Bizneset nė Shqipėri kėrkojnė bashkim ekonomik me Kosovėn


"Konfindustria" shpalli dje nismėn e Krijimin tė Tregut tė Hapur Shqiptar dhe Rajonal, me pjesėmarrjen e vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Pėrgatitjet e kėsaj nisme kanė nisur qė prej njė viti, por situatat gjeopolitike nė rajon, ndikuan nė shtyrjen e saj. Nė thelb, bizneset shqiptare industriale kanė shfaqur interesin e liberalizimit tė tregut nė raport me Kosovėn, qė garanton njė numėr konsumatorėsh nė rreth 6 milionė vetė.


"Krijimi i Tregut tė Hapur Shqiptar ėshtė nismė e `Konfindustrisė` nė shprehje tė interesave tė industrialistėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės, zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik tė hapėsirave shqiptare dhe njėkohėsisht ėshtė plotėsisht nė frymėn e politikave dhe direktivave tė BE-sė, proceseve globalizuese dhe tregjeve tė liberalizuara", tha administratori i saj, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, krijimi i kėtij tregu ėshtė i domosdoshėm, mund tė kryhet nga vetė shqiptarėt nė interes tė mirėqenies sė tyre. Pėrveē Kosovės, nisma e "Konfindustrisė" pėrfshin nė bashkėpunim dhe bizneset e vendeve fqinje, tė cilat kanė interes tė pėrbashkėt pėr zgjerimin e tregut.


Zbatimi i nismės pėr krijimin e Tregut tė Hapur Shqiptar dhe Rajonal do tė kalojė si fillim nė disa etapa. Kėshtu, parashikohet tė organizohet nė Tiranė, Panairi i Elitės sė Industrive Shqiptare, i pari nė llojin e tij, pėr faktin se janė ftuar me kushte shumė tė forta pėrzgjedhjeje vetėm prodhime vendore tė industrive shqiptare dhe asnjė prodhim konkurrent i huaj. Do tė jenė tė prezente gjithashtu kompani shumė tė rėndėsishme ndėrkombėtare, tė pranishme nė hapėsirat shqiptare si investitorė dhe koncesionare.


"Politika duhet vetėm tė mos na pengojė dhe njėkohėsisht tė bėjė ēfarė ėshtė e mundur pėr t`u paraqitur para investimeve tė mėdha industriale si njė treg sa mė i madh dhe i hapur, kusht jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr thithjen e tyre", tha Buxhuku. Ėshtė parashikuar, ndėr tė tjera, edhe zhvillimi i tre forumeve, tė cilat do t`i pėrkasin fushave ekonomike tė infrastrukturės, energjisė, transportit, naftės, minierave dhe politikave tė krijimit tė Tregut tė Hapur Shqiptar.


Shqip