SHTETFORMIMI vs KOMBFORMIMI


Refuzimi i respektimit tė gjuhės standarde ėshtė nė fakt mbulimi i injorancės gjuhėsore si dhe projekt me elemente antikombėtare

Shkruan: Arber Xhaferi


Ideologėt serbė, nė paēin pasur tė tillė nė kuptimin e plotė tė fjalės, shpeshherė nė konferenca, debate, libra flasin pėr fenomenin e shtetformimit, por jo pėr t’a zbėrthyer, analizuar kėtė dhunti tė popujve tė ndryshėm, por pėr t’i anatemuar popujt e tjerė qė mėtojnė tė krijojnė shtetin e tyre. Madje nė kampin socialist, kryesisht nė federatat sllave, nė Bashkimin Sovjetik, nė Jugosllavi, deri diku edhe nė Ēeko-Sllovaki, popujt radhiteshin nė hierarkinė statusore sipas kapaciteteve, aftėsive tė shpifura shtetformuese. Nė fakt, kėto aftėsi trilloheshin pėr tė krijuar njė sistem tė sofistikuar segregues.


Sė kėndejmi tė gjithė popujt sllavė, pa marrė parasysh kapacitetin e tyre, sipas kėtij projekti fitonin statusin e popullit shtetformues qė legjitimonte vendosjen e relacioneve hegjemoniste, koloniale nė shtetin e pėrbashkėt. P.sh. nė Jugosllavi, statusin e popullit shtetformues e gėzonin tė gjithė popujt sllavė, pavarėsisht se nė cilėn republikė apo krahinė autonome jetonin si dhe pėrqindjes sė tyre.


Po kėshtu, edhe nė Bashkimin Sovjetik dhe nė Ēeko-Sllovaki. Nė Sllovaki jeton njė komunitet i madh hungarezėsh josllavė, pra popull i kategorizuar si joshtetformues. Pikėrisht, pėr kėtė shkak Sllovakia refuzon t’a njohė pavarėsinė e Kosovės. Ajo pėrpiqet ta arsyetojė kėtė qėndrim me respektimin e normave ndėrkombėtare, me njė demagogji banale qė torturon intelektin. Ngjashėm sillet edhe Rumania me Moldavinė, tė cilat po ashtu refuzojnė t’a njohin pavarėsinė e Kosovės si pasojė e telasheve tė brendshme: rumunėt me komunitetin e madh hungarez, ndėrkaq moldavėt me okupimin rus tė njė pjese tė territorit tė Transdniestrisė.


Me kategorizimin artificial tė popujve nė shtetformues dhe joshtetformues nė Jugosllavi, jo vetėm qė dhunohej realiteti, por nxitej edhe lufta. Shqiptarėt, qė nė numėr ishin popull i tretė mė i madh nė Jugosllavi dhe hungarezėt si njė komunitet autokton dhe tradita tė larta kulturore, sidomos shtetformuese nė fillim u kategorizuan si pakicė kombėtare dhe pastaj si kombėsi, ndėrkaq popujt e tjerė sllavė, pa identitet historik, si malazezėt dhe maqedonasit kategorizoheshin si kombe.


Burimi i tė gjitha fėrkimeve etnike, kryesisht ndėrmjet shqiptarėve me serbėt, maqedonasit dhe malazezėt ishte ky kategorizim i padrejtė. Kėmbėngulja e shqiptarėve, pikėrisht kapacitetet e tyre shtetformuese nxitėn shpėrbėrjen e Jugosllavisė, duke treguar se kėto kapacitete tė shqiptarėve ngadhėnjyen mbi ato tė sllavėve tė jugut, aq shumė tė pėrfolura dhe tė mitizuara.


Kategorizimi i serbėve si popull shtetformues, pa marrė parasysh pėrqindjen e tyre nė republikat e tjera tė Jugosllavisė shėrbeu si pretekst pėr luftė. Kur kroatėt dhe boshnjakėt shpallėn pavarėsinė nė bazė tė rezultateve tė referendumeve, serbėt pėrmes armatės jugosllave, plotėsisht tė serbizuar, e ngritėn ēėshtjen e statusit shtetformues tė serbėve, pėrkatėsisht idenė se pa pėlqimin e tyre kėto republika nuk mund tė pavarėsohen. Kėshtu filloi rebelimi i serbėve, fillimisht nė Kroaci, pastaj edhe nė Bosnje-Hercegovinė, qė gazetarėt, pėr shkak tė bllokimit primitiv tė rrugėve me drunj e pagėzuan “Balvan revolucija”. Pra, njė skemė qė ishte shpikur pėr t’i segreguar tė tjerėt u shndėrrua nė kurth ku rėnė vetė shpikėsit. Duke parė se dėnglat e tyre pėr Kosovėn, si Jeruzalem serb nuk arritėn tė bindin askėnd, atėherė qeveria e fundit serbe u mundua qė nėpėrmjet turit diplomatik tė hapė njė faqe tė re tė argumentimit, atė tė paaftėsisė sė shqiptarėve pėr tė bėrė shtet. Ata, krahas argumenteve tė vjetra, spikatin fenomenin e korrupsionit, krimit tė organizuar, tė prostuticionit, tė tregtisė me njerėz dhe kohėt e fundit, atė tė tregtisė me organet e robėrve tė luftės.


Argumentet pėr kėto pohime ata i gjejnė edhe nė burimet shqiptare, nė analizat e intelektualėve tė ndryshėm shqiptarė qė ēdo vlerė kombėtare e shpallin si romantizėm anakronik.


Por, sado qė tregohen tė zellshėm nė kėtė drejtim, ata nuk mund tė mbulojnė njė varg faktesh qė i qorrojnė sytė: shqiptarėt, nė dallim nga serbėt nuk e vrasin kryetarin e dikurshėm tė shtetit (Ivan Stamboliqin), nuk vrasin kryeministrin (Zoran Gjingjiqin), nuk vrasin gazetarėt hulumtues (Slavko Ēuruvia), nuk i vrasin ministrat, shefat e policisė, nuk kanė klane tė tipit tė Zemunit etj. Nėse analizohet dhe krahasohet veprimtaria, vendimmarrja e elitės politike tė qeverive tė ndryshme tė Kosovės, tė negociatorėve shqiptarė me sjelljen, jo vetėm tė elitės serbe, por edhe tė asaj maqedonase, malazeze, ēuditėrisht do tė shohim se shqiptarėt i zgjidhin problemet e vėshtira mė kollaj, gjithnjė nė funksion tė ideve tė shtetformėsisė.


Elita kosovare i zhvilloi dhe i pėrfundoi negociatat nė Rambuje, me guxim dhe pėrgjegjėsi mori vendimin pėr transformim e UĒK-sė nė TMK, nė Kosovėn e shtypur me dekada, organizoi pa probleme njė varg zgjedhjesh tė suksesshme demokratike, dhe mė pas nė bisedimet me ndėrmjetėsuesin Ahtisari tregoi sens tė jashtėzakonshėm pėr bashkėrenditje brenda ekipit dhe nė raport me faktorin ndėrkombėtar. Brenda njė afati rekord nxori ligje nė pėrputhje me paketėn e Ahtisarit, pa manifestime dramatike mori vendimin pėr ndryshim tė flamurit dhe tė simboleve tė tjera shtetėrore, me lehtėsi, pa taktizime tė kota, pa zvarritje u pajtua qė t’u jepen serbėve tė drejtat maksimale, tashmė tė shndėrruar nė fetish. Tė gjitha kėto vendime ishin tė rėnda, ngaqė ndėrhynin nė sferėn e identitetit, qenies, traditės historike, kombėtare tė shqiptarėve, e lėndonin atė kontinuitet me tė kaluarėn, me amanetin e tė parėve tė kombit.


Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė aftėsi shtetformuese tė shqiptarėve, duhet krahasuar me atė tė serbėve dhe maqedonasve. Pėr interesa joreale, hegjemoniste nacionale, madje edhe pėr ato partiake, klasa politike serbe arriti ta shformojė Jugosllavinė, qė ishte themeluar me shumė mund, sakrifica dhe ishte zgjidhja mė optimale pėr ēėshtjen serbe.


Nga ana tjetėr maqedonasit, qoftė pėr shkak tė ambicieve joreale, apo mungesės sė kapaciteteve shtetformuese, deri mė tani nuk kanė arritur t’i zgjidhin asnjėrin nga problemet brendshme apo tė jashtme. Ata, ēuditėrisht besojnė se bota do t’a ndryshojė mendjen, do tė lodhet dhe nuk janė nė gjendje tė shohin se dita- ditės, ata vetė janė duke i humbur betejat strategjike, siē ishte ajo e Bukureshtit. Problemet e ngjashme nė Kosovė, pra kėrkesa qė nocioni Kosovė tė mos identifikohet etnikisht u zgjodhėn pa dramatizime, ndėrkaq i njėjti proces nė Maqedoni thellohet gjithnjė e mė shumė saqė bie nė kundėrshtim me realitet dhe tė vėrtetat e pandryshueshme etnike dhe historike. Manifestimi i kapaciteteve shtetformuese tė elitės kosovare ka marrė aq shumė revan, saqė kanė filluar t’i dėmtojnė, t’i zvetėnojnė ato kombformuese.


E gjithė lėvizja politike e shqiptarėve tė Jugosllavisė ka pasur intencė, kod kombėtar: identitetin e pėrbashkėt kombėtar, flamurin, himnin, historinė e pėrbashkėt, festat kombėtare, gjuhėn. Projekti ndėrkombėtar qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet racionalisht, jashtė parametrave nacionalė, ia ka marrė ose thėnė mė mirė ia ka ndaluar Kosovės, pėrkatėsisht shqiptarėve tė gjitha atributet, simbolet kombėtare, pėrvec gjuhės. Elita politike dhe intelektuale kosovare dhe shqiptare nė pėrgjithėsi, me njė pėrqindje tė madhe e pranoi kėtė imponim tė hidhur, vetėm e vetėm tė lirohen nga sundimi serb.
Pas heqjes dorė nga ideja e bashkimit kombėtar, pas pajtimit me idenė qė Kosova tė jetė shtet i pavarur, modern evropian, dekodifikimi nacional i Kosovės ishte i pashmangshėm.


Pas pavarėsimit tė Kosovės, intensifikimit tė rolit tė besimeve nė shoqėritė postkomuniste ka filluar procesi i ripėrkufizimit tė identitetit kombėtar. Ky proces zhvillohet nė mėnyrė tinėzare, ngaqė kundėr tij nuk kundėrvihen projekte tė organizuara kombėtare. Hė pėr hė pėr shqiptarėt i vetmi ind koheziv kombėtar ka mbetur gjuha standarde shqipe. Mirėpo, kohėt e fundit edhe ajo po sulmohet nga njerėz jokompetentė, tė pavetėdijshėm pėr pasojat e veprimeve tė tyre. Siē thotė gjuhėtari dr.Ferid Rustemi gjuha e standardizuar shqipe ka mbet pa zot, veēmas nė Kosovė.


Pas ēlirimit tė Kosovės, pas ekzaltimit tė natyrshėm me idenė e pavarėsisė sė Kosovės janė shtuar zėrat pėr kodifikimin e njė gjuhe tė re, qė do tė ishte bazė pėr krijimin e identitetit tė ri kombėtar, ashtu si ndodhi kryesisht me sllavėt. Pjesa dėrmuese e mediave elektronike kosovare tolerojnė tė folmet lokale nė dėm gjuhės standarde. Ėshtė e habitshme sesi gazetarėt i japin rėndėsi gjuhės standarde angleze dhe sa pak respekt tregojnė ndaj gjuhės standarde shqipe. Ky ėshtė fenomen i ri, qė nuk pėrputhet as me interesin as me pėrcaktimet kombėtare mė tė hershme ose tė sotme tė elitės politike dhe intelektuale kosovare.

Nė kėtė betejė tė rrėnimit tė indit tė vetėm koheziv kombėtar, tė gjuhės standarde shqipe mė tė zėshėm janė sidomos ata qė nuk kanė kompetenca shkencore gjuhėsore, as kapacitete politike vendimmarrėse. Kjo kategori e njerėzve tradicionalisht kanė vuajtur nga sėmundja e egzoglosisė. Pėr ta gjuha shqipe nuk ka qenė asnjėherė e mjaftueshme pėr t’i shprehur mendimet apo mesazhet e tyre “tė thella”. Nė kohėn e Jugosllavisė ata shpeshherė pėrdornin gjuhėn serbe pėr t’i shprehur opinionet e tyre, ndėrkaq sot shėrbehen me anglishten. Argumenti kryesor i tyre kundėr gjuhės standarde ėshtė konstatimi se kjo gjuhė ėshtė imponuar nga sfera e politikės duke mos ditur faktin elementar se ēdo gjuhė standarde dhe e kodifikuar ėshtė projekt politik qė quhet planifikim gjuhėsor. Ēdo popull modern nė botė pėr ta rritur kohezionin e brendshėm dhe pėr ta lehtėsuar komunikimin e ndėrsjellė e standardizon gjuhėn, nė pėrputhje me interesin kombėtar dhe pėrmes vendimmarrjes politike. Popujt mė modernė tė botės kanė arritur t’i standardizojnė gjuhėt e tyre duke filluar nga anglishtja, gjermanishtja, italishtja, frengjishtja, spanjishtja, pėrfunduar me greqishten dhe hebraishten. Kėta popuj, ndonėse jetojnė nė katėr anėt e botės, ndonėse kanė tė folme tė ndryshme, dallime tė mėdha kulturore, megjithatė kanė arritur qė ta imponojnė pėrdorimin e gjuhės standarde nė administratė, nė mediume dhe nė sfera tė tjera publike. Nė kėtė mėnyrė kėto kultura kanė krijuar njė strumbullar tė pėrbashkėt, qė e forcon identitetin e tyre kombėtar.


Refuzimi i respektimit tė gjuhės standarde ėshtė nė fakt mbulimi i injorancės gjuhėsore si dhe projekt me elemente antikombėtare.

Popujt modernė, anglezėt, francezėt, gjermanėt, hungarezėt etj, kanė krijuar komisione shtetėrore, qė kontrollojnė procesin e planifikimit gjuhėsor, procesin e depėrtimit tė huazimeve dhe tė zhvillimit gjuhėsor nė pėrgjithėsi. Nga ky pėrcaktim bėn pėrjashtim vetėm bota sllave, e cila nė funksion tė ekspansionizmit ka zbatuar procesin e disperzionit gjuhėsor, krijimin e kombeve me veēori artificiale gjuhėsore, saqė janė krijuar konteste tė ndryshme, siē ėshtė rasti ndėrmjet bullgarishtes dhe maqedonishtes. Nga aspekti gjuhėsor, ēdo dialekt, ēdo e folur mund tė kodifikohet dhe tė standardizohet. Kjo varet nga pėrcaktimet politike dhe kombėtare. Nė Kosovė ekzistojnė tendenca tė ndrojtura pėr njė aventurė tė kėtillė qė nuk pėrkon me traditėn, interesat dhe pėrcaktimet e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės. Fatmirėsisht, nė Maqedoni ku shqiptarėt janė tė liruar nga idetė, projektet shtetformuese, tendenca tė kėtilla nuk ekzistojnė. Nė kushtetutėn e Maqedonisė shqiptarėt janė tė kategorizuar si pjesė e popullit shqiptar, kėshtu qė ata vazhdojnė t’a ndjekin me fanatizėm rrugėn e kombformimit. Nė mediumet elektronike shqiptare nė Maqedoni nuk vėrehen fare tendencat pėr mosrespektim tė gjuhės standarde shqipe. Madje, ėshtė arritur qė nė Maqedoni zyrtarisht tė festohen datat historike tė rėndėsishme pėr shqiptarėt, siē ėshtė 22 Nėntori dita e miratimit tė alfabetit tė sotėm tė gjuhės shqipe. Procesi i shtetformėsisė nė Kosovė duhet tė ketė njė limit tė caktuar qė parandalon dėmtimin e mėtejshėm tė vlerave kombformuese. Ka ardhur koha qė pėrdorimi i gjuhės unike, standarde shqipe tė mbrohet me ligj, tė formohen komisione shtetėrore qė do t’a mbikėqyrin zbatimin e tij. Ėshtė momenti i fundit qė Kuvendi i Kosovės, ai i Shqipėrisė t’i dalin zot gjuhės standarde shqipe, indit tė vetėm koheziv kombėtar. Kėtė gjithsesi do ta bėjė edhe Sobrania e Maqedonisė...