Kujt t'i
besohet realitetit apo deklarimeve...?
Shkruan : Agim Vuniqi
Se a do tė gjej Kėshilli i Sigurimit kompromis me Rusinė pėr tė pranuar
realitetin e ri mbetet tė shihet, por njė gjė ėshtė e sigurt se nuk do tė ket
rikthim mbrapa, kėtė e di edhe Rusia, por edhe Serbia. Edhe sa kohė do tė do tė
mbetet pozicioni i ngurt i rusėve varet edhe nga rritja e numrit tė shteteve qė
do ta pranojnė shtetin e ri tė Kosovės, gjė qė ėshtė nė tė mirė tė stabilitetit
rajonal, padyshim nuk ka dėshmi mė tė mirė se sa qetėsia relative(?) qė po
mbizotėron edhe pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės, falė gatishmėrisė
sė palės shqiptare e cila po bėn lėshime tė vazhdueshme pėr tė ruajtur
stabilitetin institucional, edhe pse ėshtė nė kolizion tė plotė me atė
konstitucional.
Rusėt janė tė vetėdijshėm se vazhdimi kokfortė i mospranimit tė realitetit tė
ri do tė thotė shmangie e pėrgjegjėsisė dhe humbje e statusit tė privilegjuar
nė Kėshillin e Sigurimit, meqė Ban Ki Moon do tė ndėrmarr hapa tė mėtejmė, gjė
qė u merr shumė favore diplomatėve rus. Inciativa e re e sekretarit tė
pėrgjithshėm tė OKB-sė, pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut, nė pajtim me rezolutėn
1244, krijon paqartėsi, meqė bllokon zbatimin e Kushtetutės sė Kosovės nė tėrė
territorin e saj, qė do tė thotė se zvarritė zbatimin praktik tė
Marrėveshjes Ahtisaari, pėr tė cilėn pala shqiptare ėshtė
"betuar"! Realiteti i pėrditshėm po demanton fjalėt
shpresdhėnėse tė lidershipit kosovar (nuk ėshtė ndonjė befasi), meqė deri mė
tash nuk ka pasur ndonjė plan konkret tė ndėrmarrjes sė masave pėr realizimin
praktik tė kushtetutshmėrisė, por as gatishmėri serioze, meqė ėshtė dashur bile
sė paku parlamenti i Kosovės tė jap pajtimin formal. Do si do ka njė ndryshim
tė theksuar nė raportet ndėrkombėtare, kėtė ia bėri me dije opinionit serb edhe
Tadiqi, menjėherė pas mbledhjes sė kėshillit tė Sigurimit para ca ditėsh, ku iu
dasht tė pėrballet me presidentin Sejdiu.
Lėvizjet pozitive tė cilat po u paraprinė presidenti Bush me njė politikė tė
qartė dhe konstruktive gjatė takimeve me homologėt e tij evropianė, po
qartėsojnė edhe mė tepėr pozicionin e Kosovės, sidomos pas dekretit tė tij
adresuar Kongresit pėr furnizimin me armatim dhe ushtrimin e trupave tė forcės
sė sigurisė nė Kosovė, deklarata tė cilat u pėrcollėn me tė njejtin ton edhe
nga shefi i NATO-s. Ka shumė shpresė qė Rusia dhe tė gjitha vendet e
angazhuara nė kėtė proces duhet tė shtojnė interesimin pėr relaksimin e
raporteve, sidomos BE-ja, SHBA dhe tė tjerėt do tė pėrpiqen qė tė zgjidhin mosmarrėveshjet
nė mes tyre. Ajo qė duhet konsideruar ėshtė se, megjithėse ekzistojnė
mosmarrėveshje rreth instalimit tė EULEX-it nė Kosovė, nuk ka alternativa
tjera. Kur dėgjohen argumentet se duhet tė vazhdojnė diskutimet, edhe pas
fuqizimit tė Kushtetutės, e cila pėrmban rekomandimet e marrėveshjes Ahtisaari,
atėherė shtyrjet dhe zvarritjet nuk janė tė dobishme aspak, sepse krijojnė mė
shumė pasiguri dhe paqėndrueshmėri nė rajon.
Ka ardhur koha qė tė merren vendime tė favorshme nė dobi tė paqes. Plani Ahtisaari
veē ka filluar tė zbatohet, qė do tė thotė merr parasysh tė drejtat e pakicave,
gjė qė duhet tė jetė motivues dhe udhėrrėfyes edhe pėr vendet tjera, ku nuk
ėshtė zgjidhur me sukses statusi i shqiptarėve. Rusėt nuk kanė asnjė dobi, nga
kalimi prej kryesisė sė Kėshillit tė Sigurimit nė njė forum tjetėr, e as qė
mund tė ndryshojnė ecurit..., gjė qė nuk mund tė ndryshojė thelbin e ēėshtjeve,
dhe do tė ishte paradoksale qė palėt kryesore tė angazhuara tė mos pranojnė
kėtė realitet tė ri tė Kosovės sot, meqė kjo ėshtė nė tė mirė tė paqes dhe
stabilitetit ndėrkombėtarė.
Mundėsia pėr dhunė ka kaluar, nuk mund tė thuhet se ėshtė eliminuar
krejtėsisht, por ēfarėdo eskalimi i mundshėm mund tė jetė i rrezikshėm dhe
duhet tė shikohet me seriozitet. Mund tė ketė elemente qė mund tė nxisin atė,
por nė kėtė kohė mund tė ketė edhe keqkuptime dhe pėrceptime tė gabuara. Kėtė e
ka parasysh komuniteti ndėrkombėtar gjithsesi, dhe pėrpiqet tė parandaloj
pėrsėritjen e akteve tė dhunės, pėr kėtė qėllim iu vazhdua mandati UNMIK-ut
edhe pėr njė kohė, edhe pse prania e tyre do tė duhej tė ishte dekorative. Kėto
janė edhe arsyet e qėndrimit tė mėtejmė tė UNMIK-ut dhe shtyrjes sė instalimit
tė EULEX-it nė Kosovė, pėr tu bėrė pėrpjekje shtesė pėr t'i bindur palėt nė
Kosovė, qė janė kundėr Kushtetutės-Marrėveshjes Ahtisaari dhe se tė drejtat e
pakicave do tė rrespektohen. Dhe kėto pėrpjekje do tė vazhdojnė edhe nė
t'ardhmen, edhe pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės.
Skenari se serbėt do ta braktisin Kosovėn, ra si solucion. Ishin vetėm zėra tė
njė retorike kėrcnuese, gjė qė ka befasuar edhe palėn shqiptare, e cila ėshtė
mashtruar nė prognozime, pėr kėtė ka bėrė lėshime tė dhimbshme, duke menduar se
shpallja e pavarėsisė dhe hyrja nė fuqi e Kushtetutės zgjedh problemet, edhe
pse tash pėr tash nuk ka ndonjė shqetėsim nė kėtė drejtim. Plani serb pėr
ndarjen funksionale tė pushtetit nuk po ndalet, nuk ka ndonjė vendosmėri
pėr t'u kundėrshtuar nga Qeveria e Kosovės, kjo inkurajon edhe mė tepėr serbėt
dhe qeverinė serbe, ata materializuan demonstratat e dhunėshme disa ditėshe,
por edhe okupimin e gjykatės, qė pasoj me intervenimin e arsyeshėm tė policisė
sė UNMIK-ut, duke krijuar mėdyshje tė interpretimit (vet intervenimi), edhe nė
OKB. Pėr ndryshim nga qeveria e Kosovės e cila nuk ka ēasje institucionale nė
veriun e Kosovės, ka vetėm fjalė, serbėt vendor pėrkrahės tė radikalėve serb po
iu pėrmbahen me pėrpikėri udhėzimeve tė qeverisė serbe duke instaluar pushtetin
paralel lokal nė bazė tė rezultateve zgjedhore kompatibile me ato nė Sebi. Edhe
pse konstituimi i strukturave paralele ėshtė hedhur poshtė nga qeveria e
Kosovės, duke i shpallur ato si jo legale, prap se prap serbėt vendor po
ndryshojnė realitetin nė terren, duke krijuar njė situatė tė re qė mė vonė do
tė jet shumė mė e komplikuar, ndoshta e pakapėrcyeshme. Kjo mund tė detyron
palėt qė tė hyjnė nė bisedime, duke bėrė koncesione, pėr tė tejkaluar gjendjen,
meqė ai qė ka sy po e kupton qė Kushtetuta e Kosovės nuk ėshtė libėr i shenjtė
(Bibėll dhe Kuran, siē shprehej
Udhėheqja e Kosovės po zbaton me seriozitet tė gjitha aspektet e Marrėveshjes,
edhepse ato janė bukur tė dhimbshme, sidomos decentralizimi dhe krijimi i
bashkive tė reja serbe, prandaj ndėrkombėtarėt duhet tė shtojnė presionin mbi
palėn serbe, qė tė bėhet mė e pėrgjegjėshme. Nuk mund tė mohohet sekpticizmi,
se nuk do tė ketė ndryshime, edhe nė Kushtetutė, nėse gjėrat marrin teposhtėzen
duke u plotėsuar me ndonjė amandament shtesė(?), ngase realiteti nė terren do
tė pėrcakton situatėn nė t'ardhmen.
Decentralizimi nuk duhet tė keqinterpretohet nga serbėt si tendencė pėr ndarje
tė Kosovės, meqė ashtu nuk zgjidhen nevojat e tė gjithė qytetarėve nė mbarė
Kosovėn, pėrkundrazi ashpėrsohen raportet me tendencė tė zgjėrimit tė mėtejmė,
gjė qė mund tė rritė tensionet jasht kontrollit.
Pėrpjekjet pėr ndarjen e Kosovės mund tė jenė shumė shqetėsuese, meqė do tė
nėnkuptonin lėvizjet e popullatės dhe shumė dhunė nė rajon. Kjo nuk ėshtė
alternativė qė e ēon Kosovėn dhe rajonin pėrpara, nga kjo nuk kanė asnjė dobi
as pėr shtetet pėrreth qė nuk e kanė pranuar ende Kosovėn, si Maqedonia e Mali
i Zi, por as Serbia dhe vet Rusia. Prandaj duhet qė menquria tė triumfojė dhe
tė pranohet pa asnjė hezitim realiteti i ri, dhe tė gjitha palėt tė bėjnė
pėrpjekje tė vullnetit tė mirė, qė tė gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt(?). Kjo
ėshtė nė tė mirė tė paqes dhe stabilitetit nė rajon, si dhe tė pėrmbushjes sė
kritereve pėr anėtarėsim mė tė pėrshpejtuar nė BE dhe nė NATO, nė kėtė tė gjitha
palėt kanė pajtueshmėri, bile sė paku ashtu po deklarohen.