PSE HARROHEN HERONJTĖ E GJALLĖ TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS?


ESE SOCIO-JURIDIKE


Shkruan: Mr. Rexhep AHMETI


Me nocionin ish-luftėtarė, apo veteranė tė ēėshtjes kombėtare alias tė Republikės sė Kosovės, nuk kuptojmė vetėm luftėtarėt e luftės sė fundit, asaj tė UĒK-sė, por mė gjerė.


Veteranė tė ēėshtjes kombėtare apo veteranė tė Republikės sė Kosovės, si pjesė e tėrėsisė sė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, janė tė gjithė ata atdhetarė, idealistė shqiptarė, dhe tė kombeve tjera (nė luftėn e UĒK-sė kemi heronj tė vdekur e tė gjallė edhe tė kombeve tjera qė vdiqėn dhe jetojnė pėr ēėshtjen e Kosovės dhe atė shqiptare nė pėrgjithėsi) tė cilėt nė forma ilegale dhe legale, si mė herėt, ashtu edhe prej vitit 1945 e kėndej, luftuan nė vazhdimėsi e pėrnjėmend pėr ēėshtjen e Kosovės dhe pėr atė shqiptare nė pėrgjithėsi.


Tani, kur pėr veteranėt e Luftės sė fundit, asaj tė UĒK-sė, nuk ka pėrkujdesje tė duhur nga Republika e tashme konkrete e Kosovės, tani kur veteranėt e UĒK-sė, janė “trajtuar” me njė rregullore tė UNMIK-ut, nė mėnyrėn mė tė mjerueshme, tė tillė qė nuk meritojnė mė shumė se t’u dyfishohet stazhi i punės, si punėtorėve nė minierė ose si policėve!), tani kur ata janė “harruar”-injoruar, mohuar (sepse Republika e tashme e Kosovės e ka lėnė nė fuqi ende rregulloren mohuese tė Luftės sė UĒK-sė), tani kur, ata faktikisht, janė lėnė pasdore, pra tė injoruar dhe, shumica e tyre janė jo vetėm pa kushte elementare jetese, por edhe tė uritur, doli njė burrė i njė kombi tjetėr tė madh, doli pikėrisht, kongresisti amerikan Eliot Engėll, i cili, mė 16 qershor 2008, nė Kuvendin e Republikės Kosovės, me rastin e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės, nuk i harroi “ ata qė i murrėn armėt nė mėnyrė qė kombi i tyre tė jetė i lirė...”.


Dhe u deshtė qė njė burrė i madh i njė kombi tjetėr tė madh, tė na jep pak kurajė, tė na pėrkujtojė se kush kemi qenė dhe kush jemi ne veteranėt kombėtarė tė Republikės sė Kosovės. Fjalėt kėtij burri tė madh amerikan na erdhėn si melhem nė varrė nė tė cilat po na godet, pa mėshirė, realiteti dhe kriza ekonomike edhe nė Republikėn e Kosovės, edhe kur po hyn nė fuqi Kushtetuta e Republikės.


Nė kėtė fjalim historik qė pėrmenda mė lartė, burrėshtetasi amerikan Eliot Engėll, ne veteranėve tė kombit, nuk na emėroi veteranė, por heronj. Ja cilėsimi i tij origjinal:”Ata qė i murrėn armėt nė mėnyrė qė kombi i tyre tė jetė i lirė janė heronj tė kėtij vendi, ata qė nuk pranonin tė konsideroheshin si qytetarė tė rendit tė dytė.”


Por ja ēka ngjau tani nė Republikėn e Kosovės. Ata qė kanė merita mė tė mėdha dhe qė njė jetė tė tėrė ia kushtuan kombit tė tyre, ata mbi mundin e jetėn e tė cilėve u ngrit Republika e pėrtashme e Kosovės, ata, vet ata mbetėn tani qytetarė tė rendit tė dytė nė Republikėn e Kosovės!!! Vallė, a nuk ėshtė kjo njė absurd?

 
A nuk ėshtė edhe absurd tjetėr ku e kur nė Kosovė, nė pėrgjithėsi, duhet vdekur pėr t’u cilėsuar hero? Dhe pastaj, pasi tė vdesėsh, si hero duhet tė promovojnė disa politikanė, motivi kryesor i fjalimeve tė tė cilėve, pranė varreve tė heronjve, ėshtė tė zhvatin sa mė shumė poena politikė! A nuk ėshtė, thėnė mė sė paku, i rrezikshėm mentaliteti se heronjtė e Republikės sė Kosovės janė tė mirė vetėm kur janė tė vdekur dhe kur tė mundėsojnė qė tė mbash fjalime patriotike pranė varreve tė tyre!?
Nėse ky mentalitet kundėr heronjve ekziston de facto e de jure nė Kosovė, duhet flakur sa mė shpejtė, sidomos nga kokat e atyre funksionarėve qė mund tė jenė edhe vendimmarrės pėr fatin e veteranėve dhe heronjve tė gjallė tė Republikės sė Kosovės, tė cilėt u promovuan fuqishėm nga mentari, burrėshtetasi universal, z.Eliot Engėll, mu nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės, mė 16 qershor 2008, me rastin e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės.


Po ashtu, duhet flakur sa mė shpejtė mentaliteti se duhet ndėshkuar edhe tani nė Republikėn e Kosovės, tė gjithė ata veteranė dhe heronj tė gjallė qė nuk pajtohen me politikėn e ditės, ose qė nuk kanė dalė nė zgjedhjet e fundit, ngase nuk paskan kryer obligimin qytetar, pėr tė dalė nė zgjedhje. Disa politikanė tanė duhet ta mėsojnė patjetėr edhe njė leksion modern tė demokracisė dhe politikės: se, nganjėherė edhe mosdalja nė zgjedhje ėshtė jo vetėm obligim qytetar, por edhe obligim kombėtar e njerėzor. Favori mė i madh i Republikės sė Kosovės, fakti i krijuar potencial se shumica e qytetarėve tė Kosovės nuk kanė dalė nė zgjedhjet e 17 nėntorit 2007-tė, ėshtė njė realitet shpėtimtar nė bazė tė tė cilit, juridikisht dhe politikisht, mund tė tejkalohet sfida e ndarjes sė Kosovės (e potencuat tani sė voni edhe nga disa dijetarė e funksionarė ndėrkombėtarė) si dhe, nė fakt, ndėrlikimi, paqartėsia (mjegullimi) i statusit aktual tė Republikės sė Kosovės, si dhe mungesa e dukshme e Rendit tė Mirėfilltė Ligjor (juridik)-RML-sė, nė Republikėn e Kosovės.


Natyrisht, qė njė pjesė e mirė e veteranėve dhe heronjve tė gjallė ishin tė zėshėm dhe bėnė detyrėn e tyre qytetare, kombėtare e shtetėrore, duke mos dalė nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė. Nėse disa politikanė tė tashėm nė Republikėn e Kosovės hakmerren pėr kėtė, dhe i godasin pėrsėri nė varrė veteranėt dhe heronjtė e gjallė tė Republikės sė Kosovės, atėherė duhet ta dinė, se me siguri ėshtė (edhe) procesi i ardhshėm i shtetndėrtimit tė Republikės sė Kosovės dhe realiteti i ardhshėm i krijimit tė Rendit tė Mirėfilltė Ligjor (juridik) nė Republikėn e Kosovės, ai qė patjetėr do tė hakmerret edhe mė ashpėr ndaj tė gjithė atyre qė harrojnė, mohojnė, injorojnė e godasin pėrsėri heronjtė e gjallė tė Republikės sė Kosovės, mbi mundin e jetėn e tė cilėve, disa mohues dhe goditės tė tyre, sot bėjnė karrierė tė pamerituar.

 
Ndaj ku ėshtė pėrkujdesja institucionale ndaj veteranėve kombėtarė tė Republikės sė Kosovės?

Vallė, mos po mendohet dhe de fakto-het se me ligjin nr. 02/L-2 tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, mė 20 shkurt 2006, qenkan zgjedhur juridikisht dhe realisht Statusi dhe tė drejtat e veteranėve dhe pjesėtarėve tė UĒK-sė? Neni 10 i kėtij ligji ėshtė titulluar: Tė drejtat e veteranėve dhe pjesėtarėve tė UĒK-sė. Neni 10.1 ka numėruar 8 tė drejta tė kėsaj kategorie tė shoqėrisė kosovare. E drejta e parė qė u ka dhėnė (ndarė, peshuar) Ministria gjegjėse dhe Kuvendi i Kosovės veteranėve tė Luftė sė UĒK-sė ėshtė: 1. Stazh tė dyfishtė, pėr kohėn e kaluar nė luftė.(!) Ndėrsa e drejta e 8-tė, ajo e fundit ėshtė: 8. Shpenzimet e varrimit krahas ofrimit tė nderimeve ushtarake.(!) A nuk ėshtė kjo, pos tjerash, edhe hajgare juridike, edhe mjerim i njė qeverie, edhe njė tragjikomedi e llojit tė vet tė veēantė kosovar?

 
Qeveria e tashme ka shansin qė ta heq nga vetja kėtė hajgare juridike tė trashėguar, kėtė mjerim politik qė ėshtė juridikėsuar si “ligj” para 17 shkurtit 2008. Aq mė tepėr kjo ėshtė e arsyeshme dhe e mundshme kur dihet se nė mekanizmat e sotėm ligjkrijues dhe ligjmiratues tė Republikės sė Kosovės ka edhe shumė heronj tė gjallė tė kėsaj Republike qė po krijojmė.


Po vazhdojmė pėr ta pėrfunduar kėtė shkrim me disa konkluzione nga librat e shenjtė:
“Shmangu nga ēdo pavėrtetėsi; mos vrit tė pafajshmin dhe tė drejtin, sepse unė nuk do ta fal tė ligun.”(Bibla, Dhjata e vjetėr.

 

Ligjet e drejtėsisė dhe tė mėshirės)

”Do tė zbatosh plotėsisht drejtėsinė, nė mėnyrė qė ti tė jetosh dhe tė zotėrosh vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep” (Bibla, Dhjata e vjetėr: Administrimi i drejtėsisė. Shėmbėlltyra dhe shtylla tė shenjta.)


“ Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takon ajo qė fitoi, e juve u takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan ata. (”Kurani, Suretu el Bekare, 134)


Edhe pse ne nuk jemi pėrgjegjės pėr atė ligj dhe pėr nėnpikat 1 dhe 8 tė nenit 10.1, pėrmbajtjen e tė cilave e transmetuam mė lartė, koha po tregon dhe do tė tregojė akoma mė shumė se kush ka qenė dhe ėshtė pėrgjegjės pėr gjendjen tejet tė rėndė, edhe 9 vite pas lufte, tė veteranėve dhe tė pjesėtarėve tė UĒK-sė, tė cilėve, tani pėr herė tė parė u vjen nė kujtesė dhe shqiptohet nga gojė e tyre vargu i Nolit tė Madh:


Ajme sa vrer, sa keq e sa zor,

Liberartor!
(Poezia” Moisu nė Mal” )


I pėrtashmėsuar ky varg, ndoshta, do ta zgjeronte tė shprehurit dhe kuptimin kėshtu:


Ajme sa vrer, sa keq sa zor,

kur nga i yti goditesh nė varrė,

Ēlirimtar!

Trepēė,
29 e 30 qershor 2008


Mr.sc. Rexhep Ahmeti, veteran 15 vjeēar ilegal dhe legal i Ēėshtjes Kombėtare tė Republikės sė Kosovės, si dhe veteran i Luftės sė UĒK-sė.