Republika Federale e Shqipėrisė dhe kultura politike

 

Kosova sipas gjasave nuk do tė mund tė anėtarėsohet nė OKB, nė BE, nė OSBE dhe nė njė varg strukturash ku parashihet konsensusi, respektivisht shumica absolute. Mbetet varianti i shpalljes sė aderimit nė fillim nė Unionin me Shqipėrinė, e mė pas nė shndrrimin e tij nė Federatė shqiptare (Republika Federale e Shqipėrisė), pėr tė kaluar kėto pengesa qė krijon sistemi aktual ndėrkombėtar.


Shkruan : MR. Sadri RAMABAJA


Me nocionin kulturė politike zakonisht nėnkuptohen tė ashtuquajturit "faktorė tė butė" tė politikės si: mendimi politik, paraqitja dhe vlerat. Kėta faktorė e bėjnė njė shoqėri tė dallojė prej njė shoqėrije tjetėr, i japin identitetin e saj. Natyrisht fjala ėshtė pėr mentalitetin kolektiv, qė ėshtė i vetkuptueshėm nga ndėrdija dhe aftėsitė pėrceptuese, e qė sė bashku shenjojnė identitetin e bashkėsisė. Nė kėtė kuadėr vije edhe deri te formimi i identitetit nacional me shenjat identifikuese tė kulturė sė tij politike. Kultura politike gjermane i takon tė ashtuquajturė s "familje e madhe" e demokracisė liberale perendimore dhe ajo trajtohet si njėra prej kulturave mė tė etabluara.kėshtu ėshtė edhe me atė, frėnge, angleze, italiane … Prandaj sot mund tė flitet pėr kulturėn politike angleze, atė gjermane, franceze etj. Por a mund tė flasim qoftė edhe sot, pėr njė kulturė politike shqiptare tė etabluar?


Krijimi i shtetit shqiptar tek nė fillim tė shėkullit XX dhe atė me njė shtrirje nė jo mė shumė se 50% tė hapėsirės etnike, na ka bėrė sot tė jemi kombi mė i ndarė nė Evropė. Ndėrkaq krijimi i shtetit tė dytė shqiptar ne njė pjesė tė Dardanisė antike, ka premise tė panjohura pėr qoroditje nė rrafshin e kulturės politike tė kombit. Ky fakt ka lėnė gjurmė tė ndjeshme edhe nė kulturėn tonė politike. Ndarja pėr njė kohė tė gjatė nga tėrėsia kulturore qė i pėrkisinim historikisht, solli njė shtresim tė ri kulturor, qė ishte si pasojė e konvertimit konfesional tė njė pjese tė madhe tė kombit. Laryshija e ndjeshme nė rrafshin konfesional, gjithashtu ka vulėn e vet nė sferėn e kulturės politike.


Ishte merita e rilindasve tanė qė kultura politike shqiptare pas njė nate tė gjatė nėn Perandorinė Osmane, qė sėrish iu rikthye burimit. Elita kulturore dhe politike e asaj epoke madje po i vinte themelet e njė kulture politike burimore shqiptare. Me vendosjen e monarkisė zogiste dhe mė pas "diktaturės sė proletariatit" , kultura politike shqiptare sėrish u devijua nga shtrati i saj burimor. Ndėrkaq nata e gjatė e errėsimit tė ndėrgjegjes nė pjesėt e pushtuara tė hapėsirės shqipatre, tashmė kishte ndrruar velenxat e orientit me zhgunin sllav, vrazhdėsia e tė cilit vazhdon tė ndjehet edhe sot nė komunikim qoft nė Kuvend, nė mediat elektronike dhe ato tė shkruara, apo nė institucione tjera.


Popujt qė kanė pas fat tė ngjashėm me atė tė popullit tonė, nė strategjinė e tyre politike kanė pėrpunuar edhe elementet e kulturės politike qė ndikojnė nė unitetin politik dhe startegjik. Gjermanėt tek pas hartimit tė kushtetutės sė parė tė shtetit tė ribashkuar, pas zhbėrjes sė ish RFGJ, flasin pėr tė ashtuquajturin process rrumbullaksues tė kulturės politike gjermane. Ne, duke qenė se edhe sot vazhdojmė tė jetojmė tė ndarė nė disa shtete, realisht nuk mund tė themi se kemi kulturė politike unike. Kjo u pa edhe gjatė burbujės (me arsye o pa tė ėshtė ēėshtje qė kėrkon analizė mė tė gjatė) qė shoqėroi shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Psh. nėse nė mediat e Tiranės, qoftė nė debate me ekspertė, qoftė nė biseda me qytetarėt e rėndomtė, roli historik i UĒK-sė pėr tė ardhur deri te ky qast historik pėr kombin nė tėrėsi, theksohej me krenarinė e ligjėshme, e qė burim ka kulturėn politike dhe hierarkinė e vlerave qė imponon kjo kulturė, nė ato tė Kosovės ky rol ishte pėr tė mos thėnė i paveneruar, atėherė krejt i zbehtė. Madje jo rrallė kjo hierarki u karikua si ėshtė mė keq!


Pėr rrethanat tashmė tė njohura, shqiptarėt, edhe pėr njė kohė, do tė vazhdojnė tė bėjnė jetė tė ndarė. Shqipėria etnike do tė vazhdojė tė pėrdoret si nocion, qė ngėrthen nė vete gjakimet politike tė njė lagjeje politikanėsh dhe publicistėsh tė selitur nga fryma dhe guximi qytetar qė kishin rilindasit tanė. Ndėrkaq elita politike shqiptare, si tėrėsi, vazhdon tė mbetet e mbėrthyer nė zingjirėt e varėsisė sė mendėsisė politike evropiane, qė po vazhdon tė jetė e ndikuar nga agresiviteti i diplomacisė serbe, duke e trajtuar edhe sot e kėsaj dite Shqipėrinė etnike si element destabilizues tė rajonit etj.

 

Atyre iu hidhen nė rrugė lloj lloj pengesash dhe iu pamundėsohet tė bėjnė kapėrcimet pėrmbajtėsore, nė rrugė drejt unifikimit mbi parimin shteti-komb. Prandaj shpiken teori mbi tė ashtuquajturin poliidentitet shqiptar! Prandaj yshten gjakimet pėr krijimin e identiteteve politike, qė pėr bazė na paska Dardaninė antike! Prandaj eksperimentohet me idetė pėr multietnicitetin funksional etj. etj.


Zatėn tri kufizimet e famshme tė Grupit tė kontaktit - tri Jo—tė duket se kanė burimin nė kėtė filozofi mendimi. Sidoqoftė rrjedha logjike dhe historike e ngajrjeve, tashmė po merr drejtimin e vet. Federata shqiptare duket tė jetė process i pashmangshėm. Nė kėtė plan, pėr habi, do tė kontribuojnė edhe kundėrshtarėt tanė qė tashmė kanė hequr maskat. Kosova sipas tė gjitha gjasave nuk do tė mund tė anėtarėsohet nė OKB, nė BE, nė OSBE dhe nė njė varg strukturash ku parashihet konsensusi, respektivisht shumica absolute. Mbetet varianti i shpalljes sė aderimit nė fillim nė Unionin me Shqipėrinė, e mė pas nė shndrrimin e tij nė Federatė shqiptare (Republika Federale e Shqipėrisė) qė kalon kėto pengesa reale tė rrafshit tė marrdhėnjeve ndėrkombėtare pėr tė kaluar kėto pengesa qė krijon sistemi aktual ndėrkombėtar.


Selitja e mendimit dhe kulturės politike konform interesave kombėtare, do tė ishte pikėrisht nė donbi tė rrumbullaksimit tė procesit, qė nesėr tė mund tė flasim pėr kulturėn politike unike shqiptare."Boni" pėrmes kalimit nė "Berlin", siē e vertetoj koha nuk rikthej asesi epokėn e "Ėeimar-it". Shqipėria e natyrshme, po, po na shkaktoka pėrmbysjen e globit! "Berlini", duke e shndrruar Gjermanin nė njė kolos ekonomik dhe njėkohėsisht nė njė motor real tė zhvillimeve tė gjithėmbarshme po e rikthen Evropėn nė pozicionet qė i kishte nė prag tė LDB. Shqipėria e natyrshme po na cartkėrka botėn sllave dhe me kėtė aleancėn e natyrshme euro-aziatike! Pėrkundrazi, njė Shqipėri e natyrshme, respektivisht Federata shqiptare nė kėtė rast, padyshim se do tė luaj njė rol tė ngjashėm pėrafrues nė Ballkan dhe mė gjėrė. Njė Shqipėri e natyrshme do tė shndrrohej fare lehtė nė promotore e zhvilimeve pozitive tė rajonit, duke kontribuar ndjeshėm edhe nė rafshin interkulturor ndėrevropian dhe atė ndėrkontinental.


Kultura politike shqiptare do tė duhej mė nė fund tė ēlirohej nga fryma e inferioritetit dhe servilizmit. Ato janė rroba tė huaja pėr tė. Tashmė mundėsitė po krijohen. Mbrojtja e subjektit dhe tėrėsisė sė Shqipėrisė sė natyrshme do tė duhej mė nė fund tė shndrrohet nė kredo politike, pjesė e mbrojtjes sė subjektivitetit kulturor personal. Kjo logjikė duhet t'i kundėrvihet logjikės sė strukjes dhe t'i shėrbejė mė nė fund "ēlirimit tė energjive" tė identitetit kombėtar