Ēamėria
Memorandumi
Ēam 1947
M E M O R A N D U M
I KOMITETIT ANTIFASHIST TĖ EMIGRANTĖVE ĒAMĖ NĖ SHQIPĖRI
KOMISIONIT HETIMOR TĖ KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT
TĖ U.N.O.
RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NĖ MINORITETIN
SHQIPTAR ĒAM NĖ GREQI
Ne Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė nė
Shqipėri, me besim nė parimet demokratike dhe humanitare tė U.N.O.-s, nemėr tė
emigrantėve Ēamė nė Shqipėri, parashtrojmė para Komisionit hetimor tė drejtat
tona tė humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat qė kryen fashistat Grekė
pėr tė shfarosur Minoritetin Shqiptar nė Greqi. Nė vazhdim tė protestave dhe
kėrkesave tona drejtuar Aleatėve tė Mėdhenj dhe Kombeve tė Bashkuara, ne
kėrkojmė drejtėsi pėr sa parashtrojmė:
Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32
vjetėve me rradhe duke shkelur brutalisht ēdo parim njerėzor dhe duke mos
pėrfillur as pak traktet Ndėrkombėtare kanė pėrdorur kundėr minoritetit
Shqiptar nė Greqi njė politikė ēfarosjeje. Qysh me pushtimin grek nė Ēamėri mė
23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e pėrkrahur nga autoritetet
e vėndit masakroi pa mė tė voglėn arsye 72 burra tė krahinės Paramithisė nė pruan
e Selamit. Kėto masakra qenė fillimi i ēfarosjes sė minoritetit Shqiptar dhe
zbulojnė orientimin qė mori politika greke kundrejt popullatės sonė.
Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet,
torturat, plaēkitjet dhe grabitjet nė pretekstin e ēarmatimit gjatė vjetėve
1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni mė 1921 i
Gjeneral Bairas, tė gjitha kėto e tregojnė realitetin e mjerrimeve nė tė cilat
u vu popullata e jonė nė kohėn e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji,
Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margėllėēi, Arpica, Grykohori, etj, janė njė
pjesė e fshatrave qė kanė paguar mė shtrejtė kėtė terror. Mė 1922-1923,
qeveritarėt e Greqisė vendosėn tė zbatonin shpėrnguljen e elementit mosleman tė
Ēamėrisė (duke i gjykuar si turq) nė shkėmbim me grekėrit e Azisė sė vogėl
(duke i gjykuar sipas fesė). Ky akt i turpshėm i qeveritarėve te Athinės u has
nė rezistencėn tonė dhe nė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve, e cila duke njohur
kombesine Shqiptare tė popullatės sonė hodhi poshtė vendimin e qeverisė
Grek.Por megjithė ndėrhyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe tė angazhimeve solemne tė
marra nga qeveria Greke nė Lozanė mė 16 janar 1923, prapė njerėzit e Athinės
vazhduan politikėn e tyre tė ēfarrosjes. Ata pėrdorėn ēdo mjet pėr tė
vėshtirėsuar qėndrimin nė Ēamėri tė elementit Shqiptar, ēpronsuan qindra
familje nė
Nė luftėn kundėr fashizmit dhe tamam nė
pėrfundim tė saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste tė Llakės sė Sulit tė
krijuara nga reaksioni dhe nė shėrbim te pushtuesit, nėn Komandėn e Gjeneral
Napoleon Zervės, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorėt Shqiptarė moslemanė tė
Ēamėrisė. Nė kėtė kohė kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin nė luftime kundėr
Gjermanėve, komanda e EOEA nė kompromis me Gjermanėt operonte pėr tė fituar
pozita pėr luftėn vllavrasėse; dhe kur forcat tonat besnike tė frymės dhe tė
vendimeve tė marrėveshjes sė Kasertės (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin
urdhėrat e Komandės sė pėrbashkėt nė ndjekje tė Gjermanėve, Gjeneral Napoleon
Zerva, komandant i forcave tė rezistencės ne Epir (ELAS - EOEA), urdhėronte
njikohėsisht operacionet dhe masakrat nė kurriz tė popullatės tė pafajshme tė
Ēamėrisė.
Masakrat nė Ēamėri janė njė shkelje flagrante
e parimeve njerėzore dhe nje mospėrfillje e turpėshme e parimeve dhe e
karakterit tė luftės antifashiste. Masakrat nė Ēamėri u kryen nė saje tė
bashkpunimit dhe marrėveshjeve me Gjermanėt, tė cilėt nė tėrheqje u lanė vendin
forcave Zerviste. Ja njė fakt konkret i bashkėpunimit ndėrmjet forcave Zerviste
dhe tė atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave tė krahinės
sė Filatit, nje ditė para hyrjes sė forcave Zerviste nė Filat dhe pikėrisht mė
22 shtator 1944 nė katundin Fanaromen,
Forcat e EOEA nėn komandėn e Theodhor Vitos,
Ilia Kaēos, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaēos, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi
rrethuan qytetin e Filiatit mė 23 Shtator 1944, ditėn e Shtunė nė mėngjes, hynė
nė qytet. Po nė kėtė ditė hynė edhe nė Spatar, plaēkitėn dhe grabitėn tė gjitha
familjet dhe gjithė ēka gjetėn. Nė mbrėmjen e natės 23 duke u gdhirė 24
Shtator 1944, hynė dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e tė tjerė; me
arritjen e kėtyre forcave filluan menjėherė masakrat. 47 burra, gra dhe fėmijė
u masakruan nė Filat dhe 157 numėrohen tė masakruarit tė vrarėt dhe tė humburit
nė Spatar, ku njė pjesė e mirė e tyre ishin grumbulluar nga katundet tė tjera.
Tė gjitha gratė e reja dhe vajzat u keqpėrdorėn dhe u ēnderuan prej kriminelėve
tė Zervės. Pak ditė mė vonė monarko-fashistat grumbulluan tė gjithė burrat qė
kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos
Prokuror dhe katėr anėtarė, 47 shqiptarė tė pafajshėm u masakruan. Nė Granicė
tė Filiatit janė mbuluar kufomat e 46 vetave dhe tė therrura me thika dhe 45 tė
tjerė nė fushė tė Filatit tek ara e Xhelo Metos.
Familje tė tėra janė zhdukur me prindėr,
fėmijė dhe foshnjė nė djep. Gratė dhe vajzat u ēnderuan. Me qindra deklarata tė
atyre qė shpėtuan pėrshkruajnė vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del
qarte kriminaliteti dhe qėllimi i veprimeve tė monarkofashistėve nė Ēamėri. Ja
disa shembuj: Sanije Bollati nė Paramithi ėshtė djegur me benzinė mbasi iu
prenė sisėt dhe iu nxerrėn sytė. Ymer Muratin e vranė dhe e bėnė copa-copa nė
Paramithi. Nė shtėpinė e Sulo Tarit ishin grumbulluar mė se 40 gra dhe Ēili
Popova nga Popova i veshur ushtarak me njė grup ushtarėsh hyri brenda, muarrėn
gratė dhe vajzat mė tė bukura dhe filluan ti ēnderonin nė njė dhomė tjetėr.
Ulurima e vajzave e tė grave arrrinin kulmin. Kjo poshtėrsi vazhdoi gjithė
natėn. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt
i kėtyre poshtėrsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosėn para familjes
sė tij, e lanė dhe ikėn. Familja pėr ta siguruar e strehon tek dentisti
Mavrudhiu, ai e mban pėr disa orė, por mė vonė lajmėron ta marrin dhe e ēojnė
tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetė largohet pėr tek Shuaip Metja ku ishin
mbledhur shumė familje. Andartėt informohen, e marin, mė parė i nxjerrin
dhėmbėt e floririt me darė dhe mbasandej e vranė.
Malo Muhon plak 80 vjeēar i sėmurė prej katėr
vjetėsh vritet me sopatė para sė shoqes. Trutė i kėrcyen nė prehėr tė sė shoqes
e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Nė Spatar Abdul Nurēe merret
e ēohet nė Filat zbathur, zvarriset nėpėr rrugė tė qytetit dhe mė nė fund
vritet para shtėpisė sė Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e
pėrbėrė prej 16 vetash nė shumicė fėmijė, zhduken krejtėsisht pa shpėtuar as
edhe njė. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenė kokėn me bajoneta mbi trupin e
Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo
Sejdiut iu prenė gishtrat, hundėt, gjuhėn dhe kėmbėt dhe kur kėta ulurinin nga
dhėmbjet e mėdha, andartėt Zervist kėndonin kėngėt e komandantit tė tyre dhe
gėzoheshin kur shikonin kėto tmerre. Mė nė fund i vranė nė ēengelat e kasapėve.
Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron
sa vijon pėr masakrat nė Paramithi: Tė martė mė 27 Qeshor 1944 nora 7 tė
mėngjesit hyjnė nė Paramithi monarko-fashistat grekė tė komanduar nga Kolonel
Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter
Strugari, N/Toger Nikolla Ēenos, etj. Porsa hyjnė nė qytet u dha urdhėri qė
kėrkush tė mos lėvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do tė
prekeshin nasnjė mėnyrė. Nė mbas dreke filluan menjėherė arrestimet ndėr gra,
burra dhe ēiliminj, kurse nga ana tjetėr fillon vjedhja. Tė gjithė burrat deri
tė nesėrmen u vranė. Pasi mė mbajtėn 4 ditė nė burg mė lanė tė lirė pėr tė
varrosur tė vrarėt. Nė vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda tė njoh 5 nga
personat e vrarė, tė tjerėt ishin bėrė tė panjohur pėr shkak tė torturave tė
pėsuara. Tė pesė viktimat e njohura prej meje janė: Met Qere, Sami, Asim,
Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditėsh mė shpien pas Galatajt nė
afėrsi tė shtėpisė sė Dhimitėr Nikollės, ku ishin vrarė 8 veta. Nuk munda ti
njoh pasi ishin bėrė copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerėzish. E quajtuna
Sanije Bollati, pasi pėsoi tortura tė frikshme e dogjėn tė gjallė me benzinė.
Kjo tragjedi pati vėnd tė mėrkurėn dhe tė premtėn nė mėngjes, trupi i saj u
transportua i mbuluar nė njė batanije nga e ėma e saj e dy bashkėqytetarėt tė
cilėt e vendosėn nė njė qilar me urdhėr tė monarko-fashistave qė slinin asnjė
ta shikonin. Atje kjo grua e mjerė vdiq pas pesė ditėsh dhe kufoma e sajė ishte
plot me krymba. Gjithēka deklaroj i kam parė me syte e mij. Nė fillim u msheha
pėr pesė ditė rresht nė njė tavan kur monarko-fashistat mė arrestuan dhe mė
prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve tė shkurtėra urdhėroi
burgimin tim. Nė burg gjeta 380 persona ndėr tė cilėt gra dhe fėmijė. 120 nga
kėta vdiqėn urije. 4 persona dhe unė qėndruam 15 ditė nė burg dhe mandej na
pėrrcuallėn pėr nė Prevezė prej kah shkuam nė Janinė ku qėndruam 40 ditė. Atje
pėsuam tortura tė papėrshkruara. Pastaj me ardhjen nė kėtė qytet tė trupave
tEAM-it ne u liruam.
Dėrvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i
pėrshkruan nė kėtė mėnyrė nė Spatar: Nė mėngjezin e njė tė Shtune tė Shtatorit
1944 gjithė popullata u grumbullua pėrpara xhamisė sė fshatit Spatar. Ushtarėt
filluan grabitjet dhe ēnderimet ndėr gra, vajza e deri nė plaka. Paēe Ēulani 50
vjeēare uēnderua, u grabit, iu prenė flokėt mandej veshėt dhe mė nė fund u vra
nė bahēen e saj nafėrsi tė grurit tė Miēos. Nė shtėpinė tonė ishte vendosur
familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetė vetash, gra, burra dhe fėmijė.. Pasi u ēnderuan gratė tė cilave iu shpuan gjirėt me
thika, tė gjithė u masakruan. Nė shtėpi tė Damin Muhametit u vranė 5 gra dhe 3
fėmijė. Nė shtėpi tė Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u ēnderua Hane Isufi
sė bashku me njė grua tjetėr. Nė shtėpinė e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80
vjeēar Sulejman Dhrimicės dhe sė shoqes sė tijė. Nė shtėpine e Mete Brahos u
dogjėn tė gjallė 20 persona, gra, fėmijė dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeēare u
therr me thikė. Nė vreshtin e Zulės dhe nė kopshtin e Avdyl Nurēes pashė 30
persona tė masakruar. Nė shtėpinė e Haxhi Latifit u ēnderuan vajzat e Haxhi
Culanit kurse nė banesėn e Mejdi Metės u ēnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi
mandej kjo e fundit u masakrua.
Viktimat dhe humbjet simbas statistikave tė
deritanishme gjatė masakrave tė 1944 dhe 1945 nė kurriz tė Shqiptareve nė Greqi
arrin numrin 2877, tė ndarė si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe
rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mėrgėlliēi dhe Parga 620. Ky qe fati i
gjithė atyre qė nuk mundėn tė largohen nga Ēamėrija me pėrjashtim tė disa pak
grave qė janė sot dėshmitare tė gjalla tė kėsaj masakre ngjethėse nė Paramithi
nė Prag, Spatar dhe Filat. Pėrmes gojės sė tyre del qartė dhe lakuriq
kriminaliteti i akteve barbare torganizuara nga reaksioni monarko-fashist grek
nė Ēamėri. Kjo kasaphėne qė u frymėzua prej ndjenjave mė tė ulta tė urrejtjes
shovene dhe fetare pėrfundoi me shpėrnguljen me forcė tė afro 28000 Ēamėve qė
erdhėn dhe u strehuan nė Shqipėri me kondidat mė tė vajtueshme.
68 katunde me 5800 shtėpi u grabitėn, u
shkatėrruan dhe u dogjėn. Nga llogaritja e dėmeve rezulton tė kenė mbetur nė
Ēamėri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste tė Zervės 17000 kokė bagėti tė
holla, 1200 tė trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe
produkti i vjetit 1944-45 qė arrin nė
Nga gjithė kjo del e qartė katastrofa e madhe
ekonomike qė pėsoj popullata jonė duke mbetur nėpėr rrugėt e emigracionit vetėm
me rrobat e trupit. Ēamėria nė luftėn e madhe antifashiste dha materialisht dhe
moralisht. Popullata e Ēamėrisė u hodh pa rezerva nė njė luftė totale kundėr
pushtuesit dhe formoi batalionin IV tė regjimentit XV-tė tė ELAS-it .Nga
popullsia e vogėl e Ēamėrisė dolėn mė tepėr se 500 luftėtarė qė luftuan vendosmėrisht
kundėr pushtuesve nazifashistė dhe tradhėtarėve zervistė. Gjaku i dėshmorėve
Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj.,
qė u derdh sė bashku me atė tė partizanėve grekė nė Qafat e Qeramicės,
dėshmojnė konkretisht kėtė fakt. Nė pėrfundim tė luftės dhe nė ēlirimin e
vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin
nė krahinat dhe fshatrat tona jo si ēlirimtarė, por si xhelate dhe armiq tė
betuar tė elementit Shqiptar nė Ēamėri.
Nė marrėveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas)
Gusht 1944, trupat e rezistencės viheshin nė fronte tė pėrbashkėta kundėr
ushtrise naziste, nėn njė komandė tė pėrbashkėt dhe nė zona tė caktuara
operative. Kjo marrėveshje u shkel nė Ēamėri. Trupat Zerviste ranė nė kompromis
me Gjermanėt dhe duke qėlluar forcat tona penguan veprimtarinė e Batalionit
IV-tė Regj. XV-tė nė zonėn e caktuar tė Filatit. Operacionet dhe masakrat nė
krahinėn e Filatit lidhen direkt me kėtė situatė dha janė nė kundėrshtim tė
hapėt me besimin dhe frymėn e bashkėpunimit tė vendosura nė Caserta. Akoma dhe
fshati i fundit i Ēamėrisė, Koska, njė nga baza e organizimit tė forcave tė
rezistencės sė Frontit Nacional Ēlirimtar nė Ēamėri, u shkatėrrua dhe u doq si
pėrfundim i aktit pėr shkatėrrimin e Ēamėrisė. Njė komision i Kėshillit
Antifashist Ēam u dėrgua mė 30-X-1944 nAthinė pranė qeverisė greke tė z.
Papandreu me njė votim proteste kundėr masakrave nė Ēamėri duke kėrkuar
njėkohėsisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi tė mirrte asnjė
masė dhe angazhim pėr sa iu parashtrua.
Mbas operacioneve tė Dhjetorit 1944, me
ēlirimin e Ēamėrisė nga pushtuesi zervist, njė pjesė e popullatės sonė u
riatdhesua pėrsėri dhe u vendos nė krahinėn e Filatit. Mė 12 Mars 19445 forcat
qeveritare tė garnizonit tė Korfuzit duke e shkelur marrėveshjen e Varkizės ne
Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shėmtuara tė Vanrės
(Filatit), tė cilat nxorrėn nė shesh edhe njė herė lakuriq qėndrimin dhe
politikėn e autoriteteve pėrgjegjės tė qeverisė greke nė lidhje me ēfarosjen e
popullatės Shqiptare tė Ēamėrisė. Nė mbėshtetje tė kėsaj situate tė konstatuar,
Misioni UNRRA-s nė Shqipėri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit pėr
akordinim nė favor tė emigrantėve 1450000 dollarė si ndihmė e menjehershme ndaj
gjėndjes sonė tė vėshtirė. Edhe nė kėto kondita emigrantėt Ēamėr vazhduan tė
kontribuojnė gjithnjė mė tepėr pėr Frontin. Nė konferencėn e Shalėsit
(Konispol) mbajtur nė fund tė Shtatorit 1944 zėri i Ēamėve nemigrim u ngrit mė
i fortė pėr bashkėpunim kundėr pushtuesit dhe padrejtėsive tė monarkofashistėve
Grekė. Mė 23 Shtator 1945 nė Kongresin e Vlorės delegatėt Ēamėr qė pėrfaqėsonin
tė gjitha grupet e emigrantėve Ēam nė Shqipėri u shprehėn kundėr masakrave tė
monarko-fashistėve grekė tė kryera mbi ta dhe kėrkuan me anė memorandumesh
drejtuar Konferencės sė Londrės shqyrtimin e problemit tė tyre dhe dėnimin e
shkaktarėve tė gjakderdhjes sė kotė nė Ēamėri dhe tė vuajtjeve tė pakufi.
Kongresi pėrfundoi me njė rrezolutė ku pėrmblidhen tė gjithė punimet e tij.
Gjatė emigracionit pėr shumė herė ne i jemi
drejtuar botės pėr tė drejtat tona tė mohuara dhe kemi kėrkuar riatdhesimin.
Mė 30 Tetor 1944 Kėshilli Antifashist Ēam i dėrgonte njė votim proteste
Qeverisė sė Bashkimit Kombėtar Grek, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut,
Qeverive Aleate, Komitetit Qendror tEAM-it ku flitet pėr barbarizmat e
fashistėve Grek nė Ēamėri. Mė 9 Maj 1945 Kėshilli Antifashist Ēam iu dėrgon
Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit tė
Konferencės San Franciskos mbi tė drejtat e Ēamėve nė bazė tė kartės
sAtlantikut. Mė 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave nė Ēamėri
jane drejtuar nga Kėshilli Antifashist Ēam Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė,
Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze,
Ēekosllovake, Legatės Jugosllave, Shqiptarėve tAmerikės, Italisė dhe
Bullgarisė. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesė
Madhe ė 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise sė Pėrgjithshme tė UNRRA-s nga
Komiteti Antifashist Ēam (25-9-1945) ku kėrkohen ndihma. Memorandum drejtuar
kryesis sė Konferencės sė Ministrave tė Jashtėm Aleat nė Londėr nga Delegatet e
Kongresit Ēam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesė sė Kombeve tė
Bashkuar nė Londėr prej Komitetit Antifashist Ēam mė 11 Janar 1946 ku
rivlersohen masakrat dhe kėrkohen tė drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesė sė
Kombeve tė Bashkuara nė New-York nga Komiteti Antifashist Ēam mė 25 Tetor 1946,
etj.
Ne jemi viktimė e rregjimit monarkist qė sot
sundon nė Greqi. Sė bashku me popullin vėlla grek ne vuajmė pasojat e terrorit
tė zi tė shpėrthyer prej tyre nė gjith Greqinė. Pė dy vjet e gjysmė ne po
vėrvitemi Shqipėris nė mizerje larg Atdheut ndėrsa vendet tona tė pasura
shfrytzohen pa tė drejte nga agjentėt e Monarko-Fashistave nė Ēamėri. Vuajtjet
tona gjatė emigracionit kanė qenė dhe janė pa kufi. Me mijra kanė vdekur nga
kjo situatė e krijuar. Megjithatė protestat e bėra dhe tė drejta qė na pėrkasin
ne vazhdojmė tė qėndrojmė akoma nemigracion ndėrsa Qeverija Greke merr masa
dhe vendos nė Ēamėrinė tonė pa asnjė tė drejtė banorė tė huaj pėr tė penguar
kthimin tonė. Nemėr tė popullatės sonė ne protestojmė edhe njė herė pėr tė
gjithė kėto ne i parashtrojmė Komisionit Hetimor tė Kėshillit tė Sigurimit
tUNO-s tragjedin e luajtur nė Ēamėri dhe heqim vėrejtjen pėr njė akt barbar tė
kryer me qėllim ēfarosje tė popullatės sonė. Ne theksojmė nevojėn e pėrfundimit
tė shpejt tė problemit Ēam dhe kemi bindje se do tė gjejnė zgjidhje kėrkesat
tona qė janė:
1. Marrja e masave i imediate pėr pengimin e
vendosjes sė elementeve tė hua nė vatrat tona.
2. Riatdhesimi i tė gjithė ēamėve.
3. Kthimin e pasurise, shpėrblimin e dėmeve
tona shkaktuar nė pasuri tė lujtėshme dhe tė palujtėshme.
4. Ndihmė pėr rindėrtimin e vatrave dhe
vendosjen tonė.
5. Sigurimin dhe garancin qė rrjedhin prej
traktateve dhe mandateve ndėrkombėtare, si sigurimi i tė
drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.
6. Gjykimi dhe dėnimi i tė gjith pėrgjegjėsave
tė krimeve tė kryera.
Duke ju shprehur konsideracjone tona mė tė
shquara,
Komiteti Antifashist i Emigrantėve Ēamė
Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Ēami, Tahir
Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti.
T i r a n ė 1947