Intervistė me kėngėtaren Liri Rasha

 

Viti mė i veēantė  ka qenė viti 1983, ku kam shkuar me Ansamblin e Shtetit nė Gjermani, aty kam kėnduar njė kėngė kurbeti

 

Bisedoi: Albert Zholi

 

 

“Kėnga e kurbetit”,  kėnga ime e preferuar

 

Zėri i saj brilant ka ngritur peshė platetė e shumė vendeve tė botės, kudo ku ka emigantė shqiptarė, nė tė katėr anėt e globit. Njė kėngėtare e veēantė e traditės sė kėgės popullore veriore. Si vet emri qė mbart mbi vete, ashtu ka qėnė ajo me kėngėn, e lirė, si shtojzacvalle, e ėmbėl, impresionuse, duke ruajtrur me fanatizėm, traditėn, por duke heshur dhe sytė drejt sė resė nė kėngėn e mirėfilltė popullore shqiptare. Nė rrugėtimin e saj skenik, ajo asnjėherė nuk ka deformuar kėngėn e bukur popullore edhe nė emėr tė parasė. Gėzimi i saj mė i madh ėshtė qė vajza e saj po e vazhdon me po atė dinamizėm dhe pėrkushtim rrugėn e nėnės, duke lėnė hapur shtigjet e fluturimit brenda familjes nė kėtė profesion kaq tė brishtė por edhe  tė bukur dhe magjik.

 

 

Liria dhe  fėmjijėria juaj. Bangat e shkollės dhe trokitja e kėngės?

 

-Unė kam lindur nė njė nga fshatrat e Dibrės qė quhet Dalldar, kam mbaruar  tetėvjeēaren nė fshatin tim dhe pastaj kam mbaruar tė mesmen nė Peshkopi dhe mė vonė kam kaluar nė estradėn profesioniste.Kam mbaruar edhe njė specializim pėr kanto, ku kam pasur petagogėt mė tė mirė Ibrahim Tukiēin, Luēie  Milotin, Ramiz Kovaēin qė ka qėnė njė nga petagogėt qė ėshtė marrė mė direkt me mua.

 

A e mbani mend nė jetėn shkollore kur keni dalė pėr herė tė parė pėr tė kėnduar  dhe kush ju zbuloi si talent?

 

-Krahinės qė i pėrkas  unė, ka  qenė  njė krahinė  shumė e  thellė, ku nuk  kishte shumė aktivitete.Aty bėheshin aktivitete vetėm kur ishte festivali i Gjirokastrės, i cili ishte njėherė nė katėr vjet. Jam zbuluar pothuajse rastėsisht, kur kam qenė duke  ndenjur  nė shtėpi  duke kėnduar pėr qejfin tim. Aty ka kaluar  njė mėsues i imi dhe kur kam shkuar nė orėn e matematikės, nė vend qė tė pėrgjigjesha pėr  mėsimin qė kisha, ai mė thotė mua se ti Liri sot do tė kėndosh. Unė  i thashė se  nuk  di tė  kėndoj, ai tha  se din tė kėndosh dhe bukur bile.

 

Sa  vjeē  ishe nė atė  kohė?

 

atė  kohė isha 13 vjeēe.

 

Kur ke dalė pėr herė tė parė nė skenė pėrpara njė publiku tė gjėrė?

 

Pėr herė tė parė kam dalė nė klasėn e tetė. Nga fshati ku kam lindur mė morėn direkt nė Peshkopi. Peshkopia po pėrgatitej pėr Festivalin e Gjirokastrės, dhe mė morėn me grupin e rrethit. Nė festivalin e Gjirokastrės   nė vitin 1973, ishte  njė  publik  shumė i gjerė. Emocionet ishin shumė tė mėdha. Tė papėrshkrueshme. Ajo kala gjigande. Ai qytet i gurtė, mė pėcillnin nė kujtesė lexime pėr mbretėr dhe legjenda.

 

Ēfarė  kėnge  ke kėnduar?

 

Aty kam kėnduar kėngėn “Oj syzeza vetull hollė”, kjo ėshtė njė potpuri kėngėsh dibrane.

 

Mbaruat shkollėn e mesme pėr mėsuese dhe filluat profesionin e  mėsuesisė?

 

Me shumė dėshirė e mbarova shkollėn pėr mėsuese, por ato tė rrethit iu duk sikur unė jepja mė shumė pėr muzikė se sa nė mėsuesi, dhe kėshtu kalova  direkt nė estradėn profesioniste tė rrethit si kėngėtare.

 

-Nė ē’vit ke filluar  Estradė?

 

-Kam filluar  vitin 1977.

 

-Po kėnga e parė kur dole nė skenė pėr  herė tė parė nė Peshkopi kush ka qenė?

 

- Ka qenė kėnga “Mora rrugėn, mora”. Kjo ka qenė njė kėngė e thjeshtė por e plėqyer nė trevat tona. Kjo kėngė edhe nga vetė titulli mė hapi rrugėn e gjerė tė skenės. Pastaj nė festivalet e mėvonshme tė Gjirokastrės  ku unė pėrfaqėsoja rrethin mu dhanė  kėngė tė tjera. Pra shumė pika kulmore tė aktivitetit tim lidhen me Gjirokastrėn. Nga ky qytet i gurtė mė lidhin shumė kujtime. Ai pėr mua mbetet mistik. Ismail Kadare e ka pėrshkruar aq bukur nė romanin e tij.

 

-Cfarė kėngėsh keni kėnduar  kryesisht me estradėn e  Peshkopisė?

 

-Me estradėn e Peshkopisė kam kėnduar  kėngė nga tė gjitha trevat.Nga veriu, nga Shqipėria e mesme, nga tė jugut. Por edhe kėngėt e Kosovės  i kam pasur shumė pėr  zemėr. Kam kėnduar edhe kėngė tė huaja, ku kryesisht kemi pasur mė tė lejueshme kėngėt turke.

 

A mban  mend ndonjė titull tė ndonmjė kėnge turke?

 

Kam kėnduar kėngėn “Edmerim byēym, byēym”,” Mavi, Mavi” e shumė  tjera, sepse ēdo premierė qė jepnim na futnin nga  njė kėngė tė  huaj turke.

 

Me kė ke bashkėpunuar me estradėn e Peshkopisė, si regjizor, dhe kompozitor?

 

Kompozitor ku kam marė edhe njė ndihmė tė madhe kanė qenė Pėrparim Tomēini, Edmond  Zhulali qė edhe sot kam bashkpunime.Ka qenė kompozitori Zef Ēoba      ka dhėnė njė ndihmė mjaft tė madhe .Kanė  qenė shumė, pasi kam kaluar 14 vjet nė estradėn profesioniste  dhe  janė  ndėrruar  shumė. Regjisor  ka qenė i talentuari Hamza  Abazi.

Kush ka qenė dita mė e bukur  skenė pėr  ju?

 

Artisti ka shumė ditė tė bukura, por dita qė dua  unė tė  veēoj ėshtė  dita  kur  unė pėr  herė tė parė u paraqita  me njė auditor  tė madh nė qytetin e Peshkopisė.

 

Ju keni marė titullin “Artiste e Merituar” nė cilėn vit e keni marrė kėtė titull?

 

Titullin e kam marrė nė vitin 1988.Ndjeja njė farė kėnaqėsie, por sodisfaksioni im ka qenė kur  unė e mbėrtheja sallėn, kur isha duke kėnduar dhe kur shikoja  qė vėmendja ishte komplet tek unė, ai ishte sodisfaksioni mė i madh pėr  mua.Titulli ėshtė njė moment, skena ėshtė e pėrjetshme, bashkudhėtare e jetės sė artistit.

 

Kush  ka  qenė dita  kur  nuk e ke mbėrthyer  mirė  sallėn?

 

Ka pasur ...Njeriu  nuk ėshtė gjithmonė nė  humor. Sallėn nuk e kam  mbėrthyer  nė ato raste kur mė detyronte njeri tė kėndoja njė kėngė dhe jo kur unė doja. Kur  kisha kėngėt e mia tė preferuara   sallėn e mbėrtheja.

 

Kush  janė kėngėt tuaja tė preferuara?

 

Kryesisht kėngėt e mia tė preferuara janė tė kurbetit. “Kėnga e kurbetit”, ėshtė “Fusha e korabit” ,  ėshtė njė nga kėngėt mė tė bukura tė miat. Ėshtė “Kur  e pėrcolla Enverin”,”Kur  dola  tek dera”. Ka  pasur  edhe kėngė  tė tė tjerėve  tė kurbetit qė  kam kėnduar  si “Malli pėr  Dibrėn time”.

 

Sa  herė keni shkuar jashtė shtetit nė kohėn e monizmit?

 

Nė kohėn e monizmit kam shkuar nė shumė shtete pasi, meqė isha njė kėngėtare karakteristike e zonave tė veriut mė merrnin shpesh me Ansamblin e Shtetit, ku kam filluar  fillim me  Jugosllavinė  shkuam nga Ohri nė Suboticė nė Beograd dhe komplet Jugosllavinė. Kishte lidhje kulturore mes shteteve nė atė kohė. Kam qenė pastaj nė Itali, Turqi, Austri, Francė, Gjermani, Belgjikė, Danimarkė, Suedi Nė Amerikė kam  shkuar   nė fillimet e demokracisė  me Ansamblin e Shtetit dhe kemi shkuar    disa shtete tė Amerikės.

 

Kush ka qenė viti mė i veēantė qė ju jeni pritur nė mėnyrėn qė ju ka lėnė mbresa  veēantė jashtė shtetit?

 

Viti mė i veēantė  ka qenė viti 1983, ku kam shkuar me ansamblin e shtetit nė Gjermani, aty kam kėnduar njė kėngė kurbeti. Kam filluar tė  qaj  sepse  shihja spektatorėt duke qarė nė sallė qė ishin shqiptarė,dhe nė moment mė kanė rrjedh edhe mua  lotė.Jo lot sepse po kėndoja atė kėngė sepse unė e kisha kėnduar disa  herė por  mė bėri shumė emocionale  prania  e njerėzve  nė sallė  qė lotonin. Se besoja. Aty pashė me tė vėrtetė magjinė e kėngės. Cfarė u jep ajo njerėzve.

 

-Kur e keni  nxjerrė  treg albumin tuaj tė parė dhe si titullohet?

 

-Albumin e parė e ka nxjerrė  Radio –Tirana. Kanė marrė   gjitha kėngėt e mira tė miat dhe (vitin nuk e mbaj mend) nxorėn albumin “Kėngė tė zgjedhura  tė kėnduara  nga Liri Rasha”. Pastaj kam bėrė albumin tjetėr  me titull “Nusja me tė bardha”. Kėtė album e  kam nxjerr para shtatė vjetėsh. Eshtė dhe njė album tjetėr, shumė interesant,  njė album qė mė ėshtė vjedhur. Mė ėshtė vjedhur nė skenė. Kur  unė kam qenė duke kėnduar dhe i gjithė reportori mė ėshtė marrė, mė ėshtė hedhur  nė njė disk dhe ėshtė prodhuar jashtė. Ky ka qenė njė album mjaft  i shitur  nė Maqedoni, por  ėshtė shitur  nė mėnyrė pirate .

 

-Aktualisht me ēfarė merret Liria?

 

-Aktualisht merrem vetėm me fėmijėt e mi,dhe tek-tuk ndonjė koncert nė rast festash, apo shkoj nė ndonjė dasėm.

 

Pse shikohet njė largim prej spektalkeve nga kėngėtarėt e  mirėfilltė tė kėngės popullore shqiptare, kjo nga inflacioni i kėngėtarėve tė reja, apo ndoshta  qė ekonomia e tregut kėrkon  disa gjėra pothuajse tė papranueshme me traditėn?

 

-Largimi im nga skena nuk ėshtė bėrė vitet e fundit, por ka vite qė unė jam larguar  nga skena, pėr  arėsye  se unė ika nga  Dibra. Njė fjalė e urtė popullore  ėshtė  “gur i rėndė nė vend  tė vet”. Unė ika nga Dibra dhe pėr  gjashtė vjet e  gjysėm    banova nė Laē. Nga Dibra  kam ikur  nė vitin 1993 dhe deri nė 1999 kam qenė  nė Laē.Unė nė Laē e kam kaluar shumė mirė, por  vetė kushtet qė kishte Laēi, pa njė trup profesioniste, bėri qė tė isha disi nė heshtje. Periudha e banimit tim nė Laē ka qenė njė periudhė ku  unė kam qenė  jashtė profesionit  tim.

 

-Po pastaj me ardhjen nė Tiranė?

 

-Pastaj erdha nė Tiranė, ku u mundova tė afrohem  me muzikėn, po shhikoj qė muzika ka  marrė njė drejtim komplet tjetėr.

 

Ēfarė  drejtimi  ka marrė muzika?

 

Nuk di ta  pėrkufizoj, por  vetėm shqip nuk kėndohet.

 

Kėngėtaret e reja me kėto huazime janė bėrė mė tė preferuarat sidomos  tregun e  spektakleve tė  ndryshme  apo edhe buzuqeve  ?

 

Kėngėtaret e reja,  kėngėt i marrin dhe i pėrkthejnė nga njė gjuhė  e huaj nė shqip, kėtė  e bėjnė mė shumė pėr  komerc. Unė mendoj se kjo nuk ka filluar   vetėm tek kėngėtaret (kėto mė shumė) Edhe  njerėzit qė punojnė jashtė vendit tonė kėrkojnė kėngėt e atijė vendit ku rrijnė. Kjo ka sjellė hyrjen e  rrymave tė huaja dhe nuk pėlqehet tradita. Ėshtė edhe kalimi nga sistemi komunist nė atė qė po jetojmė tani.Nė sistemin qė  kaluam njerėzit kanė qenė tė dėshiruar  pėr  tė dėgjuar njė  muzikė tė huaj,pėr  tė qenė tė lirshėm  pėr tė vallėzuar nė  njė muzkė tė huaj.Edhe kjo tek ne u fut shumė keq, u fut pa kontrroll.Edhe tani gjeti terren tė pėrshtatėshėm  dhe  ecėn.Mund  tė them se shumica e  kėngėtarėve  qė dalin tani nė stacionet televizive  me videokliope  mė shumė po  pozojnė veten e tyre  dhe  nuk dinė  se ēfarė po pėrfaqėson ajo kėngė  qė po kėndon.

 

Ju keni kėnduar   vetė ndonjė kėngė qė tė jetė  e huazuar?

 

Kėngė tė huazuar nuk kam kėnduar.

 

Po nėqoftėse do tė thonė, se duke iu afruar njė shumė tė madhe ju tė huazoni njė kėngė  apo tė bėni njė ndėrthurje  tė njė kėnge  shqiptare  me njė tė huaj, a do ta pranonit kėtė?

 

Mua  ka kėrkuar  zona e Gallabordės    tė bėj njė kasetė me gjuhėn e tyre dhe me muzikėn e tyre, edhe nuk jam kundra kėsajė .Unė mund ta bėj kasetėn dhe tė them se kjo muzikė pėrfaqėson kėtė trevė .Por tė bėj njė kėngė  tė huazuar vetėm pėr  para  nuk e bėj.

 

A keni ndonjė peng nė skenė si kėngėtare?

 

Peng kam vetėm kėto vitet qė po ikin dhe nuk kthehen mė.Unė lulėzimin tim si artiste e kam patur  vitet e para tė rinisė sime, por njė  zė i kualifikuar ka qenė mė vonė. Por kjo koha e mėvonėshme mua mė ka gjetur pak jo nė krye tė punės.Arėsye ka qenė largėsia dhe zhvendosja  herė pas  here.Ka  qenė edhe ana  financiare.Sepse ato qė organizojnė aktivitete nisen gjithmonė nga mė e reja. Kėrkojnė shoė. Tranzicioni nuk ėshtė traditė, ėshtė komercializėm.

 

Pra tentohet  qė nė skenė tė  jetė  mė shumė njė femėr  e re,  se sa njė  zė i bukur?

 

Ata duan mė shumė njė femėr tė re se sa  njė zė tė bukur.Kjo ėshtė pengesa  kryesore. Sepse nuk jam vetėm unė qė kam ngelur e spostuar, komplet gjenerata ime ėshtė e spostuar.

 

Ju jeni marrė me politikė?

 

Me politikė nuk jam marrė por kam qenė simpatizante, ndėrsa  sot jam komplet e zhveshur  nga politika.Nuk mė intereson as e majta, as e djathta, por vetėm kėnga.

 

Pse nuk mireni me politikė?

 

Unė mendoj se ka qenė gabimi im qė jam prononcuar  fillimisht, sepse kėnga ime nuk ka pikėpamje politike.Kėnga ime pėr tė majtėt e pėr tė djathtėt ėshtė njėsoj.

 

Po muzikės  sė mirė shqiptare ēfarė i mungon sot?

 

I mungon tabani, sepse edhe  bima pėr tu rritur do t’i fusi rrėnjėt diku.Unė  mendoj se kėngėn popullore po e kapin sikur tė shkurtojnė njė pemė nga degėt, dhe kėshtu ėshtė edhe muzika popullore sot. Po i marrin vetėm gjethet dhe trungun po e  hedhin. Po e lėnė cung.

 

Ju keni ndonjė mednim  se si mund tė ndryshojė ky realitet i kėmgės popullore shqiptare ?

 

Ėshtė shumė e vėshtirė tė ndryshojė pėr  rrugėn qė ka marrė. Kėtu mendoj se mund tė vendos dorė shteti, megjithėse e ka tė vėshtirė. Njerėzit e kanė kuptuar keq demokracinė  dhe duan tė kenė  njė liri absolute nė tė gjitha krahėt. Arti do edhe liri, por  nė radhė tė parė duhet ruajtur  tradita kombėtare. Liri do tė thotė tė mos poltizohet, censurohet, jo tė deformohet, tjetėrsohet.

 

Kush ėshtė problemi mė i madh qė ka shoqėria shqiptare sot, dhe si e shikoni ju si kėngaėtare kėtė problem?

 

Problemi mė i madh qė ka shoqėria shqiptare ėshtė papunėsia.Shumica e njerėzve janė tė papunė.Kėto kohė mė shumė duhet ti kėndosh  papunėsisė sesa  dashurisė. Dashuria e ka humbur kuptimin e tė qėnit e sinqertė tek ēiftet e rinj.

 

-Dashuria e ka humbur  kuptimin sepse  shihet se sot ka dashuri me interes?

 

-Kjo ėshtė njė temė shumė e gjėrė dhe unė nuk mund tė jap njė pėrgjigje tė vetme.Ėshtė shumė banale    thuhet se shesin veten pėr njė copė  bukė.

 

Liria  bjonde ka qenė gjithmonė?

 

Liria ka qenė shumė brune, por natyra bėn punėn e vet, vitet qė kalojnė bėjnė punėn e vet, dhe sa tė mė duken ato fijet e  bardha i bėra tė verdha tė gjitha.

 

Ēfarė do dėshiroje mė shumė nė kėtė jetė tė realizoje duke pasur parasysh kushtet nė vendin tėnd, pozicionin qė zė nė jetė, tė qenit kėngėtare dhe aq mė tepėr pėrcjelljen e kėngės tek vajza juaj ?

 

Qė zemra ime tė jetė e kėnaqur  do t’i lutesha ZOTIT  qė tė kem familjen mirė me shėndet, tė kem njė mirėsi, dhe pėr sa i pėrket vajzės, unė e kam pasur  ėndėrr qė kėngėn time unė ta  transferoja tek vajza, dhe vajza ta vazhdonte. Kjo ėshtė  realizuar. Pėr  mua si prind ajo ėshtė shumėe  talentuar.

 

Nė njė rreth shoqėror flitet shumė se kėngėtarėt e kanė zgjedhur mė lehtė rrugėn e jetės, janė mė fitimprurėse nė krahasim me profesionet e  tjera, ju jeni e kėtij mendimi?

 

Unė nuk mund ta them se ata qė zgjedhin rrugėn mė tė lehtė zgjedhin rrugėn e  kėngėtares, por me sa shoh ashtu po veprojnė.Mua mė duket vetja sikur kam lindur  kėngėtare. Por tani kur sheh qė njė femėr lė njė profesion dhe mbas 2-3 vjetėsh i shikon me mikrofon nė dorė.Momentalisht kjo quhet njė pune e lehtė.

 

Po dita mė e nė jetė kush ka qenė?

 

Ditė tė vėshtira ka artisti shumė.Nė jetė kam pasur njė ditė shumė tė vėshtirė.Dita mė e vėshtirė kur vajza ka kryer njė operacion ,dhe operacioni zgjati  pesė orė dhe mua mė ėshtė dukur si pesė  vjet. Ajo ditė (loton) ka qėnė ...(ngre sytė nga qielli). O Zot! Atė ditė  nuk kam pėr  ta haruar  sa  tė jem gjallė. Zoti besimin ma shpėrbleu.

 

-Cfarė synimesh keni pėr  tė ardhmen?

 

-Nė tė ardhmen kam dėshirė tė punoj me vajzėn time. Qė t’ia transmetoj repertorin tim vajzės  sime. Por  kjo ka njė stil tjetėr, por  edhe kėngėn popullore  e kėndon mirė.Sė dyti, dėshiroj tė bėj njė album me kėngė tė herėshme. Kėtė album kam dėshirė ta bėj pėr simpatizantėt e mi. Po punoj me vajzėn pėr tė bėrė njė kolazh. E kam pasur dėshirė prej kohėsh qė tė kem njė kolazh me vajzėn time.Do tė kisha edhe shumė dėshirė qė edhe djali tė mė kėndonte, ai e  dashuron muzikėn por  veshin e ka pak mė tė rėndė.

 

Je penduar qė ke zgjedhur  rrugėn e kėngės nė  jetė?

 

Jo nuk jam penduar.

 

A ke pasur  shpeshherė edhe nga familja momente qė  vėrtetė  qė e ke  vėnė nė dilemė vazhdimin e  kėsajė rruge?

 

Familjen e kam pasur gjithmonė pėrkrah meje. Familja mė ka nxitur,mė ka shtyrė. Njeriu nuk ndodhet gjithmonė nė tė njėtėn pozicion, kam pasur momente qė edhe unė kam dashur qė ta braktis ndonjėherė, por  ata mė kanė shtyrė drejtė muzikės.Por fati im mė i madh ka qenė qė edhe burrin e kam pasur pėrkrah meje, nuk mė ka penguar  kurrė nė rrugėn time si artiste.