Vdekja e entuziazmit

 

Shkruan : Baton Haxhiu

 

Nuk di a keni ndonjė xhami afėr, qė nė ora pesė tė mėngjesit ju zgjon fėmijėn nga gjumi? Nuk po flasim pėr zėrin engjėll dhe pėrkėdheljen e hoxhės, por po flasim pėr njė zė qė del kumbueshėm ēdo mėngjes nė mbi qindra-mijėra xhami tė Kosovės, qė nė formė garuese tregojnė se cili nga imamėt ka blerė teknikėn e fundit tė zėrit pėr tė dominuar tokėn dhe banorėt pėrreth. Pėr ne qė pėrjetojmė ēdo ditė kėtė masakėr zėri, me gjasė pėr imamėt ka njė kuptim tjetėr – ndoshta iu duket si njė hajmali myslimanizmi pėr dominim nė jetėn ditore tė njeriut kosovar.

 

Fakti qė ky zė na del kumbueshėm dhe frikėson fėmijėt e vegjėl, nuk ka tė bėjė me suksesin e botės islame pėr kontributin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe se kumbueshėm tregon fuqinė e kėsaj bote nė kėtė vend. Por tregon se ky vend ka njė respekt pėr fenė islame dhe pėr tė kaluarėn e kėsaj feje nė kėto troje.

 

Madje, jashtė tė gjitha rregullave urbane secili hoxhė ka drejtė tė na zgjojė nga gjumi, kur atij t'i teket. Edhe nė pesė tė mėngjesit, edhe nė mesditė, edhe nė pikė tė natės. Kaq pėr respektin e kėtij populli qė i bėn fesė islame. Besoj qė e dini qė gjumi nuk i takon asnjė feje.

 

Kjo ėshtė njė temė tjetėr qė duhet trajtuar njė herė tjetėr, por e lexova Qemal Morinėn dhe arsyetimet e tij pėr botėn islame rreth njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

 

Sot, dy janė pėrgjigjet qė duhet t'i jepen Bashkėsisė Islame: Mos u pėrgjigjni fetarisht nė njė koncept par excellence politik dhe mos arsyetoni asnjė shtet arab pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės, sepse nuk e keni atė mandat.

 

Nė njė kohė jo tė largėt, dhjetė vjet mė parė, teza kryesore e Serbisė dhe propagandės sė saj ka qenė rreziku qė i vjen Evropės nga bota islamike me njė Kosovė tė tillė nė mes tė Evropės. Kujtoheni, besoj, pėr transversalen e gjelbėr aq tė pėrfolur dhe tė vizatuar nė tė gjitha hartat gjeopolitike serbe.

 

Dhe kritika e dytė ka qenė e drejtuar nga ish-presidenti Rugova pėr mungesė sensi politik, siē thuhej atėherė, duke mos pėrdorur ilaēin e duhur politik pėr Kosovėn qė quhej botė islame. Shkohej aq larg nė botėn e radikalėve islamė nė Kosovė, sa thuhej se tė gjitha tė kėqijat qė vijnė nė Kosovė gjatė viteve nėntėdhjetė, vijnė, ngaqė ėshtė braktisur trashėgimia hyjnore e islamit.

 

Sot, gjuha e Qemal Morinės, edhe pse jo e thėnė qartė me kėtė ton, lė tė nėnkuptohet se arsyet e mosnjohjes sė Kosovės nga bota islame fshihen nė kėtė pikė.

 

Tė gjithė heshtėn pėr kėtė intervistė. Unė them se nuk bėn tė heshtėsh as nė tema tė ndjeshme.

 

Mė duhet tė shkruaj pėr njė mungesė lirie tė bashkėsisė islame (as qė e kam pritur nga ata), dhe njė mungesė sinqeriteti tė liderit tė saj, Qemal Morina. Njė intervistė e botuar dy ditė mė parė nė gazetėn "Express" mi ngjau njė gjuhe tė qulltė tė sqarimeve. E para, pėr shkak tė dėshtimit tė kėtij institucioni, e dyta, pėr shkak tė turpit qė bashkėsia islame po bart pėr fajin qė nuk ka - mosnjohjen e Kosovės sė pavarur nga shtetet islamike.

 

Ndėrkohė, loja e hedhjes sė fajit gjetkė, qoftė kjo qeveria dhe mungesa e saj te shtetet islamike, qoftė te paragjykimi pėr popullin shqiptar tė Kosovės si popull i vakėt mysliman, qoftė pėr faktin paragjykues se ky shtet i ri sundohet nga pro-amerikanėt. Pra, nga 95 pėr qind e popullsisė.

 

Pyetja ėshtė e thjeshtė: Kush na solli deri kėtu dhe kush na bėri qė tė jemi tė lirė? Lideri islam i Kosovės nuk gjen asnjė dozė guximi pėr tė thėnė tė vėrtetėn e kėsaj historie, e cila nga ana jonė na ēon te vetėm njė pyetje dhe kėrkesė qė duhet ta thotė Qemali pa adresuar asnjė shigjetė nga politika dhe qeveria, pa dėrguar asnjė shigjetė nga bota perėndimore dhe ata qė quhen tė pafe:

 

Pėrgjigjja ėshtė: Ē'mund tė bėhet qė tė ndreqet kjo gjendje? Pikėrisht te kjo pyetje e te pėrgjigjet e ndryshme qė jepen pėr njohjen e Kosovės, mbetet shpresa pėr tė ardhmen.

 

Pėr njė vrojtues arab qė ka ndėrtuar xhami nė Kosovė dhe ka shtruar shtrat ideologjik gjatė kėtyre viteve, nuk do mend se ėshtė e qartė se nė Kosovė ka 95 pėr qind myslimanė.

 

Atėherė shtrohet pyetja: Ēfarė prezence dhe qartėsie duhet mė shumė pėr bindjen e shteteve arabe sesa pėrbėrja e popullsisė sė Kosovės?

Mund tė quhemi tė pafe. Mund tė quhemi edhe myslimanė jo tė devotshėm, por liria e fituar nė Kosovė ėshtė mė e rėndėsishme sesa feja qė Ju predikoni. Dhe thėnė edhe mė qartė, liria ėshtė mė e gjithėfuqishme sesa ideja totalitare e sundimit tė fesė.

 

Pėr fund, zoti Qemal, nė intervistėn tuaj keni treguar qartė se vėrtet Bashkėsia Islame edukon dhe prodhon individė tė nėnshtruar, tė paaftė pėr tė jetuar nė njė shoqėri tė lirė. Pavarėsisht se ēfarė mendimi do tė kesh pėr kėtė qė shkrova, njė ndėr faktorėt pėrcaktues tė besimit tė fesė islame nė Kosovė nuk ėshtė njohja apo mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet arabe, por ėshtė liria jote qė tė ndėrtosh njė koncept religjioz dhe shkollė me ide liberale e jo njė kundėrmim tė islamizmit tė pafe qė po pėrjeton bota arabe. Unė nuk dua tė kėrkoi nga ju arsyet e kėtij ēekuilibri nė rritje, por, nėse vazhdoni tė frymoni zhdukjen e lirisė sė mendimit, e humbni betejėn nė misionin qė keni nisur nė Kosovė.

 

Pėr fund desha tė them edhe kėtė: Nuk ishte dashur dhe nuk do tė ishte mirė qė ky shtet i ri tė interpretohej si ndeshje mes Krishterimit dhe Islamit. Pėr ne forcimi i shtetit dhe shtetėsisė sė Kosovės ėshtė jetik, qoftė nė tė kuptuarit e lirisė qė po ndėrtohet, qoftė si mundėsi e re pėr qytetarėt e Kosovės pėr tė jetuar tė lirė. Asgjė mė shumė. Problemin religjioz mbaje shumė, shumė ngurtė brenda institucionit ku jeton. Madje, mund tė ulėsh zėrat e hoxhėve nė minaret e xhamive. Jo pse na pengojnė shumė, por nuk ėshtė qytetėruese tė bėrtasėsh pėr tė predikuar fe. Ėshtė qytetėruese tė flasėsh butė dhe ėmbėl para besimtarėve islamė. Mos e kupto si tolerancė apo edhe mė keq, frikė tė pushtetit pėr tė lejuar bėrtitjet, pėr shkak tė votave qė mund t'i humbin. Mė shumė kuptoje si mungesė tė kulturės sė institucionit tėnd pėr tė mbajtur fenė brenda qetėsisė sė besimtarit.

Bernard Lewis do tė thoshte shkurt: "Ėshtė koha e tolerancės dhe e sinqeritetit". Nėse nuk keni kuptuar (flet pėr shtetet islamike). "Kjo ėshtė koha e vdekjes sė entuziazmit"… pėr tė predikuar adhurimin, moralitetin dhe njė mėnyrė tė jetės, duke respektuar vlerat dhe praktikat shoqėrore dhe kulturore nė Kosovė. Larg shumė larg ėshtė Arabia.