HISTORIK I SHKURTĖR I KULLĖS SĖ TAHIR MEHĖS
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Kullat tona nė
pėrgjithėsi, tek ne (nė mungesė tė institucioneve tė mirėfillta qė ishin nėn
diktat tė pushtuesit), kanė luajtur rol shumė pozitiv nė kontributin e ngritjes
sė vetėdijes sonė qytetare, kombėtare, por edhe edukative, madje kanė mbajtur
gjallė frymėn tonė liridashėse dhe atė tė besės e traditės sonė. Nė themelet e
kullave tona legjendė, kanė zėnė fill shkėndijat e lirisė sonė kombėtare, ato
shekuj me radhė kanė ruajtur dhe kanė bėrė frymėzimin tonė pėr tė qenė tė lirė
e sovran nė tokat tona.
Janė tri faza tė
pėrjetėsimit tė kullave tona:
Kullat fortifikatė, qė
kemi shembuj tė shumtė nė historinė tonė.
Kullat Legjendė, qė
janė pėrjetėsuar nga sakrificat tona heroike pėr liri.
Kullat Muze, ku ruhet
meritueshėm historia jonė e bujshme ndėr shekuj.
Krahasueshėm me shoqet
e saja qėndron kryelartė edhe kulla e Tahir Mehės. Kjo kullė me simotrat e saja
si kulla e barotit tė Oso Kukės, Ali Pashė Tepelenės, Haxhi Zekės, Sulejman
Vokshit, Kamer Loshit, Zhujė Selmanit, Nak Berishės, Ahmet Delisė, Shaqir
Smakės, Azem Bejtės Galicės, Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės, Tahir Mehės,
Shaban Jasharit e dhjetėra kullave tjera mė me zė ndėr ne.
Kulla e Tahir Mehės:
Edhe kulla e Tahir
Mehės ka historikun e vet, sa tė dhimbshėm, por edhe krenar e kryelartė. Kjo
kullė sė bashku me kullat tjera tė rezistencės sonė kombėtare, deri tek kulla e
Komandantit Legjendar
Pas djegies sė kullės
sė Mehės sė parė dhe ngritjes sė saj tė sėrishme, ajo ishte djegur prapė nga
Serbia e Karpateve. Emin Lati me shokė, merr vendimin qė kullėn e legjendės ta
rindėrtonin pėrsėri , qė nė vitin 1913,
punimet pėr ngritjen e kullės vazhduan dhe kulla ishte gati pėr banim nė
pranverė tė vitit 1916. Nė ngritjen e saj kontribuuan lagjja Mehaj, miqtė dhe
shokėt e bashkėluftėtarėt e Emin Latit.
Nė pranverėn e viti
1916 pėrurimin e kullės e bėnė bashkėluftėtarėt e Emin Latit, atė botė Shaqir
Smaka, Azem Bejta, Mehmet Delia, Fazli Berani, Rifat banjska, Shaban Mangjolli,
Mursel Delia, Xhemė Ternavci, Halit Bajrami, Bajram Zena, Lim Qerimi e dhjetėra
bashkėluftėtarė tjerė tė Emin Latit.
Nė kėtė kullė kanė
bėrė konak dhjetėra figura tė larta kombėtare, ku janė marrė vendime tė
rėndėsishme kombėtare si: Hasan Prishtina,
Azem Bejta, Mehmet Delia, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica e deri tek
Shaban Jashari me dy tė bijtė. Kėtu kanė gdhirė me net tė tėra burrat e dheut,
duke qarė hallet e vatanit!
Kulla e Emin Latit
ishte djegur prapė nė vitin 1945, nga Ēetnikokomunistėt Jugosllav. Serbia
familjen e Emin Latit- Mehaj e kishte pengesė tė vazhdueshme, prandaj filloi
fushatėn kundėr saj, por tani me metoda mė tė sofistikuar duke e goditur atė nė
brezin pasues! Nebih Meha, ishte bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės, dhe pasi qė
kishte shpėtuar gjallė, filloi zbatimi i masave kundėr familjes sė Emin Latit.
Nė fakt kullėn e djegur me 1945 e ngritėn prapė lagjja Mehaj me vet kontributin
e tyre- mbase jo nė atė arkitekturė qė kishte mė parė, ngase pushteti komunist
i Jugosllvit nuk i lejoj. Me 13 maj 1981, kjo kullė, pra tani kulla e Tahir
Mehės digjet serish po nga pushteti Serbosllav pėr tu kthyer tani mė nė Kulla
Legjendė e Tahir Mehės nga Prekazi.
Ky ėshtė vetėm njė
historik i shkurtėr i Kullė sė Emin Latit dhe trashėgimtarit, pėrkatėsisht
nipit tė tij Tahir Mehės.
Loza e Mehės sė parė:
Qė nga Meha i parė i
cili nė luftime tė rrepta me xhandarmėrinė Serbe, bie heroikisht me 1912 nė
fshatin Kollė, aty plagosėt rėndė edhe i vėllai i Mehės, Emin Lati.
Emini vazhdon
pėrpjekjet e tija pėr liri nė radhėt e ēetės sė Azem Bejtė Galicės. Ndėrkaq mė
pastaj i biri Nebihu vazhdon pėrpjekjet pėr liri tė atdheut si bashkėluftėtar i
Shaban Polluzhės.
Me 1951, UDB-ja e
atėhershme Jugosllave fillon persekutimet ndaj familje sė Emin Latit, duke e
izoluar atė ekonomikisht dhe politikisht. Kėshtu, me 1951 ia arreston dhe dėnon
me vite burg tė rėndė, Mehmetin, djalin e vogėl tė Eminit. Me 1959, ia arreston
dhe dėnon me vite burg tė rėndė nė Goli-Otok, edhe djalin e madh tė Nebihut,
Beqirin.
reprezaljet e
pushtuesit serbosllav kundėr Mehajve nuk pushuan me kaq, me 13 maj 1981,
Policia dhe Ushtria Jugosllave, rrethojnė kullėn e Tahir Mehės dhe vrasin Nebih
e Tahir Mehėn, babė e birė, ua djegin atyre kullėn dhe plagosin rėndė vajzėn
miturake tė Tahirit.
Nė kėto luftime,
pushteti i atėhershėm Jugosllav mori njė leksion tė mirė nga Tahiri dhe Nebihu.
Loza e Emin Latit- Mehaj, po ringjallej, si Feniksi. Rrugėn e lirisė sė atdheut
nė radhėt e UĒK-sė i vazhdoi Beqiri , i cili ra heroikisht me pushkė nė dorė nė
fushėn e nderit me 1999. Plagoset i biri i tij Enveri, ndėrkaq stėrnipi i Emin
Latit- Plak, sot Emin Lati- i ri, bartė me nder petkat e Trupave tė Mbrojtjes
sė Kosovės, i cili edhe pse nė moshė tė re atėbotė, po ashtu pa hezitim ishte
bashkangjitur radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, prirė nga Komandanti
ynė Legjendar Adem Jashari.
Pėrmbledhur nė pika tė
shkurtra, kjo ėshtė loza e Emin Latit nga Mehajt e Prekazit.
16.
8. 2008