MISSION IMPOSSIBLE
Shkruan: Arber KASTRIOTI
Me rastisi te lexoj edhe nje margaritar te radhes nga ana e misionarit te
revizionimit te gjuhes se ’’dhunueshme" standarde shqipe ne favor te
gegnishtes se z.Migjen Kelmendit. Ne shkrimin e tij z.Kelmendi fillon me akuzen
kunder z.Xhaferi, si mbrojtes i se dhunshmes standard i 72 dhe te gjitha atyre
qe mendojne si ai. Objekt i ketij shkrimi nuk eshte te dalurit avokat mbrojtes
z.Xhaferri .Plakushi i pensionuar dhe politikane te tjere kane mekatete e tyre
dhe jane pergjegjes per politika te deshtuara ne kerkim te statusit me te denje
per shqiptaret ne Maqedoni. Shqetesimi im ka te bej me missionin impossibel qe
ka marre z.Kelmendi per ta bere gegnishten standarde ne Kosove dhe me gjere si
gjuhe zyrtare dhe per pasojat e perçarjes brenda kombit shqiptar.
Kjo nisme e vonuar e nje tekanjozi per nje teme kaq delikate si kjo ,do te shkaktonte nje kundershtim te natyrshem ne boten
shqiptare edhe per faktin e thjesht se ,valle do pranojne te shkruajne dhe te
flasin jugu dhe veriu standardin e z.Kelmendi !Hapja e plageve te reja mes ndarjeve
toske dhe gege eshte e papranueshme ne kohen kur shqiptaret kane halle te tjera
per t’i zgjdhur para teorive siç eshte kjo e gjuhes standarde. Edhe sikur te
mirrej vendim standardi 72 me baze gegnishten, sot reaksioni per te do ishte i
njejte..Vetem se ne kete rast nuk do behej zhurma per
dhunim te toskerishtes, por do hapej fushata per njesimin e kosovarishtes te
perzier me serbizma dhe jevgjerizma te sokaqeve .
Ashtu sic ka deklaruar dhe vete me nje rast toskofobi i perjetshem ‘’se po me
pelqen guha e Prishtines me do fjale te perzime serbe dhe rome, se po e bajke
ma te kuptushme ket guhe’’.Kryekalemxhiu i « JAVES »ka kohe qe po ben
‘’kerdine’’, mbi te gjithe ata gjuhetare e intelektuale qe kane mbrojtur dhe
mbrojne gjuhen standarde shqipe, tashme jo me pushke, por me pene.
I ngarkuar nga segmente te caktuara antishqiptare per te krijuar situata
konfliktuoze brenda kombit shqiptar qe me pretekstin e ‘’dhunimit’’ te
gegnishtes, kryegazetaruci i ‘’JAVES’’, pas identitetit te ri kosovar, tani
kerkon gjuhe te re gegnishte si gjuhe standarde per te gjithe ata qe ne
perdorim privat flasin dialektin e veriut. E gjithe kjo urrejtje patologjike
kunder standardit te shqipes nuk shpjegohet ndryshe veç se nje misionari te
ngarkuar per te kryer detyra te posaçme per llogari te tjeterkujt dhe ne dem te
kombit tone. Nuk besoj se dikush eshte kunder ndryshimit te diçkaje qe eshte e
nevojshme per te korrigjuar dhe me futjen e fjaleve te reja nga dy dialektet te
shqipes gje qe do ta bente edhe me te fuqishem argumentin se gjuha standarde
nuk behet sipas tekave te disa varrmihesve te kultures sone kombetare por,
sipas punes dhe vleresimeve shkencore te studiuesve te gjuhes nga mbare bota
shqiptare. Modernizimi dhe reformimi i gjuhes standarde eshte i nevojshem per
ç’do gjuhe dhe jo venia ‘’en bloc’’e standardit te72 si e ‘’dhunshme’’ qe me
nje te rene te lapsit te ndryshkur te z.Kelmendi, te ‘’zhduk’’ nga faqja e
dheut ate te flamosur toskerishte te 72 dhe ne vend te saj te zbatoje
gegnishten e ‘’vrame’’ dhe ‘‘plagume.’’Me sa di une ne Kongresin e Drejtshkrimit
ka referuar edhe nje intelektual nga Kosova kur mes tjerash thote : »Mua me
pengon fjala tashme dhe propozoj qe kjo te zevendesohet me fjalen tanime sepse
tingellon me bukur « .Ky shembull flet qarte se ne ate te famshmin Kongres nuk duket
se ishte‘’dhunuar‘’gegnishtja, por ishte marre edhe vleresimi i intelektualeve
nga Kosova, Maqedonia,Mali i Zi dhe me gjere, per ta standardizuar gjuhen
shqipe .Te besh paralelizma mes heqjes se autonomise se Kosoves ne 89 siç beri
Millosheviqi dhe vendosjes me’’ dhune’’ te standardit te shqipes do te thote se
nuk je realist dhe se kerkon te krijosh paralelizma fallce dhe te pa qena.
Nese Tirana e atehershme zyrtare ua kish imponuar zbatimin e standardit 72
shqiptareve te Kosoves dhe viseve tjera shqiptare, atehere perse nuk e
kundershtuan kete norme masat e gjera te popullit dhe gjithe intelegjencia si
te pa pershtatshme e te dhunshme!
Shqiptaret nga Kosova dhe te viseve tjera shqiptare e pranuan kete norme te
njesimit te gjuhes sone ne emer te bashkimit e afrimit mes dialekteve dhe jo
perçarjeve krahinore. Bllofet dhe farsa per perdhunim te gegnishtes nga ana e
fesatxhinjeve te tipit Migjene dhe legene nuk qendrojne. Sa per ilustrim po jap
disa fjale te gegnishtes se’’ harrume’’ ne perdorim dhe zbatim te gjuhes
standarde shqipe, ja dis si; Lazdroj, Mahi, Pamje, Rrafshnalte, Krenar,
Kaptine, Kallezoj, Mashtoj,e fundme, e hishme, i rreme etj.
Keto dhe shume fjale te tjera nuk rrjedhin nga toskerishtja. Me veprime te
ketilla dashakeqe dhe me nje xhelozi te papare per standardin e shqipes, ‘’i
ngarkuari i posaçem’’ kerkon te nxjerre nga ferra e vogel lepurin e madh.
Perpara se te pergojoje emrat e shume gjuhetareve te standardit te 72, ky zotri
duhet te konsultohet me babain e vet. Sipas filozofise se djalit, baba Ramiz
duhet spostuar ne krahun e xhelateve, pasi ka pagezuar Fakultetin e gazetarise
me emrin e Faik Konices nje ithtar dhe preferues i hershem i toskerishtes. Qe
ne vitin 1905 ne gazeten e vet ‘’Albania’’ Konica ne lidhje me themelimin e nje
gjuhe letrare shqipe shprehet keshtu :” ...toskerishtja eshte si diçka e
shpejte dhe e epur, ndersa gegerishtja eshte diçka e ngadalshme dhe e rende.
Toskerishtja e gjalle e shkathet e lehte dhe ne nje evolucion te vazhdueshem,
pasqyron karakterin e toskerishtes qe shquhet nga nje vrazhdesi e permbajtur,
nga nje ndjenje humori, nga aftesia, ngaintriga dhe paqendrueshmeria,
perkundrazi gegerishtja, masiv i paqendrueshem, pa shprehje me kuptime te
dyfishta,perfaqeson me se miri karakterin gege,qe eshte serioz i sinqert
shpeshherei patekeq mbi te gjitha armik i te rejave’’.
Me te marre konfirmimin e ketij vleresimi te z. Konica per dialektin toske dhe
proritetin qe i ka dhene kritiku i pare i letrave shqipe toskerishtes, ne
listen shume emerore te z.Kelmendi dhe sipas logjikes se tij do te shenohet
edhe emri i i Konices si gjuhetar dhe dhunues toske mbi gjuhen e “persekutueme
gege “.