REAGIM

 

Kryeministrit tė Kosovės, z. Hashim Thaēi

Ministrit tė MASHT-it, z. Enver Hoxhaj

Opinionit publik

 

VENDIMI I MASHT-it DISKRIMINON SHQIPTARĖT

 

Siē duket edhe Qeveria Thaēi, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė do ta vazhdojė praktikėn diskriminuese ndaj studentėve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės dhe atyre tė Malit tė Zi,  tė aplikuar qė nga viti akademik 2003-2004.

           

Sipas vendimit tė MASHT-it, nr. 176/01-B, tė datės 20.6.2008, nga Lugina e Preshevės dhe nga Mali i Zi nė Universitetin e Prishtinės nė vitin akademik 2008-2009 do tė pranohen vetėm 306 studentė, tė cilėt nė vendim quhen paturpėsisht “studentė nga rajoni”.

 

Ėshtė ky njė akt absurd diskriminues ndaj shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe shqiptarėve qė jetojnė nė Mal tė Zi, akt i cili do tė ketė (siē ka pasur edhe nė tė kaluarėn) pasoja mjaft tė rėnda pėr kėtė popullatė shqiptare (edhe ashtu shumė tė shtypur nga Serbia e Mali i Zi), si dhe pasoja nė marrėdhėniet nė mes tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

           

Presheva, Bujanoci e Medvegja janė tri komuna tė banuara me shumicė shqiptare, tė cilat padrejtėsisht iu shkėputėn Kosovės. Afėr 100 mijė shqiptarė tė kėtyre komunave, qė nga aneksimi qė iu bėri Serbia, nuk kanė pasur ndonjėherė mundėsi tjetėr tė shkollimit tė lartė nė gjuhėn amtare pėrveē nė Kosovė.

 

Nė kushte pothuajse tė njėjta  ndodhen edhe shqiptarėt nė Malit tė Zi.

Qeveria e Kosovės, respektivisht Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė e Kosovės nuk guxon t’i trajtojė nė kėtė mėnyrė studentėt shqiptarė nga Lugina e Preshevės dhe studentėt shqiptarė nga Mali i Zi!

 

Prandaj:

 

            - Kėrkojmė nga MASHT-i qė pa asnjė vonesė ta rishqyrtojė vendimin e datės 20.6.2008 dhe studentėt shqiptarė qė vijnė nga Lugina e Preshevės dhe nga Mali i Zi tė barazohen me studentėt shqiptarė tė Kosovės;

 

            - Kėrkojmė nga MASHT-i qė publikisht t’i kėrkojė falje popullatės shqiptare tė Luginės sė Preshevės dhe shqiptarėve qė jetojnė nėn Mal tė Zi pėr trajtimin joadekuat tė tyre.

 

 

Prishtinė                                                                                      Lėvizja pėr Bashkim

27.6.2008