Pėrse
Shkruan: Shkėlzen
Gashi
Veton Surroi nė
shkrimin e tij tė titulluar Kėrkesa Afrikane pėr njeriun me dy duar, tė
botuar nė gazetėn KOHA Ditore (datė 13 qershor 2008, faqe 10), mes tjerash,
thotė se Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, po krijon njė realitet
tė ri juridik nė njė hapėsirė tė re gjeografike e politike tė Kosovės,
hapėsirat e banuara me shumicė serbe.
Ēėshtė e vėrteta, Ban
Ki-moon nuk po krijon realitet tė ri juridik, por me
letrat dėrguar qytetarit Fatmir Sejdiu dhe Presidentit tė Republikės sė
Serbisė, Boris Tadic, vetėm po dėshmon se qėndrimi i Kombeve tė Bashkuara
karshi Kosovės ėshtė konsistent. Pra, letrat e Ban Ki-moon-it nė esencė janė nė
pėrputhje me Rezolutėn 1244 (e cila i referohet Marrėveshjes sė Rambujesė), raportin
e Kai Eides (i cili raport parasheh mundėsinė qė serbėt e Kosovės tė realizojnė
autonominė territoriale nė kuadėr tė Kosovės), por edhe me Pakon e Martti
Ahtisaarit (e cila pėrfundimisht e ndanė Kosovėn nė dy
entitete). Pėrse Veton Surroi po ēuditet tani me pėrmbajtjen e letrave tė Ban
Ki-moon-it, kur pothuajse krejtėsisht e njėjta gjė qė thuhet nė letrat e Ban
Ki-moon-it, ėshtė thėnė nė raportin gjithėpėrfshirės tė ambasadorit Kai Eide,
atėbotė emisar i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan,
por edhe nė Pakon e Martti e Ahtisaarit?!
Raporti i Eides e
thotė shumė qartė se duhet krijuar njė kornizė, e cila do tė pėrfshinte njė
numėr komunash tė reja, ku nė veēanti serbėt e Kosovės do tė kishin shumicėn e
theksuar. Kėto komuna, gjithnjė sipas raportit tė Eides, duhet tė kenė
kompetenca tė shtuara nė sferat si policia, drejtėsia, arsimi, kultura, media,
ekonomia
Raporti lejonte qė komunat serbe tė kenė lidhje
horizontale mes vete, madje me mundėsinė qė tė shqyrtohen, po ashtu, edhe
modalitetet pėr lidhje tė posaēme tė kėtyre komunave me Beogradin. Nė vijim tė kėsaj, edhe Plani i Martti Ahitsaarit parasheh qė
komunat me shumicė serbe tė kenė tė drejtėn tė krijojnė partneritet ose
asociacion mes vete dhe tė kenė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me institucionet
e Republikės sė Serbisė.
Tutje nė artikullin e
tij Surroi thotė se brenda kėtij realiteti, sundimi i
ligjit do tė bėhet sipas interpretimit qė autoritetet kosovare dhe ndėrkombėtare
do ti bėjnė Rezolutės 1244, sipas tė cilit interpretim Kushtetuta e Kosovės
derivon nga Rezoluta 1244. Sipas kėtij interpretimi juridik,
thotė Surroi, do tė jenė tė vlefshme ligjet e Kushtetutės sė vitit 1974, pėrfshirė
edhe ato tė Serbisė deri nė vitin 1989.
Nė tė
vėrtetė, e ashtuquajtura Deklaratė pėr Pavarėsinė e Kosovės thotė se e shpallė
Kosovėn shtet demokratik e tė pavarur, por mė poshtė e merr pėr bazė Rezolutėn
1244.
Pikėrisht ky referim te Rezoluta 1244 (por edhe
referimi te Plani i Martti Ahtisaarit) e bėn Deklaratėn e Pavarėsisė, Deklaratė
tė Varėsisė. Pėr mė shumė, kjo deklaratė mirėpret mbėshtetjen
e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, por nėpėrmjet tė pranive
ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 pėr tė zbatuar
pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 dhe Planit tė Martti
Ahtisaarit. Po ashtu, edhe nė ueb sajtet e OKB-sė, NATO-s dhe BE-sė, tė
freskuara mė 18 shkurt 2008, thuhet decidivisht se pėr kėto organizata
ndėrkombėtare, Rezoluta 1244 do tė respektohet pėrderisa KS i OKB-sė nuk merr
vendim pėr ndryshim tė saj, e siē dihet, KS i OKB-sė mė 10 qershor 2008 duke
mos e ndryshuar Rezolutėn 1244, ia ka zgjatur automatikisht mandatin Rezolutės
1244 edhe pėr njė vit. Prandaj, ska dilemė qė do tė jenė tė
vlefshme ligjet e Kushtetutės sė vitit 1974, pėrfshirė edhe ato tė Serbisė deri
nė vitin 1989.
Surroi nė artikullin e
tij, pėr mendimin tim, gabon rėndė kur pretendon se Sekretari i Pėrgjithshėm po
u jep hapėsirave tė banuara me shumicė serbe kompetenca qė nuk i kanė pasur deri
mė tani dhe tė cilat nuk ua ka njohur as Pakoja e Martti Ahtisarit, e kėtu si
shembull Surroi pėrmend kompetencat pėr formimin e gjykatave tė reja nė kėto
hapėsira dhe trajtimin e KOS-it (Kishės Ortodokse Serbe).
Ēėshtė e drejta,
pikėrisht Pakoja e Martti Ahtisaarit u garanton komunave tė reja tė drejtėn qė
tė paraqesin kėrkesė para Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGJK) pėr tė vendosur
mbi themelimin e gjykatave nė territorin e tyre. KGJK mund tė mos e aprovoj
kėrkesėn pėr themelimin e kėtyre gjykatave, mirėpo Pakoja e Martti e Ahtisaarit
parasheh mundėsinė qė nė rast se ngjet njė gjė e kėtillė, atėherė, autoritetet
kompetente tė ndėrmarrin masat e nevojshme pėr evitimin e pengesave tė kėtilla.
Kurse, sa i pėrket trajtimit tė KOS-it, Veton Surroi
do tė bėnte mirė tė na tregojė se ku konsiston dallimi mes trajtimit qė Ban
Ki-moon po i bėn KOS-it nė letrėn e tij dhe trajtimit qė i bėn Martti
Ahtisaarit nė pakon e tij.
Kėshtu qė, dorėn nė
zemėr, letrat e Ban Ki-moon-it nuk paraqesin kurrfarė risie, ashtu siē
pretendon Surroi, nė institucionalizimin dhe pėrligjjen e ndarjes sė Kosovės nė
dy sisteme tė ndryshme juridike qė e kundėrshtojnė njėri
tjetrin.