Abdyl Frashėri nė Lidhjen e Prizrenit
Shkruan :
prof. Kristo Frashėri
Historia e Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit, ėshtė e lidhur aq ngushtė, me emrin e Abdyl Frashėrit,
sa qė kur shqiptojmė emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit
frashėrlli. Nė tė vėrtetė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nuk e themeloi Abdyl
Frashėri, dhe askush tjetėr, nga ata qė morėn pjesė nė mbledhjen historike tė
Prizrenit, mė 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit e themeloi, e
ēimentoi dhe e pėrjetėsoi Rilindja Kombėtare Shqiptare, mė saktė, vrulli
patriotik i shtresave tė gjera shqiptare, tė cilat iu pėrgjigjen kushtrimit qė
erdhi nga ndėrgjegjja historike, pėr tė kundėrshtuar rrezikun e copėtimit tė
trojeve amtare dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė realizuar tė drejtat kombėtare,
ashtu siē i kishin fituar kombėsitė e tjera tė Gadishullit Ballkanik.
Abdyl Frashėri, ka meritėn e madhe se ishte i pari ndėr tė parėt intelektualė
qė perceptoi madje e parashikoi rrezikun pėr Kombin shqiptar, qė sillte me
vete, kriza lindore e viteve shtatėdhjetė, shek. XIX. Siē dihet, krizėn lindore
tė viteve shtatėdhjetė, e provokoi Rusia Cariste, nė interes tė lakmive tė saj
ekspansioniste, pėr tė mbisunduar nė Gadishullin Ballkanik dhe pėr tė dalė nė
ujėrat e ngrohta tė Detit Mesdhe.
Jo vetėm Abdyl Frashėri, por tė gjithė faktorėt politikė shqiptarė, ishin tė
bindur, se me fitoren e armėve Ruse, Shqipėria jo vetėm nuk do tė fitonte asnjė
tė drejtė kombėtare, por ēishte mė e keqja, trojet e saj pasi tė shkėputeshin
nga Perandoria Osmane, do tė copėtoheshin midis monarkive ballkanike aleate tė
Rusisė. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftė, mė 23 Prill 1877,
Perandorisė Osmane, mbarė qarqet politike-shqiptare u vunė nė lėvizje. Por
qėndrimi qė ato mbajtėn, kur filloi lufta, nuk ishte i njėjtė. Pashallarėt
shqiptarė, qė gėzonin mjaft influencė politike nė krahinat e tyre, vendosėn tė
prisnin, pėr tė parė, se nga do tė anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej
tyre, vrapuan sė bashku me forcat lokale luftarake, nė frontin e luftės, nė
ndihmė tė ushtrisė Osmane, kundėr ushtrive Ruse. Pėrkundrazi Abdyl Frashėri, sė
bashku me njė grup patriotėsh demokratė, e kuptuan se kishte trokitur ora e
aksionit ēlirimtar, pavarėsisht se kush do ta fitonte luftėn: Rusia apo Turqia.
Me kėtė rast, Abdyl Frashėri, shpalosi njė platformė tė re politike dhe
ideologjike, pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, e cila nė fillim pati pak
pėrkrahės, por shumė shpejt, atė e pėrqafuan shtresat e gjera tė popullit.
Platforma qė hartoi Abdyl Frashėri i kundėrvihej platformės qė pėrpunuan qarqet
Sulltaniste tė Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetėm
shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare dhe krahinore dhe synonte
mbrojtjen e interesave Kombėtare tė Shqipėrisė. E dyta, ajo e Sulltanistėve u
drejtohej myslimanėve tė kombeve tė ndryshme tė Ballkanit dhe synonte mbrojtjen
e kufijve tė Perandorisė Osmane nė Evropėn Juglindore. Platforma e
Sulltanistėve, qe tepėr e rrezikshme pėr interesat kombėtare shqiptare. Sė pari
ajo, se nuk e shtronte fare ēėshtjen e kombėsisė shqiptare si subjekt i tė
drejtave kombėtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarėt myslimanė, si
pjesėtarė tė kombėsisė islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarėt tė
luftonin pėr tė qėndruar edhe nė tė ardhmen nėn zgjedhėn shekullore Osmane, dhe
e fundit, e thellonte edhe mė tej pėrēarjen e shqiptarėve tė besimeve tė
ndryshme. Pėrkundrazi, platforma e Abdyl Frashėrit, ishte ndėrtuar mbi
ideologjinė e Rilindjes Kombėtare, nė pėrshtatje me kushtet e brendshme dhe tė
jashtme tė Shqipėrisė. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar
i Janinės, nė maj tė vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbėshtetej
mbi katėr pilastra.
Platforma, mund tė kuptohet, po tė kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore,
Shqipėria ndodhej prej katėr shekujsh, nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane, se
ajo nuk gėzonte asnjė nga tė drejtat kombėtare, tė shpallura nė shek. XIX, se
shqiptarėt e besimeve tė ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesėtarė tė njė
kombėsie tė vetme, se krerėt e krahinave tė ndryshme, ishin nė rivalitet me
njėri-tjetrin, se nė arenėn ndėrkombėtare, shqiptarėt shiheshin nga fuqitė e
mėdha me syrin e njerkės, se monarkitė fqinje ballkanike kishin lidhur
marrėveshje pėr copėtimin, nė favor tė tyre, tė trojeve tė saj, dhe mė nė fund
se miratimi i platformės Sulltaniste islamike, do ta komprometonte mė keq,
pozitėn e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr tė kapėrcyer situatėn e
ndėrlikuar, tė brendshme dhe tė jashtme, Abdyl Frashėri kėrkonte nė radhė tė
parė bashkimin e tė gjitha rrėkeve tė rezistencės shqiptare, nė frontin e madh
tė lėvizjes kombėtare dhe realizimin e tij, nėpėrmjet traditave tė lashta
shqiptare, tė besėlidhjeve krahinore, pėr tė arritur nė besėlidhjen kombėtare.
E dyta; nė frontin e pėrbashkėt, tė merrnin pjesė tė gjithė shqiptarėt,
pavarėsisht nga dallimet fetare dhe krahinore pėr tė vepruar si njė komb i
vetėm dhe pėr tė dėshmuar ekzistencėn e tij, si njė komb i lashtė. E treta;
besėlidhja shqiptare, tė veēohej nga Administrata Perandorake, tė pajisej me
atribute pushtetore, me administratė dhe ushtri tė veēantė dhe tė luftonte, jo
pėr kufijtė e Perandorisė Osmane por vetėm pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare. E
katėrta; tė shtronte si synim politik, bashkimin e mbarė trojeve shqiptare, tė
shpėrndara nė atė kohė nė katėr vilajete tė Ballkanit Perėndimor Vilajete tė
Kosovės, Shkodrės, Manastirit dhe Janinės, - nė njė vilajet tė vetėm, me emrin
Vilajeti i Shqipėrisė, i cili, do tė shndėrrohej nė kushtet e favorshme, nė
njė shtet autonom ose tė pavarur shqiptar. Me realizimin e kėtyre, katėr
parimeve, Komiteti Kombėtar i Stambollit, i cili u krijua nė dhjetor tė vitit
1877, nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, kishte besim se do ta thyente, qėndrimin
prej njerke, tė diplomacisė Evropiane, ndaj ēėshtjes shqiptare, dhe se do ta
realizonte mė nė fund aspiratėn e madhe tė Rilindjes Kombėtare krijimin e
shtetit shqiptar tė pavarur. Disfata qė pėsoi Perandoria Osmane nga ushtritė
Ruse dhe nėnshkrimi prej saj mė 3 mars 1878, i traktatit tė Shėn Stefanit, me
tė cilin parashihej copėtimi i trojeve shqiptare, nė favor tė tre shteteve
sllave tė Ballkanit, e ngriti peshė mbarė opinionin publik shqiptar. Nė
rrethanat e kėtij shqetėsimi tė pėrditshėm, platforma e hartuar, nga Abdyl
Frashėri, e cila tani mbante vulėn e Komitetit Kombėtar tė Stambollit, nė kėto
rrethana u pėrqafua edhe nga mjaft pjesėtarė tė qarqeve feudale shqiptare.
Megjithatė, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nėnshktrua. Ballafaqimi i dy
platformave, vazhdoi gjatė gjithė pranverės sė vitit 1878.
Veprimtaria qė zhvilloi Abdyl Frashėri, gjatė asaj pranvere, ka qenė e
jashtėzakonshme. Asnjė nga personalitetet politike tė botės shqiptare, nuk na
ka lėnė gjurmė, nė fushėn e shkrimeve si Abdyl Frashėri. Ne kemi sot nė dorė,
njė varg shkrimesh, tė botuara brenda dhe jashtė Perandorisė Osmane, shkrime nė
frėngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmė dhe tė shkrimeve shqip, por pėr fat
tė keq kanė humbur), tė cilat trajtojnė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė gjithė
diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janė
shkrime qė tregojnė kulturėn e gjerė tė kėtij Rilindėsi tė madh; thellėsinė e
admirueshme tė mendimit tė tij, patriotizmin e rrallė tė veprimeve tė tij, tė
cilat tregojnė se ky Frashėrlli i madh, shkoi nė Kuvendin Kombėtar tė
Prizrenit, mė 10 Qershor 1878, me njė pėrgatitje politike, me njė qartėsi
ideologjike dhe me njė militantizėm tė begatshėm e tė pasur si askush tjetėr.
Siē dihet, mė 10 Qershor 1878, nė Prizren nė kryeqendrėn e Vilajetit tė
atėhershėm tė Kosovės, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar
Iliaz Pashė Dibrėn, kurse Abdyl Frashėri, u ngarkua me funksionin e
pėrgjegjėsit, pėr punėt e jashtme. Nė bazė tė detyrės qė mori pėrsipėr, Abdyli
u nis menjėherė nė Berlin, nė krye tė delegacionit shqiptar, pėr ti
parashtruar Kongresit tė Fuqive tė Mėdha, qė u hap mė 13 Qershor 1878,
peticionin me tė cilin kėrkohej respektimi i tė drejtave kombėtare tė
shqiptarėve nė radhė tė parė paprekshmėrinė e trojeve tė tyre amtare.
Ndėrkohė, u vu re se qarqet Sulltaniste tė Stambollit, nuk kishin hequr dorė
nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre nė Kuvendin e Prizrenit
erdhėn edhe delegatė tė popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, tė
cilėt me pėrkrahjen e shefave tė Administratės Perandorake dhe me premtimin e
ndihmave qė do tė jepte Porta e Lartė, mundėn tė bindnin shumicėn e delegatėve
tė Kuvendit, tė miratonin mė 16 Qershor 1878, njė statut me germė dhe me frymė
islamike. Statuti me titullin Karar-name (libri i vendimeve), pėrmblidhej nė
tre parime: Organizata qė u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por
Xhemijet islamik (komitet islamik), merrte pėrsipėr tė luftonte pėr mbrojtjen
e mbarė kufijve tė Perandorisė Osmane dhe se myslimanėt e Gadishullit Ballkanik,
nuk do tė ndaheshin kurrė nga Sulltani.
Karar-name-ja, shkaktoi ashtu siē pritej, kundėrshtimin e zjarrtė tė qarqeve
patriotike shqiptare. Me sa dimė, tė parėt qė reaguan, qenė delegatėt
Shkodranė, tė cilėt morėn porosi nga komiteti i tyre krahinor, tė mos e
nėnshkruanin statutin, madje as tė merrnin pjesė nė Organizatėn e Prizrenit, nė
rast se ajo nuk do tė hiqte dorė nga programi i saj islamik. Nė fakt, si pasojė
e kėtij kundėrshtimi tė pėrgjithshėm, mė 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur
edhe delegatėt nga viset e tjera tė Shqipėrisė, pėrfshirė edhe delegacionin e
kryesuar nga Abdyl Frashėri, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes, e hodhi poshtė
Karar-namė-nė. Nė vend tė saj, Kuvendi miratoi njė program tė ri, me frymė
thellėsisht kombėtare, njė statut i ngjashėm, me platformėn e Abdyl Frashėrit.
Nė vėshtrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit,
nė shinat e Rilindjes Kombėtare. Pėr kėtė arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit,
korri sukseset e saj historike nė tė tri drejtimet e mėdha tė Lėvizjes
Rilindėse: i detyroi Fuqitė e Mėdha tė hiqnin dorė, disa herė nga vendimet e
tyre tė padrejta, pėr e shqiptarėt, veē kėsaj i detyroi kancelaritė e tyre, qė
tani e tutje tė kishin parasysh ēėshtjen shqiptare, si subjekt i tė drejtave
kombėtare. Sė dyti, e tronditi qė nga themelet pushtetin shekullor Osman nė
Shqipėri, duke shpejtuar, tatėpjetėn e sundimit tė saj shekullor, nė viset
shqiptare. E treta: e ēimentoi bashkimin e mbarė shqiptarėve, pavarėsisht nga
pėrkatėsia shoqėrore, fetare dhe krahinore, rreth synimit pėrfundimtar tė
fitores sė Pavarėsisė Kombėtare dhe krijimit tė Shtetit tė Pavarur.
Vendin kryesor, si ideolog i kėtyre tre fronteve kryesore tė Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit, e zė pa dyshim, Abdyl Frashėri. Kjo ėshtė arsyeja pėrse emri i
kėtij Frashėrlliu tė madh, i cili nuk qe asnjėherė kryetar i Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit, ėshtė i lidhur ngushtė me historinė e saj.