Ballkani
i brishtė
Shkruan : Aleksandėr Ēipa
Ballkani ėshtė njė rajon i tjetėrsuar nė kėtė
10 vjeēar tė fundit. Ky rajon sot, ėshtė sjellė nė njė klimė tė re dhe nė njė
moment negociimesh institucionale, qė synojnė stabilitet gjeopolitik,
rimėkėmbje ekonomike dhe tregjesh.
Ngarkesat e konflikteve ndėretnike janė
lehtėsuar, sikundėr procesi zgjidhės i pretendimeve pėr kufijtė, po ndjek njė
linjė tė butė dhe pa ngarkesa shpėrthyese nacionaliste. Diplomacia e pranimit
tė kufijve tė Kosovės nė rajon, sidomos nė raport me shtetet kufitare tė saj,
si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia nė njė pjesė tė saj dhe nė mėnyrėn mė logjike
nga Shqipėria, duhet parė si njė aspekt real i triumfit tė realpolitikės.
Mėnyra se si e kapėrceu Kosova provėn e parė tė legjitimimit tė mėvetėsisė sė
saj shtetėrore, sprova e instalimit tė arkitekturės sė paplotėsuar
institucionale nga qeveria e Kosovės, janė nė vetvete elemente tė njė gjendjeje
tė ndryshuar nė raportet ndėrballkanike.
Sot, pėr herė tė parė nė kryeqytetet
ballkanike, konstatohet njė kulturė dhe frymė partneriteti, e cila e dominon
dasinė e ashpėr dhe tė thellė ndėrkombėtare, sikundėr ka eklipsuar ēdo
tendencė pėr rikthime pas dhe pėr lėvizje retrograde. Njė proces i tillė nė kah
pozitiv, kishte munguar dhe ishte penguar me potenciale madhėshtore prej gati
njė shekull jetė nė kėtė gadishull. Pėr shkak tė kėtij realiteti tė zhbėrė dhe
tė tjetėrsuar, vitet 1999-2007 do tė vlerėsohen pėr ballkanasit si njė periudhė
e mbrothshme.
Natyrisht ky ėshtė panoramimi optimist dhe
prirja mė e natyrshme e shoqėrisė qė aspiron paqen dhe mirėjetesėn ndėretnike.
Ky vlerėsim fiton terren, nėse ndjek me vėmendje konfirmimet, artikulimet dhe
axhendat protokollare tė diplomacisė ballkanike dhe tė kancelarive tė rajonit,
nė ditėt e kėtij viti. Sikundėr po kaq pozitivisht vlerėson presionin qė bėhet
prej shumicės sė institucioneve globale vendimmarrėse, pėr tė shenjuar nė kohė
anėtarėsimet dhe pėrfshirjet nominale, tė shteteve ballkanike nė BE apo nė
proceset pararendėse si asociimet apo anėtarėsimin nė NATO.
Megjithatė, nė kėtė panoramė fshihen edhe
prirjet apo mekanizmat penguese, tė cilat deri tani shihen si tė pamjaftueshme
pėr tė devijuar rrjedhėn integruese, por edhe pėr tė rikthyer ēaste
konfliktesh ndėretnike apo marrėdhėnie tė egra dhe tensione.
Sidoqoftė, klima ndėrkombėtare nė ēdo akt
ndryshueshmėrie tė saj, efektin e sjell vazhdimisht, me shpejtėsi, nė Ballkan.
Analistėt dhe laboratorėt e vėzhgimeve
politike e gjeopolitike nė SHBA dhe BE, e kanė shtuar vėmendjetėrheqjen pėr
problemet qė po shfaq Maqedonia e sotme. Shteti me emėr konfliktues me Greqinė,
shteti qė ka njė proces tė hapur kufipranues me Kosovėn, shteti qė ndonėse sapo
ka legjitimuar qeverinė e re Gruevski
Natyrisht ėshtė shumėdimensionuar konteksti
diplomatik ndėrkombėtar si dhe janė shtuar relacionet ndikuese. Sikundėr
tensioni i befasshfaqur nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, pas konfliktit tronditės
Rusi-Gjeorgji, konsiderohet si moment pėr befasi dhe kthesa tė papritura
zhvillimesh.
Pėrbri Maqedonisė, Serbia po pėrpunon
njė mekanizėm tė sofistikuar pengues pėr shtetin e ri tė Kosovės. Mėsymja
diplomatike e Beogradit nė KS tė OKB-sė, ėshtė njė formulė e re e mbartur, pėr
zbatim pengues, pėr njohjet e mėtejshme tė Kosovės dhe pėr legjitimitetin
ndėrkombėtar tė saj. Mitrovica veriore e mbajtur peng, ėshtė njė variant
abhkhauzian nė Kosovė. Serbėt , nė kohė tė ndryshme, e
kanė ripėrsėritur sjelljen reminishenciale me aleatėt e tyre strategjikė,
rusėt. Pėr kėtė shkak dhe qėllimisht, brenda kėtyre konteksteve, Serbia i
mban tė ngrira marrėdhėniet me Shqipėrinė. Ajo e ka sofistikuar ndikimin e saj
diplomatik pėr vonesat njohėse nga shtetet e tjera tė rajonit dhe nė shumė tė
tjera jashtė tij. Kjo diplomaci preventive e Serbisė, hapur edhe e Rusisė, pėr
pengimin e njohjes shumėkombėshe, ka shkaktuar reagimet potenciale nė Ėashinton
dhe nė BE si dhe nė vetė institucionet e Kosovės, tė cilat kanė konfirmuar
publikisht se nė shtator do tė ketė njė valė tė re njohjesh ndėrshtetėrore tė
shtetit tė Kosovės.
Nė tė njėjtėn kohė, Serbia po ndikon me
finesė dhe nė mėnyrė tė pabujshme, qė ndikimi rus nė shtetin e pretenduar prej
saj, si gati satelit tė interesit tė mbetur federalist, pra nė Mal tė Zi,
tė ketė fasadė ekonomiko-turistike, por efekte tė thella tė indikacioneve
politike ruso-serbe. (Prezenca e investitorėve rusė nė brigjet e Dalmacisė,
gjatė dy vjetėve tė fundit ėshtė befasuese).
Ndėrkohė edhe dy shtetet e tjera ballkanike qė
prej dekadash pėrjetojnė njė marrėdhėnie ndėrshtetėrore paqėsore dhe me gjuhė
zyrtare si miq dhe partnerė, pra Shqipėria dhe Greqia, nė axhendėn e tyre
mbajnė tė hapur disa ēėshtje qė nervozojnė dhe shkaktojnė reaksione akuzuese
dhe refuzuese. Greqia vazhdon tė mbetet nė pretendime maksimaliste pėr
minoritetin e vet grek nė Shqipėri, sikundėr i ka shtuar kapacitetet
pretenduese pėr mė shumė tė drejta dhe mė tepėr prezencė etnike nė territorin e
Shqipėrisė. Athina zyrtare mbetet kėmbėngulėse pėr tė ashtuquajturin rivendikim
tė historisė sė helenizmit nė territorin shqiptar tė zonave jugore, ndėrkohė qė
manifeston njė qėndrim tė ngurtė dhe kategorik refuzues, pėr ēėshtjen
shqiptare ēame. Athina zyrtare fuqishėm eviton ēdo tendencė balancuese tė
ēėshtjeve tė mbartura mes dy palėve, sikundėr vijon fuqishėm dhe nė flagrancė
tė hapur ndikimin e saj nė njė territor specifik si ai i Himarės. Me kėtė
ndikim, ajo synon tė konvertojė nė akt legalizimi, tė qenit minoritar tė
himariotėve.
Natyrisht qė ka edhe shumė ēėshtje dhe
probleme tė tjera qė nuk i kemi pėrmendur, por qė janė pjesė esenciale nė
kėtė antologji ēėshtjesh dhe marrėdhėniesh tė sotme ballkanike. Sikundėr nuk
kemi folur pėr diplomacinė e re tė influencave globale, e cila bėhet edhe mė
efektive kur ka zhvillime dhe tensione globale. Historia nė zhvillim e
pushtimit tė pjesshėm dhe tronditės tė Gjeorgjisė nga Rusia, nė vetvete ėshtė
edhe njė ēunam politiko-diplomatik pėėr rajonin tonė. Ndikimet e kėtij
ēunami nė Ballkanin tonė, janė edhe mė preventive pėr shkak tė historisė sė
afėrt tė kohės sė ish komunizmit, por mė sė shumti pėr shkak tė realiteteve
rrėshqitėse qė karakterizojnė jetė- ekzistencėn e vjetėr dhe tė re
tė Ballkanit rrėshqitės.
Botuar
te "Shqip"