FJALIM I LEXUAR NĖ MBLEDHJEN PARAKUVENDORE TĖ KUVENDIT
MBARĖKOMBĖTAR
Nga :
Zonja dhe zotėrinj, pjesėmarrės nė
Mbledhjen Parakuvendore tė Kuvendit Mbarėkombėtar!
Kam lindur dhe jam rritur nė Rumani. Thirrja e
gjakut shqiptar tė paraardhėsve tė mi mė obligon t'i rikthehem identitetit tim
kombėtar.
Unė jam krenare qė jam shqiptare. Jam krenare
se i pėrkas njė kombi fisnik, me origjinė tė lashtė pelasgjiko-ilire, komb qė
ka luftuar dhe rezistuar pėrballė tė gjithė stuhive shkatėrruese tė perandorive
apo pushtuesve tė tjerė dhe nuk ėshtė zhdukur, siē janė fshirė nga faqet e
historisė shumė qytetėrime nė Botė!
Jam krenare qė jam shqiptare. Jam krenare se i
pėrkas njė kombi luftėtar dhe i papėrkulur, kombit tė Pirros dhe Teutės, tė
Skendėrbeut, tė Ali Pashė Tepelenės, Abdyl Frashėrit e Ismail Qemalit, tė
Shaban Palluzhės e Adem Jasharit, e shumė tė tjerėve qė armikut nuk iu
dorėzuan, pavarėsisht nga pėrmasat e ngjyrat e tij!
Jam krenare dhe e dua Shqipėrinė me tė gjithė
zemrėn dhe shpirtin tim, me njė zjarr tė pashueshėm qė mė vlon brenda dhe qė
edhe mė obligon tė jem e ndėrgjegjshme se, si ēdo bir apo bije i Nėnės
Shqipėri, edhe unė kam detyrė qė jetėn time t'ia pėrkushtoj tėrėsisht dhe me tė
gjitha forcat e mia atdheut tim tė dashur, Shqipėrisė. Nuk do tė jem kurrė e
qetė, pėrderisa tė gjithė shqiptarėt nuk do tė gėzojnė lirinė, nė shtetin e
pavarur dhe sovran e tė ribashkuar, pra tė Shqipėrisė Natyrale!
Zonja dhe zotėrinj!
Shqipėria e Ribashkuar ėshtė njė domosdoshmėri
jetike pėr ardhmėrinė e kombit shqiptar. Njė trup pa kėmbė e duar nuk mund tė
lėviz fare drejt zhvillimit dhe pėrparimit, ai do tė mbetet i humbur nė pyllin
e pafundshėm tė historisė.
Sa fuqi politike, ekonomike, diplomatike ka
njė shtet 28.000 km2, siē ėshtė sot Shqipėria Londineze, e Rrudhosur, nė
krahasim me njė shtet 94.000 km2?!
Mendoni cili do tė ishte niveli i zhvillimit
nėse tė gjithė potencialet e rreth 8 milion shqiptarėsh nė trojet etnike, pa i
harruar 7-8 milion shqiptarė nė Diasporė, do tė ngjitėn sė bashku! Shqiptarėt
duhet tė kundėrshtojnė me tė gjitha mjetet demokratike projekteve e planeve
pansllaviste dhe terrorizmit e tyre shtetėror, sepse sa kohė do tė jemi nėn
ombrellėn e huaj kolonizuese, na kėrcėnohet qenia e jonė si shqiptarė, njė
asimilim tė ngadaltė, por tė sigurt.
Zonja dhe zotėrinj!
Politika e diplomacia e mirėfilltė nuk
kufizohen nė pėrmasat e ngushta tė zbatimit tė urdhėrave qė kanė pėr qėllim qė
tė shėndrrojnė Shqipėrinė administrative nė neokoloni tė Greqisė, Kosovėn nė
"ēiflig" neokolonial tė BE-sė, Luginėn e Vardarit e tė Preshevės,
Malėsinė e Madhe, Ēamėrinė nė prona koloniale tė pėrhershme tė sllavo-grekėve.
Nė mjedisin e sotėm ndėrkombėtar, fuqia e njė kombi matet me aftėsinė e
zbatimit tė vizionit afatgjatė pėr realizimin e interesave kombėtare tė tij.
Prandaj, edhe zotėrinjtė e Tiranės, edhe ata
tė Prishtinės, tė Shkupit, Preshevės e Ulqinit duhet t'i rikthehen kombit dhe interesave tė tij, "aspirata shekullore e popullit
shqiptar pėr identitet dhe bashkim kombėtar", siē e ka shkruar me shkronja
tė arta, sovrani popull nė Preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė Londineze.
Dhe, nėse kėtė nuk e bėjnė ata zyrtarisht, duhen gjetur alternativa qė burojnė
prej vet popullit.
Zonja dhe zotėrinj!
Tė gjithė izraelitėt nė Botė, tė cilėt pa
pasur dikur as shtet, as komb, krijuan edhe shtet, edhe komb. Po shqiptarėt, qė
e gėzojnė natyrshėm identitetin e tyre, pėrse nuk e konsolidojnė njė komb-shtet
tė vetėm?! Ēfarė kishin mė tepėr izraelitėt e nuk e kemi ne, shqiptarėt pėr tė
qenė njė komb dinjtoz, nė botėn e qytetėruar?!
Eqrem Ēabej nė librin "Shqipėria midis
lindjes dhe perėndimit" shpjegon se kombi shqiptar udhėhiqet nga dy forca:
-E para ėshtė forca centripidale, qė i
shpėrndan shqiptarėt nėpėr Botė dhe bėn qė mė shumė tė punojnė pėr tė tjerėt se
sa pėr veten.
-E dyta ėshtė forca centrifugale, qė i mbledh
shqiptarėt sė bashku, nė momentet vendimtare tė historisė dhe qė i shpėton prej
zhdukjes. Kjo del nė sipėrfaqe nė shumicėn e rasteve nė mėnyrė tė
pandėrgjegjshme, si refleks instinktual mbrojtjeje tė kombit shqiptar kundrejt
pushtimit dhe kolonizimit tė huaj. Masat e gjera popullore, prej natyrės sė
vet, nuk e durojnė dot robėrinė.
Imperativi i kohės ėshtė qė kjo forcė tė
manifestohet ndėrgjegjshėm, nė formė tė njė Lėvizjeje Antikoloniale, e
udhėhequr nė mėnyrė tė koordinuar prej tė gjithė kokave atdhetare tė ndritura
tė kombit shqiptar, prej tė gjithė shoqatave patriotike dhe organizmave
ēlirimtare nė trojet shqiptare.
Strategjia politike, diplomatike, ekonomike,
shoqėrore, arsimore, ushtarake gjithėshqiptare pėr ēlirimin e ribashkimin e tė
ēdo pėllėmbe tė Shqipėrisė Natyrale nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar nuk
duhet tė vonohet mė tepėr, duhet tė krijohet dhe tė zbatohet nė ēdo pikė tė
saj. Ky mendoj se ėshtė misioni mė i rėndėsishėm i Kuvendit Mbarėkombėtar,
Mbledhja Parakuvendore e sė cilės po zhvillohet sot.
Rroftė Shqipėria Natyrale!
Rroftė Kombi Shqiptar!
Lavdi dėshmorėve tė kombit shqiptar!
Durrės, 14 Qershor 2008