PLANI
I AHTISARIT IA MBYLL DYERT KOSOVĖS NĖ INTEGRIMET KOMBĖTARE DHE NDĖRKOMBETARE
Shkruan: Avni KLINAKU
(Plani i Ahtisarit, i
pasqyruar edhe ligjėrisht, me shkronja dhe me frymė, edhe nė Kushtetutėn e
Kosovės, duke dėshtuar ta shuajė konfliktin shqiptaro-serb, madje duke e bėrė
atė edhe mė tė mprehtė, duke i penguar integrimet shqiptare si dhe duke e
ndaluar bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar, ai pra, - Plani i Ahtisarit i
pengon drejtpėrdrejt edhe integrimet ndėrkombėtare tė Kosovės)
Plani i njohur pėr zgjidhjen e ēėshtjes
sė Kosovės, ose Plani Gjithėpėrfshirės pėr Pėrcaktimin e Statusit tė Kosovės, i
njohur si Plani i Ahtisarit, ėshtė dokumenti ndėrkombėtar mė kontradiktor dhe
mė i diskutueshėm nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės.
Plani i Ahtisarit, - thonė pėrkrahėsit
e tij, - pikėn mė tė ndritshme e ka nė rekomandimet e tij, nė tė cilat thuhet
se Kosova do tė jetė e pavarur dhe kjo pavarėsi, - vazhdojnė ata, - Kosovės ia
hap dyert e integrimeve evropiane e botėrore.
Sa ėshtė kjo e vėrtetė?
Plani i Ahtisarit, me gjithė
rekomandimet e tij dhe pavarėsisht prej qėllimit tė vėrtetė tė tij, nuk arrin
aspak ta shuajė, madje as ta qetėsojė pėrkohėsisht konfliktin shqiptaro-serb
pėr Kosovėn. Ai madje, duke e shpallur Kosovėn shoqėri multietnike, territor
pa pronar tė vėrtetė, tokė tė askujt apo tė tė gjithėve, duke mos e njohur
popullin shqiptar tė Kosovės si komb, por si komunitet, duke mos e quajtur
pakicėn serbe dhe pakicat tjera nė Kosovė me emrin e tyre tė vėrtetė -
minoritet, por duke i trajtuar si shqiptarėt - komunitet, e sidomos duke i
lejuar pakicės serbe lidhje tė veēanta me Serbinė, ky Plan nuk i shuan aspak
orekset shoviniste e ekspansioniste tė Serbisė, por i ushqen vazhdimisht dhe i
mban gjallė kėto orekse.
Plani i Ahtisarit, duke deklaruar se Kosova
nuk do tė ketė pretendime territoriale ndaj asnjė shteti apo pjese tė ndonjė
shteti dhe nuk do tė kėrkojė bashkim me asnjė shtet apo pjesė tė ndonjė
shteti, ia mohon tė drejtėn fundamentale njė populli tė vendosė vetė pėr fatin
e tij, dhe, ēka ėshtė mė e keqja, vazhdon ta mbajė tė hapur ēėshtjen e Kosovės
si njė ēėshtje tė pazgjidhur; rrjedhimisht, destabilizimi politik ėshtė i
pashmangshėm.
Nė anėn tjetėr, sipas kėtij plani Kosova
do tė gėzojė tė drejtėn e negocimit dhe lidhjes sė marrėveshjeve ndėrkombėtare
dhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė organizata ndėrkombėtare. Por, si
do ta shfrytėzojė Kosova kėtė tė drejtė?
Destabilizimi i situatės politike dhe
polarizimet e skajshme kombėtare qė i kushtėzon Plani i Ahtisarit nuk mund tė
mos reflektohen me polarizime edhe nė skenėn politike ndėrkombėtare. Kėto polarizime
do tė jenė pengesa tė vazhdueshme pėr Kosovėn qė tė integrohet sė paku nė tri
institucionet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare OKB, BE, NATO, ku edhe kėrkohet
konsensusi pėr anėtarėsime tė reja.
Pra, Plani i Ahtisarit ia mohon Kosovės
tė drejtėn tė cilėn do tė mund ta shfrytėzonte (integrimin kombėtar), ndėrsa ia
lejon tė drejtėn tė cilėn nuk mund ta shfrytėzojė (integrimet ndėrkombėtare).
Pikėrisht duke ia mohuar popullit
shqiptar tė drejtėn e patjetėrsueshme pėr bashkim kombėtar, rrugė kjo qė do ta
hapte mundėsinė e stabilitetit politik dhe ekonomik tė Ballkanit dhe paqes sė
vėrtetė, Plani i Ahtisarit bėhet edhe pengesė e kushtėzuar nga situata nė
terren, qė do tė thotė pengesė reale edhe pėr integrimet ndėrkombėtare.
Pėrfundimisht, Kosova me Planin e
Ahtisarit i ka dyert tė mbyllura edhe pėr integrimet kombėtare, edhe pėr
integrimet ndėrkombėtare.
Prishtinė
20.6.2008