Me pavarėsi tė rrejshme kundėr bashkimit kombėtar

 

Shkruan : Abdullah Prapashtica

 

Dokumentet konfidenciale diplomatike flasin pėr njė Propozim i cili ju drejtohet disa qendrave botėrore  e i cili u   hartuar nga Nd. Ministri i Jashtėm i Qeverisė sė Greqisė ku bėhet fjalė pėr njė komplot i cili  ka pasur pėr qellim zhdukjen e Republikės sė Shqipėrisė. Ky Dokument ėshtė shkruar ne Athine nė vitin 1949 dhe nė atė kohė  ka qen objekt trajtimi i Diplomacive  dhe Shtabeve Madhore ushtarake tė Italisė, Jugosllavisė, Francės, Anglisė dhe SHBA. Greqia  e ka bėrė kėtė pasi i ka pas tė njohura apetitet e Beogradit pėr dalje nė Detin Adriatik, apetitet e Romės pėr tė marr bregdetin shqiptar nė pronėsi tė  Italisė si dhe alergjinė e Fuqive tė vjetra ndaj pranisė islamike nė Evropė, edhe pse kjo, sa ju pėrket shqiptarėve,  nuk ka qen e vėrtetė asnjėherė!

 

Nė kėtė Propozim grek nuk do tė isha thirr tani po mos tė ishte pėrputhe njė ngjarje  e lidhur me kėtė Dokument qė ndodhi gjatė vitit 1997 pas shpėrthimit tė anarkisė sė pėrgjakshme qė u nxitė me njė fenomen tė quajtur PIRAMIDAT E MASHTRIMIT, dhe po mos te ishte pėrputhje me disa procese aktuale sot kundėr Kombit e Atdheut ton!

 

Fenomeni i PIRAMIDAVE TĖ  MASHTRIMIT ishte njė komplot-model i importuat nga Amerika Latine dhe pėr qėllim kishte  shpėrthimin e njė kryengritje kundėr qeverisė,  kryeministri i  sė cilės nė njė takim me homologėt e vet  tė Evropės tė mbajtur  pak para kėtyre ngjarjeve tragjike  nė Zvicėr, ua kujtoi atyre se Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet sovran,  gjė atyre fare nuk ju pėlqeu.

 

Nė momentin kur shpėrtheu kryengritja anarkiste e vitit 1997 pėr njė moment dikush i hodhi tė gjitha urat nė lumin Shkumbin nė ajėr  dhe Shqipėria u nda nė dysh! Pikėrisht, ndarja e Shqipėrisė  mes Greqisė dhe Jugosllavisė nė rrjedhjen e lumit Shkumbin ishte paraparė nė Propozimin  e Nd. Ministrit tė Jashtėm grek nė vitin 1949, prandaj edhe e fillova kėtė rrėfim me kėtė Dokument. Diplomati grek i propozon edhe disa variante tjera pėr copėtimin e Shqipėrisė, por nė praktikė e pamė duke u realizuar kėtė variant nė vitin 1997!

 

Pa hyrė nė hollėsi nė letėrkėmbimin  mes 1949-1953 qė ėshtė zhvilluar nė relacion Athinė, Beograd, Romė, Paris, Londėr Uashington unė do tė ndalėm nė njė deklaratė e cila nė atė kohė vjen  nga Shtabi Madhor i Ushtrisė tė SHBA me tė cilin Athinės dhe Beogradit i bėhet me dije se ...nėse Greqia dhe Jugosllavia  ndėrmarrin ndonjė aksion ushtarak pėr ndarjen e Shqipėrisė pa dijen e SHBA, Republika e Shqipėrisė do tė kėtė tė drejtėn qė tė organizon mbrojtjen dhe kundėrsulmin ndaj Athinės dhe Beogradit...!

 

Nėse kjo ndodhė nė marrėveshje me SHBA, atėherė SHBA kėrkojnė qė nė tė dy anėt e lumit Shkumbin nė gjerėsi prej 10 Mileve nė secilėn anė, gjatė gjithė gjatėsisė sė rrjedhjes sė Shkumbinit tė mbete Zone e SHBA-ve...

(tani kjo Zonė quhet :Korridori tetė)!  Pra, po tė vepronte Greqia dhe Jugosllavia kundėr Shqipėrisė pa marrėveshje me  SHBA, Amerika do te behej nė anėn e Shqipėrisė!

 

Por, pas shumė analizave diplomatike, politike e ushtarake  kėto qarqe vinė nė pėrfundim se ēdo sulėm ushtarak ndaj  Republikės sė Shqipėrisė, nė kėtė kohė, pėr agresorin mund tė shndėrrohet nė njė varrė tė vėrtete ku do tė vriten shumė ushtar dhe nė fund nuk ėshtė e sigurt se a do tė arrihet okupimi  i Shqipėrisė apo jo. Sepse  si than vet ata: ... rreth PPSH dhe rreth Enver Hoxhės ėshtė i bashkuar i tėrė populli, ndėrsa opozita ėshtė tepėr e dobėt qė tė arrin tė organizoi ndonjė rebelim...!

 

Prandaj ata morrin vendim ...qė kjo ndėrmarrje tė shtyhet pėr mė vonė kur tė krijohen kushte mė tė volitshme brenda Shqipėrisė...!  Dhe vėrtet kėto kushte tė volitshme filluan tė krijohen vetėm pas vdekjes sė Enver Hoxhės.

 

Kjo edhe me tė vėrtet ndodhi! Pas vdekjes sė Enver Hoxhės  filluan tė dobėsohen resurset politike dhe ato dobėsi i reflektuan nė resurset ekonomike dhe sociale gjė qė solli deri te humbja e besimit nė udhėheqje dhe deri te  tensionet e brendshme. Nė tė njėjtėn kohė edhe nė tė gjitha ish vendet e bllokut lindor po zhvillohej procesi i  dekompozimit tė autoriteti i  forcave  pseudosocialiste. Revolucioni paqėsor nė ish RD tė Gjermanisė dhe  rėnja e Murit tė Berlinit u bė mostėr pėr vendet tjera ish socialiste pėr  ti pėrmbysur qeveritė e veta. Ky proces po zhvillohej po ashtu edhe nė Republikėn e Shqipėrisė . PPSH po e humbte autoritetin nė mėnyrė rapide nė  popull! Por nė Shqipėri po fillonte rrėnimi njė pushteti akoma pa pas alternativė pėr zėvendėsimin e ti tė suksesshėm. Ky ishte rast ideal pėr shtetet fqinjė. Jugosllavia vet ishte mbėrthye nga kriza e Kosovės. Italia u ballafaqua me valėt e refugjatėve shqiptar dhe kaloi menjėherė nė veprim. Ndėrsa Greqia ju kthye planeve tė veta  tė vjetra tė vitit 1949.

 

Plani grek pėr demolimin e zhdukjen e  Shqipėrisė si shtet u aktualizua brenda BE. Por, ato nuk kishin guxim qė tė ndėrhyjnė ushtarakisht pėrderisa nė Republikėn e Shqipėrisė tė ekzistonin institucionet shtetėrore si ishin Administrata Shtetėrore, Gjykatat, Policia dhe ato i brengoste mė sė shumti Ushtria e Republikės sė Shqipėrisė dhe armatimi i saj. Sepse  nė rast tė ndonjė rreziku tė jashtėm kėto forca mund tė bashkoheshin dhe ti ju  kundėrviheshin ēdo agresori. Nė kėtė raste  edhe emigracioni shqiptar mund te ishte shumė i rrezikshėm pėr agresorėt.

 

Prandaj  sa mė parė duheshin reforma pėr shpėrbėrjen e kuadrit tė oficereve dhe pėr shkatėrrimin e armatimit tė ushtrisė shqiptare. Pėr kėto arsye, nga Qeveria e Tiranės kėrkoheshin reforma nė tė gjitha kėto drejtime si dhe krijimi i sa mė shumė partive politike. Nuk kishte rėndėsi pse ato  parti nuk kishin kur far profili politikė, ekonomik apo ideologjik sepse ndarja nė parti nuk kishte lidhje me demokraci por kishte vetėm njė funksion  funksionin e pėrēarjeve sa mė tė thella  tė brendshme mes shqiptarėve!

 

Do tė e shohim se  me vonė po ky recetė u pėrdor edhe nė tė gjitha viset Shqiptare nėn sundimin e Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi! Forcat e vjetra tė Evropės  tė nxitura nga  Greqia  gjatė gjithė kohės  po tentojnė qė brenda shqiptarėve tė krijojnė njė krah FATAH  dhe njė krah HAMAS qė luftojnė mes veti! Kjo ndodhi  nė vitin 1997 pėrmes tė PIRAMIDAVE TĖ MASHTRIMIT. Kjo ndodhi kur nė rrugė agjenturore u krijua FARKU pėr tė ju kundėrvėr UĒK. Kjo ndodhu kur nė Kosovėn e tėrėsishme pas lufte, por pa u ZGJEDHUR QESHTHA E STATUSIT u krijuan Partitė Politike  si PIRAMIDA POLTIKE TĖ MASHTIRIMIT, pa kur far profili, qė mes shqiptarėve tė ketė luftė pėr pushtet, dhe qė Kosovės ti imponohet njė status kundėr vullnetit tė vet. Kjo po provohet edhe tani pas shpalljes sė pavarėsisė sė rrejshme duke provuar qė tė ndahet kombi nė shqiptar e kosovar qė mohohen reciprokisht!

 

Me kėto reforma dhe me kėto parti politike do tė fundosej  esenca e Shtetit Shqiptar dhe Republika e Shqipėrisė  formalisht do tė numėrohej si shtet por nė tė vėrtet do tė ishe njė Krahinė Autonome e BE me tė cilėn do tė qeveriste Greqia dhe Italia, nė radhė tė parė dhe mė pastaj edhe Brukseli si pushtet qendror i Perandorisė Globaliste tė BE. Kjo do tė ndodhte edhe me viset tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė!

 

Procesin e demolimit dhe tė shkatėrrimit tė Republikės sė Shqipėrisė kėto forca mendonin tė e pėrfundonin me  1997 me  PIRAMIDAT E MASHTRIMIT dhe me rebelimin e planifikuar i cili do ti shkatėrronte tėra institucionet e shtetit duke e pėrfshi edhe vet Ushtrinė e Republikės sė Shqipėrisė! Kjo do tė mundėsonte ndėrhyrjen ushtarake tė Greqisė dhe tė Italisė dhe krijimin e njė pushteti klasik kuisling nė Shqipėri.  Mu pėr kėtė qėllim fluturuan nė ajėr tė gjitha urat nė lumin Shkumbin pėrnjėherė  njė natė nė vitin 1997! Kush e ndėrmori kėtė aksion tė sinkronizuar  nė tė gjitha urat nė  lumin e Shkumbinit? Po ju kujtoj njė fakt. Nė vitin 1997 vetėm njėra nga Ambasadat e huaja ne Tiranė i kishte 2600 nėpunės tė vet  tė angazhuar nė Shqipėri. Numri i personelit tė  Ambasadave tjera  po ashtu ishte shumė i vogėl! Ata nuk kishin hapur as njė fabrikė apo ndonjė ndėrmarrje ekonomike, por merreshin vetėm me punė agjenturore nėpėr gjithė Shqipėrinė pa i pėrcjell dhe pa i penguar askush. Derisa partitė politike merreshin me sharje tė njėra tjetrės, agjenturat e huaja po ja venin flakėn atdheut ton kudo!

 

Por, nė vitin 1997 njė grusht burrash e grash shqiptare u ngritėn mbi anarkinė dhe  derisa qeveria demokratike  qė e kishte futur kokėn nė rėrė dhe  qė akoma nuk ishte kthjellur prej zgjidhjeve tė misave dhe tė pisave qė organizoheshin nga ana e pronarėve horra tė Piramidave, ata e krijuan QEVERIN E SHPETIMIT KOMBĖTAR, dhe vėrtet e shpėtuan Shqipėrinė nga fundosja si pas skenarit grek tė 1949!

 

Por, tregimi nuk mbaron kėtu!

 

Sepse derisa  qeveria demokratike qė e pėrgjaku  Shqipėrinė nė vitin 1990 dhe qė e pėrgjaku Shqipėrinė edhe me vitin 1997 si edhe qė e pėrgjaku Shqipėrinė edhe nė Gėrdecin e 2008, nė atė kohė me zell vazhdonte tė e shkatėrronte Ushtrinė Shqiptare dhe armatimin e saj me reformat e veta, Kosova po e krijonte UĒK e cila po ngritej mbi hirin e Ushtrisė sė Republikės sė  Shqipėrisė. Derisa armiqtė e Shqipėrisė po punonin intensivisht nė  shkatėrrimin e Ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė armatimit tė saj, UĒK po shtrihej nė tė gjitha viset e Shqipėrisė natyrale dhe jo vetėm se po i grumbullonte  armėt e Ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė qė kishin dal nga depot gjatė shpėrthimit tė anarkisė tė 1997, por po blinte edhe armė moderne nga e gjithė Bota pėr tu pėrgatitur pėr luftė kundėr sundimit kolonialė Serb, Malazez e Maqedon!

 

Dalja e UĒK nė skenė e shqetėsoi edhe Athinėn e Beogradin edhe Parisin, Moskėn e Brukselin. Brukseli nė vitin 1998 i dha dy herė leje Millosheviqit pėr tė likuiduar UĒK, me shpresė se Beogradi do tė ia arrin ndaljen e zhvillimit  e hovshėm tė UĒK. Millosheviqi i dėrgoi hordatė e veta nė Kosovė, por ato nė vend se tė ballafaqohen me UĒK, masakruan  disa familje tė tėra shqiptare gjė qė ndikoi edhe me shumė nė zgjerimin e UĒK.

 

UĒK-ja  po zgjerohej me shpejtėsi aq tė madhe sa u paraqit rreziku qė ajo tė shndėrrohet nė Ushtri Kombėtare Shqiptare  e tė shtrihej nė tė gjitha viset etnike  shqiptare nė Ballkan, nga e cila mė sė shumit kishte frikė vet Greqia. Nėse do tė ndodhte qė nga UĒK-ja  tė lindte Ushtria Kombėtare Shqiptare , krijimin e Shtetit  Unik Shqiptar  mė nuk do tė mund tė e ndalte askush. Pėr tė e ndal kėtė proces u organizua Konferenca e Rambujesė nė 1999. Mikja e vjetėr e Greqisė dhe Serbisė, Franca edhe njėherė do tė e ndal zhvillimin  pėrpara tė procesit tė zgjedhjes sė Ēėshtjes Shqiptare nė Ballkan!

 

Derisa UĒK-ja ishte nėn drejtimin politik tė LPK dhe tė Adem Demaqit, atė nuk kishte mundėsi askush tė e ndante nga vija e luftės dhe tė e sillte nė  tavolinat e bisedimeve, para se tė arrihej lira.

 

Prandaj, pėrmes tė kanaleve agjenturore diplomatike u nxorėn disa kuadro nga LDK-ja dhe u imponuan pran Drejtorisė Politike tė UĒK pėr tė e shty kreun e UĒK qė tė rrėshqas  nė frymėn kapitullante e pacifiste qė e ndiqte vet LDK gjatė gjithė kohės, nė politikėn e vet suberezive e sabotuese autonomiste!  Kėto kuadro ranė aq poshtė sa pranuan edhe kufijtė ndėrkombėtar qė e ndanin atdheun tonė nė 6 shtete si  edhe qėndrimin e Kosovės nėn sundimin kolonial tė Serbisė me njė autonomi substanciale!

 

Franca ia arriti qė pėr kėtė projekt tė e  i bind edhe SHBA e Anglinė dhe sė bashku me vendet tjera e krijuan Grupin e Kontaktit 5+1. Por, fal frikės sė Millosheviqit pėr lėkurėn e vet, Serbia nuk e nėnshkroi atė marrėveshje!

 

Nė vitin 1998 Serbia po niste luftėn e katėrt  me Kosovėn pas atyre nė Slloveni, Kroaci e Bosnje e Hercegovinė. Vet brenda Serbisė dhe nė brendėsi tė Ushtrisė jugosllave  po vlonte dhe nė ēdo qasė mes serbėve mund tė shpėrthente njė luftė e pėrgjakshme pėr plaēkat e luftės dhe pėr padrejtėsitė e brendshme. Serbisė po i kėrcohej njė shkatėrrim i brendshėm. Greqia e dinte se po ndodhi qė UĒK tė ngadhėnje mbi Ushtrinė serbe i vjen radha luftės nė Ēamėri dhe atėherė mė nuk do tė kishte forcė tė ndalte krijimin e Shtetit Unik Shqiptar nė Ballkan! Vullnetarėt Shqiptar qė po vinin nga e gjithė Bota nė UĒK derisa nga Ushtria Serbe po vinin gjithnjė e mė shpesh lajme pėr dezertime masive nga vijat e frontit, ishin lajme ogurzeza pėr Greqinė!

 

Nė Konferencėn e Rambujesė duhej tė ndalej ky proces dhe tė fillon njė procese i ri pėr fuqizimin e ndarjes dhe pėr njė ri copėtim tė ri tė Kosovės! Kur kėsaj nuk ju pėrgjigj Millosheviqi erdhi deri te Rezoluta e 1244, pėrmes sė cilės u bė pėrpjekje qė tė rigjenerohet sovraniteti kolonial i Serbisė mbi Kosovėn qendrore. Por, kur kjo rrezikoi shpėrthimin e kryengritjes sė re tė Kosovės, atėherė erdhi deri te shpallja e pavarėsisė tė rrejshme tė Kosovės pėrmes tė cilės  dėshirohet tė pengohet bashkimi kombėtar! Nė shėrbim tė kėti koncepti i krijua Plani i Ahtisarit nga i cili doli Kushtetuta, Ligjet, Stema, Flamuri dhe Himni i Ahtisarit.

 

Nė kėtė sarkazė gjendet  Kosova dhe i gjithė Kombi Shqiptar sot. Por, nėse shqiptarėt nuk pranojnė kėtė pėrēarje tė re nė fatah  e nė hamas, tėra kėto komplote do tė dėshtojnė me turp!

 

Unė personalisht besoj se  shqiptarėt kurrė nuk do tė ndahen  ne fatah e nė hamas, sepse kurrė nuk ka ndodh as nuk ka me ndodh qė shqiptarėt tė vriten mes veti pėr karrika tė pushtetit tė sundimit tė huaj. Pėrkundrazi, shqiptarėt i kanė fal edhe gjaqet dhe janė bashkuar nė luftė kundėr sundimeve tė huaj dhe kėtė sundimtarėt e  huaj duhet ta dinė !