A DO TI NGJAJ KOSOVĖS NDODHJA E POPULLIT?!
Shkruan:
Jo rastėsisht, kėtė artikull do ta
filloja me atė mesele tė njė mbreti, i cili, gjatė sundimit tė vetė, pėrmes
rritjes sė taksave, me tė madhe ja kishte shtuar zullumin popullit. Nga frika
se, masa e pakėnaqur dikur mund tė rebelohet , qė ta ketė gjithmonė nė kontroll
nivelin e pakėnaqėsisė sė popullit, mbreti, i kishte shpėrndarė spiunėt e vetė
kudo mes njerėzve. Sa herė qė ata i raportonin atij se populli me tė madhe po
ankohej pėr gjendjen e vėshtirė, urdhėronte qė taksat edhe mė shumė tė rriten nė
kurriz tė tyre. E tėra vazhdoi kėshtu, derisa, njė ditė, spiunėt nga tereni, e
njoftuan se populli mė plotėsisht ėshtė i heshtur dhe nuk ankohet si dikur.
E, mu tashti duhet lėshuar pe! tha
mbreti, dhe urdhėroi qė ti zvogėlojnė taksat.
Tė befasuar me kėtė vendim tė sovranit,
bashkėpunėtorėt e afėrt pranė tij, e pyetėn: pse, ekselencė, tani kur askush
nga populli nuk ankohet pėr kushtet e vėshtira, ju urdhėruat tė zvogėlon
taksat, ndėrsa, mė parė, kur at haptazi shprehnin pakėnaqėsinė, ju ia shtonit
edhe mė tepėr ato? Atyre, mbreti ju pėrgjigj prerė: kur populli vazhdimisht
ankohet, ai atėherė merret me hallet e veta dhe nuk i shkon ndėrmend tė
organizohet, ndėrse, tani kur ai hesht, kjo ėshtė shenje e keqe se diēka po
pėrgatit si reagim.
Ndoshta ky shembull si metaforė mund tė
krahasohet edhe me gjendjen
socio-ekonomike nė tė cilėn gjendet aktualisht popullata e Kosovės nė
pėrgjithėsi.
Nėse i anashkalojmė tė gjitha
realitetet retrospektive tė ngjarjeve politike, qė nga pas lufta, e deri mė
sot, populli ynė gjithnjė ėshtė ankuar pėr kushtet e vėshtira esenciale tė
jetesės, por, kurrė deri mė sot, nuk pati motivim qė tė organizohet dhe ta
ngrehi fuqishėm zėrin kolektiv kundėr kėsaj gjendje. Bile-bile, sipas
rezultateve tė disa sondazheve zyrtare, ai ishte shpallur ndėr popujt mė
optimist nė botė.
Pas arritjes sė pavarėsisė shumė tė
premtuar dhe kaherė tė pritur, nė disponimin kolektiv tė kėtij populli, plot 6
muajt tė fundit nga ajo ditė, u vėrejt njė heshtje, relaksim i thellė, pasqyrim
vetėkėnaqėsie. Shumice nga analitikėt, e veēanėrisht, elita politike nė
pushtet, kėtė periudhė memece tė popullit e ngjasuan me vazhdimėsinė e durimit
tė tij sipas stilit tanimė tė mirėnjohur: do tė bėhet mirė dhe do ti vije
fundi edhe kėtyre problemeve !
Por, me sa duket, kjo heshtje e
interpretuar si shprehje e durimit tradicional, mė vonė po pėrgatitet tė na
shpaloset si heshtje para stuhisė?!
Pavarėsia kaherė e premtuar dhe shumė e
pritur na erdhi qysh na erdhi; Kushtetuta hyri nė fuqi; Konferenca
Ndėrkombėtare e Donatorėve pėr Kosovėn, pėrfundoi; inkurajimet tė pandėrprera tė mikes sonė tė sinqertė
SHBA-ve dhe infuzionet deklarative optimistet tė kryetarit BUSH, u sosėn;
pushimet verore janė nė pėrfundim e sipėr; vjeshta e hershme po afrohet, dhe,
nė dukje nga shenjat e para, ky popull edhe zyrtarisht i shpallur si mė
optimist nė botė, po fillon tė luhatet nga ky cilėsim. Barku i unėt, nė mėnyrė
tė natyrshme, ka filluar tė ndikoj nė ndryshimin e mendimeve dhe disponimit
paraprak.
Ndjenja intuitive e ardhjes sė njė
stuhie tė madhe tė pakėnaqėsisė sociale dita ditės po rritet.
Nė Mitrovicė, populli i dėshpėruar me
veprimet e Qeverisė pėr mėnyrėn e sjelljes dhe asgjėsimit tė acidit helmues
disulfurik, nė kėrkim tė ajrit tė pastėr dhe tė shėndosh, mė se dy muaj me
kėmbėngulje po proteston nėpėr rrugė, e
Qeveria e jonė vetėm po premton se pa kurrfarė pasoja do zgjidhi kėtė problem.-
pritet ta shohim, a po!
Pensionistėt qė e vizituan Qeverinė, nga ta murrėn nga njė
lugė mjalti si premtim se ajo sė shpejti do tė merret seriozisht me
shqetėsimet e parashtruara sociale tė tyre.- pritet ta shohim, a po!
Kėto ditė, punėtorėt shėndetėsor e
mbajtėn grevėn e tyre njėditėshe paralajmėruese. Rezultatet e efektit tė saj nė
drejtim tė realizimit tė kėrkesave tė tyre tė parashtruara Qeverisė - pritet ta
shohim, a po!
Sindikatat e pavarura tė sektorėve mė
tė rėndėsishme tė sistemit dhe shtetėsisė sė njė shteti - doganat dhe policia,
tė pakėnaqur me gjendjen e tanishme tė kushteve mė elementare, publikisht dolėn
para opinionit me kėrkesat e tyre tė drejta sociale, duke kėrcėnuar se, nėse
nuk realizohen nė tėrėsi ato, do tė hidhen nė grevė tė pėrgjithshme. E, reagimin zyrtar rreth mundėsisė sė
pėrmbushjes sė kėrkesave tė tyre tė
parashtruara nga Qeveria - pritet ta shohim, a po !
Minatorėt e Trepēės nė Mitrovicė, u
ngujuan nė zgafellet nėntokėsore tė xeherores dhe nė prezencėn edhe tė vetė
ministres, nėnshkruan marrėveshjen pėr kushtet e pėrmbushjes sė kėrkesave tė
tyre tė karakterit social. Sa do tė realizohet nga ministrja dhe Qeveria kjo
marrėveshje pritet ta shohim, a po!
Pas marrjes sė gjertanishme me
vetveten, edhe Sindikata e Pavarur e Kosovės kohėn e fundit ka filluar tė konsolidohet
dhe tė jetė ajo e vėrtete, sė paku, ashtu e pavarur aq sa deklarohet. Me ēfarė
kėrkesa dhe ēfarė presioni nė tė ardhmen do ti bėjnė ata Qeverisė - pritet ta
shohim, a po!
Sikurse ai mbret i ynė nga metafore e
fillimit tė kėtij artikulli, qė pas heshtjes sė popullit, vendosi tė lėshoj pe
dhe ti liroj taksat, ashtu edhe Qeveria e jonė aktuale, me kėto dhe shumė
shenja tjera paralajmėruese nga baza, duhet tė merret me seriozitet tė madh dhe
urti tė pėrqendruar.
Tek tani, ajo duhet ti mobilizoj tė gjitha
forcat e veta qė ka ISP saj nishme, ajo
duhet tė demonstroj pasurimin e vet me ato vlera qė i ka propaganduara
pandėrprerė, nė formė tė: profesionalizmit, urtėsisė, pjekurisė politike,
virtytit tė lartė tė mbajtjes sė premtimeve, si dhe, ekzistencėn e njė
strategjie tė pėrsosur tė veprimit tė formuluar mė parė si program.
Duke i marrė pėr bazė tė gjitha kėto
elemente asociative, se sa ėshtė e mundshme qė Kosovės sė shpejti ti ndodh
populli, edhe ne duhet pritur qė ta
shohim?!
Mbase, si duket, edhe jo aq shumė...