A erdhi drejtėsia nga Haga?
Shkruan : Milazim Mustafa
Derisa pjesa mė e madhe e popullatės nė
Maqedonisė ishte e koncentruar rreth themelimit tė qeverisė sė re, ēmimeve tė
larta tė naftės, inflacionit dhe problemeve tjera, njė pjesė e konsiderueshme e
popullatės si asaj maqedone ashtu edhe asaj shqiptare nė ankth e prisnin
verdiktin pėrfundimtar tė Gjykatės sė Hagės nė lidhje me gjykimin e dy tė
akuzuarve pėr krime lufte mbi popullatėn shqiptare tė Maqedonisė me rastin e
Lubotenit.
Atė botė mė 12 gusht tė vitit 2001 ndodhi njė
masakėr i vėrtetė mbi popullatėn shqiptare. Lubetenasit po edhe gjithė
shqiptarėt e Maqedonisė gjithmonė do t'i kujtojnė dhjetė tė vrarėt e kėsaj
ditė, por edhe mbi 100 tė tjerė tė malltretuar e tė rrahur qė edhe sot e kėsaj
dite i vuajnė pasojat.
Lajmi pėr ngritjen e akt padisė nga ana e Gjykatės sė Hagės ishte njė lehtėsim
pėr ata qė mė sė tepėrmi e ndjejnė dhimbjen e kėsaj dite. Tė gjithė ne, por nė
veēanti familjarėt e atyre burrave qė sot mė nuk janė nė mesin tonė, prisnin me
padurim, gati shtatė vite tė plota, qė drejtėsia tė vij nė vend, e sė paku ata
qė shkaktuan kėto dhimbje, ata qė i bėnė dhe i urdhėruan ato masakra ta marrin
dėnimin e merituar.
Shtatė vite shpresė dhe mė nė fund arriti edhe aktgjykimi. Gjykata e Hagės mė
10.07.2008 nė orėt e pasdites solli vendimin e shumė pritur. Por ky vendim edhe
mė tepėr ua shtoi dhimbjet shqiptarėve, e posaēėrisht familjarėve tė dėshmorėve
tė Lubetenit.
Ishim dėshmitarė tė transmetimeve televizive tė mediave nė Maqedoni. Te tė
gjithė ata vėreheshin shenjat e mėrzisė dhe pikėllimit dhe me lot nė sy e
komentonin vendimin e Gjykatės dhe ditėn e paharruar tė vrasjes sė 10
bashkėfshatarėve tė tyre, por edhe lirimin e kriminelit tė luftės Lube
Boshkovski, i cili si ministėr i punėve tė brendshme tė Republikės sė
Maqedonisė e kishte urdhėruar aksionin policor nė Lubeten mė 12 gusht tė vitit
2001, duke lėnė pas dhjetė tė vrarė dhe mbi njėqind tė malltretuar.
Pėr tua lėnė gėzimin nė gjysmė palės maqedone, e njėjta Gjykatė vetėm disa
sekonda mė vonė shqiptoi aktgjykimin dėnues pėr tė akuzuarin e dytė nė rastin
"Luboten", udhėheqėsin e aksionit policor nė Lubeten, Johan
Tarēullovskin edhe atė me dėnim prej 12 vjet burg, pėr vepėr penale vrasje dhe
maltretim sipas nenit 3 tė Statutit tė Gjykatės sė Hagės.
Edhe pas kėsaj publiku maqedonas kishte akoma fytyrė e tė thirret nė luftėn e
drejtė tė popullit maqedon tė 2001-shit. Sikur donin t'i bėjnė qejf vetes sė
tyre dhe para opinionit tė fshehin tė vėrtetėn e kėsaj lufte.
Normalisht, nuk besoj se ka shqiptarė nė Maqedoni apo edhe nė tė gjitha trojet
qė ėshtė gėzuar me lirimin e Boshkovskit. Por edhe nuk besoj se dikush ėshtė
gėzuar me dėnimin e Tarēullovksit. Sepse pėr njohėsit e ligjit, akuza pėr
vrasje tė dhjetė vetave dhe maltretimit tė njėqind tė tjerėve dhe dėnimi me 12
vjet burg ėshtė tepėr i butė.
Kritikuesit e Gjykatės sė Hagės do tė kenė edhe njė mundėsi plus pėr tė hedhur
gurė mbi kėtė institucion ndėrkombėtar tė themeluar nė vitin 1993 enkas pėr t'i
nxjerr nė dritė krimet e bėra nė luftėrat qė u zhvilluan nė territorin e
ish-Jugosllavisė. Mos nxjerrja para drejtėsisė e kriminelėve tė tjerė tė
luftėrave nė ish-Jugosllavi si: Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin, mos
arritja e shqiptimit tė dėnimit tė kasapit tė Ballkanit Sllobodan
Millosheviqit, por edhe lirimi i Boshkovskit janė edhe njė dėshmi plus qė kjo
Gjykatė nuk e ka kryer punėn si duhet.
Ana pozitive e kėtij gjykimi, respektivisht sjellja e aktgjykimit dėnues pėr
njėrin nga tė akuzuarit dėshmon se nė lutėn e 2001-shit ka pasur vrasje tė
civilėve dhe personave tė paarmatosur nga ana e "forcave tė sigurisė"
tė RM-sė dhe ka pasur shkelje tė tė drejtave tė njeriut rregullave tė luftės,
me ē'rast shihet edhe pėrgjegjėsia e Republikės sė Maqedonisė nė kėtė rast.
Mundėsi kjo qė iu jep rast familjeve tė tė rėnėve tė asaj dite, por edhe atyre
qė kanė pėrjetuar maltretime tė llojit tė ndryshėm qė para organeve kompetente
gjyqėsore tė Maqedonisė tė kėrkojnė kompensim material dhe jomaterial.
Boshkovski edhe pse kaloi i padėnuar nga Haga, pėr tė dalė drejtėsia nė vend,
duhet tė pėrgjigjet edhe pėr njė krim tjetėr, konkretisht pėr rastin "Vreshtat
e Rashtakut" pėr vrasjen e shtatė emigrantėve pakistanezė, rast ky i cili
duhet tė fillojė nė gjykatat kompetente tė Kroacisė, por pas amin-it tė
prokurorisė sė Maqedonisė.
Shpresojmė drejtėsia tė vij nė vend dhe kriminelėt do tė marrin dėnimin e merituar
pėr veprat e bėra.
Dėnimi i Gjykatės sė Hagės edhe njėherė dėshmon luftėn dhe rezistencėn e drejtė
tė shqiptarė tė Maqedonisė nė vitin 2001...