Arsyeja shqiptare pėr ta kremtuar
disfatėn serbe tė vitit 1389
Shkruan : Milazim KRASNIQI
Kosova e pavarur duhet tė dekontaminohet nga
ideologjia serbofile e injektuar nga tezat e historiografisė dhe tė kulturės
sllave lidhur me Betejėn e Kosovės.
***
Festimet fundamentaliste-nacionaliste tė serbėve mė 28 qershor nė Gazimestan,
nuk rezultuan me ndonjė provokim ose trazirė, dhe kjo gjė konsiderohet sukses
nga tė gjitha nivelet e pushteteve nė Kosovė (qeverisa UNMIK-u, EULEX-i,
KFOR-i). Ndoshta nėn presionin e frikės nga provokimet e mundshme, kėto
pushtete tė koklavitura, pothuajse harruan tė mirreshin me njė akt
antikushtetues qė ndodhi nė kuadėr tė kėsaj date, pra me krijimin e
asociacionit tė komunave serbe. Ngritjen e kėsaj strukture antikushtetuese e
pati paralajmėruar para disa javėsh ministri serb i ngarkuar pėr destabilizimin
e Kosovės, Sllobodan Samarxhiqi.
Sa pėr qeverinė e Kosovės dhe pėr UNMIK-un, ai
ka mundur ta ngrinte atė strukturė kur t'ia donte qejfi, por e kishte fiksuar
datėn 28 qershor, pra ditėn e Vidovdanit, ditė nė tė cilėn serbėt e kujtojnė
princin Llazar dhe Betejėn e Kosovės, tė cilėn e patėn humbur nė vitin e largėt
1389. Fiksimi i kėsaj date pėr tė ngritur njė strukturė antikushtetuese dhe
antikosovare, ka pėr qėllim "begatimin" e historisė serbe tė lidhur
me Kosovėn. Duke e lidhur me kėtė datė, nacionalistėt serbė mendojnė se strukturat
kriminale qė kanė ngritur, do tė perceptohen si patriotike dhe do tė kenė
dimension mitiko-historik. Me kėtė ngatėrrim me mitin, fundamentalistėt dhe
nacionalistėt serbė kujtojnė se do tė ndėrrojnė edhe realitetin e sotėm, ashtu
si nė mėnyrė naive kujtojnė se e ndėrrojnė realitetin e njė disfate tė turpshme
qė kanė pėrjetuar nė vitin 1389, duke e kėnduar atė disfatė tash e 619 vjet.
Por, sa u pėrket serbėve, ne nuk kemi arsye qė tė provojmė t'ua ndėrrojmė
mendjen, qė tė mos e kėndojnė/ vajtojnė edhe mė tutje atė humbje. Atyre u ėshtė
mbushur mendja tė mburren me tė dhe nuk kemi pse mėrzitemi pėr faktin se ata
edhe pėr njė kohė do tė mbeten peng tė atij halucinacioni mitologjik. Por,
pėrderi sa ata e mbajnė kėtė qėndrim tė pandryshuar, institucionet e Kosovės duhet
tė bėjnė dy gjėra, qė do tė ishin nė rolin e digave ndaj ndonjė tendence tė
shpėrthimit agresiv mbi bazėn e asaj mitologjie perverse.
E para, rregullat e vajtje-ardhjeve tė kėtyre mysafirėve anakronikė, qė duket
sikur vijnė nga e kaluara e mjegullt mesjetare, duhet tė jenė strikte. Nė
vendet europiane, edhe tifozėt e njė ndeshjeje futbolli futen nė rėntgenin e
kontrolimeve tė detajuara dhe u caktohen edhe rrugėt nga do tė kalojnė e lėre
mė pjesėtarėve tė organizimeve ekstremiste. Minimumi ėshtė qė Kosova duhet tė
aplikojė rregullat qė vlejnė nė Europė pėr njė tifozeri tė shfrenuar. Nėse
ekstremistėt serbė sivjet nuk kanė bėrė ndonjė provokim, kush mund tė garantojė
qė vitin e ardhshėm, nuk do tė bėjnė incidente? Prandaj, institucionet duhet tė
mirren me mė shumė pėrkushtim me parandalimin e akteve tė dhunshme.
E dyta, Kosova e pavarur duhet tė dekontaminohet nga ideologjia serbofile e
injektuar nga tezat e historiografisė dhe tė kulturės sllave lidhur me Betejėn
e Kosovės. Njė pjesė e madhe e historiografisė dhe e kulturės
Kėto pėrmbajtje tė falsifikuara duhet tė largohen sa mė parė nga librat e
historisė dhe nga historiografia shqiptare nė pėrgjithėsi. Nėse ato nuk
largohen, atėherė vajtje ardhjet e zhurmshme e provokuese tė ekstemistėve
serbė, do tė jenė tė pėrligjura, nga perceptimi se ata po e kremtojnė njė kauzė
tė drejtė dhe po e nderojnė njė figurė qė paskėsh edhe nderimin e shqiptarėve.
Delegjitimimi i kėtyre stereotipeve fundamentaliste-nacionaliste serbe, tė
sajuara nga historia e falsifikuar nacionaliste e shekullit XIX, ėshtė hapi i
parė edhe pėr delegjitimimin e strukturave kriminale qė u ngritėn nė ditėn qė
shėnon 619 vjetorin e Betejės sė Kosovės.
E vėrteta historike ėshtė se serbizmi mori goditjen fatale, bash nė Kosovė nė
vitin 1389. Pa atė disfatė tė serbėve, nga Perandoria Osmane, Serbia mund tė
bėhej njė shtet dominues nė Ballkan dhe shqiptarėt mund tė shkonin drejt
asimilimit dhe shfarosjes edhe mė fort. Brezat e rinj tė shqiptarėve qė
edukohen nė Kosovėn e pavarur, duhet tė mėsojnė tė vėrtetėn historike e tė mos
mbeten tė kontaminuar si brezat qė jetuam nė shtetin sllavė, ku mėsimi i parė i
lėndės sė historisė fillonte me fjalinė " Ne jemi sllavė tė jugut".
Shkėputja politike e shpallur mė 17 shkurt 2008, ka nevojė tė pasohet nga shkėputja
e plotė kulturore nga trashėgimia e turbullt, ku sllavofilia ende ėshtė
prezente, e maskuar nėn etiketėn e Betejės sė Kosovės, si betejė e pėrbashkėt
serbo-shqiptare-ballkanase.
Kur tė dekontaminohet mėsimi i historisė pėr Betejėn e Kosovės nga tezat
sllave, pėr shqiptarėt mund tė shfaqet njė realitet interesant: do tė kenė
arsye mė shumė se serbėt qė ta festojnė 28 qershorin, disfatėn e serbėve nė
Kosovė nė vitin 1389.