Zjarrit
po nuk i fryve, nuk ndizet
Nuk ia vlen aq shumė tė hapet njė debat shqiptarė-kosovarė, shumė
ngacmues, po nė kėtė mė shtyri shakaxhiu shume i madh (ironiku dhe kunjaxhiu)
kur e mėrzit ndokush (u bėka "bishė si ariu"
)
shoku Halil Matoshi
Shkruan : Agim Vuniqi
Shteti i ri i Kosovės ka tė gjitha shanset tė
jetė njė ngjarje e mirė dhe e vazhduar sepse ka nė fokus bashkėkohėsinė, dhe
afrimin e qytetarėve tė saj me botėn dhe, e gjithė kjo do tė pėrfshijė edhe
vlerat lokale. Nė Kosovė njerėzit dėgjojnė muzikė "live", por
dėgjojnė edhe ligjėratat "live" tė liderėve, jo pėr tė parė diēka tė
re, por ngase janė kuriozė pėr tė dėgjuar ndonjė risi. Kėshtu qė ēdo lajm i ri
pėr tė mirė po bėhet durim-pritje dhe shpresė se sė shpejti pas hyrjes nė fuqi
tė kushtetutės do tė kurorėzohet pavarėsia e njėmendėt, nė tėrė territorin e
saj, hėė kėtu ėshtė paksa nė zgripsė qeveria. Eshtė e vėrtetė se askush nuk
donte tė fliste mirė pėr qeveritė e mėparshme ngase do tė binte nė nivelin e
hajnive tė tyre, akoma mė keq, nė Kosovė pėrflitej se qytetarėt merren me
politikė ndėrsa ministrat me hajni. Eshtė rritur shpresa qė "tė mos na
ndodhė i njejti proces" i cili u mbyll sepse eks-ministrat ishin tė mangėt
pėr tė emancipuar idetė. Ata vepronin shumė "under the table" dhe
mendonin pak. Tash si duket synohet tė mbahet i hapur debati pėr zyrtarėt, por
edhe audiencėn. Sa pėr atė le tė shpresojmė qė propaganda tė veprojė mė me
inteligjencė se deri mė tash. Shetitjet e shpeshta nga njėri vend nė tjetrin
(me imazhe tė plazheve ekzotike me gjasė nuk po pėrsėriten), por ėshtė njė
kujdes paksa i tepruar qė pėr ēdo tabelė tė vendosur nėpėr rrugė tė gjendet aty
kryeministri, apo zyrtarė tė tjerė, ata po kujdesen qė shpesh tė jenė nė TV, nė
bibliotekė, dhe aty t'i kenė tė ekspozuara veprat e tyre, pėr t'i studjuar apo
komentuar. Eshtė ky njė shtrembėrim i keq i pushtetit se atyre nuk u duhet aq
shumė tė ekspozohen se kanė shumė punė tė tjera mė tė rėndėsishme, ata duhet tė
kuptojnė se nuk janė "pop star", fundja teleshiquesit pėrcjellin
kanalet e jashtme televizive dhe shumė pak aty takojnė fytyrat publike, ngase
qytetarėve u takon tė flasin pėr ta. Nė kėtė kuptim, ringjallja e kujtimeve
ėshtė njė sfidė pėr ata qė kanė nė duar financat dhe shanset pėr ta mos lėnė nė
harresė tėra premtimet, qė duhet tė mbeten me plotė kuptim.
Nuk ėshtė e vetmja risi kushtetuta dhe hyrja
nė fuqi e saj mė 15 qershor, ėshtė mė tepėr debati i vėrshuar nė faqet e
gazetave pėr kombin e ri, atė kosovar. Nuk e di si polli kėshtu ky marifet qė
ėshtė ba objekt studimi i shumė intelektualėve lokal, sigurisht qė kjo fazė
eksperimentale do tė kalojė me kohė. Edhe Jugosllavia pėrpiqej vazhdimisht tė
ndėrtoj kombin e ri jugosllav, por fatkeqėsisht ata qė e pranuan edhe pėsuan mė
sė keqi, boshnjakėt, kjo mbase ata nuk e kishin tė qartė domethėnjen e
identitetit. Tė tėra luftat qė shpėrthyen nė Jugosllavi, ishin tė ngacmuara dhe
tė egėrsuara mu pėr shkak tė identitetit dhe tė dallimeve kulturore, pėr atė
edhe plasi lufta ngase kombi mė i madh pėrpiqej t'i mbajė nėn sundim tė tjerėt.
Ish-Jugosllavia u zhytė nė luftėra dhe u pėrmbysė nė pshtjellimė duke garuar
pėr deklarim tė sovranitetit, ērregullimet (rrėmuja) rreth kufijėve tė pa
rregulluar dhe beteja tė pėrgjakshme pėr tė dėshmuar kush sundon mbi ēka.
Serbia pretendonte tė rriste territorin duke shfrytzuar rezervat federale dhe
APJ-nė pėr qėllime ekspansioniste. Koncepti serb pėr kombin dhe shtetin kishte
domethėnie jo vetėm kolonialiste por shumė mė tepėr, asgjėsim i potencialit
njerėzor shkatėrrim i pasurisė sė paluajtėshme tė joserbėve, qė kishte
karakteristikat e njė politike fashiste dhe tė gjenocidit, qė kishte si qėllim
aty ku ka serb ėshtė shtet serb. Kjo politikė shfarosėse e kasapit tė Ballkanit
Millosheviqit (njė monstrum qė vdiq turpėsisht, nė dhomėn e burgut nė Hag) u dėnua
dhe ndėshkua nga komuniteti ndėrkombėtarė, duke e detyruar Serbinė qė tė
kapitulojė. Realisht fusha e re e konfliktit territorial ėshtė shuar pas
pranimit tė realitetit tė ri tė Kosovės sė pavarur
Pas shpalljes sė pavarėsisė janė bė shumė tė
theksuara polarizimet shqiptar-kosovar, dhe atė pa asnjė pėrpjekje pėr tė
kuptuar se pavarėsia ishte produkt i angazhimit dhe pėrpjekjeve tė gjithė
shqiptarėve tė cilėt jetonin sė bashku nė ish-Jugosllavi, dhe procesi i
pavarėsimit ndodhi pas shpėrbėrjes sė kėsaj krijese artificiale. Nuk ia vlen aq
shumė tė hapet njė debat i tillė shumė ngacmues, po nė kėtė mė shtyri shakaxhiu
shume i madh (Ironiku dhe kunjaxhiu) kur e mėrzit ndokush (u bėka bishė si ariu
) shoku Halil Matoshi. Pas kaq shumė vitesh
"udhėheqėsi" (fatkeqėsisht qė nuk u votua) "i fjalės sė
lirė", nuk ndjehet mirė kur tė tjerėt thonė pėr shkrimet e tija ndonjė
fjalė. Zbutu pak o burrė i dheut, ndaj prano edhe tė tjerėt tė japin mendimin e
tyre se na bėne tė qoroditemi me kėto ide tė marra. Pajtohem me atė se ka
ndodhur njė gjė e madhe pas luftės, ėshtė i pranueshėm edhe fakti se vendi
ndodhet pėrpara ngjarjeve tė mėdha, tė jetėsimit tė shtetit, por nuk ka
ndryshuar gjė me kombin, as me identitetin kombėtar, edhe pėrkundėr tendencave
tė ashpėrsuara pėr ē'orientim kombėtarė. Poashtu pa asnjė dyshim politika ka
nevojė pėr njė atmosferė tė re, tjetėr nga ajo qė ka qenė deri mė tash, pėr njė
ndryshim tė madh tė mentaliteteve tė fosilizuara nga koha, pėr pėrpjekje tė
pėrbashkėta integruese drejt BE-sė dhe NATO-s. Por pėrtej llafeve tė bukura pėr
shtetin, me shumė tė drejtė, njerėzit mund tė pyesin: A do tė kemi pas kėsaj mė
shumė drejtėsi, punė, ujė, drita e mirėqenie materiale dhe mė pak korrupsion,
apo pozita do tė vėrtitė ftesėn pėr t'i kėrkuar popullit, nė emėr tė interesave
mė tė lart tė shtetit, rikonfirmimin e pushtetit tė vet, edhe poqėse nuk ka
pėrmbushur gjė nga premtimet e dhėna. Deri kėtu nė rregull, sepse partiakėve
dhe militantėve iu pėlqejnė fjalėt bukur tė folura ose tė shkruara, por mė vonė
do tė bėhen bajate.
Nuk ka ndodhur ende qė ndonjė komb tjetėr tė
qes nė treg vlerat e veta kulturore dhe gjuhėsore, dhe tė riformėsohet si njė
komb i ri. ėshtė ky njė keqkuptim nė moskuptimin e
dallimit komb dhe shtet, ngase kjo mė tepėr ka elemente tė reformave
paternaliste nė politikė. Kombet dhe shtetet nė dukje janė tė ngjashme, por nuk
janė, dhe veēantia ėshtė shumė mė tepėr se akademike thjeshtė shtetet qeverisin
territorin pa kufizime. Ato kanė ligjet, tatimet, monetėn, shėrbimet postale,
policinė dhe si zakonisht armatėn. Ato bėjnė luftėrat, negociojnė marrėveshjet,
fusin njėrėzitė nė burgje dhe rregullojnė jetėn nė mėnyra tė ndryshme. Ato kanė
tė drejtėn e sovranitetit brenda territorit, njė formė ekskluzive e
juridiksionit. Kombet si kontrast janė grupe njerėzish qė deklarojnė lidhje tė
pėrbashkėta si gjuha, kultura dhe identiteti historik. Benedict Andersen i quan
"imagined communities" komunitete tė imagjinuara. Disa grupe qė
pretendojnė pėr tu bėrė kombe kanė shtetin e vet. Tė tjerėt duan shtetin por
nuk e kanė si psh. tibetianėt, ēeēenėt,
palestinezėt... Disa nuk duan shtetin amė por pretendojnė dhe kėnaqen me
autonomi. Sioux-it janė komb brenda dhe jashtė kufijėve tė SHBA-sė, katalanasit
brenda Spanjės, dhe skocezėt brenda Britanisė. Tė gjitha kėto kombe kanė
territorin e veēantė, tė drejtat, ligjet dhe kulturėn por jo shtetėsinė. Disa
"kombe tė imagjinuara" janė mė tė mėdha se sa kufinjtė e shteteve,
ngase janė tė shtrirė nė disa shtete. Kombi arab pėrfshihet nė mė shumė se
dhjetėra shtete, kurse kombi kurd shtrihet nė sipėrfaqe tė mėdha toke nė katėr
shtete. Mund tė jenė diferenca tė theksuara lidhur me legjitimitetin e shteteve
dhe kombeve, brenda dhe jashtė territorit. Kombet mund tė jenė komunitete tė
imagjinuara "imaniged communities, por nuk janė tė imagjinuara nė mėnyrė
tė njėjtė, nga tė gjithė. Sumica e njerėzve supozojnė qė kombet shtet janė tė
fiksuara dhe tė pėrhershme, tė formuara gjatė proceseve evolutive nė pjesėn mė
tė madhe tė globit. Por aktualisht janė nė fluks konstant, ndėrsa kufijtė e
shteteve janė ndėrruar zakonisht me luftėra, negociata, me arbitrazhe por edhe
duke shitur territorin me para (Rusia shiti Alaskėn SHBA-sė, psh.).
Veēantia e Kosovės ėshtė se Kosova kishte
legjitimitetin e brendshėm tė pranuar ndėrkombėtarisht, ngase ajo kishte
territorin dhe kufijtė politikė, ndėrsa shqiptarėt si shumicė dominante kishin
tė drejtėn e vetos kushtetuese, gjatė shpėrbėrjes "paqesore" tė
ish-Jugosllavisė, dhe kufijtė e saj detyrimisht ishin edhe kufijė tė jashtėm,
ngase lufta legjitimojė tė drejtėn e shqiptarėve pėr shtetėsi si shumicė
dominante shtetėformuese dhe tė njohjes diplomatike "Diplomatic
Recognition" tė institucioneve demokratike tė Kosovės dhe shtetit tė
Kosovės