Nėnė tė erdha nė Qafė Botė - Tė solla lule dhe lot!

 

Reportazh nga Laureta Petoshati

 

Dhjetėra autobusė e makina, nga shumė qytete tė Shqipėrisė, madje dhe nga Kosova, ditėn e premte mė 27 qershor u nisėn drejt Sarandės pėr tė qėndruar mė pas nė Qafė Botė, nė marshimin e madh, si nė pelegrinazhin drejt Mekės, drejt vendit tė shenjtė ku prehen mijėra shpirtra. Njė diell pėrvėlues qė nuk ndali marshimin e rreth 3 mijė vetėve, tė bėnte tė mendoheshe se po kaq vapė, po kaq nxehtė sa pėlciste guri, ishte dhe 64 vjet mė parė kur Paramithia u spėrkat me gjakun e 400 e ca tė therurve dhe tė masakruarve, kryesisht pleq, gra e fėmijė nga dora gjakatare e fashistit Napolon Zerva dhe nga paramilitarėt e kryeministrit Metaxa. Kuptohet kjo makineri ushtarake e pamėshirshme ndaj kėtyre njerėzve tė pafajshėm, nuk e kishte pėr herė tė parė kėtė “kryevepėr” makabre. Greqia, ky shtet i themeluar me manipulimin e ndjenjės kombėtare shqiptare, i formuar nga luftėrat e suljotėve kundėr otomanėve me nė krye Marko Boēarin, mė vonė mė 1881 i rrėmbeu Shqipėrisė Thesalinė dhe pjesėn Jugore tė Epirit shqiptar, vrau, preu, zhduku sa mundi popullsi shqiptare dhe mė 1923 bėn shkėmbimin e popullsisė me Turqisė dhe Greqisė nė dėm tė shqiptarėve. Ndėrsa nė vitet 1944-1945 zhduku popullsinė myslimane shqiptare nė Ēamėri, bėri tė njėjtėn gjė qė bėri Hitleri me hebrenjtė, qė bėri Milosheviēi me shqiptarėt e Kosovės nė vitin 1999, por ndryshe dhe nga Hitleri, i detyron shqiptarėt tė zbrazin trojet e veta qė i kishin pasur qė kur zbriti dielli nė ato vise! Ashtu turma-turma, pėr ti shpėtuar spastrimit etnik ata u drejtuan drejt trungut amė nėpėrmjet Qafė Botės! Por shumė prej tyre vdiqėn jo vetėm nga plumbi, hekuri, pėrdhunimi, thika, por edhe nga uria, vapa, mė vonė dimri, sėmundjet dhe dėshpėrimi. Shumė prej tyre, me shpresėn pėr tu kthyer, erdhėn rreth 6 muaj vėrdallė Janjarit dhe Konispolit nė Klloqėr, sepse aty kishte dhe ujė pėr tu larė. Nė kohėn qė vetė Shqipėria ishte nė luftė dhe luftonte dhe vetė pėr mbijetesė, rreth 2500 vetė nga kjo popullsi nuk ia dolėn dot. Aty nė Klloqėr ėshtė njė varrezė masive. Njė varrezė qeniesh njerėzore qė vdiqėn vetėm pėr faktin se ishin shqiptarė dhe kjo racė nė Ēamėri duhej tė zhdukej. Kėsaj race pellazgo-ilire, qė banuan gjithė vargun Malor tė Pindit, pra Epirin dhe zemrėn e tij Ēamėrinė, qė koha nuk i zhduku dot as gjuhėn, as doket e as kulturėn, i trembej shteti grek dhe panhelenizmi i tij i mbuluar me mantelin e ortodoksisė, se ata ishin trima, tė zotė, punėtorė. Mirėpo Zervės i duhej toka e Ēamėrisė, dhe ajo tokė e begatė merrej vetėm me zhdukjen e shqiptarėve. Por shqiptarėt e Ēamėrisė nuk u zhdukėn, ata e kapėrcyen dhimbjen dhe tokėn e tė parėve e mbajtėn nė zemėr, u begatuan, u arsimuan dhe u shtuan. Ata tashmė janė njė armatė paqėsore, demokratike qė marshon nga erdhėn, qė marshon nga zanafilla.

 

Nė Klloqėr  lot dhe lule

 

Tek Memoriali i Klloqerit vendosen kurora dhe tufa me lule. Janė Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Enver Kushi, zėvendės ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve zoti Ekrem Spahia, deputetėt Shpėtim Idrizi dhe Bujar Leskaj. Njė ceremoni e vogėl pėrkujtimore fillon me pėrshėndetjen e mirėseardhjes nga Kryetari i Shoqėrisė “Ēamėria” dega Sarandė, zoti Nuredin Ēapari, i cili thotė se “kėtu nė kėtė vend, 64 vjet mė parė janė vendosur tė prehen eshtrat e nėnave dhe baballarėve tanė, qė vdiqėn nga rraskapitja, kjo qė po bėjmė ne me kėtė sakrificė tė vogėl ėshtė njė nderim pėr ta.” Fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i Shoqėrisė “Ēamėria” zoti Ardian Tana , i cili thotė se “jemi kėtu, tė gjithė bashkė, pėrfaqėsues tė komunitetit ēam nga e gjithė Shqipėria, miq dhe mbėshtetės tanė nga tė gjitha trevat mbarė-shqiptare pėr tė pėrkujtuar viktimat e gjenocidit shovinist grek. Jemi sot kėtu pėr vendosur lule dhe pėr tė derdhur lot, pėr tė shprehur dhimbjen tonė tė madhe pėr njerėzit qė kemi humbur, por njėkohėsisht prania jonė kėtu shpreh vendosmėrinė dhe besimin se ne pasardhėsit e atyre qė prehen kėtu jemi mė tė vendosur se kurrė pėr ta zgjidhur ēėshtjen ēame. Amaneti i tyre na jep forcė.” Fjala e zotit Ardian Tana u ndėrpre disa herė nga brohoritjet dhe thirrjet e fuqishme tė pjesėmarrėsve, qė hidhnin njėzėri parullat: “Ja tė vdesim, ja tė rrojmė/ Ēamėrinė do ta fitojmė.” apo e “Duam, e duam Ēamėrinė!”  Mė tej zoti Tana i ftoi tė pranishmit tė mbanin njė minutė heshtje nė nderim kujtimit tė viktimave ēame tė gjenocidit grek. Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Enver Kushi tha se “vijmė kėtu tė nderojmė tė rėnėt tanė, plagėt dhe dhimbjen tonė, vijmė kėtu tė nderojmė kujtesėn tonė tragjike, vijmė kėtu tė nderojmė Ēamėrinė tonė, zonjėn tonė tė rėndė e tė bukur dhe hiret e saj. Vijmė kėtu, tė marrim dritė nga shpirti i atyre qė vdiqėn kėtu jo vetėm nga plagėt e terrorit zervist, por edhe nga uria, tė ftohtit, sėmundjet. Kjo ėshtė varrezė e kujtesės sonė, memorial i patjetėrsueshėm i dhimbjes ēame dhe tragjedisė sė saj. Ne nuk harrojmė. Harresat e tė vėrtetave historike, si tragjedia ēame, fshehja e krimit, apo alibitė e propagandave shovene greke nuk i shėrbejnė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Opinioni i shėndoshė grek duhet tė njohė kėtė tė vėrtetė tė hidhur, duhet tė njohė gjenocidin e egėr, shpėrnguljen me dhunė tė njė popullsie tė pafajshme e paqėsore, sepse siē ka thėnė shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare se “Ēamėria nuk ėshtė njė fantazmė qė ngrihet pėr tė rrėzuar miqėsinė midis grekėve dhe shqiptarėve, pėrkundrazi kur popujt lehtėsojnė ndėrgjegjen e tyre nga pesha tė vjetra ata afrohen mė shumė dhe e duan mė shumė njėri-tjetrin.”

 

Nė sytė e shumė tė pranishmėve shikoje lot. Shamibardhat e Ēamėrisė, nėnat ēame edhe pse tė thyera nė moshė nuk kishin munguar sė ardhuri, shtrėngonin duart e bijve, nipave dhe mbesave teksa u rrėshqisnin lotėt qė i fshinin me cepat e shamisė. Sytė e tyre flisnin pėr mė shumė se njė gjenocid. Si pėr ta pėrforcuar kėtė ide, Ahmet Mehmeti, Drejtor i Institutit “Ēamėria” thotė sė “ ne jemi mbledhur kėtu qė tė kujtojmė njė fakt historik : gjenocidin dhe shpėrnguljen me dhunė. Kėtė fakt, shteti grek deri tani nuk e ka pasur kurajėn ta njohė. Mirėpo tė gjitha zhvillimet tregojnė se vlera mė e lartė e qytetėrimit tė sotėm ėshtė mbrojtja e minoriteteve, ajo mbrojtje qė Greqia e ktheu dhe e mbron deri mė sot si njė antivlerė. Shteti grek qė bėn pjesė nė Bashkimin Europian sot ėshtė i turpėruar pėrpara opinionit botėror se bėn ēmos tė fshehė tė vėrtetėn, tė fshehė krimin. Nuk mund tė ketė marrėdhėnie tė vėrteta midis Shqipėrisė dhe Greqisė, nuk mund tė ketė normalitet brenda Bashkimit Europian nė se kjo e drejtė nuk shkon nė vend. Nuk mbulohet dielli me shoshė, e vėrteta do tė dalė, mė e bukura ėshtė se edhe vetė grekėt shkencėtarė e pranuan mė nė fund qė ka ndodhur gjenocid, ka ndodhur spastrim etnik, por nuk do kokėfortėsia e politikės greke, asaj politike qė nisi me “megalo-idhenė” dhe vazhdon me falsitetin e sotėm. Qeveria e sotme greke ėshtė po aq fajtore, po aq pėrgjegjėse sa ata qė e bėnė gjenocidin pėr 100 vjet rresht. Gjenocid ėshtė edhe qėndrimi i sotėm i qeverisė greke, por e drejta do shkojė nė vend, Ēamėria do fitojė!”     

 

Kryetari i PDI dega Fier zoti Asim Demo i cili tha se “kur erdha pėr herė tė parė kėtu nė kėto varreza, kur pashė kėtė vend tė parrethuar, ndjeva dhimbje dhe keqardhje. Dal kėtu pėr tė bėrė njė apel tek ju bashkėpatriotė ēamė, ata qė janė pėrfaqėsues tė qeverisė qė kėtu tė bėhet njė punė e cila ka kosto, pėr tė dalė nė dritė eshtrat e atyre qė mund tė dalin. Nė se nuk dalin komplet tė bėhet njė pėrmendore - memorial dhe tė shkruhen emrat e gjithė atyre qė janė tė shtrirė qė nga kufiri e deri afėr Sarandės. Ashtu si ka bėrė Izraeli pėr izraelitėt.”  Tė gjithė ata qė vinin pėr herė tė parė tronditeshin nga dhimbja.  Ato kėngė tė dėgjuar nga pleqtė si ajo qė thotė se “Mu ne trapi, trepe-trepe,/ Shkuan Salica me djepe/ Ca me djepe, ca pa djepe/ Unė e zeza ku do vete/ Shkuanė ēamėtė rrėmujė/ s’kish njeri qė tu jip ujė/ Gratė i mori lemeria,/ po shkojnė ka Shqipėria/ Mbeti shkretė Ēamėria”, dukeshin si tė rijetuara nė kėto momente lotėsh. Shumė veta shpėrndanin karamele, ushqime si pėr shpirt tė atyre qė ishin nė dhé aty nė Klloqėr. Sheme Telhai, njė grua e moshuar 76 vjeēe thotė se  “jam si nė ėndėrr, mė duket se po shkoj nė vendin tim. Kam varrosur vajzėn e xhaxhait rrugėve dhe s’u kujtua njeri deri mė sot, ishte 18 vjeēe kur vdiq. I solla njė tufė lule. Po ē’i do lulet ajo?Lule pa varr, pa gjė. Duam tė vemi tė vdesim nė vendin tonė, ku kemi tė parėt tanė. I lutemi qeverisė shqiptare dhe asaj greke tė hapen rrugėt tė vemi tek vendi jonė.”  Dhe tė gjithė pelegrinėt e kėtij marshimi tė shenjtė nisen drejt Qafė Botės, nė atė rrugė tė paasfaltuar ku ngrihet njė pluhur i kuq qė duket se me dendėsinė e tij kėrkon tė mbulojė dhimbjen, varret  e shpėrndara gjithkund.

 

Nė Qafė Botė, me fytyrė nga kufiri qė ndan Ēamėrinė nė dysh

 

Nė Qafė Botė, vijnė njė e nga njė makinat dhe njerėzit dhe vapa ka nxitur gjinkallat drejt njė cinxėrime plot zhaurimė tė stėrzgjatur. Shumė veta kanė marrė dylbitė dhe vėshtrojnė drejt kufirit ku ndahet toka shqiptare me trojet shqiptare dhe pėr ironi tė fatit valėvitet njė flamur grek. Mė duket se aty nė majė, duke hedhur sytė atje ku ndan dhimbja dhe gjaku mė vjen njė fllad si ai qė pėrshkruan Elena Gjika ku flet pėr Ēamėrinė se “ nė gjirin e pyjeve shekullorė avullojnė mijėra parfume, qarkullon gjatė verės njė fllad i freskėt qė zbret nga majat me borė.” Aty vijnė njėra pas tjetrės nėnat ēame dhe disa vajza tė vogla tė veshura me tumane, pėr tė rikujtuar ritualin e gjysheve tė tyre kur u futėn kėtu nė gjysmėn tjetėr tė Ēamėrisė. Janė tė bukura, me ata sy bojė qielli e jeshilė si deti nė shumė stinė, aq sa tė kujtonin atė kėngėn e bukur ēame qė e kam dėgjuar nė fėmijėrinė time nga fqinjėt e mi :  “Namin ka Berati/ Ēupa ka Filati/ Ēish na ka Filati brėnda/ Ka birbilė dhe thėllėza”. Shoh disa gra qė pėrqafojnė deputetin e Kuvendit tė Shqipėrisė, zotin Shpėtim Idrizi, i cili si djalė Margėlliēi i Ēamėrisė, u flet atyre me dialektin e krahinės sė tij. Bashkė me tė ėshtė dhe deputeti i Vlorės zoti Bujar Leskaj. Kur e pyet se cili ėshtė detyrimi i tij si deputet me origjinė nga Labėria pėr popullsinė ēame ai thotė se  “pėr sa i pėrket faktit qė unė jam lab me origjinė ėshtė dyfish detyrimi qė si deputet i Vlorės, deputet i PD, unė tė marr pjesė nė ngjarje tė tilla, unė tė marr pjesė nė biseda qė zhvillohen pėr problemin e Ēamėrisė, unė tė marr fjalėn dhe tė ngre zėrin tim nė poltronin e lartė tė Parlamentit Shqiptar dhe mė gjerė. Unė mendoj se problemi i shoqėrisė shqiptare sot, nė kėto vite, nė veēanti mbas viteve ’90 ėshtė problemi i tė parit tė ēėshtjes kombėtare drejt e nė sy. Nė se politika shqiptare do ta shikojė ēėshtjen shqiptare drejt e nė sy , nė tėrėsinė e saj, tė inkuadruar nė tė gjithė ato detyrime, aspirata qė ka shteti shqiptar pėr tu integruar nė Bashkimin Europian pėr tė ndėrtuar partneritet dhe fqinjėsi tė mirė, por duke mos i harruar interesat e shqiptarėve, duke mos i harruar interesat kombėtare, ne tė gjithė si politika shqiptare ashtu dhe qytetarėt shqiptarė, historianėt shqiptarė, pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile kemi nevojė tė vijmė nė Qafė Botė, pėr tė kuptuar realitetin ashtu si ėshtė. Duke kuptuar realitetin ne do jemi mė optimistė, mė seriozė dhe mė integralė nė atė qė do tė kėrkojmė.”     

 

Aty nė Qafė Botė, nė vendin e ngritur si podium Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Enver Kushi, njėkohėsisht dhe shkrimtar reciton ca vargje:

“Ēamėri e bukur nėnė

po tė nis njė dorė hėnė

dhe njė lot si gur tė rėndė!”  

 

Pas tij, e merr fjalėn Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, i cili ndėrmjet tė tjerash tha se “ sot kemi ardhur pėr tė pėrkujtuar 64 vjetorin e masakrės, e gjenocidit grek tė bandave zerviste karshi popullsisė sė pafajshme ēame, e cila para 64 viteve mori rrugėn e mėrgimit nga krahina e Ēamėrisė, kaloi pikėn kufitare dhe erdhi nė Shqipėri, tek vėllezėrit dhe motrat e tyre, erdhėn tek bujaria shqiptare, por ju qė jeni kėtu, qė dikur keni qenė 5 vjeē, 10 vjeē, kemi ardhur pėr tė pėrkujtuar fėmijėrinė tuaj, ju e dini mė mirė atė vėshtirėsi tė madhe nė njė udhėtim tė gjatė, nė njė udhėtim tragjik ku rrugės humbėn jetėn shumė fėmijė, shumė baballarė, shumė nėna, shumė motra, shumė vėllezėr dhe sot vijmė kėtu, pėr arsye se juve qė keni ardhur kėtu 5 vjeē, 10 vjeē, shteti grek spekulon dhe thotė qė ju keni qenė bashkėpunėtorė tė fashizmit. Prandaj ka ardhur koha t’i bėjmė thirrje shtetit grek tė heq dorė nga spekulimet. Historianėt grekė para disa kohėsh i dhanė njė mėsim politikės sė shtetit grek, ku historianė tė shquar tė universitetit Arpathia deklaruan qė popullsia shqiptare ēame ėshtė njė popullsi e pafajshme, ndaj saj ėshtė ushtruar gjenocid dhe kjo popullsi nuk ėshtė bashkėpunėtore fashistėsh, por bashkėpunėtorė tė fashizmit kanė qenė qeveritarėt grekė.” Por si kundėrthėnie tė gėnjeshtrave tė politikės greke qė i bie tam-tameve tė kota, pėr gjoja bashkėpunim me gjermanėt, Ali Jakupi, njė ēam me banim nė Vlorė mbante nė dorė njė pankartė me fotografinė e xhaxhit tė tij Kasėm Jakupi, nga Kuēi i Gumenicės, ish partizan i angazhuar me batalionin “Ēamėria” nė radhėt e EAM-it grek. Nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim tė 1945 kur fituan tė djathtėt nė Greqi, Zerva dha urdhėr qė tė ēarmatoseshin. Pasi i ēarmatosi partizanėt ēamė, pa kaluar 1 km, forcat e Zervės i pushkatuan njėherėsh 7 djem nga Gropa e Kuēit, ndėrmjet tyre ishte dhe Kasėm Jakupi. Duhet thėnė se batalioni “Ēamėria” kishte mbi 600 djem nė forcat e EAM-it grek. Ēamėria i ka dhėnė luftės kundėr nazi-fashizmit djemtė e saj mė tė mirė si Thimjo Gogozoton, qė luftoi nė Spanjė, Ali Demin, Lame e Halim Mungėn, Halit Selmanin, Triumf Idrizi, Isuf Hoxha, Sami e Mehmet Bejdo, Veli Murto, Kaso Mako, Rait e Idriz Bajo, Hyso Hyseni, Dido Hasan Didati, Qemal Kuēuku, Nazmi Taho, Sejko Gėrbi, Elmaz Bejo Janjari, Zihni Shaqiri, Abedin Sejko, Veliko Rexho, Damin Koro, madje dhe motrat Ballkize e Gjylo Demi, bijat e patriotit Musa Demi nga Filati, tė dyja partizane dėshmore, etj. Mu aty nė Likojan, nė Qafė Botė, ngrihet dhe lapidari kushtuar 7 djemve dėshmorė tė Batalionit “Ēamėria” qė u vranė nė pėrpjekje me nazistėt gjermanė siē e thotė dhe kėnga : “Nuk harrohet ajo pritė

pesėdhjetė e tetė ditė

Qafės Botės, Likojanit,

nė luftė kundėr gjermanit

u derdh rrėke gjak i ēamit

pa ju tundur istikamit.”

 

Zėvendės ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe njėkohėsisht Kryetar i Partisė Lėvizja e Ilegalitetit, zoti Ekrem Spahia tha se “64 vjet mė parė gjenocidi grek tregoi fytyrėn e tij ndaj popullsisė sė pafajshme ēame, pra shqiptare. Si asnjėherė tjetėr, ne sot vijmė mė tė gėzuar nė kėtė ditė pėrkujtimore, sepse pak muaj mė parė dhe pikėrisht nė 17 shkurt tė vitit 2008, u shpall pavarėsia e Kosovės, ēka do tė thotė se ēėshtja kombėtare shqiptare ka marrė rrugė tė mbarė. Ne sikurse ishim tė unifikuar nė tė drejtėn e popullit shqiptar tė Kosovės, ashtu duhet tė jemi tė bashkuar edhe pėr tė drejtėn e popullsisė ēame, e cila ėshtė e nėpėrkėmbur pėr kaq vite.” Mė tej zoti Spahia tha se “ ne kemi kėrkuar qė ti jepet e drejta popullsisė ēame tė kthehet nė trojet e saj, ashtu si i kemi kėrkuar qeverisė greke tė dėmshpėrblejė tė gjitha vitet qė ka shfrytėzuar tokėn e popullsisė ēame dhe pronat e shqiptarėve. Ne duam qė parlamenti tė miratojė rezolutėn qė rrėzoi nė vitin 2004, sepse ėshtė njė e drejtė qė bazohet nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Ne nuk pajtohemi me qėndrimet e kryetarit tė Bashkisė sė Himarės dhe kemi reaguar fuqishėm sepse qarqe tė caktuara greke nuk janė qė ne tė kemi njė fqinjėsi tė mirė, por edhe qėndrimin e disa pushtetarėve qė folėn nė emėr tė qeverisė dhe tė shtetit shqiptar sigurisht qė nuk i mbėshtesim.” Zoti Spahia shprehu bindjen se ēėshtja ēame do tė fitojė, sepse ajo tashmė ėshtė ndėrkombėtarizuar, diskutohet nė Departamentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe nė Kancelaritė e Bashkimit Europian dhe ne njė ditė do tė festojmė sė bashku nė trojet tona nė Ēamėri.

 

Aty nė Qafė Botė e merr fjalėn dhe deputeti Shpėtim Idrizi, i cili pasi pėrshėndeti tė pranishmit tha se “Dua tė flas edhe nė emėr tė deputetit Leskaj edhe nė emėr tė shumė deputetėve tė Kuvendit, tė cilėt mė kanė kėrkuar tė flas edhe me zėrin e tyre. Sigurisht, qė ēdonjėri nga ne e ndjen kėtu lodhjen, vapėn, sepse ne erdhėm pikėrisht nga ajo varrezė masive, ku prehen pikėrisht tė parėt tanė, ku prehen ata qė bashkė me dashurinė e nėnės ne na dhanė dashurinė pėr Ēamėrinė. Mbas atyre homazheve qė tregojnė dramėn tonė njerėzore, dramėn e madhe ēame, ne jemi kėtu jo vetėm thjesht pėr tė bėrė homazhe , por ne jemi kėtu pėr tė kėrkuar tė drejtat tona, unė jam i bindur se nga ajo portė nga ku erdhėn kėtu tė parėt tanė ėshtė muri i fundit i Berlinit qė do rrėzuar nė mes tė Europės! Prania jonė kėtu, prania juaj kėtu tregon se ēėshtja ēame ėshtė njė ēėshtje e gjallė qė vlon tek ne dhe tek gjithė shqiptarėt!” mė tej Deputeti Idrizi tha se “unė dua tu kujtoj grekėve se ne mburremi edhe me Pirron e Epirit, mburremi edhe me Marko Boēarin, mburremi edhe me Xhavellėn, tė cilėt luftuan edhe pėr lirinė e Greqisė. Sigurisht ata luftuan dhe nuk menduan qė ne do tė kishim njė fat si ky i joni sot. Por unė jam i bindur qė ne jemi bijtė tuaj dhe bij tė atyre burrave dhe ēėshtjen ēame do ta ēojmė deri nė fund. Ka burra plot Ēamėria dhe kurrė s’kanė pėr ta harruar kėtė ēėshtje! Rroftė Ēamėria!” I duartrokitur fort dhe i pasuar nga thirrje tė fuqishme dhe nga valėvitjet e Flamurėve kombėtarė, i flamurit tė Republikės sė Kosovės dhe atij amerikan, ai vijon duke thėnė se “Unė kisha dy karafila, tė dyja pėr tė dy pjesėt e Ēamėrisė, njė pjesė qė ėshtė kėtu dhe njė pjesė qė ėshtė nė krahun tjetėr, por njė zotėri shumė i dashur mė dha njė tjetėr dhe unė me kėtė dua tė pėrmend pavarėsinė e Kosovės, dua ta pėrmend edhe pėr njė arsye shumė tė thjeshtė: ne ēamėt ashtu si ditėm tė jemi dinjitozė nė vuajtjen tonė, dimė tė jemi dinjitozė edhe nė kėrkimin e tė drejtave tona dhe ju them vėllezėr se tė drejtat tona janė tė drejta mbi tė cilat ėshtė e ndėrtuar bota demokratike!”

 

Fjalimet mbaruan. Shihja nėna, baballarė me qirinj tė ndezur dhe me karafila nė duar qė i hidhnin aty nė gurėt e Qafė Botės. Njė nėnė ēame e dėgjoja tė fliste duke qarė e duke puthur gurėt tek thoshte :

“Nanė tė ardhē nė Qafė Botė

Nuk tė takova dot

Kam pėr ty lule dhe lot!”.

 

Ndėrsa njė nuse e re, qė mbante nė krahė fėmijėn, ndėrsa kthehej, mundohej ta vinte nė gjumė teksa i kėndonte njė kėngė tė vjetėr ninullash ēame:

“Mė rafsh qingj e m’u bėfsh dash,

me mustaqetė njė pash

Mu bėfsh trim si Pirro-burri

dhe si Markua ka Suli!”

 

Gjithė ky udhėtim dhe kjo kėngė mė lanė bindjen se Ēamėria jeton, nė tė dy anėt dhe shumė shpejt ēamėt do tė kthehen nė trojet e tė parėve, aty ku kanė lindur kėngėt dhe legjendat e lavdishme qė e mbajnė gjallė kėtė pjesė martire tė kombit tim shqiptar.