Festivali i Pare Folklorik i Diaspores
Shqiptare ne SHBA-es
Shkruan : Beqir SINA, New York
Detroiti : Me magjine dhe merkulline e kengeve dhe valleve shqiptare ne Amerike
ROCHESTER HILLS - DETRIOT (MICHINGAN) Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku mendohet
se jetojne aktualishte me shume se gjysme milioni shqiptare, te emigruar keta
ne kohe e rrethana te ndryshme, tradita e kengeve dhe e vellave tona
folklorike, ekziston per me shume se nje shekull. Cdo nje vendbanim shqiptar ne
SHBA, ka pasur nje eveniment me kenge e valle popullore. Qe fillon prej nga
dasmat dhe gazmendet e tona, e deri tek kremtimi e i festave kombetare. Sidomos,
Dita e shpalljes se Pavaresise - Dita e Flamurit, 28 Nnentori 1912. Mirpo, ka
qene kisha katolike shqiptare ne Amerike, ajo, qe e ka bere folklorin tone, si
nje feste te madhe, e shquar per nje menyre tjeter te pasqyrimit te vlerave dhe
aneve me te bukrura te folklorit tone.
Ne New York, kisha katolike shqiptare "Zoja e Shkodres" ka organizuar
per gati dy dekada festivale folklorike, duke dhene nje shembull te mire, sesi
mund te ruhet kultura tradita dhe trashgmnia jone kombetare. Edhe pse jemi kaq
larg vendit tone. Kuptohet, qe keto festivale folklorike, dallohen shume nga
ato te vendit tone. Shume prej ketyre festivaleve folklorike, kane zevendesuar
muziken e folklorin e dasmave dhe ahengjeve. Cka ka treguar se shpirti i tradites
shqiptare vazhdon te jetoje, edhe pse jemi kaq larg ketu ne SHBA. Megjithse,
duhet pranuar se keto festivale, nje dite mund te behen edhe bashkekohore, edhe
si ne vendlindje. Kete do ta tregonte mbreme ketu ne Rochester Hill -
Detroit(Micigan) edhe Festivali i Pare i Daspores shqiptare ne SHBA-se.
Mbreme ne sallen e madhe te koncerteve, para me shume se 700 vetave ne kishen katolike
Shen Palit, filloi Festivali i Pare Folkolirk i Diaspores Shqiptare ne SHBA-es.
Aktiviteti kulturor i vitit, dhe i veçanti ne mergaten shqiptare, ne shtetin e
Miciganit.
Kete festival e ka pershendetur Meshtari, dhe famullitarit Don Anton Kçira, i
cili pasi falenderoje te gjithe pjesmarresit, tha se festivali i pare i
diaspores shqiptare, e ka bere kete kishe (Kishen e Shen Palit) te duket edhe
me e bukur, tha ai. E mbuluar e tera kuq e zi, dhe e zbukuruara dhe e hijeshuar
me ngjyrat e bukuara te veshjeve popullore kombetare te grupeve, pjesmarrese. theksoi don Anton Kcira, kenget e vallet tona te bukuar jane
mrekullia e ketij festivali, i cili do te zgjase tre dite.
Don Anton Kcira, ka kujtuar se Kisha e Shen Palit, i ka ruajtur gjithmon keto
visare te cmuara te kombit tone, edhe ketu pertej oqeanit edhe athere kur
rrezikohej egzistenca e saj. Pasi sipas tij ky ka qene nje detyrim, moral,
shoqeror e kombetar, i te gjithe juve baskeatdhetarve te dashur ne rradhe te
pare. Famullitari i kesaj kishe don Anton Kcira, tha se" Mbajtja e gjalle
e trashegmnise sone kombetare, behet te tregojme vlerat me te mira te tradites
sone kombetare. Keshtu, qe edhe ky festival per ne qe jetojme ne emigracion ka
vlera shume me te medha percjellese tek brezat tane.
Ai tha se ky festival ka disa cmime , por cmimin dhe
vlersimin me te madh, e ka marre publiku i mrekullueshem qe po e ndjek sot,
kete festival. Pra, shrhete ai fitues i vendit te pare jeni ju shqiptaret e
Amerikes, te cilet, po e percillni dhe po ua lini trashegim femijeve tuaj,
kengen, vallen e melodin shqiptare te te gjitha visve shqiptare, prej nga
Kosova, Shqiperia dhe Cameria.
Festvalin e deklaroje te hapur dhe e pershendeti ne emer te organizatorit,
drejtori i ketij festivali kengetari i komunitetit Fran Gjokaj. Me kete rast,
tha Gjokaj shpreh falemnderimin me te madh dhe mirenjohjen e respektin e thelle
per pjesmarresit, te cilet erdhen edhe nga larg, New Yorku, e Bostoni".
Festvalin e pershendeti edhe majori i qytetit te Rochester Hillit, Brian Brunet
dhe gruaja e tij Grid Brunet, e cila edhe kendoje per kete festival kengen
"God Bless America".
Drejtor artistik i ketij Festivali eshte rapsodi Fran Gjokaj,udheheqes
artistik dhe libretist poeti Gjovalin Lumaj ndersa regjizor i festivalit Ndue
Gjekaj. Per ndarjen e cmimeve eshte ngritur edhe nje juri me profesionist te
kesaj fushe. Juria e festivalit eshte perbere nga Met Agolli ish koreograf i
Ansambilit Kombetar, dhe pjesmarres ne te gjitha festivalet kombetare ne Shqiperi.profesor
Lulash Palushaj studiues dhe njohes i mire i folkolrit tone, Mehill Cuni
mysafire special nga Shqiperia, Tonin Tushaj , Zef
Pergega, gazetar dhe publicist i njohur, studiues i vlerava folkolrike
shqiptare
Ne diten e hapjes, u zhvillua nje parakalim rreth kishes katolike shqiptare
Shen Pali, i grupeve pjesmarrese. Festivalin e prezantojn Dritan Dako dhe
Blerina Jahja. Festivalin e hapi kenga me titull "Nuk kam djem me u kalb
ne Qeli". Ne festival marrin pjese kengetar, valletar, instrumentiste dhe
grupe nga Micigani, Bostoni dhe Nee-Jorku. Jehone te madhe ketij aktiviteti, po
i bene media shqiptare ne Amerike. Festivali organizohet ne mjediset e kishes
se Shen Palit per tre dite me rradhe nga 3-6 korrik 2008.
FESTIVALI i PARE FOLKLORIK I SHQIPTARVE TE AMERIKES
Kjo eshte here e pare qe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes shqiptaret me banim
ne kete shtet po organizojne Festivalin e Pare Folklorik, me pjesmarrjen e
grupeve artsitike nga disa shtete te Amerikes. Festivali i Pare Folklorik
organizohet me iniciativen e Kishes Katolike te "Shen Palit" 65533;
ne Rochester ne shtetin e Michiganit ku mendohet se jetojne me shume se 150
mije shqiptare..
Festivali do te zhvillohet ne datat 4-5- dhe 6 korrik qe perkon dhe me festen
me te rendesishme te SHBA-se,shpallja e pamvaresise 4 korriku
232 vjetori i Pavaresise se SHBA. Nga keto tre dite ,
dy ditet e para jane konkuruese ndersa e treat do te jete nje spektakel me
grupet,kenget dhe vallet fituese te prezatuara ne dy ditet e para.
Grupet pjesmarrese :
Qendra Kulturore "Gjergj Kastrioti" 65533; e kishes se "Shen
Palit" 65533; Rochester Michigan
Qendra Kulturore "Nene Tereza" 65533;
e kishes "Zoja e Shkodres" 65533; ne Nee York, me grupin Rozafa.
Grupi i valleve "Bashkikimi" te
shqiptarve te Bostonit.
Shoqeria Kulturore Artistike "Kelmendi"
65533; ne New York
Grupi Folklorik i New Yorkut Bashkimi
Kombetar.
Ne naten e pare me 4 korrik konkuruan grupet e qendrave kulturore :
"Gjergj Kastrioti" 65533; Michigan
dhe qendra kulturore "Nene Tereza" 65533; ne New York me grupin e
vajzave Rozafati te rejtuara nga Axhelina Nika.
Ne naten e dyte me 5 korrik konkurojne; grupi
i valleve te shqiptarve te Bostonit,grupi i shoqerise
kulturore artistike "Kelmendi" 65533; nga Nee York Diten e diele me 6
korrik do te shperndahen cmimet e fitueseve dhe po fituesit do te japin
koncert artistik.
Sponsor gjeneral i festivalit eshte Kisha Katolike e "Shen Palit" 65533;
Rochester Michigan. Sponsor te tjere qe kane mundesuar realizimin e keti
aktiviteti te pare ne keto permasa ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
jane;Ekrem Bardha,Marash Nucullaj,Ndue Ftoni,Malote
Ivezaj.
Sqarim : Organizatori njoftoi se e quajn festivali i pare pasi ata thane se ky
ishte i pari festival Foklorik, e jo i muzikes popullore e perzier me zhanre te
tjera. Logoja e festivalit ishte Festivali i Pare Folklorik i Diaspores
Shqiptare ne SHBA-se.