PERĖNDESHA DARDANE – IKONOGRAFIA E MONUMENTEVE, SIMBOLET DHE FUNKSIONET

 

/Instituti i Historisė, Kosova 24, Prishtinė, 2004/

 

Nga: Edi Shukriu

 

Perėndesha Dardane, e paraqitur si Dea Dardanicae nė tri monumente tė periudhės romake, ėshtė njė hyjneshė qė del me funksione tė llojshme dhe ofron qė mundėsi pėr pėrcjelljen e zhvillimit tė kulteve dhe tė besimit dardan nė faza tė ndryshme kohore. Monumentet e pėrkushtuara Perėndeshės Dardane duken me njė ikonografi tė pasur dhe shumėsi tė simboleve, pėr ta arritur kulmin me trajtim tė labyrinthit, si shprehje teogjenike, kozmologjike dhe filozofike. Kėshtu, monumentet dėshmojnė rėndėsinė e Perėndeshės dhe, njėkohėsisht, shtrojnė nevojėn pėr njė studim mė tė hollėsishėm tė monumenteve tė cilat i janė pėrkushtuar. Po ashtu, pėrmes studimit tė tyre ofrohet mundėsia pėr njė rinjohje mė tė pėrafėrt, ndonėse jo tė plotė nė kėtė fazė tė hulumtimeve, tė zhvillimit tė kulteve dhe tė besimit dardan dhe nivelin e krijuar tė njė sistemi religjioz dardan, gjė qė mėtohet tė niset me kėtė punim.

 

Qė nė fillim duhet thėnė se studimi i kėtij lloji ndeshet me disa sfida tė caktuara, siē janė: (1) pamjaftueshmėria e tė dhėnave tė autorėve antik, (2) mungesa e objekteve relevante tė periudhės pararomake dhe (3) numri i vogėl i monumenteve epigrafike tė periudhės romake me pėrkushtim perėndive autoktonė. Autorėt antik nuk trajtojnė fare ēėshtjet e besimit tek dardanėt, ndėrsa, nė anėn tjetėr, ka tejet pak materiale arkeologjike tė periudhės pararomake, tė cilat do ta mundėsonin krijimin e njė pasqyre mė reale tė zhvillimit tė besimit dardan pararomak. Mungesa e monumenteve tė periudhės pararomake lidhet me mos gjetjen e materialeve arkeologjike tė shekujve IV-I dhe me traditėn e drugėdhėndjes, e cila u pėrcoll nė gur/mermer pas pushtimeve romake. Si pasojė, emrat e perėndive vendės u njohėn vetėm nga monumentet gurore tė periudhės romake tė fillimit tė shekullit III, dukuri kjo qė lidhet me kthimin e traditave vendėse. Nė dy shekujt e parė tė sundimit romak perėnditė vendės janė prezent me emra tė perėndive tė huaj - interpretatio romana, andaj dhe identifikimi i tyre bėhet mė i vėshtirė.

 

Perėnditė e respektuar nė Dardani janė tė shumtė, por, me prejardhje dardane janė dėshmuar deri mė sot vetėm emrat e dy prej tyre: (1) Perėndesha Dardane (Dea Dardanica) dhe (2) hyu Andin (Andinus). Pėrderisa Perėndesha Dardane ėshtė dėshmuar nė disa monumente votive, hyu Andin ėshėt dėshmuar deri mė sot vetėm nė monumentin e Kaēanikut dhe nė atė tė Vushtrrisė.[1]

 

I. Monumentet votive pėrkushtuar Perėndeshės Dardane

 

Nė mesin e tri monumente votive me pėrkushtim tė sigurt Perėndeshės Dardane (Deae Dardanicae), dy monumente janė gjetur nė Romula-Malva tė Rumunisė, pranė Alba Julia, nė veri tė Transilvanisė (monumenti 1, 2)[2] dhe njė nė Smirė tė Vitisė (monumenti 3).[3] Duket se kėsaj hyjneshe i janė pėrkushtuar edhe monumenti votiv nga Baja e Kurshumlisė (monumenti 4)[4] dhe shtatorja e zbuluar nė Medianė tė Nishit (monumenti 5).[5] Kėtij numri duhet shtuar edhe monumentin nė kishėn paleokristiane nė Lypjan, monedhėn me figurė hyjneshe dhe mbishkrimin DARDANICI (monumenti 6)[6], si dhe Bustin e Perėndeshės, tė njohur si Busti i Gruas nga Kllokoti (monumenti 7).

 

1. Perėndesha Dardane me edh nga Romula-Malva

 

Nė Romula-Malva tė Rumanisė ėshtė zbuluar monumenti votiv pėrkushtuar Perėndeshės Dardane nė vitin 1969 dhe ai ka njė trajtėsim figurativ tė Perėndeshės nė reliev. Monumenti u ngrit nė gjysmėn e parė tė shekullit III,[7] nga dy dekurionė tė kolonisė, qė tė dy me prejardhje nga Dardania. Monumenti ėshtė punuar nė mermer, nė reliev tė thellė, me elemente tė theksuara dhe me trajtim paksa tė vrazhdėt, karakteristikė kjo e kulturės provinciale romake. Dimensionet janė 44 x 27 x 4 cm. Kornizat janė tė theksuara me pjesė tė epėr gjysmėharkore, ku ėshtė shėnuar formula e pėrkushtimit (RDANIC E), ndėrsa nė pjesėn e poshtme janė shėnuar dedikantėt. Emri i dedikantėve nuk ėshtė ruajtur, pos prapashtesės us tė emrit tė parė dhe shkronjave el tė emrit tė dytė, qė mundėson leximin e emrit tė dytė si Aurelius.[8] Nė kornizėn e epėrme, mbi kokė tė hyjneshės, ėshtė paraqitur njė element konik, nė trajtė gjysmėhėne (semilunare).

 

Figura e hyjneshės e zė gjithė sipėrfaqen e monumentit. Ajo mban nė dorėn e majtė, tek gjoksi, edhin, ndėrsa nė dorėn e djathtė duket se mban njė qese.[9] Nė anėn e majtė tė saj qėndron kėnduesi, i vendosur mbi altar. Hyjnesha ka tė veshur njė tunikė tė gjatė dhe dy tunika tė shkurta, me palė tė pasura. Mbi kokė ka shaminė, e cila i bie shlirshėm mbi supe, element ky mjaft i rėndėsishėm etnografik qė lidhet traditėn dardane/ilire. Sipas studiuesėve D.Tudor dhe C.Vladescu hyjnesha, si interpretatio romana, prezanton njė hy sinkretik qė personifikon Dardaninė, me elemente tė gėrshetuara tė natyrės, plleshmėrisė, dhe ato htonike.[10] 

 

2. Perėndesha Dardane me enė tė bollėkut nga Romula-Malva

 

Monumenti i dytė pėrkushtuar Perėndeshės Dardane nė Romula-Malva tė Rumanisė u zbulua nė vitin 1969. Ngjashėm me tė parin, ėshtė monument relievor, i punuar nė mermer. Mungon pjesa e epėrme dhe e djathtė e monumentit. Dimensionet e ruajtura janė 19 x 15 x 3 cm.[11] Monumenti ka korniza tė theksuara dhe teksti i mbishkrimit gjendet nė pjesėn e poshtme tė kornizės. Gjithė sipėrfaqen mbrenda kornizave e zė figura e hyjneshės, nga e cila ėshtė ruajtur vetėm njė pjesė e veshjes me shumė palė dhe njė krater i mbushur me fruta, qė gjendet pranė kėmbės sė saj tė majtė. Ngjashėm me relievin e parė, hyjnesha ka tė veshur fustan tė gjatė me dy tunika tė shkurtėra mbi tė.

 

Kognomen Dardanus qė mban dedikanti, si dhe krahasimi me monumentin e parė, sjellin nė pėrfundim, siē konkluduan edhe studiuesit e kėtij monumenti, se monumenti i ėshtė pėrkushtuar njė hyjneshe tė fertilitetit dhe tė vegjetacionit.[12]

 

3. Perėndesha Dardane dhe dy labyrinthet nga Smira

 

Monumenti i tretė pėrkushtuar Perėndeshės Dardane u zbulua nė Smirė tė Vitisė mė 1988.[13] Ky ėshtė monumenti mė i vlefshėm epigrafik i gjetur deri mė sot nė Kosovė, jo vetėm pėr nga teonomia, por edhe pėr shkak tė paraqitjes simbolike unike tė labyrinthit rrethor dhe tė arkitekturės katėrfaqėsore tė saj. Monumenti ėshtė punuar nė mermer tė bardhė, tė pėrshkuar me ngjyrė tė pėrhimtė dhe ėshtė skalitur nė katėr faqe, me dy fusha tė mbishkrimit dhe dy fusha simbolike-ornamentale. Ka dimensione prej 78 x 36 x 37 cm. Fushat e simboleve dhe tė mbishkrimeve kanė korniza tė theksuara, me dimensione 34,5 x 22,5 cm. Kapiteli dhe bazamenti i monumentit janė dėmtuar gati tėrėsisht. Nė pjesėn e poshtme tė kapitelit duken gjurmėt e gjetheve tė lerthit, ndėrsa nėn to ėshtė njė brez me vija relievore. Nė pjesėn e epėr kapiteli kishte edhe elemente tė tjera, tė cilat nuk mund tė definohen pėr shkak tė dėmtimeve. Monumenti, i punuar me mjeshtri, ėshtė ngritur nė vitin 211.[14] Nė dy faqet anėsore tė monumentit janė bėrė nė reliev dy paraqitje tė ndryshme, nė njerėn ėshtė labyrinthi rrethor dhe nė tjetrėn labyrinthi katėrkėndėsh. Me kėtė rast do t’i kushtohet vėmendje simbolit tė parė, si simbol autokton dhe nė funksion tė shpjegimit tė funksioneve tė Perėndeshės, ndėrsa tė dytin duhet parė si pėrforcim i domethėnies tė tė parit.

 

Labyrinthi rrethor pėrbėn njė kompozicion ndėrlidhės midis paraqitjes sė labyrinthit rrethor, hardhisė sė rrushit, lerthit dhe nyjes profilaktike. Labyrinthi ėshtė paraqitur nė pjesėn qendrore tė faqes dhe ai pėrbėhet nga njė rreth i plotė dhe pesė rrathė tė brendshėm. Rrathėt, duke u ndėrlidhur, formojnė gjashtė kryqe tė thyera (svastika: rrethet 2-4-6 dhe 3-5), dhe e ndajnė kėtė pjesė tė kompozicionit nė tri hapėsira tė mėdha. Nė qendėr gjendet gjysmėsfera e theksuar, po ashtu e ndarė me gjysmėharqe nė tri pjesė. Secili cep nga tė tri harqe e sferės ėshtė vendosur nė drejtim tė hyrjes nė nėn-kompozicionet qė i formojnė svastikat. Mbi labyrinth gjendet kalaveshi i rrushit, nė anėn e djathtė, dhe gjethi i hardhisė, nė anėn e majtė. Hardhia ndėrlidhet me njė rip gjysmėharkor me gjethet e lerthit qė gjenden ne fund tė fushės kompozicionale. Degėt e lerthit kanė njė nyje tė theksuar midis tyre, nyjen profilaktike. Pa dyshim, paraqitja e kėtij labyrinthi tė njė rėnėdsie tė veēantė, ėshtė shprehje e njė kompleksiteti teogonik, kozmogonik dhe filozofik i kohės.

 

4. Perėndesha Dardane nga Mediana

 

Nė qytetin antik Mediana afėr Nishit ėshtė zbuluar nė vitin 1933 shtatorja e njė hyjneshe, tė cilės i mungon koka. Shtatorja ėshtė punuar nė mermer tė bardhė dhe ka lartėsi tė ruajtur prej 1,34 m. Hyjnesha ka tė veshur njė tunikė tė gjatė (hiton) dhe njė tunikė tė shkurtėr mbi tė (himation). Kokėn e kishte tė mbuluar me shami, siē duket nga gjurmėt e ruajtura tek shpatullat dhe shpina. Figura duket nė lėvizje, me peshė tė trupit mbi kėmbėn e majtė dhe me kėmbė tė djathtė paksa tė lakuar. Nė dorėn e djathtė, tek gjoksi, mban njė viē, ndėrsa nė dorėn e majtė, tė lėshuar poshtė, qesen (marsupium). Pranė kėmbės sė majtė gjendet koka e derrit faran (derr pėr damaz), ndėrsa mbi tė gjendet sėpata dytehėshe (labrys).

 

Atributet e ndryshme qė paraqiten nė shtatoren e Medianės e bėnė tė vėshtirė pėrcaktimin e emrit tė hyjneshės sė paraqitur, mu pse veē e veē duken tek hyjnitė e caktuar, por asnjėherė si nė rastin qė trajtohet. Kėshtu, viēi, simbol i plleshmėrisė e mirėqenies, ėshtė atribut qendror i taurobolisė nė kultin e Kibelės, Mitrės dhe tė Jupiter Dolihenit. Viēi konsiderohet si nismėtar i kosmogonisė, sepse nga gjaku i tij nis jeta e re. Labrysi po ashtu paraqitet nė kultin e Kibelės, si edhe viēi, por Kibela gjithėherė paraqitet e ulur, kryesisht midis dy luajve, me instrumentet e kultit tė saj, timpanėn e paterėn, tė cilat mungojnė nė shtatoren e Medianės. Viēi dhe labrysi janė prezentė edhe nė kultin e Jupiter Dolihenit, por gjithėherė nė njė paraqitje tjetėrfare ikonografike. Derri faran ėshtė simbol pėrcjellės i Dianės, por asnjėherė sė bashku me labrisin e viēin. Qesja (marsupium), si simbol i mirėqenies dhe si materializim i pronės sė njeriut, ėshtė atribut pėrcjellės i Merkurit dhe gjysmėhyut Ubiritasit, por as kėta nuk i kanė atributet e tjera qė i ka shtatorja e Medianės. Andaj, pėrderisa N. Vuliq e pėrshkruan kėtė monument si njė shtatore femre, pa pėrcaktim kronologjik dhe atribute religjoze,[15] Ch. Picard, duke e parė si hy sinkretik, e sheh si njė interpetim autokton tė Kibelės, hyut suprem tė Azisė sė Vogėl,[16] A. Nenadoviq si Dijanė, hyjneshė tė gjuetisė,[17] ndėrsa P. Petroviq si pesonifikim i njė hyu autokton tė tokės dhe gjuetisė, me funksione tė Kibelės e Dianės.[18] A. Jovanoviq, nė njė studim mė tė gjatė, duke i parė atributet si shenja me kuptim tė caktuar dhe jo si simbole universale, shtatoren nga Mediana e sheh si personifikim i Dardanisė.[19] Nė esencė, interpretimet e ndryshme tė shtatores nga Mediana e pranojnė interpretimin autokton, si dhe funksionet e shumta tė hyjneshės sė prezantuar. Gjithnjė duke mbajtur parasysh se territori ky ėshtė zbuluar shtatorja i pėrkiste Dardanisė dhe pas analizės sė monumenteve tė tjera, mund tė pėrfundohet se shtatorja nga Mediana prezanton Perėndeshėn Dardane dhe me tė edhe vetė Dardaninė. Fakti se ikonografia e shtatores nga Mediana pėrputhet me atė nga Romula-Malva dhe se nė kėtė tė dytėn qėndron pėrkushtimi Deas Dardane, dhe jo Deas sė Dardanisė, e pėrforcon kėtė qėndrim.

 

5. Dardanicae sacrum nga Baja e Kurshumlisė

 

Nė Bajė tė Kurshumlisė ėshtė zbuluar njė monument pėrkushtimor me emėr tė shkurtuar hyu: Dar sacrum. Monumenti ėshtė ngritur nė vitin 206, gjatė shėrbimit konsular tė G. Senecionit dhe Aemilianos.[20] N. Vuliq dhe Z. Mirdita, duke e interpretuar formulėn pėrkushtimore tė dhėnė si shkurtesė, e shohin atė si pėrkushtim hyjnisė sė Dardanisė: Dar(daniae) sacrum. Ndonėse nuk pėrjashtohet kjo mundėsi, mendoj se pėrkushtimi i ėshtė bėrė mė parė Perėndeshės Dardane (Deae Dardanicae), kur kihet parasysh monumenti nga Rumania, ku njė pėrkushtim i tillė ėshtė mė se i sigurt: (Da)rdanica(e). Fakti se i ėshtė dhėnė njė tempulli tė bajės termale e provon lidhmėrinė e Perėndeshės edhe me funksionet e hyut tė burimeve.

 

6. Monumenti i Perėndeshės nė kishėn e Shėn Florit nė Lypjan

 

Nė kishėn paleokristiane nė Lypjan ėshtė zbuluar njė fragment monumenti votiv, i cili, po ashtu, duket t’i jetė pėrkushtuar Perėndeshės Dardane. Monumenti gjendet nė kishė nė pėrdorimin e tij sekundar dhe me gjasė ėshtė sjellė nga Ulpiana apo ndonjė lokalitet tjetėr antik nė afėrsi. Nga teksti i dėmtuar ka ngelur vetėm formula e pėrkushtimit: Deae, pa emėr tė hyjneshės, dhe emri i dedikantit, Caius Oppius.[21] Mungesa e emrit tė hyjneshės solli tek supozimet se monumenti i ėshtė pėrkushtuar Junonės ose Dianės.[22] Analiza e monumenteve tė tjera shpie nė pėrfundim se edhe ky i ėshtė pėrkushtuar vetė Perėndeshės Dardane, tė njohur dhe qė del me emrin latinisht Dea (Perėndeshės), gjithnjė duke mbajtur parasysh edhe dukurinė e paraqitjes sė hyjnive vendės nga shekulli III me emrat e tyre dhe jo mė me interpretim romak, nga fakti se monumenti ėshtė ngritur nė shekullin III dhe nga paraqitja e shpeshtuar e monumenteve pėrkushtuar Perėndeshės Dardane nė kėtė kohė.

 

7. Monedha me figurė tė hyjneshės dhe mbishkrimin DARDANICI

 

Dy monedha me mbishkrim DARDANICI tė kohės sė sundimit tė Trajanit (shekulli II) janė po aq me interes pėr shqyrtimin e pamjes sė Deas Dardane nė monumente tė ndryshme, aq mė tepėr qė qė tė dyja kanė nė revers figurėn e njė hyjneshe.

 

Monedha 1:

avers: IMP. CAES. NERVA TRAIAN. AVG. GERM. Busti me kurorė i kthyer nė tė djathtė.

revers: DARDANICI. Figurė femre qė mban kallinjin e grurit me njerėn dorė dhe cepin e hitonit me tjetrėn.[23]

 

Monedha 2:

avers: IMP. CAES. NERVA TRAIAN. AVG.

revers: DARDANICI. Figurė femre e kthyer nė tė djathtė, nė njerėn dorė mban kallinjin e grurit dhe nė tjetrėn cepin e tunikės sė gjatė (hitonin).[24]

 

Figura u lidh me hyjnesha prejardhjesh tė ndryshme, si Rah, Annona, Abundatia apo Cera. H.Cohen qe i vetmi qė e konsideroi si pėrsonifikim tė Dardanisė, rrjedhimisht Dea tė Dardanisė, ndėrsa A.Jovanoviq, duke dhėnė argumentimin se nė monedhat e minierave nuk janė gjetur dėshmi me aluzione gjeografike, e hjedh posht kėtė mundėsi.[25] Fakti se Perėndesha Dardane nuk duket vetėm si hy i Dardanisė, pra i njė territori tė caktuar, e zbeh argumentin se ėshtė fjala pėr njė aludim gjeografik nė rastin e reverseve tė monedhave tė minierave me mbishkrimin DARDANICI. Kėshtu, mendimi i H.Cohen del mė afėr tė vėrtetės, por jo mė si Perėndeshė e Dardanisė, pėrkatėsisht personifikim i territorit tė Dardanisė, por si Perėndeshė Dardane, hy me funksione tė sublimuara.

 

8. Busti i Perėndeshės Dardane nga Kllokoti

 

Nė Vėrban tė Vitisė ėshtė gjetur busti i njė gruaje, i skalitur nė mermer, qė u bė i njohur nė opinion me emrin Busti i Gruas nga Kllokoti. Busti i takon shekujve II-III dhe nė tė ėshtė paraqitur njė grua me veshje autoktone. Monumenti nuk pėrmban asnjė mbishkrim, gjė qė ėshtė jo e zakonshme. Sikur nė tė tė ishte paraqitur njė pjesėtare e aristokracisė vendėse e periudhės romake, siē supozohet, nė tė ishte skalitur edhe emri i saj, aq mė tepėr kur dihet se monumentet ngriten pėr ta pėrjetėsuar figurėn e prezantuar dhe se monumentet e tilla prej mermeri janė tė kushtueshme nė ēdo kohė. Pse atėherė nė monument nuk ėshtė skalitur dhe emri i gruas sė prezantuar? Pėrgjigja nė kėtė rast duket shumė e qartė: busti paraqet Perėndeshėn Dardane, tė cilėn e njihnin tė gjithė. Kėtė mendim e mbėshtet edhe paraqitja e ngjashme figurative e Perėndeshės Dardane nė monumentin e Rumanisė.

 

II. Simbolet e Perėndeshės Dardane

 

Nė monumentet votive pėrkushtuar Perėndeshės Dardane paraqiten simbole tė ndryshme tė kultit, shumėsia e tė cilave tregon fazat e zhvillimit tė kultit tė Deas dhe, mė pas, sublimin e funksioneve tė llojllojshme nė kėtė hyjneshe. Simbolet qė paraqiten nė monumentet pėrkushtuar Perėndeshės Dardane janė: edhi, gjeli, diadema nė trajtė gjysmėhėne dhe qesja (monumenti i dekurionėve dardanė nė koloninė Romula-Malva),  shporta e bollėkut (monumenti i Aurelius Dardanus nga Romula-Malva), labyrinthi rrethor me svastika, labyrinthi katėrkėndėsh, hardhia e rrushit, gjethet e urthit dhe nyja profilaktike (monumenti i Smirės) dhe derri faran, sėpata dytehėshe (labrysi) dhe qesja ( shtatorja nga Mediana).

 

Pasi qė simbolet e sipėrpėrmendura shprehin edhe funksionet e caktuara, zbėrthimi i tyre ofron mundėsi pėr njohjen e funksioneve tė nduarduarshme tė Deas nė kohė tė ndryshme dhe pėrcaktimin e rolit tė saj nė shoqėrinė dardane, si dhe pėr zhvillimin e religjionit dardan nė pėrgjithėsi. Nė vijim do tė zbėrthehet domethėnia e simboleve sipas hershmėrisė sė paraqitjeve tė tyre dhe analogjitė me hapėsirat e ndryshme.

 

Edhi.- Perėndesha Dardane mban edhin nė kraharor nė monumentin nga Romula-Malva (monumenti 1). Paraqitjet e edhit/dhisė janė shumė tė hershme dhe tė shpeshta tek  popujt e parahistorisė sė hershme. Edhi dhe dhija ishin njė prej burimeve tė para tė ekzistencės sė njeriut (para prodhimeve bujqėsore) dhe dukja e tyre shpreh aspektin utilitar tė kulteve tė hershme. Dhija, si simbol i tė gjitha forcave qė ndihmojnė regjenerimin biologjik tė natyrės, lidhet me kultin e plleshmėrise, fillimisht me atė tė shtazėve, duke qėndruar nė lidhmėri tė ngushtė me kultin e Nėnės sė Madhe (Magna Mater). Pėr kėtė popujt e lashtė tė Lindjes Nėnėn e Madhe e quajtėn edhe loze e dhijės.[26]

 

Edhi/dhija/cjapi u flijoheshin nė fillim demonėve dhe mė pas hyjniveve, tė cilėt duhej tė mėshiroheshin qė natyra tė jepte fruta tė nevojshme pėr jetė. Sipas besimit parahistorik, shtazėt e flijuara, pėrkatėsisht derdhja e gjakut tė tyre nė dhe, si dhe shpėrndarja e trupit tė coptuar nėpėr fusha, posaēėrisht tė organeve regjenerative, siguronin plleshmėrinė e dėshiruar dhe tė nevojshme tė natyrės. Kėshtu, nė Iranin e hershėm hyjnesha e plleshmėrisė paraqitet me brirė mbi kokė, ndėrsa mė vonė, duke dalė nė trajtė cjapi, vihet nė lidhje me kultin e diellit, respektivisht lidhet me hyun qiellor – Diellin. Nė kėtė mėnyrė bėhej lidhja e totemit me kultin e diellit. Kjo lidhmėri ndeshet edhe nė mitologjinė pellazgo-helene, ku nimfa Amaltea, e cila paraqitet nė fillim vetė dhi, del si bijė e Heliosit (Diellit), pėrkatėsisht si personifikim antropomorf i dhijės.[27] Lidhmėritė e dhisė me kultin e Demetrės janė po aq tė hershme. Mbi hershmėrinė e prezencės dhe rolit tė dhisė si hy femėror flet edhe vendosja e bririt dhe dhisė nė rradhėn e yjeve nga ana e Zeusit, nė shenjė mirėnjohjeje qė e kishte ushqyer si foshnjė (Ylli Dhija me tri kecat e saj).[28] Mė vonė, dhinė e zėvėndėsoi cjapi, i cili iu flijua Zeusit e Hermesit, por ky ngeli nė lidhje tė ngushtė me kultin e Demetrės dhe tė Dionisit, pėr t'u bėrė nė antikė atribut i Dionisit dhe Afėrditės, si simbol i epshtit dhe plleshmėrisė.[29] Pėr kėtė lidhmėri flet fakti se nė Lesbos, nga shekulli VIII p.e.r., Dionisi u quajt edh - kamelios, ndėrsa pjesėmarrėsit kryesor tė ritualeve tė kultit maskoheshin si cjapė. Religjioni i hershėm romak po ashtu njeh paraqitjet e capit, respektivisht tė cjapit tė shenjtė (sacer hircus), i cili mbarėsonte gratė me urdhėrin e Junonės.[30]

 

Pėr rolin e hershėm dhe tė rėndėsishėm tė dhisė/cjapit tek popujt e Ballkanit flasin paraqitjet e tyre nė kulturėn neolitike tė Vinēės, qė duken nė trajtė terrakotash apo si aplikacione enėsh.[31] Si simbol kulti autokton cjapi ėshtė mjaft prezent nė besimin ilir, deri mė tash i dėshmuar kryesisht nė lidhmėri me hyjt Bindin dhe Vidasin. Kėshtu, ai del si simbol i hyut Bind, respektivisht ėshtė njė shtazė e hershme kulti qė i flijohej kėtij hyu tė burimeve dhe ujėrave. Ndonėse Bindi shpesh ėshtė identifikuar me Neptunin romak, hyu ilir kishte funksion edhe plleshmėrinė, pėr ē'gjė flet flijimi i cjapit dhe i gjelleve. Cjapi ėshtė dėshmuar arkeologjikisht, pos tjerash, nė tempullin e hyut ilir Bindit nė Privilice afėr Bihaqit.[32] Cjapi i ėshtė flijuar edhe hyut ilir Vidasit, hy i pyjeve dhe i kullosave. Pėrderisa nė kuptimin ikonografik ky hyu ilir nuk ėshtė dalluar nga Pani helen apo Fauni/Silvani romak, nė aspektin e funksioneve ky ka luajtur rol mė tė rėndėsishėm nė besimin ilir,[33] siē ėshtė rasti edhe me Bindin nė krahasim me hyjt e pėrmendur helen e romak. Figura e cjapit, e vendosur pranė Silvanit, u gjet i gdhendur nė njė shkėmb pranė Duvansko Pole, territor po ashtu ilir.[34] Figurat e cjapėve prej bronzi duken shpesh nė shekullin VI p.e.r., siē janė gjetjet nė varret nė Trebenishtė (si dhurata htonike) e nė Gjevgjeli,[35] cjapi i Prizrenit,[36] si dhe ato tė zbuluara nė Sirmium (Mitrovica e Sremit, shekujt I-II)[37] dhe Ohėr (shekulli II-III).[38]

 

Pa dyshim, paraqitja e edhit nė kraharor tė Perėndeshės Dardane shpreh lidhmėrinė e ngushtė me traditėn e hershme parahistorike tė kultit tė dhisė, tė plleshmėrisė dhe tė regjenerimit tė natyrės. Nė kuptimin mė tė gjerė ėshtė njė relikt i kultit tė Nėnės sė Madhe, qė shumė kohė mė parė lindi si produkt i shoqėrisė sedentare apo tė mbase njė shoqėrie matrilineare, ashtu siē duket tė ketė ngjarė me Nėnėn Hyjneshė kelte.[39] Edhi ishte shtazė flijimi nė kultin e Perėndeshės Dardane, siē ishte cjapi nė kultin e mėvonshėm tė Bindit apo Vidasit.

 

Kėnduesi.- Sė bashku me edhin, nė tė njėjtin monument nga Romula-Malva (monumenti 1) paraqitet edhe kėnduesi, i cili gjendet nė anėn e majtė tė Perėndeshės, i vendosur mbi njė altar nė kėndin e poshtėm tė monumentit. Kėnduesi ėshtė njė kafshė htonike qė paraqitet tek shumė popuj dhe si apotropeion, mbrojtės i njeriut nga demonėt e natės dhe rreziqet e tjera.[40] Nė Ballkan ėshtė dėshmuar mė shumė tek ilirėt e veriut, rrjedhimisht nė kompleksin kulturor tė Alpeve lindore, tek histrėt dhe japodėt.[41] Kėnduesi mė sė shpeshti ėshtė prezent nė varėset prej bronzi - amuletet, qė mbronin nga fatkeqėsitė e ndryshme. Ai ėshtė paraqitur edhe mbi urnat qė u zbuluan nė trojet juglindore tė Alpeve, tek latobijėt parahistorik. P.Petru e sheh kėtė paraqitje tek ilirėt si ndikim kelt, por A. Stipēeviq provon autoktoninė e kultit dhe simbolin e kėnduesit si mbrojtje nga fatkeqėsitė, syri i keq, demonėt e kėqinj dhe nė funksion tė qetėsisė tė tė vdekurve, duke theksuar se ky simbol ėshtė pėrhapur nė trojet ilire nė parahistori, para ardhjes kelte.[42]

 

Figura mė e hershme e kėnduesit nė trojet dardane ėshtė figura realistike nga Fafosi pranė Mitrovicės.[43] Kjo dėshmon se kulti i kėnduesit nuk i ka rrėnjėt nė Mesopotami, siē ėshtė menduar, dhe se nė Greqi arriti tek nė shekujt VII-VI p.e.r. Faktikisht, figura e kėnduesit nga Fafosi neolitik dhe paraqitja e tij pranė shtatores sė Perėndeshės provojnė njė traditė tė hershme tė kultit tė gjelit nė trojet dardane. Kėto paraqitje dėshmojnė, po ashtu, pėr njė shtrirje mė tė gjerė tė kultit tė kėnduesit tek ilirėt, dhe jo vetėm tek ilirėt e veriut, siē ishin latobijėt, histrėt e japodėt. Duhet pėrmendur se kėnduesi paraqitet edhe nė reverset e monedhave tė shekujve V-IV tė qytetit Dardanus nė Trojadė,[44] gjė qė shtron ēėshtjen e pėrhapjes sė kėtij kulti, si dhe pėrcaktimin e lidhmėrive midis dardanėve europian dhe tė atyre tė Trojadės. Prezencėn e kėnduesit pranė Perėndeshės Dardane, si edhe nė rastet e tjera, duhet parė nė funksionin e tij apotropeik, por nė kėtė rast mbase duhet pasur parasysh edhe simbolizmin e rrugėtimit diellor, tė cilin e mban nė vete kėnduesi me xhufkė dhe qerre.

 

Derri faran.-  Derri faran del si atribut pėrcjellės nė shtatoren e Perėndeshės Dardane nga Mediana (monumenti 4). Derri farran ishte simbol pėrcjellės edhe i hyjneshės Diana.

 

Shporta e bollėkut.- Nė monumentin e fragmentuar nga Romula-Marva (monumenti 2), nė pjesėn e poshtme tė anės sė majtė, gjendet shporta e bollėkut e mbushur me fruta. Shporta e bollėkut ėshtė njė simbol kulti mė rrėnjė tė hershme parahistorike. Brirėt e shtazėve duken qė nė artin paleolitik, si simbole plleshmėrie tė vendosura nė duart e Venerave paleolitike, si ėshtė rasti me Venerėn nga shpella Laussel nė Francėn jugore.[45] Mė vonė briri mbushet me fruta, duke u transformuar kėshtu nė bririn parahistorik tė bollėkut, si njė burim i pashtershėm i mirėqenies dhe qė lidhet me kultin e Nėnės sė Madhe. Sipas mitologjisė greke, nimfa Amaltea, si personifikim antropomorf i dhisė, mbushi bririn e thyer me lule dhe fruta dhe ia dha Zeusit dhe ky, nė shenjė mirėnjohjeje qė dhija e kishte ushqyer si foshnjė, e vendosi bririn dhe dhinė nė rradhėn e yjeve.[46] Shporta e mbushur me fruta (cornuacopiae) paraqitet mė vonė, nė vend te bririt. Te keltėt shporta e bollėkut bėhet njė prej atributeve edhe tė hyjneshės Nehalennia, pos qenit si pėrcjellės i pėrhershėm, si dhe i Eponės.[47]

 

Shporta e bollėkut tek monumenti i Romula-Malvės duket tė jetė njė simbol mė i avansuar dhe mė i vonė. E vendosur pranė Perėndeshės dhe me funksion magjiko-religjioz shporta me fruta simbolizon bollėkun e natyrės, plleshmėrinė dhe mirėqenien e pėrgjithshme.

 

Dielli - universi.- Pėrderisa nė monumentet e tjera tė Perėndeshės Dardane gjenden paraqitjet figurative tė shtazėve, nė monumentin nga Smira duket njė kompozicion  shumė mė i avansuar i diellit-univesit. Dielli lidhet me kultin solar, i cili ishte mė i rrallė nė epokėn e neolitit, ndėrsa elementet e kėtij kulti, me paraqitjet e shematizuara tė diskut diellor, nisėn tė dominojnė me fillimin e kohės sė metaleve dhe mė tej, duke u manifestuar veēanėrisht nė kulturėn e Vuēedollit.[48] Nė epokėn e bronzit nė Europė dominonte heliolatria, rrjedhimisht u krijua miti mbi qerren diellore dhe hyun diellor, tė personifikuar nė terrakota, si figura tė veēanta apo tė vendosura nė qerre, qė i drejtonin shpezėt, si simbole tė kultit solar.[49] Refleksion mė i vonshėm i kėtij kulti duket nė plastikėn e imtė tė epokės sė hekurit, nė paraqitjet e diskut diellor, tė rrotave, si pjesė tė qerres diellore - lėvizja diellore, apo tė shpezėve, si simbole tė diellit.

 

Kulti i diellit nė periudhat e sipėrpėrmendura ėshtė prezent edhe tek dardanėt, i dėshmuar nga njė varg gjetjesh.[50] Ai ėshtė dėshmuar nė objektet e epokės sė hekurit dhe nė arkitekturėn e trajtat e vetė tumave, ndėrsa kontinuiteti i kėtij kulti ėshtė prezent edhe tek peonet fqinjė nė shek.II.[51] Me kultin solar lidhen pjesėt e skeptrit, tė zbuluar nė tumėn II nė Llashticė tė epokės sė hekurit.[52] Pllaka rrethore prej bronzi, me dukje tė ngjashme si kompozicioni autokton qendror i monumentit tė Perėndeshės nga Smira, janė gjetur nė Vranjė e Maqedonci dhe kėto mund tė indikojnė kultin post diellor.[53] Disku solar gjendet edhe nė monedhat peone dhe nė ato tė Damastionit, tė kombinuara me kryqin gremē (svastika).[54] Simbole tė diellit, por jo tė ngjashme me tė, janė edhe sėpatat, nė veēanti ato dytehėshe /labrys/, qė duket simbolizojnė ndritshmėrinė diellore. Labrysi ėshtė prezent nė varrin e shekullin VII p.e.r. nė Romajė, ndėrsa mė vonė duket si atribut pėrcjellės i Perėndeshės nga Mediana, i vendosur mbi kokėn e derrit faran. Prezenca e tij shpreh lidhmėrinė e fuqishme tė Perėndeshės me kultin e diellit.

 

Nė monumentin e Perėndeshės nga Smira simbolet e diellit nuk janė tė thjeshta (monumenti 3), siē ndeshen gjetiu, me njė apo disa rrathė (nė arat me pėrkushtim Jupiterit dhe, mė rrallė, Cererės),[55] me svastika apo shpezė. Simboli i diellit nga Smira, duke formuar njė kompozicion tė llojshėm dhe si shprehje e kultit parahistorik solar, nė shoqėrim me simbolet e tjera, dėshmon kompleksitetin e funksioneve tė Perėndeshės dhe tė shkallės mė tė lartė tė zhvillimit tė religjionit dardan. Simboli qendror nė arėn e Smirės tejkalon suazat e prezentimit tė njė kulti parahistorik tė diellit dhe ky, duke pasur kuptim mė tė gjerė zė sferat e paraqitjes sė vetė universit.

 

Svastika.- Svastika apo kryqi i thyer del nga kombinimi i harqeve nė labyrinthin rrethor tė monumentit tė Perėndeshės nga Smira (monumenti 3). Svastika, simbol i hershėm parahistorik, nė kėtė monument nuk ėshtė vetėm symbol i rrugėtimit tė diellit, por rremat e saj tė kthyer nė tė djathtė dhe nė tė majtė simbolizojnė qarkun e pėrhershėm tė qenshmėrisė: lindjen, vdekjen, ringjalljen, mbikqyrjen e sė cilės e ka Perėndesha Dardane.

 

Hardhia e rrushit.- Nė monumentin nga Smira, mbi kompozicionit tė diellit-universit, gjendet hardhia e rrushit (monumenti 3). Hardhia e rrushit konsiderohej nė lashtėsi si njė pasuri mė e ēmueshme e njeriut dhe e dalė si simbol i pronės paraqet sigurimin e jetės dhe atė qė jetėn e bėnė tė vlefshme.[56] Hardhia e rrushit nė religjionet e Palestinės sė vjetėr u konsiderua si bimė e shenjtė, ndėrsa prodhimi i saj, vera, si pije hyjnore. Kėshtu, gjethi i hardhisė u bė simbol i jetės, ndėrsa kalaveshi i rrushit (vera/gjaku) uj i jetės dhe i pėrjetshmėrisė. Hardhia u bė simbol i Dionisit, kulti i tė cilit kishte pėr qėllim tė njohurit e jetės sekrete pas vdekjes.[57] Lidhmėria e Dionisit me misticizmin e vdekjes, qė ėshtė dhe misticizėm i rilindjes dhe tė tė njohurit sublim, bėn qė hardhia tė duket shpesh edhe si simbol nė monumentet mbivarrore.[58] Si e tillė, ajo ėshtė dėshmuar si simbol karakteristik i monumenteve mbivarrore dardane tė periudhės romake. Nga kjo mund tė nxjerret pėrfundimi i gabuar se hardhia u soll nė Dardani tek pas pushtimeve romake. Nėse kihet parasysh tradita e drugdhendjes tek dardanėt dhe kontaktet e tyre tė hershme me botėn e zhvilluar tė jugut, prezencėn e hardhisė, si prodhim dhe si simbol kulti, tek dardanėt duhet parė disa qindra vjet mė parė. Kėtė hershmėri e provon edhe prezenca e hardhisė nė monumentin e Perėndeshės nga Smira, lidhur ngusht me kultin e saj, kult ky qė u trajtėsua me zhvillimin e shtetit dardan (shekujt IV-I). Hardhia nė kėtė monument e nxjerrė kėtė nga sfera e ngushtė e kultit tė tė vdekurve dhe nė kultin e Perėndeshės Dardane e vė nė lidhje me misticizmin e rilindjes dhe tė tė njohurit sublim.

 

Lerthi.- Nė tė njėjtėn faqe tė monumentit tė Smirės gjenden edhe gjethet e lerthit (monumneti 3). Lerthi, bimė pėrherė e gjelbėruar u bė simbol i pėrhapur, qė simbolizonte pėrhershmėrinė e fuqisė bimore dhe, mė vonė, qarkun e pėrhershėm tė vdekjes dhe tė lindjes, rrjedhimisht mitin e kthimit tė pėrhershėm. Tek popujt e Lindjes sė Afėrme lerthi i pėrkushtohej Atisit, nė tė cilin u dashurua Kibela, hyjnesha agrare e tokės dhe e korrjes.[59] Lerthi, sė bashku me hardhinė, ishin atribut pėrcjellės i Dionisit. Sipas mitologjisė greke, Dionisi shėrbehej me lerthin dhe hardhinė e rrushit qė t'i sjellė nė gjendje mistike gratė qė nuk e pėrqafonin kultin e tij. Edhe terrakotat nga Tanagra janė stolisur me gjethe lerthi dhe bathėza, pėr tė cilat mendohej se siguronin mbrojtjen e perėndisė.[60]

 

Lerthi, si edhe hardhia e rrushit, ėshtė simboli karakteristik qė paraqitet edhe nė monumentet mbivarrore dardane tė periudhės romake. Veēmas apo tė dyja bashkė, u bėnė simbole karakteristike tė monumenteve sepulkrale tė Dardanisė gjatė periudhės romake, gjithsesi tė trashėguara nga antika dardane, nėse jo nga periudha parahistorike. Lerthi duket si ornament edhe enėt dardane tė punuara nė ēark tė shekujve V-IV.[61] Prezenca nė monumentin e Perėndeshės nga Smira edhe kėtė symbol e nxjerr nga rrethi i ngushtė i kultit tė tė vdekurve dhe e vė nė funksion tė rilindjes dhe tė tė njohurit sublim.

 

Qesja.- Qesja duket si simbol nė shtatoren e Perėndeshės Dardane nga Mediana (fot. 7). Ky ėshtė njė simbol i mėvonshėm dhe i pėrhapur gjatė periudhės romake, i cili simbolizon pasurinė, pėrkatėsisht bollėkun. Edhe nė rastin e shtatores nga Mediana qesja e zėvėndėson shportėn e bollėkut, i cili ėshtė atribut Perėndeshės nga relievi i gjetur nė Rumani.

 

Nyja.- Nyja gjendet nė pjesėn e poshtme tė kompozicionit tė universit nė monumentin e Smirės dhe ajo ėshtė sajuar nga dy degėt e lerthit qė lidhen me kompozicionin e labyrinthit (monumenti 3). Ky simbol, qė ka kuptim apotropeik, ėshtė mjaft i shpeshtė dhe nė vete bart traditat totemike dhe kultet bujqėsore tė epokės sė neolitit. Mė vonė, nyja u konsiderua si vet nyje e jetės apo njė labyrinth pėrmes tė cilit duhet kaluar pėr tė arritur deri tek qendra (zgjidhja dhe shlirimi).[62] Nyja nė arėn e Smirės, qė i jep kompozicionit  kuptimin apotropeik dhe fuqinė profilaktike, po ashtu ėshtė njė hyrje imajginative nė misteret e jetės.

 

Labrysi.- Labrysi paraqitet nė shtatoren e Perėndeshės nga Mediana dhe ėshtė vendosur mbi kokėn e derrit faran, pranė kėmbėsė majtė tė hyjneshės (fot. 5). Labrysi apo sėpata dytehėshe  simbolizon diellin apo paraqitet si atribut sė bashku me tė dhe ėshtė shprehje e karakterit dualistik tė diellit - ndritshmėrisė dhe errėsirės. Labrysi duket si instrument sakral nė kulte dhe, shpesh ėshtė shprehje e pushtetit suprem nė fazėn e hyjnive antropomorf. Paraqitet nė epokėn e bronzit dhe nė Kretėn minoike ishte simbol i ndritshmėrisė.[63] Sėpata tė shumta tė epokės sė vonė tė bronzit nė Europė mbajnė motive diellore, pėrfshirė edhe svastikėn. Ėshtė dėshmuar sė qė nė shekullin X p.e.r. modelet e sėpatave prej bronzi i janė ofruar tempujve tė Zeusit nė Dodonė e Olimpi.[64] Sėpata simbolizonte Zeusin rrufehjedhės,[65] zotuesin e shtrėngatave apo zotin suprem, dhe ishte atribut i tij, ashtu siē ishte tek Baali oriental, Doliheni dhe Zeusi-Hadad, qė ishin hy tė shtėrngatės/stuhisė.[66] Sėpata duket edhe nė duart e tė ashtuquaturėve disk-njeri /disc-man/, figura meshkujsh tek tė cilėt pjesėt vitale tė trupit kanė trajtė tė diskut diellor.[67]

 

Labrysi shpreh zgjidhjen pozitive tė dualitetit, rrjedhimisht dy tehet e sėpatės paraqesin idenė e materializuar tė skjashmėrive, tė cilat i gėrsheton ēdo dualizėm. Sėpata dytehėshe apo labrysi si atribut i Perėndeshės nga Mediana, si dhe prezenca e labrysit nė varret e epokės sė hekurit nė tumėn e Romajės, e vė kėtė simbol nė lidhmėri mė tė hershme me dardanėt se sa nga koha e pushtimeve romake. Andaj, edhe dukjen e labyrinthit nė arėn e Perėndeshės nga Smira duhet parė nė lidhmėri me paraqitjen e labrysit qė nė epokėn dardane tė hekurit, si dhe si pėrkthim i kuptimit simbolik tė labirintit rrethor vendės, me njė kuptim mė tė thellė religjioz tė tė njohurit sublim, fuqisė dhe pėrjetshmėrisė, si e sheh labrysin studiuesi E. Mircea.[68]

 

Labyrinthi.- Nė faqet e kundėrta tė monumentit tė Perėndeshės nga Smira janė paraqitur dy labyrinthe: njeri nė trajtė rrethi dhe unik dhe tjetri nė trajtė katėrkėndėshi, i paidentifikuar nė pjesėn qendrore tė Europės juglindore (monumenti 3). Paraqitja e labyrinthit ėshtė e shpeshtė nė Knosos tė Kretės,[69] Egjipt, Samos dhe Itali,[70] si dhe nė urnat e hershme etrure nė trajtė tė shtėpive.[71] Vendosej nė portat e qyteteve tė fortifikuara helene dhe nė maketat e shtėpive tė vjetra helene, ndėrsa sipas Virgjilit, labyrinthi ishte i skalitur edhe nė dyert e Shpellės sė Sibilės nė Kumė.[72] Sipas besimit tė hershėm nė qendėr tė labyrinthit arrijnė vetėm mė tė urtit, tė cilėt i pėrballojnė sprovat e iniciacionit (korridoret e labyrinthit), ku ata ndeshin ndriēimin e tė njohurit sublim, fuqinė dhe pėrjetshmėrinė.[73]

 

Duke mbajtur parasysh se labyrinthi - pallati i sėpatės dytehėshe, rrjedhimisht sėpata dytehėshe (labrys) simbolizon diellin, simbolet e paraqitura nė faqet anėsore tė monumentit tė Perėndeshės dardane nga Smira pėrputhen nė simbolizmin e tyre. Kėshtu, kėto ofrojnė paraqitjen autoktone tė labyrinthit rrethor, nė njerėn anė, dhe paraqitjen jo vėndėse tė labyrinthit katėrkėndėsh, nė anėn tjetėr. Ky gėrshetim i labyrintheve, me dukje tė ndryshme por me kuptim tė njėjtjė, mund tė lidhet me prejardhjen helene tė dedikantit, ushtar-vėzhgues i Legjionit IV tė Flavėve, i cili shėrbeu nė Dardani.

 

Kjo paraqitje ėshtė unike, si pėr nga kompozicioni i veēantė ashtu dhe pėr nga kombinimi me hardhinė, lerthin dhe nyjen profilaktike. Rrathėt koncentrik, ndėrlidhja e tė cilave krijon gjashtė svastika dhe tri hapėsira tė mėdha dhe tė ndara, pos diellit dhe rrugėtimit tė tij, paralajmėrojnė kierarkinė e krijuar tė religjionit dardan dhe shkallėt e qenshmėrisė universale. Sfera nė qendėr tė kompozicionit, e ndarė nė tri pjesė, paraqet relacionet midis botės tokėsore - qiellore - tė nėndheshme, pėrkatėsisht tėrėsinė qiell-tokė. Simbolet e tjera, qė duken nė tė njėjtėn faqe tė arės, si hardhia dhe lerthi, e pėrforcojnė kėtė relacion.

 

III. Kompleksiteti i funksioneve tė Perėndeshės Dardane

 

Analiza e simboleve dhe e ikonografisė tė monumenteve pėrkushtuar Perėndeshės Dardane ofrojnė mundėsi pėr studimin dhe njohjen e funksioneve dhe tė rolit tė hyjneshės dardane nė shoqėrinė dardane dhe mė gjerė. Shumėsia e funksioneve qė iu atribuan kėsaj hyjneshe nė periudha tė caktuara kohore dėshmohet nga numri i madh i simboleve qė duken nė monumentet e saja, siē janė edhi, kėnduesi, viēi, derri faran, shporta e bollėkut, qesja, hardhia e rrushit, lerthi, nyja profilaktike, labrysi dhe labyrinthi. Nė tė njejtėn kohė provohet edhe pozita e lartė qė mbante Perėndesha Dardane nė panteonin dardan. Hyjnesha tė fuqishme, me shumėsi tė simboleve dhe me shume sfera tė ndikimit janė dėshmuar edhe tek shumė popuj. Trajtimi dhe veshja e tyre vė nė pah aspektin e tyre maternal dhe jo atė gjinor. Tė tilla janė dhe hyjneshat kelte Nehalennia, me rolin e saj tė mbrojtėses, prosperitetit dhe regjenerimit, apo hyjnesha tjetėr Epona.[74]

 

Nė dy monumente Perėndesha Dardane ėshtė paraqitur duke mbajtur shtazė nė kraharor: edhi (monumenti 1), viēi (monumenti 4). Mbajtja nė kraharor e shtazėve, tė rėndėsishme pėr ekzistencėn e njeriut nė parahistori, shpreh besimin e shoqėrive bujqėsore-blegtorale nė forcat qė ndihmojnė regjenerimin biologjik tė natyrės. Kjo, njėkohėsisht, ndėrlidhet me besimin e hershėm neolitik nė Nėnėn e Madhe (Magna Mater). Kulti i Nėnės sė Madhe ėshtė dėshmuar nė Kosovė qė nė epokėn e neolitit, siē provojnė figurat prej balte tė pjekur (terrakotat), tė zbuluara nė Vlashnjė tė Prizrenit,[75] Glladnicė pranė Graēanicės[76] dhe Varosh tė Ferizajit, si dhe figurat eneolitike nga Tjerrtorja, Fafosi dhe Bardhoshi.[77] E parė nė kėtė dritė, perėndesha duket trashėgimtare e kultit autokton tė Nėnės sė Madhe, me funksion tė plleshmėrisė sė tokės dhe, mė pas, tė plleshmrisė universale. Funksioni i saj i plleshmėrisė fuqizohet me mbajtjen e edhit dhe tė viēit nė kraharor, ndėrsa shporta e bollėkut, si simbol mė i avansuar i bollėkut tė natyrės, gjithsesi se e sforcon kėtė kuptim tė plleshmėrisė. Gjurmė tė ngjashme tė kėtij kulti gjenden edhe tek hyjneshat ilire Histria Terra apo Terra Histria, Latra, Iutossica, Sentona, Ica, Anzotica dhe Eia, hyjneshė histriane-liburne, e cila identifikohet me Bona Dea, e cila sipas religjionit tė lashtė italik ishte patrone e femrės dhe e plleshmėrisė sė fushave dhe e kafshėve.[78] Edhe Epona kelte ka lidhje tė ngushta me Nėnėn e Madhe, tė shprehura pėrmes atributeve tė plleshmėrisė sė tokės (gruri, frutat dhe buka).[79]

 

Perėndesha Dradane paraqitet edhe si hy i burimeve, ujėrave termale dhe pyjeve. Edhi nė kraharorin e Perėndeshės Dardane (monumenti 1), nė kontekst me zhvillimet e mėtejme tė epokės sė metaleve, pėrkon me cjapin, i cili i ėshtė flijuar hyjve ilir Bindit e Vidasit dhe, siē duket, edhe hyjneshės dardane. Kėshtu, tek kjo hyjneshė duhet parė edhe funksionet e njė hyu tė burimeve dhe ujėrave, siē i kishte hyu ilir Bindi apo Neptuni romak. Kėtė e provon gjetja e monumentit tė saj pranė burimit termal tė Bajės sė Kurshumlisė (monumenti 5). Njė rol tė ngjashėm kishte edhe hyjnesha kelte Epona, e cila, ngjashėm me hyjneshėn dardane, kishte njė kompleks funksionesh qė i bėnė kėto tė dyja tė jenė njė formė e Nėnė e perėndive.[80] Prezenca e edhit/cjapit ia shton edhe funksionin e hyut tė pyjeve dhe tė kullosave, siē e kishin Vidasi dhe Thana ilire apo Pani helen dhe Fauni / Silvani romak.

 

Perėndesha Dardane kishte edhe funksionin e hyjneshės sė territorit - Dea patriae.[81] Kėshtu, ndonėse edhe nė periudhėn romake Perėndesha mbante funksionet e njė hyu agraro-blegtoral, nuk ishte vetėm njė hy agrar si Kibela orinetale (hyjneshė e tokės dhe e korrjes), apo Demetra me kallinj dhe Dionisi me hardhi. Perėndesha Dardane, po ashtu, nuk ishte vetėm hy i gjuetisė, si Artemida helene apo Dijana romake. Pos kėtyre funksioneve Perėndesha ishte edhe mbrojtėse e territorit, ngjashėm me hyjneshėn histriane-liburne Eian, qė duket nė monumente si Histria Terra, Terra Histria apo vetėm si Histria[82] apo me hyjnitė e tjerė tė territorit: Dii / Deae Daciarum,[83] Dea Brigantia[84] apo Dea Syria.[85]

 

Paraqitjet e lerthit dhe, nė veēanti, paraqitja e hardhisė sė rrushit, si prodhim mė i vonshėm, nė monumentin e Perėndeshės nga Smira dėshmojnė lidhjen e kėtyre simboleve jo vetėm me kultin e tė vdekurve, siē mund tė pėrfundohej nė bazė tė paraqitjes sė tyre deri para ca kohėsh nė monumentet mbivarrore tė Dardanisė. Kėto tash vihen nė lidhje edhe me kultin e Perėndeshės dhe nė funksion tė ringjalljes dhe tė pėrjetshmėrisė, siē ėshtė konstatuar qė heret lidhja e hardhisė sė rrushit me kultin e Dionisit. Perėndesha ka rol funeral dhe lidhet me simbolizmin e vdekjes, pėrmes regjenerimit dhe rilindjes, ngjashėm me Eponėn kelte, e cila ka nė disa raste atribut ēelėsat, si simbol tė nismės dhe tė fundit tė jetės.[86]

 

Prezenca e kėnduesit pranė Perėndeshės Dardane (monumenti 2) ka funksion apotropeik, pėrkatėsisht tė mbrojtjes sė pėrgjithėshme nga tė kėqijat, ndėrsa nė kuadėr tė funksioneve tė saja duhet parė edhe aspekti sotero-ijatrik, i pohuar mė parė.[87]

 

Labyrinthi rrethor nga Smira provon prezencėn e fuqishme tė kultit tė hershėm tė diellit, ndėrsa kompozicioni i ndėrlikuar dėshmon pėr ndėrlidhjet e krijuara nė besimin dardan midis kultit tė plleshmėrisė, kultit htonik dhe tė atij solar. Ėshtė shumė me rėndėsi tė ceket se nė monumentin e Perėndeshės nga Smira vie nė shprehje nė mėnyrė tė veēantė teologjia solare[88] dhe nuk paraqitet mė simboli i thjeshtė i kultit tė diellit (rrethi apo rrathėt koncentrik). Rrathėt koncentrik, ndėrlidhja e tė cilave krijon 6 svastika dhe tri hapėsira, pos simbolit tė diellit dhe rrugėtimit diellor, paralajmėrojnė kierarkinė e krijuar tė religjionit dardan po aq sa edhe shkallėt e qenshmėrise. Simbolet e tjera, qė duken nė tė njėjtėn faqe tė arės, siē janė hardhia dhe lerthi, e pėrforcojnė kėtė relacion.

 

Duhet cekur se ndarja nė tri pjesė e ēdo elementi tė paraqitur dhe e gjithė kompozicionit ėshtė element thelbėsor dhe nismė pėr ta kuptuar botėkuptimin dardan ndaj jetės dhe vdekjes. Kėtė ndarje nė tri pjesė e dėshmon: 1) Paraqitja e gjithė kompozicionit nė tri pjesė: hardhia (lart), dielli-universi (nė mes), lerthi (poshtė), 2) Ndarja nė tri hapėsira tė veēanta me gjashtė svastika tė pjesės qendrore tė kompozicionit dhe 3) Ndarja nė tri pjesė e gjysmėsferės sė vogėl nė qendėr tė kompozicionit. Kjo ndarje tripjesėshe shpreh besimin dardan nė ndarjen tokė – nėndhe – qiell. Kjo, njėkohėsisht, shpreh edhe idenė dardane mbi relacionet midis trupit dhe shpirtit, pėrkatėsisht trupit, shpirtit dhe njohurisė/idesė. Nė kėtė drejtim mund tė shėrbejnė anologjitė me dėshmitė qė gjenden tek Plutarku, i cili shkruan se druidėd keltė besonin se njeriu pėrbėhej nga tri pjesė: trupi, shpirti dhe njohuria (soma, psyche, nous) dhe se trupi lind nga dheu, shpirti nga Hėna dhe njohja-ideja nga Dielli.[89] Prezencėn e hardhisė sė rrushit[90] duhet parė si mjet "dionisian" qė shpirti ta arrijė ekstazėn dhe bashkimin e mundshėm me Diellin / Hyjneshėn (njohjen, idenė).

 

Analiza e monumenteve votive pėrkushtuar Perėndeshės Dardane shpie nė pėrfundim se ėshtė fjala pėr njė hy autokton, i cili nė vete pėrmban gjurmė tė besimit parahistorik dhe tė antikės dardane, dhe qė del i zhvilluar nė njė hy sinkretik pak para dhe gjatė periudhės romake. Pėr rėndėsinė e Perėndeshės nė shoqėrinė dardane dhe mė gjerė dėshmon ngritja e monumenteve nga dy dekurionė dardanė nė Romula-Malva tė largėt tė Rumanisė dhe e dhėna se monumentin nga Smira e ngriti ushtari romak me prejardhje greke.

 

Pa dyshim, Perėndesha Dardane ėshtė shprehje e zhvillimit tė religjionit antropomorf dhe politesitik dardan dhe e zhvillimit paraurban dhe atij urban, qė nisi me krijimin e shtetit dardan. Gjatė ecejakeve kohore ajo barti funksionet qė i kishin Kibela, Demetra dhe Diana, andaj nuk ishte e rastėsishme qė fillimisht monumentet e Perėndeshės u panė si dedikime kėtyre hyjneshave, pėr t“u parė mė vonė, gjithnjė nė relacion me to, si njė hy autokton. Kjo vlen posaēėrisht kur ėshtė fjala pėr shtatoren nga Mediana.

 

Pėr dallim nga fazat e mė hershme, ku secili hy kishte funksionin tė caktuar, sublimimi i funksioneve nė njė hy provon njė fazė tė re tė zhvillimit tė religjionit dardan. Kjo shprehet nė labyrinthin dhe kompozicionin autokton nė monumentin e Perėndeshės nga Smira, ku lerthi si trup/tokė dhe hardhia e rrushit si mjet i arritjes sė ekstazės dhe afrisė ndaj hyjnisė, bėhen pjesė pėrbėrėse tė labyrinthit rrethor, pėrkatėsisht tė universit. Nė kėtė mėnyrė ėshtė inicuar pėrjetėsia universale dhe fuqia qė e mban kėtė.

 

Pėrqendrimi i funksioneve tė shumta tek Perėndesha Dardane flet pėr rrugėtimin e religjionit politeistik dardan, tė nisur mė krijimin e shtetit dardan nė shekullin IV p.e.r. dhe mbase tė ngadalėsuar me pushimet romake tė shekullit I. Pėrqendrimi i funksioneve nė njė hy dėshmon edhe pėr bazat qė u krijuan pėr pėrhapjen e njė religjioni tė mėvonshėm monoteistik.

 

IV. Zhvillimi i besimit dhe i religjionit dardan mbėshtetur nė monumentet e Perėndeshės Dardane

 

Analiza e atributeve veē e veē dhe e kompozicioneve nga monumentet pėrkushtuar Perėndeshės Dardane mundėsoi njohjen e funksioneve tė kėsaj hyjneshe nė kohė tė ndryshme po aq sa mundėsoi edhe krijimin e njė pasqyre tė pėrgjithėshme tė rrugėtimit tė tė besimit dhe tė religjionit dardan. Kėshtu, mund tė thuhet se besimi nė trojet dardane kaloi nėpėr shkallėt e ngjashme tė zhvillimit si edhe tek shumė popujt tė tjerė. Ky kishte karakteristika tė pėrgjithėshme tė parahistorisė dhe tė antikės, rrjedhimisht nga kulti i shtazėve dhe ai solar, u transformua nė njė besim antropomorf dhe politeistik. Animizmi dhe, mė pas, totemizmi dalin faza tė zhvillimit tė besimit dardan nė parahistori (1), antropomorfizmi hyjnor apo politeizmi ėshtė fazė qė u zhvillua nė antikėn dardane nga shekulli IV p.e.r. (2), ndėrsa monoteizmi pėrqafohet mė gjerė nga shekulli IV (3).

 

Elementet e animizmit, qė nėnkupton besimin nė forcat e mbinatyrshme dhe veprimet e magjisė pėr mėshirimin e kėtyre forcave, pėrfaqėsohen nė simbolet pėrcjellėse tė Perėndeshės, siē ėshtė edhi apo derri faran, qė duket tė kenė qenė shtazė qė i janė flijuar kėtyre forcave. Gjurmėt e fazės totemistike, tė hyjve nė trajtė shtazėsh apo tė trupave qiellor, i gjejmė nė simbolet e shtazėve, tė cilat nė antikė bėhen atribute tė Perėndeshės (edhi, viēi) dhe tė trupave qiellor (dielli). Ėshtė me interes tė ceket se simboli i gjarpėrit nuk paraqitet nė mesin e atributeve tė Perėndeshės Dardane, gjė qė e lidh kėtė kryesisht me kultin parahistorik tė diellit dhe me kultin e ilirėve tė veriut.

 

Nė fazat protoantike dhe antike tė popujve tė ndryshėm totemet morėn trajta antropomorfe, andaj nė kėtė dritė duhet parė edhe paraqitjen e Perėndeshės si hy antropomorf, e cila, me siguri, nė fillim kishte funksione tė kufizuara. Paraqitjen e saj, tė hyut Andin, si edhe tė hyjve tė tjerė vendės, emrat e tė cilėve janė ruajtur si interpretatio romana, mendoj se duhet lidhur me fuqizimin e dardanėve dhe me paraqitjen e shtetit dardan nga shekulli IV p.e.r. Kėshtu, politeizmi, ku secili hy ka funksion tė caktuar apo disa sosh, lidhet me nismėn e antikės dardane. Nė fund tė kėsaj faze paraqiten hyj sinkretik, qė pėrmbledhin funksionet e disa hyjve, siē ėshtė rasti me Perėndeshėn Dardane.

 

Analiza e funksioneve tė Perėndeshės Dardane sjell nė pėrfundim se kjo ishte sa hyjneshė e plleshmėrisė dhe e territorit, aq edhe psikopomp mortal dhe hierofont iniciacistik, duke u zhvilluar mė vonė nė njė hy me funksione tė ringjalljes sė pėrgjithshme dhe pėrjetshmėrisė, siē duket nga monumenti i Smirės, monument ky me pėrmbajtje tė rrallė teogjenike-kozmologjike-htonike.

 

Atributet dhe funksionet e shumta tė identifikuara tė Perėndeshės Dardane, numri i monumenteve qė i janė pėrkushtuar dhe nė veēanti prezenca e labyrintheve, si pasqyrė e universit, e vėnė kėtė hyjneshė nė pozitėn supreme tė panteonit dardan. Kjo shtron edhe ēėshtjen e rolit fundamental tė femrės nė shoqėrinė dardane, pėrkatėsisht tė rėndėsisė sė principit femėror nė kėtė shoqėri, pėr ē'gjė nuk ka burime tė shkruara. Duhet thėnė se dominimi i principit femėror, si vazhdimėsi e kultit tė Nėnės sė Madhe, nuk ėshtė dukuri e panjohur nė shoqėritė antike. Dion Kasi dhe Cezari flasin pėr prezencėn e poliandrisė nė Britani (Dio Cassius, LXXVI 2; Ceaser, De Bello Gallico V, 14), gjė qė flet pėr rolin udhėheqės tė gruas nė shoqėrinė antike britanike. Njė dukuri tė tillė e ka konstatuar nė shoqėrinė kelte studiuesja M. Green e cila konstaton se hyjneshat kelte Nehalennia dhe Epona pėrfshinin shumė aspekte tė jetės: lindjen, zhvillimin, plleshmėrinė, regjenerimin, mbrojtjen nga demonėt dhe deri tek fati i njerėzimit pas vdekjes.[91] Njė fuqi tė tillė siē duket e kishte edhe Perėndesha Dardane.

 

Pa dyshim, studimet e mėtejme duhen thelluar njohuritė mbi Perėndeshėn Dardane, jo aq tė njohur deri mė tash. Ndėrkohė, duhet sqaruar se cili ishte emri i Perėndeshės Dardane: kishte emėr tė veēantė apo quhej Perėndeshė ose Hyjneshė dhe ushtaraku grek nė shėrbim romak vetėm e pėrktheu emrin nė latinishte dhe e vendosi nė monumentin nga Smira: Dea. Po ashtu, duhet gjetur pėrgjigje pėr vendin e hyjnive tė tjerė nė panteonin dardan, pėr vendin e hyut Andin dhe tė relacionit tė tij me Perėndeshėn Dardane apo pėr emrat e hyjnive dardanė/ilirė qė duken si interpretatio romana gjatė periudhės romake.

 

Funksionet e shumta tė sublimuara tė Perėndeshės dhe paraqitja e labyrinthit -Universit nė monumentin e Smirės, jep tė kuptohet se besimi politeistik dardan, i ruajtur deri nė shekullin III, krijoi baza dhe hapi shtigje pėr fazėn e re tė monoteizmit gjithėpėrfshirės. Kėshtu, politeizmi, tė cilit i paraprinė henoteizmi, gradualisht kaloi nė monoteizėm. Qė nga nisma e krishterizmit nė trojet dardane politeizmi dhe monoteizmi bashkėjetuan pėr njė kohė. Mbase kėtu duhet parė edhe fuqizimin e Perėndeshės Dardane, si mbrojtėse e traditės dhe si refleksion i saj, pėrballė sfidave tė reja tė pushtetit suprem, tokėsor dhe qiellor.

 

Nė bazė tė monumentit nga Smira mund tė pėrfundohet se kjo fazė paraqet fazėn paraprake tė kalimit tė tė gjithė energjisė sė pėrhershme nė sferėn qiellore, gjė qė krijoi baza pėr lindjen e njė hyu suprem, monoteistik, tė gjithėfuqishėm dhe tė padukshėm. Nė kėtė kuptim Krishti, Diell i Ri i Drejtėsisė (Sol Institiae), u shkri me hyun e hershėm tė Diellit,[92] nė kėt rast me Perėndeshėn Dardane. Njė shkallė e kėtillė e zhvillimit tė religjionit tek dardanet e bėri tė mundshėm sa pėrqafimin e hershėm tė krishterimit aq edhe krijimin e qendrave tė fuqishme tė krishterimit nė Dardani.

 

(Zgjodhi pėr botim elektronik: Baki Ymeri)

 

 



[1] J.A. Evans, Antiquarian researches in Illyricum, Part III-IV, Westiminter ,1885, 74, f.n. a; Th. Mommsen, CIL III, 8184: F. Papazoglu, Srednjebalkanska plemena u predrimsko doba, Akadmeija Nauka i Umetnosti Bosnje i Hecegovine, Sarajevo, 1969, 173; Z. Mirdita, Antroponomia e Dardanisė nė kohėn romake, Rilindja, Prishtinė ,1981, 246, nr. 205.

[2] D. Tudor - C. Vladescu, Dardanii la Romula-Malva, Apulum X, Alba Julia, 1972, 183-190. Mungon ana e djathtė e monumentit.

[3] E. Shukriu, Dea e Dardanisė dhe mozaiku i Orfeut, Seminari Ndėrkombėtarė pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe

Kulturėn Shqiptare, XIV/1989, Fakulteti Filologjik, Prishtinė, 1989.

[4] Z. Mirdita, v.c., 247, nr.208; N.Vulić, Spomenik 71 (SKA), Beograd. 1931, 98.

[5] N. Vulić, Antički spomenici naše zemlje, Spomenik 98, SANU, Beograd, 1948, nr.237; A.Nenadović, Raniji rimski nalasci u Nišu i njegovoj blizoj okolini, Limes u Jugoslaviji I, Beograd, 1961, 169; Ch. Picard, Obeservation archelogique en Yougoslavie, 1953, comptes rendu de l'Academie des Inscriptions, 1953; P. Petrović, Niš u antičko doba, Niš, 1976, 148; A. Jovanović, Neki aspekti problema skupnog nalaza skulptura sa Medijane kod Niša, Starinar XXIV-XXV, Beograd, 1976; I njėjti, Prilog proučavanju skulptura sa Medijane, Niški Zbornik, Niš, 1980, 53-59.

[6] L'Annee Epigraphique 1952, 61, nr.192; N. Vulić, Spomenik 98, SAN, Beograd, 1948, 221; Z. Mirdita, v.c., 252, nr. 239.

[7] D. Tudor - C. Vladescu, v.c., 183-190;  D. Tudor, Oltenia romana, Bukarest, 1978, 369, fot. 102;  J. Gage, M. Leglay, H. Pflaum, P. Wuilleumier, L'annee epigrafique, Presses Universitaires de France, Paris 1972, 138-139. Mungon pjesa e djathtė e monumentit.

[8] D. Tudor - C. Vladescu, v.c., Fig. 1. Lartėsia e shkronjave 0,8-1,5 cm. Formula e pėrkushtimit ėshtė vendosur nė pjesėn e epėr tė monumentit: ...RDANIC E, ndėrsa teksti i mbishkrimit nė pjesėn e poshtme tė monumentit: ...US DEC COL ET  EL /.…L  EX VOTO POSUERUNT. Leximi i tekstit: [Deae Da]rdanic[a]e / [...]us dec(urio) col(oniae) et [A]el(ius) / [... dec co] l(oniae) ex voto posuerunt.  

[9] D. Tudor dhe C.Vladescu supozojnė se hyjnesha mban skeptrin.

[10] Tė njėjtėt, 188.

[11] Tė njėjtėt, 188; J. Gage..., v.c., 139. Lartėsia e shkronjave 1,3 cm. Nė pjesėn e poshtme ėshtė ruajtur teksti: ...VRDARDAN / ...MPOSVI. Leximi i tekstit: [....A]ur (elius) Dardan / [us votu]m posui  (Aurelius Dardanus votum posui).

[12] Tė njėjtėt, 186-187.

[13] E. Shukriu, v.c. Teksti i mbishkrimit: Deae / Dard(anicae) / Artorius / Heracli / tus spec(ulator) / leg(ionis) IIII Fl(aviae) / v(otum) s(olvit) l(ibens) m(erito) / Gentiano et Basso.

[14] E njėjta, Dea Dardane dhe monumentet e tjera nga Smira, Buletin i Fakultetit Filozofik, Prishtinė, 2000.

[15] N. Vulić, v.c., nr.237.