Pjesė
nga libri i Bernard Kushnerit, Luftėtarėt e paqes
Grasset, Paris, 2004
Drenica, Kosovė, gusht-shtator 1999
[...] Shkova pėr herė tė parė nė luginėn e Drenicės.
Ish drejtues studentor i Universitetit tė Prishtinės, lindur nė krahinėn e
Tetovės, nė Maqedoni, Mahmuti kish kaluar shumė vite mėrgim nė Zvicėr, duke
organizuar financimin e luftės sė armatosur. Gėzonte emėr tė mirė si njeri i
shkathėt pėr tė pėrdorur si konceptet e sociologjisė politike ashtu dhe armėt,
dhe njerėzit qė i pėrdorin ato. Duke mė marrė pėr tė vizituar familjen Jashari,
ishte njė veprim i bukur politik. [...]
Njė orė rrugė me Tojotėn e bardhė tė Kombeve tė Bashkuara, mbi rrota tė larta,
tė parehatshme. Se kisha pranuar veturėn e blinduar nė kėtė rast. Kaluam
pėrgjatė uzinash tė ngjashme me tėrė ato tė vendeve tė Lindjes, prodhimi i tė cilave
ėshtė shumė mė pak nga ndotja qė lėshojnė. Nė majė tė kodrave, vegjetacioni
bėhej mė i dendur. Ēetat kishin zėnė fill aty, drejtuar nga njerėz, fama e tė
cilėve pėr dhunė e guxim nuk duhet pėrsėritur mė nė Kosovė.
Pas njė kthese rruge tė zbrazur, mė priste njė demonstrim ushtarak, dy anėt e
rrugės zėnė nga ushtarė tė UĒK-sė me uniforma - gardhinė luftarake nderimi -,
dhe nga njerėz e fėmijė qė tundnin flamujt e vegjėl tė luftės. Nė kilometrat e
fundit para fermės Jashari, turma kish vėrshuar gjithandej mbi rrugė. Kėta
vullnetarė kishin paguar ēmimin e gjakut. Shtėpitė e tyre tė djegura nga tėrė
anėt lartoheshin si dėshmitare tė tmerrit qė i kishte pushtuar. Mesazhi
drejtuar pėrfaqėsuesit tė autoritetit ndėrkombėtar ishte i qartė : nė Drenicėn
e ēliruar nga forcat e veta, pushteti nuk i pėrkiste askujt tjetėr veē UĒK-sė.
Nė fund tė rrugės, para njė grupi godinash tė rrėnuara, njė siluetė e kėrrusur
na priste. Ushtarakėt dhe vajzat qė tundnin buqeta dukej sikur po na shpinin
drejt asaj figure tė palėvizur. Burri na priti si nė paradė dhe na puthi sipas
mėnyrės shqiptare nė cepat e buzėve, duke na shtrėnguar fort nė trupin e tij
kockor. Kryembuluar me njė qeleshe tradicionale pėrreth sė cilės mbėshtillej
njė shami, ai na drejtoi drejt njė shtėpie tė ulėt, fasada e sė cilės ishte
bėrė shoshė nga plumbat dhe nga predha tė kalibrit mė tė rėndė, shtėpi qė me sa
duket ishte kursyer mė shumė nga tė tjerat. Njerėz tė moshave tė ndryshme na
prisnin vendosur nė hark rrethor, mustaqemėdhenj, mjekėroshė si dhe njė qė si
kish mbirė edhe qimja nė faqe. Na i paraqitėn si paria e luginės, tė mbijetuar
tė ēetės, lidhur me politikėn.
Nė dhomėn e vogėl tė mbinxehur nga fryma e pjesėmarrėsve, qilima tė vjetėr
ishin vėnė njėmbinjė, enkas pėr ne. U mbėshteta me kurriz mbi njė mur tė dobėt
qerpiēi, dhé e gėlqere pėrzier, qė kish rėnė copa-copa pėrkrah tė mbijetuarit
tė familjes Jashari dhe
Pas ceremonisė sė pijeve, ēajit dhe ujit tė gazuar, na u desh tė jepnim
intervista pėr shtypin lokal. Ēdo shprehje duhej peshuar pėr tė mos shkaktuar
asnjė reagim, pėr tė mos ngjallur zemėrimin e tė nguliturve serbė dhe pėr tė
shmangur shpėrthimin e njė ekzodi tė ri apo ndezjen e njė dhune tė re. Me
Millosheviēin nė pushtet, detyra ishte relativisht e lehtė : akuzoja milicitė
dhe regjimin. Askujt skish pse ti mbetej hatri. E megjithatė, e dija se
zyrtarėt asgjė nuk mund tė bėnin pėr tu ndalur dorėn serbėve nė numėr shumė tė
madh qė morėn pjesė nė kasaphanė, tek pandehnin se po bėnin njė veprim tė
shenjtė, njė detyrė historike. Ata qė, nė krejt Jugosllavinė e vjetėr e fillojnė
fjalinė nė tė tashmen pėr ta pėrfunduar nė tė shkuarėn, duke iu referuar
pėrherė ustashėve, turqve dhe ēetnikėve... Shkuam tek banesat e tjera, ku nuk
kishin mbetur veēse gėrmadha. Pėrpara tmerrit, u bėmė gojėkyēur. E megjithatė
kisha parė tashmė fasada bėrė shosh deri nė atė pikė, mure tė vrimuara si
dantellė. Mu kujtua Bejruti, Monrovia, Vukovari dhe sidomos Osijeku e
Serbrenica... Tė njėjtat plumba, e njėjta dehje pėr krim, i njėjti zell pėr tė
masakruar civilė, egėrsi, barbari mendimi, bllokim i arsyes : gratė dhe fėmijėt
e tė gjitha moshave vihen nė kėtė shėnjestėr : zhdukja e racės me rrėnjė.
Nė dhomėn e fundit tė shtėpisė sė fundit, ku nuk kish mbetur mė veēse njė
skulpturė e stėrzgjatė dhe e tejdukshme, nė lavdi tė urrejtjes, nuk mund tė
hynim tė gjithė. Aty, mbi njėzet anėtarė tė familjes Jashari i kishin
grumbulluar pėr ti grirė me kallashnikov, bebe dhe foshnja nė duart e nėnave,
copa eshtrash dhe mishi qė varej mureve nė forcėn e goditjes. Pasandaj, i vunė
flakėn gjithēkaje, njė paēamur i tėrė vdekjeje qė pėrpėlitej ende nga disa jetė
tė pambaruara.
Kishim ngrirė krejt nga tmerri. Ndenjėm pėr njė kohė tė gjatė tė heshtur.
Zhurma e disa aparateve fotografikė tė kosovarėve na u bė e padurueshme. Dolėm
mė nė fund nga ferma, gjithsekush duke ecur mė vete.
Kujtesa e zjarrit
Njė kodėr e vogėl vinte e pėrfundonte butė pėrpara fermės martire. Turma ishte
mbledhur atje, renditur pėrballė varreve. Asgjė nuk ishte parashikuar nga ana
jonė, por komandanti lokal i UĒK-sė kishte organizuar gjithēka. E pamundur ti
shmangesha. Sė bashku me Eric Chevallier,
U ndala gjatė, dhe thashė disa fjali pėr tė shprehur urrejtjen time kundėr
dhunave dhe dėshirėn pėr paqe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ndjenjė e pėrforcuar
nga ajo vizitė e paharrueshme. Pėrmenda disa nga tė rėnėt qė ua dija emrat. Aty
mora atė zakon pėr ti pėrfunduar fjalimet e mia me njė fjali shprese dhe
faljeje nė serbisht dhe njė tjetėr njė shqip.
Pas atyre orėve qė na i bėnė zemrat copė, Eriku dhe unė u larguam. Pa marrė
parasysh mendimin e sigurimit tonė, u ndalėm nė njė fshat aty pranė, qė milicėt
serbė tė Millosheviēit e kishin shkretuar. Ishte njė sprovė edhe mė e dhimbshme
duke u pėrjetuar larg turmės nė atė muzg qė po binte mbi luginė.
Njė shesh i vogėl gėrmadhė ku luanin disa fėmijė para njė muri tė shembur tė
njė ferme. Hymė nė oborr, pa paralajmėruar askėnd. Grupi i vogėl i
adoleshentėve na shoqėroi. Njė burrė pa dhėmbė u shfaq, i dashur, nga njė
shtėpi barkēarė. Tha emrin. Ishte vėllai i tė zotėrve tė fermės tė vrarė, axha
i fėmijėve tė djegur pėr sė gjalli, mik i kaidėve tė martirizuar, e vetmja
shenjė islamizmi nė atė luginė.Vetėm rrėnoja, as edhe njė spastrim: krimi ishte
i kohėve tė fundit, ndihej era kufome, djegie, vrasje, dhe ajo erė qė mjekėt e
njohin ndėr gjithēka : era e gjakut tė freskėt.
Plaku na shoqėroi pėrmes njė kopshti tė vogėl drejt banesės kryesore, ku nuk
kishin mbetur veēse pjesė muresh tė nxira, na shpjegoi se rrinte vullnetarisht
nė fermė, nė nderim tė familjes sė tij tė vrarė, edhe pse askush nuk ndalej
aty. Tė afėrmit, siē tha, i ishin masakruar gjatė raprezalieve qė bėnin
rregullisht milicėt serbė dhe policia. I mblidhnin fshatarėt e kapur nė
rrethinė dhe i fusnin nė njė dhomė tė vetme pėr ti vėnė pasandaj zjarrin.
Adoleshentėt na ndiqnin me kukurisje gazmore sa herė qė fliste plaku.
Nė dhomė, ajri tė shkaktonte menjėherė tė vjellėt, erė mishi tė djegur. Muret
qenė kruajtur nga thonjtė e tė torturuarve, rrobat e djegura tė tė cilėve ishin
bėrė pirg mbi dysheme. Njė tokėz rripi, syze pluskonin, pėrzier me mbetje
eshtrash, dhėmbė...
Eriku, interpreti ynė, dy roje tė sigurimit dhe unė nuk guxonim tė bėnim
pėrpara. Adoleshentėt nuk bėzanin. Sa ishin kur
ndėrruan jetė tė djegur pėr sė gjalli? Mbi dyzet, nga tė cilėt njėzet e pesė
fėmijė, tha roja plak. Kurrė nuk do dihet me saktėsi, aq shumė kufoma njerėzore
qenė shkrirė, gjer aty sa nė dhomėn e poshtme, gjaku dhe lėngėrimi kishin
pėrshkuar dyshemenė dhe dukej ende e pėrmbytur toka nė bodrum nga njė magmė qė
se prekje dot me kėmbė. Nja dy gogla tė kaltėrreme tėrhoqėn vėmendjen e
Erikut, i cili u pėrkul pėr tė mbledhur dy copėza tė koaguluara : zaret e
shkrirė tė fėmijėve tė masakruar.
Gjatė misionit tonė nė Kosovė, i ruajtėm kėto zare fėmijėrie e tmerri. Shpesh,
nė ēaste dyshimi, ndrojazi e nė nderim, merrja e mbaja nė dorė atė brum xhami
tė paformė e tė ngjyrosur. [...]
Marrė nga libri i Bernard Kushnerit,
Luftėtarėt e paqes, Grasset, Paris, 2004