Pėrse po
braktiset Shqipėria?
Shkruan : Adri Nurellari
Nisma e pėrfolur shpesh por sė fundmi e
promovuar bindshėm prej G99, pėr tė pajisur emigrantėt me mundėsinė pėr tė
votuar, ēon nė qendėr tė vėmendjes njė ēėshtje shumė delikate e problematike qė
ka hedhur rrėnjė prej kohėsh nė Shqipėri por qė shumicėn e kohės ėshtė e
eklipsuar nga rutina politike. Braktisja e Shqipėrisė nga qytetarėt e saj.
Qeveritė e ndryshme qė kanė ardhur e ikur nga ndėrtesa pėrbri bulevardit
Dėshmorėt e Kombit e kanė parė emigracionin masiv tė shqiptarėve si njė leverdi
tė vazhdueshme dhe jo si njė fatkeqėsi apo manifestim tė drejtpėrdrejtė tė
dėshtimit tė tyre.
Emigracioni ilegal nuk ėshtė luftuar asnjėherė
seriozisht nė Shqipėri pėrveēse nė situatėn kur imigracioni u vendos nė krye tė
rendit tė ditės sė debateve tė brendshme politike tė vendeve anėtare tė BE-sė
tė cilat mė pas bėnė qė BE-ja ta ushtronte presion tek
vendet dėrguese pėr tė blinduar kufijtė
e tyre. Nga njė anė remitancat e
vazhdueshme tė emigrantėve kanė qenė pėr vite me radhė mbėshtetja kryesore e
ekonomisė duke mbuluar nė njė farė mėnyre dėshtimin ekonomik dhe paaftėsinė e
qeverive shqiptare pėr tė shfrytėzuar optimalisht burimet materiale dhe
njerėzore brenda vendit e duke bėrė njerėzit si tė vetmin eksport domethėnės tė
Republikės sė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr emigrantėt mund tė hamendėsohen si
individė me aspirata, pretendime, iniciativė e kėmbėngulje duke patur parasysh
se ēfarė telashesh heqin pėr tė udhėtuar (nė mė tė shumtėn e rasteve
ilegalisht) gjetur punė e jetuar nė vendet pritėse. Emigracioni si proces ka
shėrbyer si njė valvul sigurese qė ka shfryrė jashtė Shqipėrisė njė segment
aktiv tė shoqėrisė shqiptare qė nėse do tė ngelej nė atdhe do tė kishte rritur
shumė numrin e papunėsisė e do tė kishte shėrbyer si njė detonator social
pakėnaqėsie e revoltimi.
Asnjė qeveri nuk e ka parė ēėshtjen e
emigracionit shqiptar me alarmizėm edhe pse pas Salvadorit ne kemi pėrmasat mė
tė larta tė emigracionit nė botė pėr frymė. Faktin qė vendlindja nuk ėshtė mė e
ngrohtė dhe e ėmbėl pėr shqiptarėt duhet tė nxiste njė ndjesi paniku e
pėrgjegjėsie shume vite mė parė. Pėrflitet se rreth 700 000 shqiptarė aplikojnė
pėr lotarinė amerikane e 300 000 pėr kartat greke, ndėrkohė qė nuk mund tė
numėrohen shqiptarėt e tjerė qė do tė donin tė arratiseshin nga vendlindja e qė
shohin tek futja nė BE, vetėm njė trampolinė pėr tu larguar nga vendi pa patur
nevojėn e vizės. Madje ajo qė ėshtė mė e turpshmja ėshtė se shteti shqiptar jo
vetėm qė ėshtė i dorėzuar ndaj kėsaj situate, por ėshtė edhe palė nė krim nė
njė far mėnyre. Rasti tipik e qesharak i kėsaj pėrlyerje ėshtė aplikimi pėr
lotarinė amerikane pėr kartėn e gjelbėr (Greencard). Posta shqiptare e paguar nga taksapaguesit shqiptar,
nė periudhėn e aplikimeve ofron njė sportel enkas dhe shėrbimin e ndihmės nė
mbushjen sa mė tė pėrshtatshme dhe tė personalizuar tė formularėve pėrkatės, nė
kėmbim tė pagesės. Madje edhe kur vijnė pėrgjigjet pozitive tė aplikantėve tė
pėrzgjedhur, Posta Shqiptare sėrish ofron njė shėrbim tė posaēėm shpėrndarje
dhe njoftimi duke vendosur nė ambientet e saja shpalljet e emrave tė fituesve e
madje duke ua pėrcjellė kėto informacione edhe shtypit tė pėrditshėm.
Kėtu nuk ėshtė thjesht ēėshtje ekonomike
e sociale, problemi ėshtė qė njė numėr
nė rritje e shtetasve shqiptarė nuk mendojnė se do tė bėhet Shqipėria, nuk
shohin me optimizėm tė ardhmen e tyre nė vendlindje dhe ēėshtė mė e keqja, nuk
ndihen rehat me identitetin shqiptar. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr
emigrantėt shqiptarė nė Greqi qė ndryshojnė emėr e fe
pėr tiu pėrshtatur sa mė mirė ksenofobisė sė kėtij vendi, as pėr faktin qė njė
pjesė dėrrmuese e emigrantėve tanė po e shohin
emigracionin si njė zgjidhje permanente e jo mė tė pėrkohshme, por pėr
faktin qė njė pjesė e mirė e emigrantėve shqiptarė nuk iu mėsojnė fėmijėve
shqip. Kjo gjė nuk ka ndodhur ende me fėmijėt e emigrantėve shqiptarė tė ish
Jugosllavisė, por ndodh gjithnjė e mė masivisht me fėmijėt e emigrantėve tė
Republikės sė Shqipėrisė.
Kjo arratisje nga identiteti kombėtar nuk ka
tė bėjė thjesht me diasporėn por edhe me banorėt autoktonė tė trojeve etnike
shqiptare. Viktimat e para tė asimilimit kanė qenė shqiptarėt ortodoks tė ish
Jugosllavisė tė cilėt brenda pak dekadash pas konferencės sė Londrės janė
shndėrruar nė sllavė tė zellshėm, e sot vėshtirė se gjen ndonjė tė vetėm nė
qytete si Manastiri apo Ohri ku dikur gėlonin. Aq pak frymėzuese ėshtė Tirana
dhe Shqipėria sa edhe ēamėt ortodoksė qė i shpėtuan
shkėmbimit tė popullsisė me Turqinė tė vitit 1923 dhe masakrave tė Zervės, nuk
denjojnė ta quajnė veten shqiptarė edhe pse ende flasin rrjedhshėm shqip. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr
arvanitasit e Atikės, Peloponezit dhe ishujve tė Egjeut tė cilėt aq shumė i
pėrēmojnė shqiptarėt sa nuk duan kurrsesi tė kenė lidhje me Shqipėrinė e
sotshme. Njė gjė e ngjashme ka ndodhur edhe me arbėreshėt e Italisė pėr tė cilėt tė kesh tė bėsh me shqiptarėt nuk ėshtė
mė aq e hijshme tani qė pas rėnies sė murit tė Berlinit edhe Shqipėrisė i doli
nami i keq. Identiteti kombėtar shqiptar nuk ėshtė joshės as pėr shumė kinse
qytetarė tė vjetėr tė qyteteve tė vjetra si Tetova a Prizreni ku kėta
parapėlqejnė ta quajnė veten turq duke folur nė fakt osmanishten zyrtare qė
ushtronin dikur kur ishin hyzmeqarė tė Portės sė Lartė. Po kėshtu himarjotėt e
banorėt nga zona pėrreth edhe pse kėndojnė kėngė polifonike preferojnė tė
flasin greqishten qė pėrdorej nga detarėt e Mesdheut si gjuhė komunikimi nė
kohėn e Perandorisė Osmane.
Edhe po ta hedhėsh vėshtrimi diku tjetėr nė
hartėn e trojeve tė banuara nga shqiptarėt sheh tė njėjtin problem. Tė
zhgėnjyer nga elita politike shqiptare vendase dhe aspak tė tėrhequr nga imazhi
i Shqipėrisė, shqiptarėt e Maqedonisė gjithnjė e mė tepėr po jepen pas
identitetit fetar duke dorėzuar identitetin kombėtar. Njė proces ky i ndodhur
mė herėt me shqiptarėt e Sanxhakut dhe qė ėshtė duke u pėrfunduar nė kėto
momente edhe nė Plavė e Guci. Tanimė shqiptarėt nė kėtė zonė ku ka luftuar Ali
Pashė Gucia janė minoritet, pasi shumica e ish shqiptarėve, janė shndėrruar nė
muslimanac apo boshnjak e madje edhe stėrnipat e Jakup Ferrit flasin sot
serbisht. E njėjta prirje mund tė vihet re edhe nė brigjet e Bunės ku katolikėt
e Shtojit gjithnjė e mė dendur marrin e japin me malazezėt e kanė filluar ti
quajnė fėmijėt Jovan dhe Pavėl nė vend qė ti quajnė Gjon e Pal.
Pėr tė kuptuar kėtė papėrgjegjshmėri pėr
imazhin e Shqipėrisė mjafton tė shikohet sesi pėrfaqėsohet republika jonė nga
politikanėt tanė tė tė dyja palėve. Politikanėt opozitarė shqiptarė shkojnė
jashtė e vjellin vrer pėr kundėrshtarin e vetė politikė, sterrosin realitetin
shqiptar jashtė vendit duke dashur tė lėnė qė tė kuptohet prej partnerėve tė
huaj, se kėta janė pika e kthesės e pėr rrjedhojė meritojnė mbėshtetje
ndėrkombėtare. Shpesh kėtė taktikė tė pėrbaltjes sė Shqipėrisė e pėrdorin edhe
qeveritarėt e papėrgjegjshėm shqiptarė tė cilėt duke mos patur arritje
domethėnėse pėr tė cilat tė mburren
portretizojnė njė realitet tė zymtė shqiptar pėr tė thėnė se duke parė
sa e ulėt pikėnisja ku e morėn ata pushtetin ajo qė ata kanė bėrė deri tani
ėshtė shumė. Ose hiperbolizojnė tėrė tėrsėllim kriminalitetin apo korrupsionin
vetėm e vetėm pėr tė treguar qė
mosrealizimet e tyre kanė tė bėjnė me rrethanat e kėqija kushtėzuese ku
dergjet e ngrata Shqipėri e jo me paaftėsinė apo mungesėn e vullnetit tė
qeverisė.
Pėr kėtė arsye debati i nisur pėr votat
emigrantėve, nuk duhet tė kufizohet vetėm tek njė simptomė, por tė kapi
problemin, pse janė duke e braktisur shqiptarėt Shqipėrinė. Pse ka kaq imazh tė
keq Shqipėria dhe a mund tė ndryshohet imazhi i vendit
tonė e tė kthehet besimi pėr njė tė ardhme tė lumtur nė vendin tonė? Pse nuk
ndihen rehat shqiptarėt me emrin shqiptar? Tek tuk shikohet ndonjė rreze
shprese si pėr shembull ndonjė deklaratė e guximshme nga ekzekutivi pėr tė
drejtat e shqiptarėve, ndėrtimi i rrugės Durrės Morinė apo difuzioni kulturor
shqiptar i ēmuar qė realizohet nėpėrmjet platformės Digitalb. Megjithatė kjo
ėshtė shumė mė pak nga ēpritet prej Tiranės e cila duhej tė shėrbente si
lokomotivė zhvillimi, pikė graviteti, parzmore sigurie e simbol krenarie pėr tė
gjithė shqiptarėt, kudo qė banojnė. Nėse kjo arrati nga Shqipėria nuk bėhet njė
ēėshtje qė tė shqetėsojė tė gjitha palėt
politike e nėse nuk krijohet njė frymė bashkėpunimi ndėrpartiak lidhur me
pėrmirėsimi e imazhit tė Shqipėrisė dhe forcimit tė identitetit kombėtar
situata ka pėr tu pėrshkallėzuar keq. Do kemi gjithnjė e mė shumė qytetarė jo
besnik tė Shqipėrisė, gjithnjė e mė pak interes e pėrkujdesje pėr fatet e vendit, gjithmonė e mė shumė shqipfolės,
gjithnjė e mė pak shqiptarė . Fjala shqiptar do tė
rrezikoj tė shndėrrohet nė njė koncept gjeografik ose term filologjik.
gazeta
Shqip