbella, tė duhet tė kesh vėshtrimin e prozhektorėve si dhe aftėsi tė shquara intelektuale pėr tė pėrceptuar e arritur nė pėrgjithėsime me vlerė, kur tė duhet tė shqyrtosh dhe taktikėn dhe strategjinė e hartuar nga shtabe lufte,vendime luftare tė atypėratyshme me njė tejpamėsi tė habitshme, qė kanė nė krye personalitete tė shkencave ushtarake, por edhe shtetėrore, edhe diplomatike.


Por edhe nė portretizimin e personazheve Ylli Polovina ėshtė njė shkrimtar realist. Ai kurrėsesi nuk e lė penėn e vet qė tė na i paraqesė personazhet bardhė e zi, siē ndodh rėndom nė kėtė gjini letrare. Pėrkundrazi, Ylli ėshtė i aftė tė depėrtojė deri nė botėn e brendėshme tė heronjve, tė gėrmoi nė shpirtin dhe memorjen e tyre pėr tė ndjerė ēdo pėrjetim, regėtimė, pėshpėritje, luhatje, gėzim, disfatė,dhimbje, trullosje, tėrheqje, pėrzhitje, fatbardhėsi ose tradhėti. Dhe, qė tė gjitha kėto synime letrare autori i arrin me njė gjuhė tė drejtpėrdrejtė, tė hapur, por tė mbushur me lėngun e jetės sė pėrditėshme dhe tė tejpamshme me metafora e pėrjetime poetike, aq sa herė-herė faqe tė tėra hartohen si poezi dhe vlejnė si shėmbull pėr krijuesit e rinj nė kėtė fushė.


Atdheu ėshtė fati im, atė s’ia kam lypur askujt


Nė qendėr tė romanit, protagonisti ėshtė Shpėtim Golemi. Ēuditėrishtė, qė nė kreun e parė tė veprės, ashtu siē na e vizaton portretin e Shpėtimit autori, mua m’u faneps portreti i Napolon Bonopartit tek vepra e Tarlesė. Njė mesoburrė trupshkurtėr, i ngjeshur nė shpatulla, syzhbirues, kėtu gjakftohėt e atje zhurritės, i vendosur, kėmbėngulės, i papėrkulur, guximtar dhe largėpamės. Ē’do t’i duhej tjetėr? Hė, po, njė ushtarak i lindur nė njė djep familjar ku kanė pas pėrkundur dikur dhe heronj tė luftrave pėr liri e mėvetėsi tė Shqipėrisė, njė ish skėndėrbegas nė moshėn e adoleshentit, njė kursant i dalluar pėr oficer, njė student i shkėlqyer i anglishtes, njė oficer i suksesėshėm karjere, deri sa arrin nė detyrėn e Shefit tė Katedrės nė njė nda departamentet e Akademisė Ushtarake tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Popullore tė Shqipėrisė. Kuadėr qė njihte taktikėn e gjithė llojeve tė armėve e shrbimeve tė ushtrisė, qė llojet e luftimeve, taktikat dhe strategjia ishin fushat ku ai loste pėr ditė “pingpong” jo vetėm me studentėt pėr akademikė, por edhe me teoricienėt e shquar tė kohės.


Nė periudhėn e pėrmbysjes sė sistemit totalitar, vjen njė ēast dhe nga mbrapėshtitė e administratės kėpushė burrokratike, qė s’donte t’ua lėshonte karriket mė tė diturve e mė tė rinjve, Dilaver Goxhai (Shpėtim Golemi i nesėrm) mbetet pa punė. Si qytetar me shpirtin plot atdhedashuri e kokėn plot-pėrplot dituri, ngulmon dhe, duke mos iu tutor lodhjes dhe fatit, pranon tė jetė fillimisht banakjer nate nė njė local tė Tiranės dhe mė vonė mėsues i gjuhės angleze, mėsues rezervė praėn Drejtorisė Mėsimore tė qytetit tė Tiranės, deri sa emėrohet definitiv diku nė Kodėr Kamėz. Koha rrjedh si lumi dhe ja, Dilaveri, qė jeton me fatet e popullit tė vet, tronditet kur mėson pėr barbarinė dhe masakrėn e ushtrisė serbe nė Prekaz, nė 7 Mars 1998.

 

Vetėm nga fisi i Jasharajve u vranė 56 vetė, midis tė cilėve 28 gra e fėmijė. Njė fis pėrballė njė ushtrije. Ē’bėhet kėshtu me vėllezėrit tanė kosovarė? Kjo pyetje e mundoi gjatė Dilaver Goxhain. Netėve, kur kthehej nga Kodėr Kamza ku jepte mėsim, nė shtėpi nuk e zinte gjumi. Ē’po bėhet me shqiptarėt e trungut amė, ē’ėshtė kjo heshtje nė kėtė gjamė? Vet pyeste, vet pėrgjigjej. Me aq sa lexonte shtypin, qeveritarėt tanė, gjasme, bėnin njėrin vesh shurdh e njėrin sy qorr. Iu kujtua shprehja: “Politika ėshtė kurvė” dhe pėshtyu tutje, sa qė e shoqja e qortoi. Qė atė natė, kur tė jerėt ranė nė gjumė, u ul e shkroi artikullin: “Kosovarėt u detyruan tė shpėrthenin luftėn”. Trokiti nė tė gjitha redaksitė e gazetave tona, askush s’pranoi t’ia botonte. Nė kėto vajtje-ardhje nėpėr redaksi, e kish pėrsėritur dhjetra herė atė fjalėn e turpshme pėr politikėn. Po ja, artikullin e mėsipėrm ia boton “Rilindja”. Kaq u desh. Boton rishtaz, aq sa tėrhoqi vemendjen e mbarė publikut, jo vetėm brenda vendit. Kjo rrugė e ēoi tė lidhet me kosovarėt dhe, njė ditė prej ditėsh, nė shkurtin e vitit 1999, bashkė me Hashim Thaēin, Kadri Veselin (shef i shėrbimit informative tė UĒK-sė), Brdhyl Tahirin (oficer i ushtrisė shqiptare) dhe disa ish-oficerė shqiptarė tė armatės jugosllave nisen dhe, pas peripecive tė shumta, gjendet nė Kosovė, nė Divjakė tė maleve tė Berishės, nė qendrėn e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ku nis tė kryej detyrėn e zevendės shefit tė atij shtabi.


Qysh nga kjo ditė, nga njera faqe e librit nė tjetrėn, lexuesi ndjek, si tė ishte bashkė me tė, jetėn dhe veprimet e Shpėtim Golemit (Dilaver Goxhait) nė shtab, duke ngrėnė njė herė nė ditė, si gjithė luftėtarėt dhe populli nėpėr male ku luftonte UĒK-ja; duke punuar natėn pėr tė hedhur nė harata plane taktike; duke punuar strategjinė pėr veprimet e brigadave tė UĒK-sė; duke pritur e pėrcjellė drejtues e komandantė; duke polemozuar me Hashim Thaēin, apo me Bislim Zyrapin pėr marrje vendimesh luftarake e mė vonė me Agim Ēekun pėr tė gjetur dhe vendosur varjantin mė tė mirė taktik nė veprime, pėr tė pėrballuar sulmet gjakėderdhėse tė serbėve dhe pėr tė mbrojtur popullsinė, qė kish braktisur trojet familjare dhe strehohej nėpėr pyje; pėr t’u siguruar kėtyre ushqime dhe ilaēe, si dhe pėr tė furnizuar repartet e brigadat Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me armatime e me municione. Po ashtu, protagonistit tė librit i takojnė edhe veprime individuale, qė dėshmojnė pėr personalitetin e tij si qytetar, si shqiptar dhe si i vetsakrifikuar me vetėdije tė lartė, tė cilat autori ka ditur t’i kapi e t’i qėmtoi. Kėtu bėjnė duk lėvizjet e shpeshta tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, nga rreziku i agresionit tė ushtrisė serbe, apo pėr tė qenė sa mė afėr trupave qė drejtonte ai shtab dhe, njiherėsh vėrehet se si Shpėtimi bashkė me kolegėt marshojnė natėn, nėn breshėrinė e predhave tė armikut, si gjenden edhe nė vijėn e parė tė frontit duke luftuar me armė pėr ditė tė tėra, ashtu siē kemi vėnė re qė sa pa hyrė mirė nė trojet kosovare u rrezikua dhe se si bashkė me shoferin , falė guximit tė tyre shpėtuan, kur makina me tė cilėn udhėtonin doli nga rruga dhe fluturoi nė gjirin e njė ujėmbledhėsi.


Shpėtim Golemin nė faqet e librit lexuesi e ndjek tek vepron dhe gjykon bashkė me Bislim Zyrapin, shefin e shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, me Kadri Veselin, me Adem Shehun e Hashim Thaēin, me Bardhyl Tahirin, Rahman Ramėn e Agim Ēekun, me Sulejman Selimin e Sami Lushtakun, me Ramush Haradinaj e Sabit Gecin, mė Muharem Mustafėn e Mustafa Gashin, bacė Sokol Dubrunėn e komandant Ferrin, me Ahmet Qeriqin e Martin Ēunin, me Nezir Myrtėn, Azem Sylėn e Jakup Krasniqin, me Indrit Carėn e Rame Kucėn, me Berat Luzhėn dhe shtabin e Divizionit shqiptar nė Kukės, me atasheun tonė ushtarak nė Turqi e atė boshnjak, i shkruan letra Uesli Klarkut, komandantit tė NATO-s, nė emėr tė Shtabit tė tyre tė Pėrgjithshėm, komunikon me Shon Bėrns e me oficerat ndėrlidhės tė NATO-s me UĒK-nė si dhe oficerat anglezė qė erdhėn nė Divjakė pėr tė pėrgatitur bisedimet midis NATO-s dhe UĒK-sė si dhe me ata amerikanė, ku djali i tij ėshtė shoqėrues dhe pėrkthyes i tyre. Janė me dhjetra personazhet realė, me tė cilėt merr dhe jep Shpėtim Golemi si zevendės shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe gjithmonė, edhe nė situatat mė tė vėshtira, pak kush e dinte se ai ishte nga Tirana, nga qė ai jetonte, punonte e luftonte si kosovar, sepse gjithmonė e pat ndjerė veten shqiptar e bir shqiptari, qė pėr tė do tė thosh se e dinte bukur mirė kufirin e vatrės mėmėdhetare dhe pėr kėtė vatėr, ashtu si edhe e dėshmoi mė shumė se nė njė rast, ishte gati tė derdhte gjakun si me le. Jo rastėsishtė, kur njė nga drejtuesit e Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Kosovės, i propozoi Dilaver Goxhait pėr tė punuar nė Prishtinė, si gazetar partiak, ky i ktheupėrgjigjen: “Erdha kėtu se dėgjova zėrin e Atdheut, ai nuk zgjidhet, ėshtė fati im, atė s’ia kam lypur askujt dhe nuk kam ardhur t’u shėrbej partive!”.


Pėrbrėnda njė zemre – krejt mėmėdheu


Si e kam pėrfunduar sė lexuari pėr tė dytėn herė librin e Ylli Polovinės, tek thith cigarin, i pėrhumbur nė mbresat qė kam pėrfituar, tek tund lehtas kryet, jo pa habi, vetvetiu shqiptoj nėn zė: Brėnda njė zėmre krejt mėmėdheu! Si i nėpėrmenduar nga njė ėndėrim, ato fjalė i shqiptoj rishtaz dhe e dėgjoj zėrin tim. Mė tingėlloi bukur, po a ishte i saktė ky mendim? Thitha pėrsėri cigarin, ndoqa tymnajėn, qė dredhonte kuturu, sipas rrymės sė ajėrit nė dhomė dhe pėrhumba nė motin, kur Koloneli Dilaver Goxhai, tashmė me emrin ShpėtimGolemi, niset nga fare pranė shtėpisė time nė rrugėn “H. Hidri” nė Tiranė, pėr larg. Nė makinė me tė ishte Hashim Thaēi e Kadri Veseli, po nė retinėn e syve kolonelit iu fiksuan edhe ca gra e fėmijė nė dyert e partave tė asaj rrugice tiranase, qė pėrshėndesnin me duar ata qė iknin, a thua edhe ata e dinin misionin e tyre! Dhe nė s’e dinin e ndjenin, edhe nė gjokset e tyre rrihnin zėmrat. Nė portat e zemrave, vetėm zemrat trokasin. Nė ato ēaste, zemra e kolonelit patjetėr qė ishte zmadhuar tej mase, ajo lypsej tė nxėnte edhe zemrat e atyre qė sapo e pėrshėndetėn. Po vėshtrimi i zinte kudo tė njohur, njerėz tė dashur, jo vetėm nė rrugėt e Tiranės, por edhe nė Qafė Krabė, nė Elbasan, nė Librazhd, nė Rajcė, nga filloi marshimin nė kėmbė, kudo. Dhe fytyrat e tyre tė shtrenjta i fiksonte nė retinėn e syve, ashtu siē pėrfshiu me njė vėshtrim edhe malin e Stėrblevės, edhe atė e morri me vete. Po me vete Shpėtim Golemi kish marrė trollin amė, Shqipėrinė e pėrkėtejme, me njerėz, male e fusha, me lumenj e kodra. Mėmėdheu, oh, ishte tejet mė i madh dhe ai ish nisur pikėrisht qė ta fuste nė gjirin e vetė tėrė kėtė hapėsirė! A s’kish kuptim qė njė njeri, njė dru, a njė gur i kėtyre anėve tė ishte mė i ēmuar a mė i mirė nga njerėzit, drurėt dhe gurėt e atyre anėve, qė padrejtėsishtė patėn mbetur tutje truallit amė, qysh nė motin e pabesė 1913!


Dhe unė, tek shfletoja faqet e librit, ndjeja jo thjeshtė pulsing e zemras tė Shqpėtim Golemit, por edhe regėtinat e zemrės tė Ylli Polovinės, qė ecėn pas gjurmėve tė heronjve tė tij. Kjo pėrshtypje ėshtė aqė e fortė, sa qė nuk mendoj se i pari ka ndjerė tė ftohtin e erės dhe borės nė natėn e errėt tek ngjiteshin Stėrblevės, se sa i dyti, aq sa mė ngjan se qė tė dy bashkė heroi dhe autori, e kanė zbritur atė mal, duke i shndėruar kapotat nė “slita”, pėr tė arritur sa mė shpejtė nė bazėn sekrete atje, nė Fjerishtė tė Strugės. Nė rrokopujėn qė ndodhi, fare afėr postės sėrbe, nė pėrpjekjen pėr kalimin nga Maqedonia nė Kosovė, kur makina shkau e u pėrmbys e ra nė liqen, nė mos brėnda nė makinė me udhėtarėt, diku aty praėn ka qėnė edhe Ylli, i cili i ka ndjekur me ankth veprimet e Shpėtimit, pėr tė dalė me automatik nė dorė nga makina e zhytur me rrota pėrpjetė nė ujė. Gjithė ato veprime pėr tė mbijetuar vetė Shpėtimi, si dhe pėr tė nxjerrė shokun e plagosur rėndė, teksa gjaku i buēiste nga hundėt dhe veshi, dėftojnė se ai ishte nisur drejtė Kosovės jo pėr tė vrarė, por pėr tė shpėtuar vėllezėrit e gjakut, pėr tė mposhtur genocidin, pėr tė shpurė gėzim nė ēdo vatėr kosovari, pėr t’iu gėzuar lirisė dhe mėvetėsisė bashkė me ata. Dhe vetvetiu, ende pa e marrė detyrėn e zėvendės shefit tė Shtabit tė UĒK-sė, me njė intuitė tė vetvetishme, me njė guxim prej njė njeriu tejpamės, sa ushtarak, aq edhe paqėsor, me njė shpirt tė butė si tė njė fėmije, sapo mbledh veten nga gjėma qė i panė sytė, tek robėrit gremiseshin nga karroceria e mjetit me tė cilin ishin trasportuar pėr t’u ekzekutuar, urdhėron qė t’u bėhet gjyqi, t’u merren deklaratat dhe tė lirohen… Tė lirohen robėrit tradhėtarė! Po, po, tė saktėsohet, se ne shqiptarėt, kosovarė e labė, cilėtdo nga soji jonė, s’jemi gjakatarė, por njerėz humanė, qė nuk mund tė imitojmė kriminelėt e Millosheviēit, qė masaktuan gra e fėmijė, jemi luftėtarė pėr ēlirim dhe vėllazėrim. Po, ku e hodhi hapin Shpėtim Golemi dhe nuk la gjurmė tė pashlyeshme tek individėt dhe tek vetė banorėt e fshatrave dhe tė krahinave tė Kosovės! Lexuesi do tė ndjekė njohjen e tij me Ejupin, qė u arrestua vetėm se qėlloi me breshėri automatiku, nga dėshira pėr tė ndaluar makinėn ku ai udhėtonte, vetėm e vetėm qė tė pėrqafonte njė tė ardhur nga Tirana. Do tė jetė ky njė nga personazhet, pėr tė cilin nė libėr do tė derdhet poezia si poleni i luleve nė lėndinė, nė faqet e librit, aq sa ai bėhet i dashur jo vetėm pėr kolonelin, i cili e merr qė atė moment si ajutant, por edhe pėr Yllin, edhe pėr mua, edhe pėr cilindo lexues.


Jo mė pak mbresėlėnėse janė faqet qė hedhin dritė mbi figurėn e Indrit Carės, nga Kavaja, djaloshit qė lufton nė vijėn e parė nė mal tė Gallushės, njė stėrnip i Mustafa Carės (kosovar), qė pat shoqėruar Ismail Qemalin nė ditėt e ngritjes sė flamurit nė Vlorė. Ish skėndėrbegas, kursant e mė pas oficer zbulues, si pat emigruargjashtė vjet nė Itali dhe nė Londėr, qė andej “e zuri gjaku” i masakrave tė sėrbėve nė Prekaz e Dukagjin dhe fluturoi dhe zuri vendin e vet nė rreshtat e komandantėve tė UĒK-sė, pėr tė mbetur nė ato troje si symbol i vetėflijimit pėr lirinė dhe mėvetėsinė e Kosovės. Pena e Ylli Polovinės shndėrohet nė penelatėn e piktorit dhe pėrpara nesh shfaqen madhėshtore tabllo kompozicionale, qė herė-herė na shndėrohen nė gravura mbresėlėnėse. Po me tė tillė forcė artistike pasqyrohen situatat qė kalon Baca (Sokol Dobruna), Drejtor i Drejtorisė Juridike pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, njė personalitet i shquar i luftės pėr lirinė e Kosovės dhe bashkim me shtetin amė. Njėherėsh ai nė libėr na skalitet si njė personazh me individualitet letrar e artistik, tejet i admirueshėm dhe, pėrjetėsimet e tij vetjake kalojnė drejtpėrsėdrejti nė shpirtin e lexuesit. Irredentist i pėrjetshėm, ai dhe vėllezėrit e tij e ngrysin jetėn nė burgjet sėrbe dhe, kur mundi e gjeti rastin, edhe pse 59 vjeē, duke qėnė magjistėr, i cili i pat kryer studimet juridike nė Kroaci, e gjeti vendin e vet nė radhėt e UĒK-sė. Nė marėdheniet e Bacės me Shpėtimin, autori i librit ka qėmtuar thellė nė psikologjinė dhe karakteret e tyre, pėrmes njė figure tė ndėrmjeme, gati anonime, por qė shpalos madhėrishtė vetitė dhe virtytet e heronjve tanė. Njė biznesmen kosovar nė Tiranė, pėr aq sa di ai (i cili ėshtė nė lidhje me UĒK-nė dhe nė shėrbim tė saj) gjykon se njė i burgosur nga UĒK-ja duhet patjetėr tė pushkatohet, tė pushkatohet njė sekondė e mė parė. Pėr kėtė i kėrkon Shpėtim Golemit nė telefon qė ky tė japė urdhėrin pėr pushkatim. Eh, po ai nuk e di se formimi gjenetik dhe intelektual i kėtij heroi, sado i ēartur nė trimėri dhe inisiativė, ėshtė i tjetėrsojt, i tjetėr brumi, paēka se ruan respektin pėr bashkėbiseduesin qė i telefonon nga Tirana. Biseda e thjeshtė, por zėmėr pėr zėmėr me Bacėn, hedh dritė mbi shpirtbardhėsinė e bazuar mbi parimet e drejtėsisė, gjė qė shpije jo nė pushkatimin e tė burgosurit, por nė lirimin e tij, sepse u vėrtetua qė ai nuk kishte qenė dezertor nga UĒK-ja dhe mė vonė ai i akuzuar pėr dezertor shndėrohet nė hero.
Qė Shpėtim Golemi, sapo vuri kėmbėn nė trojet e Kosovės tonė, e ndjeu se ish nė shtėpinė e vet dhe gjithė banorėt i kishte tė afėrm tė gjakut dhe pėr ta, si dhe pėr luftėtarėt e UĒK-sė, do mendonte dhe do vepronte si pėr sivėllezėrit. Autori, veē tė tjerave, e vė atė nė mardhėnie buzė mė-buzė e shpirt-mė-shpirt me figura me peshė nė luftė, siē ėshtė Sokol Dobruna. Kjo vjen njė ēast dhe luftėtari sypatrembur e jurist e ndjen se ja, lufta po mbaron, ndėrkaq lufta pėr pushtet nis me etje pėr poste e lavdi, gjė qė i sjell neveri, dhe ia hap zėmrėn mikut tė ardhur nga Tirana. Shpėtim Golemi, qė ka ndjekur nga afėr bėmat, sjelljen dhe ėnėdrimet e gjithėsecilit, me aftėsinė e pedagogut psikolog, parandjen gulēet e thella munduese tė mikut dhe merr tė tilla masa parandaluese, qė jo vetėm Sokoli tė mos vetėsakrifikohet, siē saktėsishtė ai e pat planifikuar, por tė mbijetojė dhe mė vonė tė kthehet pėrsėri nė shtab.


Tė tilla tabllo plot dramacitet, nė veprėn e Ylli Polovinės janė tė panumurta dhe gjithėsecila ėshtė nė funksion tė paraqitjes realiste tė asaj epopeje gjėmimtare pėr ēlirimin e Kosovės, si dhe tė portretizimit tė karaktereve aq tė ndryshėm, aq tė veēantė. E, mbi tė gjithė, nė qėndėr tė vėmėndjes sė shkrimtarit qėndron Shpėtim Golemi, jo se ėshtė kolonel, jo se ka ardhur nga Tirana, por nga qė veprimtaria e tij si ushtarak, specialist, kuadėr i shtabit tė UĒK-sė ėshtė e pandarė nga figura e tij si njeri, si qytetar i botės sė re, si demokrat i kulluar, sa edhe si shqiptar i epokės sė Rilindjes, nėpėr mushkritė e tė cilit rjedh ajri qė vibron nga poemat e Naim Frashėrit dhe kėnga qė del nga kėnga e mitralozit tė Karadakut (Xheladin Beqirit), Mustafa Matohitit, Asim Zenelit, Asim Vokshit, Ganimet Vendreshtit, dajos tė tij, Kamber Dinaj, vrarė me Karadakun e gjithė heronjve tė kombit shqiptar, nga Rafshi i Dukagjinit, Shala e Bajgorės, Preshėvės, Hot e Grudė, Kumanovė, Shqipėri e Ēamėri. Se ėshtė pikėrisht kėshtu, se ėshtė brumosur me kėto ideale, se ėshtė i formuar me kėtė botėkuptim, ai pėrballon jo vetėm punėn e rėndė e me shumė pėrgjegjėsi tek e ngrys dhe e gdhin nė “studjot” malore, ku gjėmojnė bombardimet e vėrshėllimat e plumbave, duke planifikuar e hedhur plane nė harta, duke marrė e dhėnė urdhėra pėr lėvizjen e brigadave dhe tė njėsive tė tjera tė UĒK-sė pėr luftėn partizane, sulme e kundėrsulme, apo mbrojtjen e ēdo pėllėmbe kur e lypte nevoja, por ai arrin tė pėrballoi edhe cmirėn, paaftėsinė, intrigėn, apo cektėsinė e individėve, qė mbase rastėsishtė u gjendėn diku nė UĒK dhe e kėshillonin qė nė mardhėnie me ndėrkombėtarėt tė mos e emėrtonte veten me pseudonim, por tė jepte emrin e tij tė vėrtetė, Dilaver Goxhain, sepse “nesėr do tė tė harroi historia”. Por jo, jo, djali i Labėrisė nuk kish shkuar nė Kosovė ta merrte historia, ai donte qė ashtu si ndėr shekuj, historia e Kosovės martire tė shkėlqente me dritėn mė verbuese pėr armiqtė e sajdhe tė fitonte lirinė e mėvetėsinė, edhe pse ky vet mund tė jepte jetėn nė luftė. Kjo ishte ėndra e Shpėtim Golemit, heroit tė ditėve tona, prandaj dhe e lanė nė harresė, e shtėmėngėn nga evidencat emrin e Dilaver Goxhait dhe e shuan, si shuhet njė numur arithmetike i shkruar me shkumės nė tabelėn e klasės. Por, oh, Dilaveri mbajti fort nė zėmrėn e vet mėmėdheun, tė gjithin, me njerėz, me gurė e drurė dhe vetvetiu mbetet i pėrjetshėm edhe nė sajė tė veprės sė bukur tė Ylli Polovinės.


E tėrė familja nė luftė pėr ēlirimin e Kosovės


Ėshtė me interes pėr lexuesin e librit tė Ylli Polovinės, qė tė mėsoi se si nė tė vėrtetė, gjat kohės sė luftės pėr ēlirimin e Kosovės nga ushtria agresore e Sėrbisė, morrėn pjesė me dhjetra e dhjetra nga krahina tė ndryshme tė vendit amė, tė cilėt shkuan atje vullnetarė, midis tė cilėve pėrmėndim edhe luftėtarėt e kuadrot e shquar pėr drejtimin e luftimeve tė ndryshme, siē ėshtė komandant Adem Shehu nga Farka e Tiranės, Indrit Cara nga Kavaja (dėshmor), Astrit Suli nga Berati (dėshmor), Dashamir Alliu nga Librazhdi, Adem Dahri nga Ēamėria, Tahir Sinani nga Tropoja (dėshmor), Genci Sefa nga Lushnja, Bardhyl Tahiri nga Shkodra e Kolonja. Por kėta e shumė tė tjerė pak janė zėnė nė gojė nga pėrfaqėsuesit e propagandės qeveritare, tė cilėt vijojnė lojacakun: “lere sot se kemi kohė nesėr” deri sa harresa bėhet zotėruese dhe qeveritarėve tanė u shkojnėpunėt vaj, sidomos kur ndėrkombėtarėt u buzėqeshin.


Po nuk mund tė mos pėrmėndet fati i njė familjeje tė tėrė, siē ish ėshtė ajo e ish ushtarakut tė Forcave tona tė Armatosura, shef katedre nė Akademinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm, kolonel Dilaver Goxhai. Si gjeti pseudonimin Shpėtim Golemi, me ndihmėn e gazetarit tė “Rilindjes”, Ramush Tahiri, nė Tiranė, i tregon gruas njė pasaportė fallco, gjasme me anėn e sėcilės po nisej pėr nė Zvicėr dhe u humb fėmijėve nga sytė. Ndėrkaq, i biri, Dritani, qė pat mbaruar shkollėn e aviatorėve nė Vlorė, ndodhej nė Greqi duke bėrė praktikėn fluturuese. Kur kthehet, Dritani, tek hetonte pėr tė zbuluar udhėkryqet nėpėr botė tė babait, Dilaverit, ra nė kontakt me kosovarėt e kėtushėm tė UĒK-sė dhe u bind qė i ati ishte nė luftė nė Kosovė. Foli nė telefon me tė dhe, si u bind, bisedoi me katėr nga shokėt e tij oficerė dhe vendosėn edhe ata tė ndiqnin rrugėn e kolonelit. Por nė Kosovė, mirėpritėsit i caktuan nė formacionet sulmuese qė mėsynin nga toka amė, larg Shtabit tė Pėrgjithshėm, ku drejtonte edhe Dilaveri. Dritani kontakton me tė atin pasi mbaron lufta, merr pjesė nė aktivitetet pėr ristrukturimin e UĒK-sė dhe emrohet si pilot nė Krahun Ajror tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės. Por gjatė luftės Dritani ishte njohur edhe me luftėtarė e kuadro nga rajoni i Preshevės. Paqja, pas bombardimeve nė Prishtinė e Beograd nga NATO, nė bashkveprim me UĒK, u vendos nė Kosovė, por jo nė Preshevė Siē u pa aēik, vullnetarėt luftėtarė, tė ardhur nga Shqipėria, apo vise tė tjera, ata qė e morrėn pushtetin, pas luftės i harruan, i lanė “tė lirė” si tė shkonin nė punėt e tyre. Por nė vetėdijen e Dritanit ish formuar bindja se pa u ēliruar edhe Lugina e Preshevės, lufta s’kish se si tė mbaronte. Dhe u nis pėr nė Preshevė aq i vetėdijshėm, sa qė disa herė, drejtues tė lartė tė UĒPMB-sė patėn thirrur edhe Dilaverin, qė tė rrinte nė shtabin e luftės, e cila duhej dhe do tė vazhdonte. Dilaveri kish shkruar e botuar nė organin “Ēlirimi” artikullin: “Cila duhet tė jetė strategjia jonė nė Preshevė?”, luftė qė nisi mė 21 janar 2000. Dilaveri mund t’u gjėndej si konsulent sa herė qė ata ta kėrkonin, por qė tė radhitej me ta, nuk e quajti tė udhės. Ja tek ishte i biri, tashmė edhe ai me pėrvojė. Dhe, i mirėkuptuar me ta, Dilaveri u kthye nė Prishin. Gjithė atė komunikim me shokėt e luftės, djalin dhe me veten, tėrė atė preokupim dhe ide nuk mund ta tregojė askush mė mirė se Ylli Polovina.


Po edhe Dritani, pasi kish marrė pjesė nė luftimet nė Luginėn e Preshevės, pėr gati njė vit rresht, u kthye nė Tiranė pėr t’u mjekuar, nga qė gishtrinjtė e kėmbėve ishin bėrė gjak nga hematoma dhe me zor qėndronte nė kėmbė. Nė atė gjendje as qė mund tė kryente detyrėn e komandantit tė nėnzonės me qendėr te kodra e Shėn Ilisė mbi Vranjė. Dhe ja, tek rrinte shtrirė nė divan, nė familje bie zilja e telefonit dhe Dritanin e kėrkojnė “pėr njė kafe”. I lutet bashkėbiseduesit , ish-shok i tij i luftės nė UĒK, qė t’i vinte nė shtėpi, por ai ngul kėmbė qė Dritani tė shkoi nė takim. Dhe ky vishet e del, e takon dhe ja, sa hedhin bashkė disa hapa, qė tė dy arrestohen nė bulevardin e Tiranės nė mesditė, por “shoku” lirohet, edhe pse atij iu gjet arma pa leje, ndėrsa Dritan Goxhai, luftėtari sypatrembur nė Preshevė, djali i heroit tė luftės nė kosovė, i biri i njė familje me tradita tė shquara atdhetare, do tė rrinte nė burgun 316 nė Tiranė pėr 13 muaj, edhe pse u bėnė disa seanca gjyqėsore, edhe pse u fol pėr kėto probleme me Presidentin e Republikės, me ish Ministrat e Mbrojtjes, me kryetarin e SHIK-ut, ish kryeministrin, me zevendės Ministrin e jashtėmpor, i cili gjat luftės nė Kosovė ishte Ministėr Mbrojtje, me ambasadorin amerikan, etj. Pėr aktin e ulėt tė qeverisė dhe policisė shqiptare shkruan edhe disa gazeta, sidomos “Shekulli”. “Republika”, “Gazeta Shqiptare”, “Spektri”; u dhanė edhe intervista nė TVA dhe “Koha” nga gazetarėt Mentor Kikia dhe Aleksandėr Ēipa; dha njė kronikė tė zgjatur edhe Telenorba, bile u bė edhe njė filmim nga gazetarėt e Kosovės nė trashetė e luftės nė Luginėn e Preshevės me bashkluftėtarėt dhe komandantėt e Dritanit, tė cilėt i bėnin thirrje qeverisė shqiptare t’u lironte komandantin me pseudonimin “Shqipėria”, dhe qė u trasmetua nga TVA; edhe veteranėt e UĒK-sė bėnė protestė masive para zyrės pėrfaqėsuese shqiptare nė Prishtinė me banderola, ku shkruhej “Lironi komandant Dritanin”. Ky ėshtė rast unikal nė historinė e shtetit shqiptar qė ēlirimtarėt protestojnė kundėr shtetit amė! Por jo, jo, ai, Dritan Goxhai, qė ishte kėmbėngulės pėr vazhdimin me vendosmėri tė luftės pėr ēlirimin edhe tė Luginės sė Preshevės, qė ish radhitur nė listat e ndėrkombėtarėve si terrorist, tė dhėna nga ish-kolegėt dhe ish-eprorėt e Dilaverit gjatė luftės, Dritani kurrėsesi nuk duhej tė lirohej.
Ndėrkaq dhunė dhe egėrsi ushtrohej edhe ndaj babait tė Dritanit nė Prishtinė (para se tė ktheheshin nė Tiranė nė mesin e vitit 2000). Nė banesėn ku vet ish drejtuesit e luftės e kishin strehuar, ata i prenė dritat dhe ujin, qė tė ikte nga Kosova dhe tė merrte me vete edhe tė birin me gjithė familje. Miq e shokė tė stisur, me demek se i qanin hallin, i kujtonin se i biri, Dritani, ishte mirė tė largohej nga Presheva dhe tė hiqte dorė nga lufta pėr Luginėn e Preshevės dhe bashkimin e saj me Kosovėn. Po nė ato ditė, tė birit i vjedhin makonėn, ku ishin ngarkuar edhe kopjet e librit qė do te promovohej nė Prishtinė: “Rruga qė mė ēoi nė radhėt e UĒK-sė”, enkas qė ky promovim tė sabotohej. Ca mė tepėr, kur njė nga “tė afėrmit”, njė kosovar, e vė nė dijeni Dilaverin se, i biri i tij, Dritani, qėnkej nė njė listė si irridentist e terrorist bashkė me dymbėdhjetė persona tė tjerė dhe, madje nė krye tė listės. Kėshtu qė Shpėtim Golemin, heroit tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, tani qė shumėkush i kish pėrvetėsuar atributet e ēlirimtarėve dhe kish siguruar edhe poste mė tė larta nė strukturat shtetėrore tė pasluftės, kosovare e ndėrkombėtare, tani qė Shpėtimin e njihnin tė gjithė ngado si koloneli lab Dilaver Goxhai, po e trajtonin si njė njeri tė padėshiruar nė ato nahije, po bėnin ēmos qė ai, nė mos sot, nesėr, t’ia mbathte pėr nė Tiranė. Dhe, qė kėto pėrpjekje ishin tė qėllimshme e tė programuara nga drejtues dhe politikanė tė lartė shqiptarė, si nė Prishtinė edhe nė Tiranė, u duk fare haptazi, kur edhe Mirveten, bashkėshorten e kolonelit, specilistia e parė pėr laboratorin e raketave kėtu, e pushuan nga puna me porosi tė Majkos, pa as njė motiv. Oh, jo, motivi ishte i qartė: Dilaver Goxhai, mblidhe familjen, nga e ke e nga s’e ke dhe shporru, nuk ke mė Atdhe, ndryshe, po ndejte kėtu nuk dotė kesh burime jetėsore. Akoma ca mė tepėr: na ler neve kėtu, qė jemi zotėr shtėpije se dimė vet si t’i kullandrisim punėt, nė mirėkuptim me ndėrkombėtarėt, sidomos me ata fqinjė, qė atė ēėshtjen e Preshevės e kanė mbyllur me kapak floriri!


Pėr pėrfshirjen fizikisht e shpirtėrisht tė tė gjithė pjestarėve tė familjes Goxhai nė veprimtarinė e drejtpėrdrejtė, apo tėrthorazi pėr ēlirimin e Kosovės, ėshtė me interes tė vihet nė dukje edhe fakti qė vet shtėpia e Dilaverit (kur ai ndodhej nė Divjakė tė Berishės, nė Shtabin e Pėrgjithshėm) u kthye ne njė qendėr pėr grumbullimin e lajmeve dhe vlerėsimeve kombėtare dhe botėrore pėr luftėn nė Kosovė, sistemoheshin dhe i lexoheshin Dilaverit ēdo natė, nė orėn dy tė mesnatės, i cili i regjistronte nė shiritin e telefonit-faks tė shtabit. Pastaj koloneli i zbarthte dhe ia dėrgonte gjithė formacioneve tė UĒK-sė nė komunikatėn e pėrditėshme tė ēdo mėngjesi pėr tė ngritur moralin e luftėtarėve dhe pėr tė rritur besimin tek lufta qė bėnin, duke u thėnė se jo vetėm tėrė kombi ynė, por e gjithė bota ishte me ne. Dhe kėtė informacion ia grumbullonte, duke ndjekur shuėm medja botėrore nė TV e bija, nė atė kohė lufte maturante, me mėmėn e saj dhe me Dritanin (deri sa ai ish pa u nisur ende nė front). Po ashtu, ajo banesė u kthye nė njė vatėr bujare e pėrkujdesėse edhe pėr familjen e major Adem Shehut, i cili edhe pse ishte nė krye tė Brigadės 153 tė UĒK-sė nė malėsinė e Gollakut, si rjedhojė e luftimeve tė pandėrprera me armatėn serbe, nuk gjente kohė tė lidhej me familjen, dhe pėr fatin e tij ishte tejet e shqetėsuar jo vetėm gruaja e vet dhe tė dy djemtė e vegjėl, prindėrit dhe vėllezėrit e tij, por edhe vet Dilaveri, qė akoma nuk kish gjetur dot gjurmėt e kėtij kuadri tė devotshėm dhe kur mė nė fund lidhen nė telefon, mė shumė qanin se sa bisedonin. Nga gėzimi qė nuk ishte secili i vetėm.


Jeta e Dilaver Goxhait, Adem Shehut, Indrit Carės, Tahir Sinanit, Bardhyl Tahirit dhe tė dhjetra e dhjetra vullnetarėve qė u shkuan nė ndihmė vėllezėrve kosovarė gjatė luftės kundėr barbarizmave tė shovinistėve sėrbomėdhenj me nė krye Millosheviēin nė vitet 1998-1999, po ashtu, hapja e zemrave dhe e dyerve tė shtėpive nga mijėra e mijėra familje shqiptare nė shtetin amė, nė pritje tė qindra mijėra tė moshuarve, grave, fėmijėve, burra, djem e vajzave kosovare, nė sytė e tė cilėve lexohej tmerri qė kishin parė nga masakrat, dėshmojnė se shqiptarizmi pėrbėn vitalitetin e vet kom bit shqiptar, vitalitet qė ngrihet mbi ēdo forcė shkatėrrimtare dhe i shndėron njerėzit nė male tė patundur, siē dėshmon gjithė historia shumė shekullore e popullit tonė heroik.


Edhe njė herė tek mendimi i Anastas Kondos


Kujtoj pėrsėri atė bisedė tė sinqertė me Anastasin, nė prani tė tė paharuarit Todi Lubonja, nė lidhje me shprehjen e tij: “Koha ėshtė e maskarenjve”. Nė librin e mrekullueshėm tė Ylli Polovinės lexuesi, pėrmes fakteve e ngjarjeve tė qėmtuara me passion e dashuri, gjen me qindra episode qė hedhin dritė mbi vetitė dhe virtytet mė tė ēmuara tė shqiptarit. Mbi tė gjitha spikat dashuria pėr trojet, tokėn, baltėn mjaltė, dashuria pėr mėmėdheun, qė dėshmohet nga qėndresa dhe aktet heroike nė luftimet e zhvilluara nė Prekaz, nė Drenicė, nė luginėn e Pagarushės, nė Gollak, nė Pashtrik, Jezercė e Topillė, Bajgorė e Anadrin, nė Glloxhan e Dukagjin, nė Budakovė e Berishė e kudo ku serbi u turr me zjarr e hekur pėr tė shkretuar vendin dhe pėr tė zbuar banorėt. Heroikė ishin tė gjithė luftėtarėt e UĒK-sė, por po kaq heroikė ishin edhe banorėt, qė edhe pse me dhunė u detyruan tė braktisnin shtėpitė, iu ngjitėn maleve ku luftonte UĒK-ja dhe aty krijuan “qytete” me plasmase (me nailon sikundėr i thonė nė Kosovė), duke krijuar banesėn e pėrkohėshmė , duke i lidhur me degėt e lisave. Po kėshtu, mbarė populli heroik shqiptar, nė trungun amė dhe ai nė Maqedoni, jetoi me drithėrimė ēdo ngjarje qė zhvillohej tej kufijve shtetėrorė, se e thėrriste gjaku stėrgjushor, dėgjoheshin klithmat e Isė Buketinit,e Ēerēiz Topullit, tė Hasan Prishtinės dhe Ismail Qemalit, tė Adem Jasharit dhe Bajram Currit, tė Karadakut e tė Qemal Stafės, tė Asim Voksjit e Ganimet Vendreshit e te mijėra heronjve te tjerė tė rėnė nė luftra pėr lirinė dhe mėvetėsinė e mėmėdheut. Kėto veti e virtyte, qė trashėgohen edhe nga brezat e sotėm, kudo nė trojet shqiptare, dritėsojnė tė sotmen por rrezėllejnė, thotė romani Ylli Polovinės, pėr tė arthmen e kombit.


Nė tė njėjtėn kohė, edhe sipas dėshmive historike dhe letrare, qė na sjell nė librin e vet Ylli Polovina, nė ditėt tona mardhėniet individ–shtet, individ-komb, janė mė tė pleksura e mė kontraditore se sa mardhėniet individ-individ, individ-komunitet. Duke qėnė se edhe sot e kėtė ditė, ata qė drejtojnė institucionet e larta tė shtetit, pėr konjuktura thelbėsorė ndėrkombėtare, por edhe pėr paaftėsi, formim tė cunguar dhe nė ndonjė rast edhe pėr vėnien nė shėrbim tė interesave tė tė huajve, pėr kėto arsye pra, edhe pse ne vet ua kemi dhėnė votėn, ata me ne, banorėt e kėtyre trojeve, qė pėrbėjmė shumicėn dėrmuese, janė mė “tė ftohtė”, ndėrsa me ndėrkombėtarėt janė mė “tė ngrohtė”. Lypsej tė ndodhte e kundėrta! Nė kėto mardhėnie individ-shtet, qėndron njė hapėsirė e zymtė, e mjegullt, ku shpesh individi konsiderohet njė hiē dhe pushtetari njė zot. Kėtu edhe e ka burimin ēdo e keqe, ēdo ligėsi, ēdo babėzi e ēdo tradhėti. Dhe vetvetiu vėrshojnė valė-valė intrigat, mosmarrėveshjet, apo marrėveshjet djallėzore, korrupsioni dhe gjithė tė zezat qė ua trishtojnė jetėn, ua ligėshtojnė shpirtin, ua varfėrojnė jetėn qytetarėve, aq sa nė kėtė terren mbijnė, rriten e lulėzojnė veset, , qė ua marrin frymėn njerėzve tė virtytshėm. Dhe nė kėto kushte dita emėrtohet me bėmat e maskarenjve: vjedhje tė pasurisė dhe pronės sė tjetrit, rrėmbim tė fėmijės sė biznesmenit, hakmarrje pėr larje hesapesh, prostitucion, shitblerje fėmijėsh jetimė, krijohen monpolet, ndalon interesi pėr prodhimet e vendit, mjerohet fermeri, rriten ēmimet nė Pazar se jemi tė varur nga tregu i jashtėm, keqėsohet gjendja social ekonomike e popullit e kėshtu me radhė. Po, nė kėtė hulli lypset tė studjohen edhe qėndrimet e sotme ndaj njerit e tjetrit akt pozitiv, fjala vjen, heroik, tė njė a disa individėve. Sot, ēuditėrisht, nga shumėkush pėrqeshen aktet sublime tė dėshmorėve dhe heronjve, nė kėtė kuadėr edhe qėndrimi tejet atdhetar i oficerave, kuadrove e vullnetarėve qė lanė shtėpitė e vatrat e ngrohta familjare dhe rrėmbyen armėt dhe u pėrleshėn pėr jetė a vdekje me barbarėt serbė, pėr tė shpėtuar popullin e pėr t’i dhėnė liri Kosovės, akoma nuk ėshtė vlerėsuar. Askush nga ata nuk kėrkon dekorata pėr t’i varur nė gjoks, por mirėnjohja na takon neve t’ua shprehim me zė tė lartė dhe jo t’ua zymtojmė jetėn me qėndrime antishqiptare, antinjerėzore.