GJENERALI
NUK KA KUJT TI SHKRUAJ !?
Shkruan: Mehmet
BISLIMI
Kaloi njė muaj e ca qė
Gjeneral Sami Lushtaku po dergjet nė burgun e Dubravės! Vetė fakti qė dėnohet
njė Gjeneral dhe njė Kryetar Komune tė bėn tė shtrosh disa pyetje tė cilat
shikuar nga kėndi shumė dimensional bėjnė qė tė zbrazėsh tėrė mllefin e
arsyeshėm mbi kėtė veprim i cili denigron ligjin dhe drejtėsinė nė
legjislaturėn e re tė Kosovės dhe atė
deri nė banalitet, madje prodhimi i insinuatave tė tilla konfliktuoze
nga administrata e UNMIK-ut, nuk pėrkon as pėr sė afėrmi me standardet e
ligjeve bashkėkohore evropiane.
Qė nga dita e
arrestimit tė Kryetarit tė Komunės sė Skėnderajt, zotit Lushtaku (8 maj 2008) e
deri mė sot, nuk iu qasa ndonjė shkrimi pėr faktin e thjeshtė, duke besuar
bindshėm se administrata ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė aq e vetėdijshme sa qė
tė mos gdhendė nė kėmbėn e saj!, dhe me kohė do tė pėrmirėsoi gabimin e saj,
duke e lėnė tė lirė Kryetarin e Komunės sė Skenderajt. I bindur se kjo
administratė po vepron pėr tė implementuar ligjin dhe drejtėsinė, zhvillimin
ekonomik e njerėzor, sigurinė qytetare dhe atė minoritare. Kisha njė besim tė
plotė se e tėra kjo do tė finalizohej me sinqeritetin dhe punėn e
jashtėzakonshme tė zotit Lushtaku i cili me autoritetin e tij moral e politik
kishte arritur qė tė qėndrojė vertikalisht si nė rrethana lufte, po ashtu edhe
nė rrethana paqe. Samiu nė luftė, me shembullin e tij tė pėrkushtuar prej
luftėtari tė lirisė, kishte vu jetėn e tij nė shėrbim tė lirisė sė vlerave
universale dhe kombėtare. Samiu ėshtė njė figurė e virtytshme dhe kėtė e ka
argumentuar sa e sa herė bindshėm me sjelljet e tij prej njė Gjenerali dhe
Komunari tė shkėlqyer. I pėrkushtuar, i disiplinuar, i pėrgjegjshėm ndaj
qytetarėve dhe punės sė tij, i palodhshėm dhe mbi tė gjitha i vendosur qė Komunėn
e Skenderajt ta shpijė drejt zhvillimit dhe progresit ekonomik.
Mirėpo, ky besim dhe
shpresat e mia, por edhe tė qytetarėve tė Skenderajt e mė gjerė, tentuan tė
trazoheshin nga administrata e UNMIK-ut, kur mori hapin naiv dhe gdhendi nė
kėmbėn e vet!, duke dėnuar njė udhėheqės tė njė Komune zgjedhur bindshėm me
votėn e lirė tė popullit! Kjo do tė thotė: dėnim i votės sė lirė tė popullit,
dėnim tė ardhmėrisė sė njė Komune, dėnim tė zhvillimit tė saj ekonomik,
politik, etik, goditje ligjit dhe drejtėsisė! Mė kėtė hap, kjo administratė
edhe njė herė (pėr tė satėn herė) tregoi arbitraritetin e saj tė pabazė, tregoi
paaftėsinė dhe naivitetin e saj pėr tė avancuar ligjin dhe drejtėsinė, apo
mosdashjen e saj qė ti kontribuojė shtetit tė brishtė tė Kosovės. Burgosja e
njė komunari, do tė thotė stopimi i investimeve atje, kjo bartė me vete;
ngritjen e urrejtjes dhe zbrazja e mllefit atje, shpėrthimin e revoltės nga
qytetarėt e ndrydhur nga varfėria e skajshme dhe mbase mbi kėtė bazė UNMIK-u ka
menduar qė tė veprojė pėr tė krijuar probleme mbi tė cilat do tė zgjaste kohėn
e veprimit tė jetės sė vet luksoze nė Kosovė! Ndryshe zbatimi i dėnimit tė
Gjeneral Lushtakut sot ka mundur tė harrohet.
Nga ndonjė analist tė
cilėt i nxjerr pa pėrtesė me kėtė kualifikim televizioni publik i Kosovės, u
tha se kryetari i Komunės nuk ka imunitet, por harroi tė analizohet nga ky
analist se pėr tė futur nė burg Sami Lushtakun ka pasur mundėsi ta bėjė qė
disa vite dhe tė mos presė fitoren nė zgjedhje pėr krye tė Komunės sė Skenderajt.
Analisti harron tė analizojė edhe tendencėn e UNMIK-ut qė tė shtiret edhe mė
i fuqishėm se vota e qytetarėve tė Kosovės dhe tė zgjedhurit e saj i fut dhe i
nxjerr prej burgut kur ti teket pėrfaqėsuesit tė padronit tė Kullės sė Qelqtė
tė Nju Jorkut! Ndryshe, ia lė qytetarit tė thjeshtė qė tė ndajė drejtėsinė mes
rastit tė Milan Ivanoviqit i cili plagosi me granatė dore mbi 20 paqeruajtės
Polak nė Mitrovicė dhe pėr kėtė u dėnua qė tė jetė udhėheqės i njė subjekti
politik atje dhe mes veprės sė Gjeneral Lushtakut qė pengoi njė zyrtarė
ndėrkombėtar dhe sot vuan dėnim me burg tė Dubravės, ky pra ėshtė shkopi i
drejtėsisė dhe ligjit ndėrkombėtar tė UNMIK-ut!...
UNMIK- gjuajti nė kohė
tė pakohė me qėllime tė caktuara?!
Ndryshe Gjenaral Lushtakun qė nė fillim e kishte shpallur nė kėrkim pushteti
millosheviqian nėn akuzėn e pėrpiluar nga Gjyqtarja Danica Marinkoviq qė nė
tetor tė 1996-tė, ku kėrkohej koka e tij dhe e shokėve tė tij nė mesin e tė
cilėve edhe koka e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe e kryeministrit tė
sotėm tė Republikės sė Kosovės, zotit Hashim Thaēi!
Kronologjikisht
ndjekja e Gjeneral Lushtakut rodhi kėshtu:
- Gjyqtarja serbe Danica Marinkoviq mė 1996,
shpalli fletėarrest pėr Sami Lushtakun.
- Lushtaku, atėbotė dėnohet nga drejtėsia
serbe me shumė vite burg (nė mungesė).
- Pėrjashtohet nga radhėt e TMK-sė nė korrik tė
vitit 2001 me njė arsyetimin absurd.
- Arrestohet dhe mbahet pėr 10 ditė i burgosur
nė muajin prill 2004.
- Rrethohet fshati Prekaz, nė veēanti lagjja
Lushtakaj, ku me ekskavator gėrmohet kopshti i
Gjeneral Lushtakut, nė mėnyrėn mė brutale dhe mė tė neveritshme nga
forcat e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut. Deri mė sot asnjė sqarim nuk ėshtė dhėnė ēka
gjetėn apo mė mirė se ēka kėrkuan nė oborrin e gjeneralit, njė lagje e tėrė nė
shtetrrethim!?
- 8 maj 2008,
arrestohet Gjenerali, tani nė pozitėn e Kryetarit tė Komunės sė Skenderajt?!
Ky veprim i
administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut pėr kėto gati 10 vite nė Kosovė, vetėm
sa ia ka zėnė frymėn ligjit dhe progresit tonė. Pėr mė shumė, ky veprim sikur
tregon fare hapur e mė kėmbėngulje njė disponim shumė armiqėsor kundėr
pjesėtarėve tė radhėve Ēlirimtare tė Kosovės e nė veēanti kundėr bartėsve tė
kėtyre proceseve. Kjo politikė diskriminuese, vetėm sa thellon hendekun politik
tė veprimit mes kėsaj administrate dhe popullit tonė liridashės. Pse hapa tė
tillė nuk u bėnė ndaj kriminelėve dhe pjesėtarėve tė makinės vrastare serbe qė
nė Kosovė me vite bėnė me mijėra e mijėra vdekje, krime dhe gjendocid mbi
shqiptarėt. Jo ata u lanė tė lirė nė Kosovė madje edhe tė ruajnė organizimin e
tyre politik nė veri tė Kosovės. Ndryshe si mund tė shpjegohet fakti ose pse
deri mė sot nuk u arrestuan:
- Milan Ivanoviq i
cili me bombė plagosi mbi 20 paqėruarės Polak?!
- Kush u arrestua pėr vrasjen e njė polici
ndėrkombėtarė nė Albanik (Zubin Potok)?
- Kush u arrestua pėr
vrasjen e policit shqiptarė nė Lumbardh? Fshat ky afėr Milloshevės, shih mė
kėtė rast serbi vrasės i policit shqiptar, kishte shkuar drejt e te Tadiqi nė
Beograd?
- Kush u arrestua nga
serbet pėr vrasjen e paqeruajtėsit ukrainas mė 2008?
- Kush u arrestua nga
policėt e kontingjentit rumun qė vranė dy tė rinj shqiptarė nė pikė tė ditės mu
nė mes tė Prishtinės?
- Kush u arrestua pėr
vrasjen e shqiptarit nė mėnyrėn mė kriminale (me kmesė) nė Gojebulė tė
Vushtrrisė, vrasėsi serb,
- Ku janė tė
arrestuarit: Njė policė vrasės egjiptian qė vrau nė Pejė Violetė Berbatin?
- Ku po vuan dėnimi
polici pakistanez i cili kishte abuzuar seksualisht minoret rome?
- Ku po vuan dėnimi
trashaluci qė Kosovės i rroi 4 milion euro e shumė tė tjerė?...
Me tė drejtė shtrohet
pyetja nga ana e qytetarėve tanė, se tė gjitha kėto veprime tė bėjnė tė
dyshosh: nė mos vallė Kosova ėshtė bėrė arenė interesash e makutėrisė politike
tė ndėrkombėtarėve tė cilėt u zhytėn nė llumin e interesave tė ulėta
individuale? Nė Kosovė sot apo thėnė mė sė buti, deri dje njė pjesė nga stafi i
ndėrkombėtarėve, duke qenė beqarė iu nxorėn bojėn kabareve dhe punėve tė ndyra
tė imoralitetit. Njė pjesė tjetėr doli se ishte e lidhur pas ish ministra
vendorė tė korruptuar, qė padyshim tė dy palėt sė bashku mbushėn strajcat e
tyre tė zdralta me lekė si nė kopsht tė babės. Disa vodhėn vetė e ashiqare nga
4 milionė e mė shumė euro, disa Galuqė tė tjerė u pozicionuan hapur pėr ndarje
tė Kosovės nė dobi tė agresorit serb, disa bėnė sehir etj. Pra, shtrohet
pyetja: Ku ėshtė ky ligji i ndėrkombėtarėve nė kėto raste, ku janė tė
arrestuarit, apo tė dėnuarit pėr kėto vepra. A ka burg nė Kosovė qė duhet tiu
hapen dyert pėr punėtorėt dhe bashkėpunėtorėt e UNMIK-ut qė meritojnė qelitė e
burgut pėr fajet e tyre qė kanė bėrė nė Kosovė?! UNMIK-u pse nuk vepron njėjtė
pėr tė gjithė, apo mos ėshtė nė pyetje ligji dhe Maliqi?!...
Gjenerali nuk ka kujt
ti shkruaj! Dhe kjo nuk ēon shumė peshė pėr drejtėsinė ndėrkombėtare, pasi qė
UNMIK-u, ka gjetur zgjedhjen - pėr tė gjitha kėto tė pabėra, dėnimin dhe
haraēin e padrejtėsive tė tyre po e lanė me nam sot Gjenerali dhe Kryetari i
njė Komune zoti Sami Lushtaku!
21 qershor 2008