Cila Kosovė?

 

Shkruan: Albin KURTI


43 vende nga anė tė ndryshme tė globit e kanė pranuar Kosovėn si vend tė pavarur. Problemi nuk qėndron te premtimi i Hashim Thaēit se do tė na njohin 100 vende pėrgjatė garės sė tyre se kush do tė na pranojė mė parė. Natyrisht qė premtimin e Hashim Thaēit nuk e kemi marrur seriozisht. Problemi qėndron se shteti i Kosovės edhe pas shpalljes sė pavarėsisė nuk ka bazė objektive vendore: nuk konsiston as nė integritetin territorial e as nė disponimin me resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore.

Hyrja nė fuqi e Kushtetutės u bė pėr hir tė ceremonisė solemne dhe jo anasjelltas. Kushtetuta hyri nė fuqi pėr ta vazhduar spektaklin e pas shpalljes sė pavarėsisė pėrmes tė cilit qytetarėt shpėrqendrohen nga mjerimi social dhe stagnimi ekonomik i vendit. Krerėt e institucioneve nė secilėn pamje televizive janė tė rrethuar nga dy gjėra: flamuri i Kosovės dhe diplomatėt ndėrkombėtar. I pari ėshtė aty qė tė krijojė pėrshtypjen se Kosova ėshtė njė dhe e pandarė tamam si harta nė flamur. Kurse tė dytėt janė aty qė tė krijojnė pėrshtypjen se politikanėt kryesor vendas janė tė pandarė nga zyrtarėt e lartė ndėrkombėtar dhe asisoj populli tė mos mundet t’i fajėsojė ata veēmas.


Hyrja nė fuqi e Kushtetutės nuk e bėn mė tė fuqishme Kosovėn. UNMIK-u e ka sqaruar qysh herėt se zbatimi i Kushtetutės ėshtė proces. Kjo do tė thotė qė zbatimi i Kushtetutės do tė jetė selektiv. Aty ku mund tė zbatohet ajo do tė zbatohet, aty ku s’mund tė zbatohet do tė pritet pėr kohė mė tė mira. Ėshtė lehtė e parashikueshme se ku mendohet se do tė mund tė zbatohet Kushtetuta: nė jug tė Ibrit dhe aty ku shqiptarėt janė shumicė. Pėr veriun e Kosovės dhe enklavat serbe vendos Serbia. Pėr ato tashmė s’vlen as Plani i Ahtisaarit qė gjithsesi ėshtė shumė i pafavorshėm pėr Kosovėn. Ban Kimoon pėrmes letrės sė tij dėrguar kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, i bėri atij njė ofertė qė e tejkalon Planin e Ahtisaarit: doganat i mbesin UNMIK-ut, gjykatat bėhen etnikisht tė ndara jo vetėm nėpėr komunat serbe por edhe nė vendbanime mė tė vogla, policia po ashtu e ndarė etnikisht, selia nė Beograd e Kishės Ortodokse Serbe fiton tė drejtėn ekskluzive tė mbrojė e ndėrtojė objektet e saj nė Kosovė, ndėrkohė qė sundimi ndėrkombėtar do tė jetė neutral karshi statusit tė Kosovės (i cili kėsisoj na del se nuk qenka i pėrcaktuar ende)! Por, jo vetėm kaq. Zbatimi i Kushtetutės nė jug tė Ibrit do tė jetė pėr tė keq. Decentralizimi qė sajon 5+1 komuna tė reja me shumicė serbe (pėrveē atyre pesė qė tashmė janė), ‘eksterritorialiteti’ i 45 kishave e manastireve ortodokse (qė marrin mijėra hektarė tokė dhe i vėnė ato nėn kontroll tė Beogradit) janė obligime kushtetuese prioritare. Kėshtu ėshtė paraparė nė Planin e Ahtisaarit i cili ndodhet brenda Kushtetutės por edhe mbi tė – neni 143.1 i saj konfirmon qė nėse ekziston ndonjė kundėrthėnie ndėrmjet Kushtetutės dhe Planit tė Ahtisaarit, vlen kjo e fundit.

 
Pas shpalljes sė pavarėsisė dhe pas hyrjes sė Kushtetutės nė fuqi, nė vend se pavarėsia nominale tė mbushet me substancėn qė quhet sovranitet, ajo po mbushet me pengesa tė pėrhershme pėr atė substancė. Zaten, nėse lexohen me kujdes Plani i Ahtisaarit si dhe letra mė e re e Ban Ki-moon-it, tė dyja kėto shpėrfaqen si pengesa e si mungesa, si kodifikim i asaj qė nuk do ta kemi e jo i asaj qė do ta kemi. Do tė ketė pushtet ndėrkombėtar me fuqi ekzekutive sepse s’do tė kemi sovranitet, do tė kemi polici e gjyqėsi tė ndarė etnikisht sepse s’do tė kemi institucione unike, do tė kemi decentralizim sepse s’do tė kemi integritet territorial, do tė kemi FSK sepse nuk do tė kemi ushtri etj.


Legalisht, Plani i Ahtisaarit ėshtė bėrthama e Kushtetutės sė Kosovės. Mirėpo, politikisht ai ėshtė asgjė mė shumė se pragu i rėnies sė mėtutjeshme. Plani i Ahtisaarit nuk ėshtė plan. Plani i Ahtisaarit ėshtė pragu tw cilin nuk mund ta kalojnė, ėshtė tavani mbi tė cilin nuk mund tė ndodhen institucionet e Kosovės. Ai shenjon zonėn ku ndodhet njė plan qė mungon, njė plan tjetėr qė u mundua ta formėsojė nė vija tė trasha edhe Ban Ki-moon nė ofertėn e tij pėr Boris Tadiqin. Mund tė shkohet nėn Planin e Ahtisaarit, mund tė shkohet mė keq se ai, por jo mbi tė e mė mirė se aq. Nė fakt, pas pranimit tė dokumentit tė Ahtisaarit nga ana e institucioneve tė Kosovės ai dokument praktikisht ra nė ujė. Serbia nuk e pranoi atė dhe negociatat po vazhdojnė nė forma tjera: Gerard Gallucci e Yves de Kermabon koketojnė me strukturat e Serbisė nė Kosovė, kurse Ban Ki-moon ia propozon Boris Tadiqit planin e Slobodan Samarxhiqit pėr ndarje funksionale. Dokumenti i Ahtisaarit ka mbetur veēse qėndrimi i institucioneve tė Kosovės i cili s’mbahet dot meqė ėshtė nė kuadėr tė procesit tė negociatave qė nuk pėrfundojnė. Duke i pranuar kėrkesat e Serbisė, duke i bėrė koncesione asaj, procesi i negociatave me Serbinė nuk u mbyll dhe ai po shkon drejt pėrjetėsimit: Serbia vazhdimisht kėrkon gjithnjė e mė shumė. Dy gjėra kryesore po e mundėsojnė kėtė: nė njėrėn anė Qeveria e Kosovės e cila nuk e ka ndėrmend ta bėjė Kosovėn sovrane – ajo nuk e kupton se shteti ėshtė (edhe) forcė; kurse, nė anėn tjetėr nuk ka shkop ndėrkombėtar pėr Serbinė – s’- ka mė sanksione pėr tė dhe as pėrjashtim tė saj nga organizatat ndėrkombėtare si dikur. Nė deklaratėn e pavarėsisė sė Kosovės tetė herė pėrmendet Ahtisaari dhe vetėm tri here pavarėsia, pėrfshirė kėtu edhe titullin e deklaratės. Dokumenti i Ahtisaarit nė pėrpikmėrinė e tij realisht ka rėnė sepse procesi nuk po mbyllet: institucionet e Kosovės jo vetėm qė e kanė filluar procesin e pazarit me Kosovėn por ato asnjėherė nuk kanė treguar vendosmėri pėr ta mbyllur kėtė proces. Nė rastin mė tė mirė - e qė sėrish ėshtė i keq - do tė na pėrsėritet situata e fundit tė viteve tė ’80-ta: institucionet e Kosovės do tė insistojė nė Planin e Ahtisaarit ashtu siē insistohej dikur nė autonominė e ’74-shit. Fare mirė e dimė tė gjithė se ēfarė pat ndodhur atėherė...


Kosova, shteti mė i ri nė botė, vazhdon tė njihet nga shtete tė reja, pėrsėrisin pėr ēdo ditė politikanėt. Mirėpo, nuk ėshtė saktėsisht e njėjta Kosovė ajo qė po njihet nga vendet e ndryshme. Jemi gjithnjė e mė tė rrudhur territorialisht e mė tė gjymtuar institucionalisht. Atėherė, cila Kosovė ėshtė njohur dhe po njihet? Kosova e cila ėshtė njohur menjėherė pas 17 shkurtit, ajo pas 11 majit, kjo pas 15 qershorit apo ajo qė do tė bėhet nė vjeshtė? Pra, cila nga kėto Kosova ėshtė njohur e po njihet nga vendet e tjera? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Kosova e tanishme – Kosova nė momentin kur unė po e shkruaj kėtė tekst e mė pas Kosova nė momentin kur ju do tė jeni duke e lexuar kėtė tekst. Kosova po ndryshon (pėr tė keq) dhe kjo Kosovė e ndryshuar ėshtė Kosova e njohur. Kurdo e nga kushdo qė tė jetė njohur Kosova bėhet fjalė pėr Kosovėn e tanishme, pėr Kosovėn e atij momenti kur mendohet pėr tė. Rrjedhimisht, krejt varet prej nesh se ēfarė bėjmė me Kosovėn dhe ēfarė lejojmė qė tė tjerėt tė bėjnė me tė. Ajo Kosovė do tė njihet dhe ajo Kosovė do tė jetė Kosova e njohur.


Pavarėsia e Kosovės ėshtė gjithsesi e kotė nėse qytetarėt nuk jetojnė mė mirė, mė lirė dhe mė sigurt pas saj. Pavarėsia nuk matet me pėrmirėsimin e jetės sė politikanėve por tė popullit nė shėrbim tė tė cilit duhet tė jenė ata politikanė. Qytetarėt nuk janė fajtor pėr gjendjen. Fajtor ėshtė pushteti. Ama, qytetarėt janė po ashtu pėrgjegjės. Ata duhet ta pyesin veten se deri kur do tė lejojnė qė heshtja e tyre t’i normalizojė edhe tė kėqijat mė tė jashtėzakonshme. Sa mė parė (kjo pyetje pėr veten tonė), aq mė mirė e mė kollaj (pėr neve dhe brezat tjerė) do tė jetė.