Pushtete pėrmbys

 

Shkruan : Ēerēiz Loloēi

 

Pėrplasja mė e re e Presidenti tė Republikės Bamir Topi me Kuvendin e Shqipėrisė tė prirė nga Jozefina Topalli mė pak se sa bllokim i veprimtarisė sė Gjykatės sė Lartė flet mė sė pari pėr vazhdimin e marrėzive politike tė drejtuesve mė tė lartė tė insitucioneve shqiptare si edhe pėr mungesėn e njė vizioni tė qartė pėr reformimin e sistemit tė drejtėsisė.

 

Rrėzimi i pesė kandidaturave tė Presidencės (kompetencė e drejtpėrdrejtė e kėtij institucioni, ndėrsa parlamenti voton vetėm e thjesht politikisht), nuk do tė thotė aspak se ėshtė rrėzuar vetė Presidenti.

Tė tilla rrėzime kanė ndodhur edhe me ish presidentė tė tjerė, pavarėsisht se spiker i Kuvendit mund tė ketė qenė Arbnori, Gjinushi, Dokle apo Pėllumbi dhe presidentė nė detyrė kanė qenė Berisha, Meidani apo Moisiu. Por edhe nga kjo procedurė e rėndomtė nuk mund tė mos vėsh re protagonizmin e panevojshėm tė vetė presidentit, tė kryeparlamentares, tė kryeqeveritarit dhe tė shumė krerėve tė tjerė, pėrfshi edhe tė atyre tė opozitės Natyrisht kanė qenė tė rralla rrėzimet dhe keqkuptimet kur kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti i kanė pėrkitur njė force politike (siē janė aktualisht tė Partisė Demokratike: Berisha, Topalli dhe Topi), por nė rastin mė tė freskėt tė tre drejtuesit e institucioneve sillen sikur kėto tė mos jenė organe kushtetuese, sikur tė mos kenė rregulla e procedura pėr tė adminsitruar pushtetet dhe postet respektive.

 

Presidenti i Republikės, pasi ėshtė gjendur pėrballė rrėzimit tė pesė kandidaturave dhe pasi ka marrė bekimin e dy ambasadorėve, ka ngritur njė komision tė posaēėm juristėsh pėr tė selektuar pesė gjyqtarė tė tjerė qė do tė shkojnė nė gjykatėn e nivelit mė tė lartė. Kryeministri i prekur nga moskonsultimi prej presidencės duket se do tė ruajė sėrish tė njėjtin qėndrim, pra rrėzimin pėr herė tė dytė, ndėrsa Jozefina Topalli do tė vazhdojė t’i mbajė kandidaturat e reja nė kasafortat e komisoneve parlamentare dhe do tė bėjė grafikun e “sėmundjeve” tė saj si dhe tė Fatos Bejės.

 

Ndėrkohė edhe opozita qė nuk mbetet pas kėsaj farse, ajo do tė vazhdojė tė mbrojė kandidaturat e reja dhe zotin Bamir pėr aktin e pritshėm nga mazhoranca parlamentare. Situatė mė komike vėshtirė se mund ta gjeje nė njė vend tjetėr, qoftė fqinj apo mė gjerė!

 

As Bamir Topi, as Jozefina Topalli, as Sali Berisha dhe as Edi Rama duket se nuk dalin dot nga ky qark i mbyllur: propozim dhe rrėzim kandidaturash, teksa do tė duhej tė ndėrmerrnin njė refomė tė thellė nė drejtėsi, pėrfshi edhe reformimin e Gjykatės sė Lartė.

 

Nuk ėshtė sekret tė thuhet se reformat e deritanishme, mė pak se sa pėrpjekje pėr t’iu pėrshtatur standarteve tė NATO-s apo tė Bashkimit Europian, kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė thjesht dhe vetėm vende tė reja pune pėr maxhoranca qė kėmbehen njė herė nė katėr vjet. Nė kėtė kuptim duket e vjetėr dhe e  tejpėrdorur pozita dhe opozita, staf-shpurat e tė gjitha insitucioneve, teksa rreth 60 pėr qind e shqiptarėve ka kohė qė rri larg kutive tė votimit dhe qė parlajmėron njė braktisje masive nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 2009-ės.