Shkollat nė Kosovė e turizmi tek ne

 

Shkruan: Bashkim Kopliku

 

Tani nga qershori, kanė ardhur shumė pak plazhistė nga Kosova, sepse vijnė kryesisht nė korrik e nė gjysmėn e parė tė gushtit.  Sezoni i tyre ėshtė i shkurtėr, praktikisht vetėm njė muaj e gjysmė.  Ja njė zgjidhje fare e thjeshtė, qė do ta rriste sezonin turistik shqiptar, e me tė edhe numrin e turistėve: shkollat nė Kosovė tė fillojnė mė 16 shtator, dhe jo mė 1 shtator.  Ministri Ylli Pango duhet tė jetė “mė i interesuari”, sepse ka deklaruar se do tė japė dorėheqjen, nėse nuk rritet numri i turistėve kėtė vit.  Sa pėr kryeministrin, e dimė se ai nuk ka kohė, se merret me shfaqje televizive, me inaugurime etj.

 

Sistemi ynė shkollor sikur ėshtė pėrshtatur me sezonin turistik korrik-gusht, bile dhe pak para (qershori), dhe pak mbrapa (shtatori).  Para korrikut ka mbaruar shkolla, dhe pas gushtit shkollat tona nuk fillojnė para 16 shtatorit.  Kėshtu, nxėnėsit e studentėt tanė, si dhe prindėrit e tyre, mund tė shkojnė nė plazh pa u penguar nga shkolla, nė dy muajt korrik e gusht.  Nuk kanė ngut tė lėnė plazhin para “31 gushtit” sepse tashmė prej dhjetėra vjetėsh shkollat nė Shqipėri, nuk fillojnė mė 1 shtator, siē fillojnė nė Kosovė.

 

Nė masėn e njerėzve qė lidhen me plazhin, janė edhe me mijėra kamerierė, pastrues e punonjės tė tjerė sezonalė tė turizmit qė janė nxėnės shkollash dhe studentė.  Tė gjithė kėta janė tė pėrshtatur rreth dy muajve korrik e gusht.  Por nuk janė tė pėrshtatur kosovarėt.

 

Po nė kėto muaj, korrik e gusht, vijnė pėr pushime, edhe shumė shqiptarė qė jetojnė e punojnė jashtė.  Kryesisht janė ata qė vijnė nga Italia dhe Greqia.  Nė Itali, pushimet janė pėrqendruar kryesisht nė gusht, bile nė pjesėn e dytė tė tij. Quhet ferragosto (pushimet e gushtit), festa e 15 gushtit, por pushimet shpesh shtrihen nga 1 deri mė 31 gusht, ose bile dhe nga 25 korrik deri nė 10 shtator.  Edhe nė Greqi, pushimet shtrihen kryesisht nė korrik dhe gusht.

 

Por shumicėn e turistėve “tė huaj”, i pėrbėjnė kosovarėt, e pėr ta duhen menduar mė shumė.  E ata kanė probleme me pjesėn e dytė tė gushtit, sepse shkollat nė Kosovė fillojnė mė 1 shtator.

 

Nėse nė Kosovė shtyhet shkolla pėr 16 shtator, praktikisht sezoni turistik, nga 1, 5 deri 2 muaj, bėhet 2 deri 2,5 muaj, gjė qė po t’i hysh llogaritjeve statistikore, mund tė sjellė njė rritje tė turizmit edhe prej 25%, gjė qė nuk ėshtė pak.

 

Kemi diskutuar sa shpjeguam, prej disa vjetėsh, me disa operatorė turistikė (persona qė merren me turizmin, si pronarė hotelesh, agjencish, restorantesh etj.), nga Shqipėria dhe nga Kosova.  Mbase tani qė Kosova u bė edhe zyrtarisht e pavarur, qeveritė tona do tė veprojnė.

 

Por, nuk kemi shpresė se do tė merret ndonjėherė “me kėto vogėlsira”, kryeministri ynė aktual.  Ai ėshtė i zėnė deri nė mani me inaugurime etj.  Besojmė se e patė se deri nė ē’turp arriti, sa t’i rrėmbejė nga dora kryetarit tė Bashkisė Durrės, z. Vangjush Dako, gėrshėrėn e prerjes sė shiritit, kur durrsaku dhe kosovari (kryeministri Thaēi) po inauguronin rrugėn “Pavarėsia e Kosovės” nė Plazhin e Durrėsit.  Nuk kishte punė fare tė furej kryeministri, qoftė se aty ishte i pari, kryetari i Durrėsit, qoftė dhe se rruga qė po inaugurohej, “Pavarėsia e Kosovės”, ka qenė investimi mė i anatemuar nga kryeministri aktual, kur ai ishte nė opozitė.  Mbase kryeministrit iu duk si “i vogėl” kryetari i bashkisė sė Durrėsit, sepse nė bashkitė e Tiranės dhe atė tė Vlorės, nuk guxoi, jo mė tė pėrzihet kur ato u vizituan nga kryeministri Thaēi, por as tė jetė prezent.

 

Qeveritė tona, nė Tiranė dhe nė Prishtinė, duhet tė merren fillimisht me gjėrat mė kryesore dhe mė lehtė tė zgjidhshme.  Zgjatja e sezonit turistik, ėshtė njė prej tyre, e shumė mė kryesore se “ndėrtimi i njė tec-i shtetėror tė pėrbashkėt” (central elektrik me qymyrcentralin e ndėrtojnė mė mirė privatėt sesa shtetet, kurse fillimin e shkollės nuk e caktojnė dot privatėt.