PSE PO VEPROHET KĖSHTU…

 

Shkruan : Milazim MUSTAFA 

 

Maqedonia si njė shtet multietnik akoma nuk e ka kuptuar esencėn e kohabitacionit ndėretnik si shtyllė kryesore e mbijetesės dhe zhvillimit tė saj.


Derisa tė gjithė mendonim se pas periudhės sė 2001-shit dhe reformave kushtetuese tė 2002-shit, shumica e problemeve qė ekzistonin mė parė janė shuar dhe se nuk do tė pėrsėriten. Sė paku mundoheshim tė mendonim se pala maqedone e ka kuptuar leksionin e 2001-shit dhe se nuk do tė gabojė qė t'i pėrsėrit hapat qė sollėn deri te konflikti i armatosur.

 

Mirėpo nuk po del ashtu.


Tė gjithė e dimė se njė ndėr ēėshtjet esenciale pėr zhvillimin e njė shteti ėshtė arsimimi i popullatės sė vet. Problemi dhe pengesa e arsimimit tė shqiptarėve qė jetojnė nė Maqedoni ėshtė njė histori mė vete. Ne gjithmonė ėshtė dashur qė tė jemi kurbetēarė tė dijes. Gjithmonė vendi nė tė cilin jetojmė ka qenė njerkė pėr neve nė aspektin e furnizimit me dituri. Ne ėshtė dashur tė pėrjetojmė sakrifica tė mėdha deri sa ta mbarojmė njė shkollė tė mesme e pėr fakultete, kjo ishte njė luks qė shteti vet e dinte dhe kontrollonte se kush duhet ta kishte nė shumicėn e rasteve.

    

Pengesa pėr hapjen e paraleleve shqipe nė shkollat e mesme solli demonstrata dhe pakėnaqėsi nė anėn e shqiptarėve, e pastaj burgosje tė panumėrta e shumė vjeēare pėr  shqiptarėt e Maqedonisė. E gjithė kjo pėr tė drejta elementare – shkollim nė gjuhė amtare. Hapja e Akademisė pedagogjike solli protesta masive nga pala  maqedone, qė mes tjerash kėrkonte edhe "dhoma gazi pėr shqiptarėt". Neve akoma na rrinė para syve kur nė shkollat tona ku ne mbanim mėsimet jashtė dėgjoheshin parullat "vdekje pėr shqiptarėt", "dhoma gazi pėr shqiptarėt", "vetėm shqiptari i vdekur ėshtė shqiptarė i mirė", mandej edhe karikaturat ku vizatoheshin "ikse" tė mėdha para shqiptarit me libėr nė dorė, demek nuk duam shqiptarė tė arsimuar. Kėto ishin nė tė kaluarėn tonė tė afėrt. Nė nuk duam qė t'i ngjallim kėto kujtime, por veē deshėm t'i pėrmendim sa pėr tė arritur deri te esenca e kėtij shkrimi. Edhe kjo kaloi. Erdhi koha e Universitetit tė Tetovės. Forca tė mėdha tė armatosura penguan me dhunė hapjen e njė universiteti i cili buronte nga nevoja elementare e njė kombi pėr edukim dhe arsimim nė gjuhėn e vet. U deshtė tė bien dėshmorė edhe pėr kėtė rast. Sikur pėr secilėn kėrkesė tjetėr tė shqiptarėve nė Maqedoni, fillimisht tė derdhet gjaku, tė sakrifikohet e pastaj ajo tė arrihet nė mėnyrė gjysmake apo jo tė plotė.


Kėto tė gjitha ishin tė kaluara.


Falė Zotit nė sot kemi shkolla fillore dhe tė mesme nė gjuhėn tonė amtare. Kemi edhe Universitete nė gjuhėn shqipe, mirėpo pala maqedone akoma vuan nga komplekse tė cilat nuk duhet t'i ketė pasur kurrė. Edhe nė ditė tė sodit, kur qytetarėt e vet, kėrkojnė qė tė shkollohen nėpėr shkolla tė cilat po ky shtet ia u ka bėrė obligim, kėta privohen duke kufizuar hapjen apo shtimin e njė apo dy paraleleve shqipe pėr mėsim nė disa prej shkollave tė mesme profesionale. Rasti i vendimeve qė po i sjelli komuna e Shkupit si dhe Ministria e Arsimit kur akoma kemi ministrin shqiptarė ėshtė njė shembull i paparė. Diēka qė askush nuk e ka pritur. Sikur dikush akoma po frikohet nga arsimimi i shqiptarėve.


Nė vend se ky interesim i madh i semi-maturantėve tė pėrshėndetet dhe stimulohet nga institucionet pėrkatėse dhe tė merren iniciativa pėr pėrmirėsimin e kushteve tė tyre nėpėr shkollat e mesme qė nė shumė vende janė nė kushte katastrofave, nė ditė tė sodit sillen vendime pėr mos hapjen apo edhe mbylljen e paraleleve ekzistuese nė gjuhėn shqipe. Kjo me tė vėrtetė ėshtė brengosėse dhe ēėshtje shumė e ndjeshme. Nė po kėto paralele shqipe, nxėnėsit shqiptarėt janė tė grumbulluar nga 40 deri nė 50 nxėnės vetėm pėr t'i ikur kėtij problemi (numrit tė kufizuar tė paraleleve) dhe mos mbetjes nė rrugė tė nxėnėsve qė meritojnė shkollim dhe arsimim, nė tė njėjtėn kohė paralelet maqedone edhe pse me nga 15 e 20 nxėnės mbesin tė tilla dhe nė mėnyrė shumė komode vazhdojnė punėn e tyre.


Kjo arsimofobi apo shqiptarofobi e palės maqedone edhe njėherė po tregon se sa vizionarė dhe sa transparentė janė nė udhėheqjen e shtetit.


Tė gjorėt akoma mendojnė se tė drejtat qė u jepen shqiptarėve donė tė thotė zvogėlim i tė drejtave dhe privilegjeve tė tyre. Apo mė falni, tė drejtat qė i marrin shqiptarėt, se fjala jepen apo jap, te kėta nuk ekziston, se neve asnjė e drejtė nuk na ėshtė dhėnė si rezultat i vullnetit tė mirė, por tė gjitha janė arritur me sakrifica shumė tė shtrenjta.


Kjo edhe njėherė, pa dashjen tonė na e rikujton tė kaluarėn. Na e rikujton periudhėn e shekullit tė kaluar, edhe pėrkundėr asaj qė ne po mundohemi sa mė shumė qė mos ta kujtojmė. Kjo edhe njėherė na dėshmon se inteligjenca dhe udhėheqėsia maqedone aspak nuk ka evoluar nė aspektin e zhvillimit tė njė shteti multietnik.