Me
mohimin e sė kaluarės dhe injorimin e tė sotmes, nuk mund tė parashikohet dot e
ardhmja e Shqipėrisė
Shkruan : Dr. Sulejman K. ABAZI
Deklarimi i politikės sė jashtme shqiptare,
pėr njohjen e Maqedonisė me emrin "kėshtu dhe ashtu", tregon se ajo
tenton tė rrijė hypur nė "dy atllarė", kur nė fakt e di mirė se ēfarė
mund tė ngjasė nė njė rast tė tillė.
Ndryshimet e situatave nė rajon, pas ndikimeve tė qėndrimeve tė befta tė
politikės amerikane, ndoshta dik tojnė qėndrime tė reja tė politikės shqiptare,
tė cilat nė ēdo rast, duhet tė udhėhiqen nga parimet dhe konceptet bazė tė njė
politike tė zhdėrvjellėt, me pėrfitime pėr interesat kombėtare. Lėvizja e
fundit e politikės amerikane, ishte njė befasi. Shkak ndoshta mund tė ketė qėnė
parandalimi ndaj njė destabilizimi tė mundshėm tė rajonit, nė kushtet e
triumfit tė referendumit nė Maqedoni. Pėrfundimet nė terren vėrtetuan hapur, se
qėndrimi amerikan ishte i menduar mirė, dhe ata qė kishin sy e panė, ndėrsa ata
qė kishin veshė e dėgjuan.
Prej kėtij qėndrimi dhe nga arritja e disa synimeve njėherazi, politika
shqiptare ndoshta duhet tė kuptonte mė shumė, dhe mbi kėtė bazė, nė perspektivė
ajo duhet tė pėrfitojė nė lėmin e marrdhėnieve rajonale e partneriale, si nė
rastin e marrėdhėnieve tė saj me Amerikėn.
Zgjedhja proamerikane e shqiptarėve, aktualisht ėshtė njė zgjedhje shqiptare
dhe akoma nuk mund tė pretendohet, se ėshtė njė tendencė e organizuar. Kjo ide
duhet mbėshtetur nė tė gjitha planet, sepse interesat tona kombėtare janė
interesa nė zhvillim dhe nė nevojė. Nė kėtė situatė, ndoshta ėshtė e nevojshme
tė bėhet zgjidhja e duhur. Ėshtė me vend tė shikohet pėrtej interesave tė
ēastit dhe tė klientelizmit politik, pavendosmėrisė, me dėshirėn "pėr ta
pasur mirė me tė gjithė". Jo rrallė ēėshtjet rajonale e kanė bėrė lėmsh
politikėn shqiptare. Nė kushtet e njė situate tė lėvizshme faktori politik
shqiptar mbetet i ēorientuar.
Gjatė fushatės zgjedhore nė Amerikė, pėr njė periudhė 6 mujore, nė pamje u ndje
njė bllokim i problemeve shqiptare. Ndoshta shqiptarėt menduan, se Amerika pėr
shkak tė halleve tė saj, i la jashtė vėmendjes. Megjithatė, agresiviteti
mediatik europian pėr rizgjedhjen e Bushit president, nuk ndikoi mbi
shqiptarėt. Shqiptarėt sot nė qėndrime tė tilla nuk dominohen mė nga
ideologjia, por nga politika. Ata tashmė e kanė kuptuar, se amerikanėt zgjodhėn
komandantin e tyre nė luftėn kundėr terrorizmit, dhe i dhanė atij tė drejtėn qė
ta ēojė deri nė fund luftėn ndaj tij. ēuditė amerikane
mbeten tė pranishme nė ēdo kohė. Menjėherė u ndje mėsymja nė Falluxhia dhe u
njoh emri i Maqedonisė. Nė kushtet e kėtyre ndryshimeve, politika shqiptare u
gjend bosh, duke mbajtur njė qėndrim tė lehtė ndaj opsionit amerikan.
Deklarimi i politikės sė jashtme shqiptare, pėr njohjen e Maqedonisė me emrin
"kėshtu dhe ashtu", tregon se ajo tenton tė rrijė hypur nė "dy
atllarė", kur nė fakt e di mirė se ēfarė mund tė ngjasė nė njė rast tė
tillė. Tendenca drejt njė lloj kredibiliteti, duke synuar nė zbutjen e qėndrimeve
me tė gjitha palėt, ėshtė njė mospėrputhje qėndrimi politik nė kohė dhe nė
hapėsirė. Cila ėshtė hallka qė i bashkėrendon veprimet nė politikėn shqiptare?
- Ėshtė ēėshtja kombėtare apo lidhja e brendshme organizative, qė ekzekutivi
sot e ka tė nevojshme, pėr tė siguruar njė lloj mbėshtetje politike me nuance
pushteti?!
Cila ėshtė e vėrteta, motivimi personal apo interesi kombėtar?! Kėtė mund ta
thonė publikisht vetėm drejtuesit e ekzekutivit shqiptar. Tredhja e politikės
shqiptare, nė rastin e qėndrimeve tė kundėrta midis kryetarit tė shtetit dhe ekzekutivit
shqiptar, ėshtė njė paradoks, qė nuk na ēudit. Kjo nuk ėshtė as zgjuarėsi, as
diplomaci dhe as kokėfortėsi, por njė kurvllėk politik, qė e nxjerr politikėn
shqiptare mė tė shpėrlarė se kurrė. Nė kushtet e kėtij servilizmi, duhet tė
kuptojmė se sot jemi rob tė njė politike pa bosht dhe pa shtyllė kurrizore, e
cila mbetet e huaj pėr interesat e shqiptarėve. Nė kėto kushte shqiptarėt
pėrkundrejt qėndrimeve tė tilla, tė pėrcaktojnė aleatėt dhe kundėrshtarėt, larg
mendjemadhėsisė tradicionale. Nė kėtė ēėshtje, nuk mund tė pretendohet, se
shqiptarėt mund tė bėhen palė me amerikanėt. Shqipėria ėshtė shumė e vogėl pėr
tė dalė nė pozicione dhe nivele tė tilla.
Politika shqiptare ende vuan delirin e madhėshtisė. Nė kėtė situatė, duhet tė
ketė vigjilencė tė lartė. Grekėt do tė tentojnė tė trazojnė faktorin shqiptar
nė Maqedoni, qė ata tė bėhen palė e konfliktit tė hapur. Ėshė e vetmja armė e efektshme
pėr ta kaluar krizėn nė shpinė tė maqedonasve me duart e shqiptarėve.
Kjo me siguri qė do tė ndihet nė politikėn greke.
* * *
Amerikanėt e njohin mirė politikėn greke. Qėndrimi ndėrkombėtar i Greqisė
pėrfaqėson njė politikė mendjemadhe, megallomane, agresive dhe tė paaftė, qė nė
pėrgjithėsi bėn shumė gabime. Goditja e dhėnė menjėherė, dy ditė pasi zgjidhet
presidenti i Amerikės, do tė thotė se "dosja e Greqisė" pėr
amerikanėt ėshtė e mbushur dhe tani ka ardhur koha tė hapet.
Ata qė vuajnė pasojat e njė politike tė tillė, besojnė se shumė shpejtė Greqia
ka pėr tu pėrballur me njė mori problemesh.
Do t'i vijė radha qė asaj t'i kėrkohen ēėshtje tė nacionaliteteve, sepse ky
shtet asnjėherė nuk ka deklaruar ndėretnitė qė ka brenda vetes dhe si i trajton
ato, ēėshtjen e turqve, ēamėve dhe emigracionit tė gjerė. Njė situatė e tillė
nuk mund tė kalojė pa ndikime nė qėndrimin e fqinjve tė saj. Kjo kėrkon
qėndrime vigjilente ndaj tradicionalizmit politik grek. Greqia me kėtė rast,
ndoshta do tė kėrkojė tė destabilizojė Maqedoninė. Demonstrimet e tyre masive
nė Selanik, janė njė fillesė, qė nuk dihet se ku kanė fundin. Kjo ndodhi nė njė
kohė, qė opinioni maqedonas, nuk e kishte marrė ende veten nga pėrfundimet e
referendumit. Rezultatet ishin shokuese pas deklarimeve amerikane. Nė kėtė
situatė pėrplasja do tė jetė midis Maqedonisė dhe Greqisė, dhe shqiptarėt duhet
tė bėhen faktor i stabilitetit nė rajon. Pėrgjegjėsia le tė mbetet tek
shkaktarėt. Amerika do tė merret edhe nė tė ardhmen me Greqinė, dhe nė kėtė mes
shqiptarėt nuk duhet tė bėhen palė nė konflikte. Nė njė situatė tė tillė, lusim
zotin qė amerikanėt ta kėrkojnė mbėshtetjen e shqiptarėve kundėr politikės dhe
qėndrimit grek. Pas goditjes sė parė, mund tė ketė goditje tė tjera amerikane
pėr Greqinė. Kjo sjell nevojėn e kthimit tė ēėshtjes sė ēamėrisė nė njė ēėshtje
mbarėkombėtare, dhe dosja e saj tė serviret nė rrugė institucionale e juridike
Kongresit Amerikan dhe BE-sė. Greqia duhet tė ndėshkohet pėr genoncidin e rėndė
nė shpinė tė popullsisė shqiptare tė ēamėrisė. Opinioni nė rajon duhet tė
kuptojnė, se Greqia e mban tė ndezur "ligjin e luftės" me Shqipėrinė,
jo se ai i intereson asaj, por sepse ky "ligj" i intereson Europės. Nė
Ballkan ka shanse tė nxitjes sė armiqėsisė midis Greqisė dhe Maqedonisė.
* * *
Por, tė mbetemi mė afėr rajonit. Problemi i shqiptarėve me kėtė rast, nuk janė
problemet e Greqisė apo tė Maqedonisė, se ēfarė masash ndėrmer politika dhe
shteti grek, pėr tė pėrballuar trysninė amerikane. Ato duhet tė lihen tė qeta,
tė pėrballen me angazhimet e tyre.
Megjithatė, ka mundėsi qė shtetit grek t'i imponohet njė qėndrim i prerė, pėr
tė kuptuar, se jo pėr ēdo gjė duhet tė ndihet ashtu siē pretendon. Politika
greke edhe pėr shumė kohė do tė vuajė nga megallomania e saj. Kėtė dėshmoi sė
fundi letra e presidentit grek drejtuar qeverisė dhe presidentit amerikan.
Shqiptarėt nuk kanė fare arsye tė ndėrhyjnė nė pėrplasjet midis tyre.Duhet
kuptuar, se Greqia ėshtė shumė e vogėl pėr tė luajtur role tė mėdha nė Ballkan
dhe mė gjerė, siē pretendon. Kjo ėshtė njė ēėshtje e patrazuar, e cila pėr
interesa rajonale, e detyron Europėn sot t'i bėjė elozhe politikės greke, duke
e bėrė shpesh, "njė sy qorr e njė vesh shurdh". Problemi qė veēohet,
realisht po ndodh nė Ballkan. Greqia pėrpiqet tė luajė njė rol dominant, sepse
ėshtė anėtare e NATO-s dhe e BE-sė, pa qėnė aspak e kujdesėshme pėrballė
problemeve tė shumta qė pjell njė angazhim i tillė.
Greqia, herė pas here, shkel tė drejtat e njeriut pėrmes ndjenjės se racizmit
ndaj emigrantėve, ajo ėshtė krejt indiferente ndaj ēėshtjes sė popullsisė
shqiptare tė ēamėrisė, ajo ka pretendime tė pabaza ndaj fqinjėve tė saj, ajo
mban nė fuqi njė "ligj lufte", duke shkaktuar armiqėsi dhe krizė
besimi. Shpesh, politika greke dhe kisha ortodokse, ndėrhyjnė nė punėt e Shqipėrisė
pa kurrfarė ngurrimi, dhe kėtė e bėjnė zyrtarėt dhe deputetet e saj. Greqia bėn
presione qė Shqipėria tė shpallet njė vend multietnik. Nė kushtet e trajtimit
tė Shqipėrisė si njė prej tregjeve tė saj mė tė rėndėsishėm nė rajon, shteti
grek nuk mund tė heqė dorė prej presioneve tė herėpasherėshme, duke e mbajtur
qeverinė shqiptare nė morsėn e negocimeve pėr nė NATO dhe nė BE. Ka shumė arsye
pėr tė menduar, se shteti grek ka njė armiqėsi tė hapur kundėr shqiptarėve dhe
Shqipėrisė.
Ky ėshtė njė qėndrim institucional, qė nuk e trondit aspak Europėn. Me kėtė
rast shqiptarėt nuk kanė pse tė mos mendojnė, se pranimi dhe qėnia e Greqisė nė
BE, mund tė jetė njė hap i nxituar i politikės kontinentale. Kėtė shqiptarėt po
e vuajnė nė shpinėn e tyre. Vetė Greqia po na bind ēdo ditė pėr kėtė. Udhėheqja
politike greke i ka dhėnė shumė rėndėsi vetes, duke kryer veprime qė bien erė
nacionalizėm, racizėm, menjė agresivitet tė pashpjegueshėm. Ky fakt, i cili
nėnkuptohet edhe nga qėndrimi amerikan nuk duhet tė anashkalohet.
* * *
Nė kėto kushte politika e shqiptarėve duhet tė mbėshtesė qėndrimin amerikan,
pėr tė mbėshtetur interesat e saj kombėtare brenda lėvizjeve amerikane, njė hap
prapa saj. Nuk duhet lėnė politika shqiptare nė dorėn e njė mendjeje tė ndryshkur,
kushdo qoftė ky. Pasojat e qėndrimit europian kundėr Shqipėrisė, janė ēėshtje
qė kanė tė bėjnė me dominimin e njė politike tradicionale, e cila zor se mund tė
dalė nga deliret e saj. Kjo ėshtė momentalisht njė fatkeqėsi, qė duhet t'i detyrojė
shqiptarėt tė mendojnė ndryshe. Zgjedhja e qėndrimit proamerikan ėshtė njė
zgjidhje, qė e kanė bėrė vetė shqiptarėt pėr kundėr Europės.
Pse nuk i nxisin amerikanėt problemet e ndryshme nė Shqipėri?
Kush e merr pėrsipėr tė thotė se ēfarė favore ka Shqipėria po tė futet nė
Europė. Shqipėria ėshtė nė Europė, ndėrsa Europa ka kohė qė nuk ėshtė nė Shqipėri,
sepse ajo nuk mund tė ketė kurajo tė tillė dhe politikanėt e saj nuk mund t'i
shpjegojnė dot shqiptarėve pse duhet tė futen nė Europė. Politika shqiptare njė
herė e mirė duhet tė shkėpusė marrdhėniet e
saj me diktatin qė i bėjnė asaj "liderėt" historikė. Pasojat qė po vuajmė
janė tė rėnda. Koha kėrkon ndryshime, por edhe pėrmbysje.