Shqiptarėt
nė trojet etnike dhe integrimet Euro-Atlantike
Shkruan: Mexhid YVEJSI
Nė jetėn publike shqiptare nuk ka fjalė qė
pėrdoret mė shpesh se fjala Integrim. Nė jetėn publike shqiptare nuk ka fjalė
qė shpėrdoret mė shumė se fjala Integrim. Ky pėrdorim, ky
shpėrdorim qė po bėhet me fjalėn Integrim bėhet nė ēdo vend, thuhet nga ēdo
kush, me ēdo kėnd, me vend e pa vend.
Nga ēdo kush, me ēdo kėnd, me vend e pa vend,
flitet e shkruhet, nė tė gjitha trojet etnike pėr Integrimet
Euro-Atlantike. Flitet e shkruhet nė tė gjitha trojet etnike pėr integrimet
Euro-Atlantike, por pa e kuptuar thelbin, esencėn, pėr ēka janė duke kuvenduar,
pėr ēka janė duke shkruar
Terma tė tilla si integrimi, procesi i
integrimit, vlerat integruese, kushtet e integrimit, janė shndėrruar nė
kryefjalė, qė dėgjohen edhe nėpėr mėhallė
Pėrse ndodh njė gjė e tillė? Mbi tė
gjitha, Bashkimi Evropian, Integrimet Euro-Atlantike, pėr shqiptarėt nė trojet
etnike, janė shndėrruar nė idhull, nė "tokė e premtuar", njė vend i
ėndėrruar, pėr ēėshtje, kryesisht, ekonomike-politike
Por, sa pėr fillim, ēdo tė thotė fjala apo
termi Integrim?
Fjalori i Shqipes sė Sotme, botuar nė Tiranė,
2002, hartuar nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe
Letėrsisė, nė faqen 509, fjalėn Integrim, e shpjegon kėshtu: "Lidhje e
ngushtė me tė tėrėn, bashkim a shkrirje nė njėsi tė vetme
" Ky ishte
shpjegimi. Por, si duhet kuptuar integrimi?
Kėtė e ka shpjeguar bukur Aleksandėr Bayer-i,
shef i Zyrės Austriake nė Prishtinė, i cili ka deklaruar, nė Ditėn e Evropės,
me 9 maj 2006 se: "Integrimi duhet kuptuar si rezultat i menēurisė sė
njerėzve, jo kokėfortėsisė."
Dėshirat e shumicės sė shqiptarėve nė trojet
etnike pėr integrimet Euro-Atlanike a duhet kuptuar si rezultat i menēurisė apo
i kokėfortėsisė? Kjo ėshtė pyetja. Pyetjet nuk vdesin, thoshte Neruda.
Nė proceset integruese n'Evropė, kėtu me
konceptin "Evropė" pėrfshihet Perėndimi, Aleanca Atlantike dhe
Shtetet e Bashkuara, ka parashikime qė pas pesėdhjetė vjetėsh tė shkrihen
popujt e vegjėl dhe tė dalin prej pėrdorimit gjuhėt e tyre. Duket se ne,
shqiptarėt, siē i kemi punėt, ndoshta do tė jemi tė parėt
Zoti na ruejt!
"E ardhmja e Kosovės ėshtė nė Bashkimin
Evropian", kėshtu ėshtė theksuar nė Samitin e Selanikut mė 2003. Kjo
ėshtė konfirmuar vazhdimisht nga institucionet dhe pėrfaqėsuesit e
lartė tė Bashkimit Evropian.
Nė njė seancė plenare treditėshe nė Bruksel,
nėntor 2005, Komisioni i Konferencave Ipeshkvore tė Shteteve tė BE-sė, qė
thonė se pėrfaqėsojnė mbi 65% tė qytetarėve tė Bashkimit Evropian, krerėt e
klerit katolik janė shprehur se: "Vendet si Shqipėria, Kosova,
Maqedonia, Mali i Zi dhe Ballkani nė tėrėsi duhet tė lidhen me Evropėn
Perėndimore, sepse kanė vuajtur duke qenė 450-tė vjet nėn sundimin otoman e
pastaj nė komunizėm."
Kėto kėrkesa, kėto dėshira tė mira, tė krerėve
tė Kishės Katolike, Evropa kurrė s'i muar parasysh
Pse?
Sepse,: "Nė
krizė ėshtė "Evropa Politike" jo "Evropa qytetare".
Bashkimi Evropian nuk ėshtė vetėm ēėshtje politike, janė shprehur krerėt
e Kishės Katolike
."
Tė alarmuar me rezultatet e referendumit nė
Francė dhe Holandė rreth ratifikimit tė Kushtetutės sė Bashkimit Evropian,
liderėt e BE-sė janė zmbrapsur nė politikat, tė cilat, nė vend tė transformimit
tė Ballkanit, propozojnė vetėm menaxhimin e status quo-sė.
Nė Takimin e Salzburg-ut, mars 2006,
Bashkimi Evropian dėshtoi qė tė sigurojė njerėzit e Ballkanit Perėndimor se
ėshtė pakthyeshėm e pėrkushtuar nė integrimin e tyre
Takimi i Salzburg-ut dėrgoi njė mesazh,
porosi, se BE-ja as nuk ėshtė e gatshme e as e vullnetshme qė tė ofrojė
perspektivė pėr anėtarėsim. Pse? Sepse, popullata e vendeve tė
vogla tė Ballkanit ėshtė rreth 4 pėr qind e popullatės sė BE-sė sot.
Kosova ka banorė sa ka Bruksel-i. Sfida nuk ėshtė tek
"kapaciteti absorbues", por te kapaciteti moral i Bashkimit Evropian
Cili ėshtė kapaciteti moral i Bashkimit
Evropian? Cila ėshtė gjendja shpirtėrore e morale e Evropės? Mbi
gjendjen shpirtėrore dhe morale tė Evropės, ka shkruar nė numrin e qershorit
2004 tė revistės gjermane "Cicero" Kardinali Ratzinger, i cili u
zgjodh Papė, me 19 prill 2005, Papa Benedikti i XVI-tė, i cili, ndėr tė
tjera, shkruan: "Perėndimi vuan nga njė vetėurrejtje e ēuditshme, e cila
s'mund tė quhet ndryshe pėrpos patologjike
Pėr tė mbijetuar, Evropa duhet ta
pranojė veten nė njė mėnyrė tė re, natyrisht kritike dhe modeste
Njė botė pa
Zot nuk ka ardhmėri
Evropa ėshtė e sėmurė
Nuk e dimė se si do tė zhvillohen
gjėrat nė Evropė nė tė ardhmen
."
Pėr derisa Papa shprehet kėshtu pėr Evropėn,
duke thėnė se edhe e di se nuk e di se si do tė zhvillohen gjėrat n'Evropė nė
tė ardhmen, atėherė duken qesharake ēfarėdo deklaratash qė bėjnė shqiptarėt, nė
tė gjitha trojet etnike, pėr integrimet Euro-Atlantike
!
Sa i pėrket integrimeve Evro-Atlanike, ne,
shqiptarėt, nė trojet etnike, jetojmė nė dy jetė, njė jetė reale dhe njė
virtuale. Shpresėn pėr njė jetė mė tė mirė shqiptarėt e mbajnė tek e
ardhmja evropiane. Por, shpresa ėshtė shpresė, ajo thonė se e fundit
vdesė, por a ėshtė kjo shpresė reale apo virtuale?
Sipas hulumtimeve tė fundit tė
"Eurobarometrit" tė Komisionit Europian (mars-maj, 2006,) mė shumė
mbėshtetet, pėrkrahet, Maqedonia 49%, Bosna e Hercegovina 48% dhe Serbia
47% nga evropianėt se Shqipėria me 33%, kurse kundėr janė 44%...
Qe dy shembuj, qė dėshmojnė se ēka mendojnė
qytetarėt evropianė pėr pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian dhe
qytetarėt e Kosovės pėr integrimin nė Bashkimin Evropian: Agjencia e Komisionit
Evropian pėr Hulumtimin e Opinionit dėshmon se vetėm 33% e qytetarėve evropianė
e pėrkrahin pranimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian
(Rexhep Mejdani,
"Eurobarometri dhe barometri shqiptar", "Panorama", Tiranė,
11 janar 2005). Pra, kaq e vogėl ėshtė pėrkrahja dhe kaq e madhe ėshtė
mos pėrkrahja e pranimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.
Sipas njė hulumtimi tė opinionit nė Kosovė, nė
mars 2006, tė zhvilluar nga grupi "KOHA" si partner implementues i
SOFRECO-s, nė kuadėr tė Fushatės Informative Multimediale pėr ngritjen e
Vetėdijes nė Kosovė rreth Integrimeve Evropiane, nga aspekti i kombėsisė
shqiptarėt zėnė vendin e parė pro anėtarėsimit nė BE-sė me 97.O7 pėr qind
Por, cilat janė mundėsit e integrimit tė
Kosovės?
Lidhur me mundėsitė e integrimit tė Kosovės, i
dėrguari i sekretarit tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri,
Havier Solana, diplomati suedez pėr Kosovė, Torbjorn Sohistrom, nė njė
intervistė pėr KosovaLive, me 20 maj 2006, tha se: "Mungesa e
statusit tė definuar politik e ka penguar Kosovėn qė t'i gėzojė tė gjitha
mundėsitė e integrimit, mirėpo, koha e saktė se kur Kosova do tė ecė drejt
Bashkimit Evropian do tė varet shumė nga pėrparimi i reformave.
Kosova, tani, me pavarėsi tė mbikėqyrur, me
misione ndėrkombėtare, qė me ne po bėjnė hajgare, e thonė ashiqare: "UNMIK" "EULEX" do tė qėndrojnė
nė Kosovė deri sa Kosova tė hyjė n'Europė...
Asgjė nuk mund tė kuptohet pa tė kundėrtėn e
saj
Pa besim, fe, nuk mund tė ketė pėrparim n'Atdhe
Besimi, feja, ka qenė
historikisht gjuha mė e dobishme pėr njerėzit, pėr tė folur pėr gjėrat mė tė
rėndėsishme
Besimi pėrfshin nė vetvete identitetin e
njerėzve, vendos rregull dhe parime vlerash morale nė ēdo shtėpi, pėr tė cilat
ka shumė nevojė kjo shoqėri
Si nė tė kaluarėn, ashtu edhe sot, nė kohėn
moderne, bashkėkohore, vetėm metoda shkencore kurrė nuk do tė jetė e
mjaftueshme, sidomos kur jemi duke u pėrpjekur tė kuptojmė se kush jemi, tė
kuptojmė se si duhet tė jetojmė kėtu dhe atje ku po synojmė tė shkojmė
Dekart-i thoshte: "Nuk ėshtė e
mjaftueshme tė kesh dije, ėshtė mė e rėndėsishme qė atė ta shfrytėzosh si
duhet". A jemi duke e shfrytėzuar si duhet dijen? Duke qenė se ėshtė
paragjykimi, mendje-ngushtėsia-, kokė-fortėsia, lakmia nga tė cilat ne vuajmė
mė shpesh, mė shumė.
Dėshira kaq e madhe e shqiptarėve, kaq e
pakufi, pėr integrim, pėr anėtarėsim, nga njėra anė dhe realitetet shoqėrore,
shpirtėrore, arsimore, kulturore, ekonomike, politike ku jetojmė nė trojet
etnike, janė shpesh shumė kundėrthėnėse, janė shumė marramendėse
Shqiptarėt po kalojnė nė njė periudhė tė
vėshtirė. Ndryshku moral, gjuhėsor, kulturor, shpirtėror, fetar e
kombėtar po pėrhapet me shpejtėsi ndėr shqiptarė. Me ēdo ēmim, me ēdo
kusht dėshirojmė Integrimet Euro-Atlantike, duke mos menduar fare pėr interesa
kombėtare, etnike. Me ēdo ēmim, me ēdo kusht dėshirojmė Integrimet
Euro-Atlantike, pa menduar, pa vepruar aspak, sė pari, pėr Integrimet Shqiptare
brenda trojeve tona etnike
Aspiratat e djeshme demokratike, po mbyten sot
nga iluzionet e Integrimeve Euro-Atlantike. Aspiratat e djeshme
kombėtare, po shkelen sot nga politikanėt tonė pėr interesa ndėrkombėtare
Nė Zagreb, nė Kuvendin Kroat, korrik,
2003, Kryetari i Komisionit Evropian, Romano Prodi, mbajti njė
Fjalim, ku, ndėr tė tjera, tha: "Mbajini sytė tuaj fort tek interesi i
vendit tuaj dhe aspiratat e tij pėr t'ju bashkėngjitur familjes sė madhe
evropiane tė kombeve."
Edhe ne, si komb, si shqiptarė, duhet t'i
mbajmė sytė fort tek interesi kombėtar. Por, interesi kombėtar pa udhėzim
fetar, pėr ne, nė veēanti si shqiptarė, ėshtė shkatėrrimtar
Edhe nėse njė ditė
do tė integrohemi n'Evropė, s'duhet harruar se pėrfundimi i tė gjithėve ėshtė
nė gropė
Nė gropė, ku do tė bėhemi pluhur, hi, tė gjithė do tė japin
llogari
Secili do tė japin llogari pėr shpirtin e tij, do tė japin
llogari pėr jetėn e tij, ēka bėri pėr Kosovė, pėr Ēamėri, pėr Shqipėri
Gjakovė qershor 2008