Me rastin e 9 vjetorit ditės kur mė 23 qershor
1999 nga fshatrat e Malėsisė sė Bujanocit u bė zhvendosja e 319 familjeve
Zhvendosja
e banorėve tė Malėsisė sė Bujanocit
Shkruan : Refik HASANI
Nė pėrkujtim tė 9 vjetorit ,
kur nga fshatrat e Malėsisė sė Bujanocit , banorėt u zhvendosėn nė mėnyrėn mė
masovike , ku mbrenda 3 deri nė 7 dite , kėto fshatra u zbrazėn tėrėsisht , nga
presionet e shumta tė forcave serbe qė ti lėshojnė trojet e tyre . Ndodhi
largimi i popollatės autoktone nė mėnyrėn e detyrueshme nga kjo hapsir , nė format mė tė dhimbshme , sepse u shua njė rajon
i tėrė , qė nga mbi qyteti i Vranjės e deri te vendi i quajtur Guri Zi . Dita e
mėrkurė e 23 qershorit 1999 , pėr banorėt e fshatrave
si Zarbica , Novosella , Suharna dhe Priboci do tė kujtohet si njė ditė e
kobshme nė gjithė historin e asaj ane . Nuk kaluan mė mirė as banorėtė e
fshatrave tė Bashkėsisė Lokale tė Muhocit si Ramabuqa ,
Qarri dhe Gjergjeci .
Ku shtrihen kėto fshatra tė Komunės sė Bujanocit
Fshatrat e cekur shtrihen nė Malėsinė e Gollakut ,
janė vendbanime tipike kodrinoro-malor , tė tipit tė shpėrndarė , me njė
lartėsi mbidetare deri nė 1 mijė e 300 metra si qė ėshtė Maja e Shėn Ilisė te
Novosella mbi qytetin e Vranjės , Kitka te mahalla e Liteshit dhe maja te Lisi
i Qobanėve . Pėr banorėt e ksaj ane flitet dhe shkruhet edhe nė dėfterat e
Perandorisė Turke , por edhe nga kohrat e lashta nga historian , udhėtarė qė
pėrshkruan kėto troje dhe zyrtarė tė palėve tė treta i pranojnė disa veqori tė
jetės dhe tė folmes sė ksaj popullate. Qė nga mbi qyteti i Vranjės e deri te
Guri i Zi , afėr fshatit Tėrstenė , qė ėshtė mė afėr
me shtrirje nė katėrkėndėshin e sotėm administrativ tė Komunave tė Kamenicės ,
Vranjės , Leskocit dhe Medvegjės . Popullata jo vetėm atėher por edhe sot e
ksaj dite identifikohen si Hashania e Epėrme me fshatrat si Novosella
, Suharna , Zarbica , Priboci , Ramabuqa , Qarri , Gjergjeci dhe Muhoci
. Eshtė karakteristike qė besojm se komunat e tjera nuk e posedojn
, ku fshatrat e cekura , pėr tu lidhur me Komunėn sė cilės i pėrkasin ,
sė pari prej Muhocit duhet tė hyn nė Kosovė pėrmes Karaqevės e Rogoqicės dhe
deri te vendkalimi i Dheut tė Bardhė pėr tė kaluar nė Komunėn e Bujanocit .
Prap pėr tu kthyer kėshtu duhet vepruar , pra ėshtė
njė rast unikat i kėtij lloji tė veqant nė botė , pra duhet tė hyhet dy herė
dhe dy herė tė dilet nė vendkalim kufitar , pėr tė shkuar nė Komunėn qė i
pėrkasim . Kjo mėnyrė e komunikimit me Komunėn amė , ėshtė njė ngarkes shtesė ,
mjaft i ēuditshėm dhe absurd , por shum i domosdoshėm pėr tė mbajtur lidhje
pasi edhe jemi njėsi administrative e Komunės sė Bujanocit . Vlen tė cekėt se
numri i banorėve sipas regjsitrimit zyrtar tė vitit 1948 vetėm pėr fshatin
Zarbicė ėshtė 1244 banorė , po ashtu sipas
regjistrimit zyrtar tė vitit 1971 qė organizoi RSFJ-ja vetėm nga fshati Zarbicė
numri banorėve ishte 1433 banorė .
Si filluan tė zhvendosen banorėt e Malėsisė sė Bujanocit
Sot pas nėntė viteve tė gjithė tė dėbuarit me mendime janė me ato ngjarje e
storie tė asaj kohe , pavarsisht ku gjenden dhe ku i kan sjellur valėt e jetės
, qė kanė kaluar nėpėr situata tė tmerrshme dhe tė dhimbshme nga forcat e
shumta tė policis dhe ushtris serbe . Banorėt tregojn pėr ngjarjet e tyre indviduale , familjare por edhe si fshatra pėr vuajtjet e
tyre . Qė nga fillimi i bombardimeve tė NATO-s kundėr caqeve serbe
, shum banorė qė ishin shpėrngulur shum mė herėt nga kjo pjes pėr shkak
tė kushteve tejet tė rėnda , por me njėfar mėnyre u rikthyen prej Gjilani , prap
nė fshtrat e tyre stėrgjyshore , duke menduar mė leht do tė kalojnė , por jo
pėrkundrazi kaluan si ėshtė mė sė keqi . Qysh mė datėn 27.04.1999 u bė njė
kontrollim i pėrgjithshėm nė kėto fshatra me pretekst tė kėrkimit tė armėve dhe
materialit tė UĒK-sė , ku me kėtė rast pati tė rrahur
, tė maltretuar nė forma mė tė rėnda . Gjatė tėrė muajit maj 1999 pati njė
keqėtrajtim sistematik , duke futur njė psikozė nė
mesin e popullatės , qė me ēdo kusht ti lėshojnė trojet e tyre . Janė rrahur
disa fshatar duke punuar nė arat e tyre , tė tjerė qė
ishin duke ruajtur bagėtin nė fusha nė fshatin Suharėn dhe Novosellė . Por edhe
jan thirrur nė biseda se kinse ėshtė raketuar njė aeroplan i NATO-sė , kurse pilotin ju duhet ta gjeni se ku mshefet , apo pse
e mshefni dhe kėtė pilot duhet ta gjeni domosdo ! . Kjo nuk ishte e vėrtet
sepse edhe gjatė ksaj kohe ishte vendos edhe ora policore nė ato pjesė . Nė kėto anė jeta ishte vėshtirsuar mjaft , sepse fshatarėt pėr gjėrat mė elementare jetėsore
nuk kanė guxuar tė lėvizin fare nga shtėpit e tyre . Ushtria nuk lejonte qė
edhe nė varrime tė grumbulloheshin mė shumė se 4 veta ,
gjė e cila vėshtirsonte jetėn nė kėto fshatra . Nuk pushonin pėrcjelljet ,
vėzhgimet edhe thirrjet nė biseda tė quajtura informative nė shtabe tė tyre tė
luftės tė shum veprimtarėve dhe kėrkonin llogari pėr 15 ushtarėt e UĒK-sė ,
gjoja se strehoheshin nė kėto anė . Me rastin e hyrjes sė forcave tė NATO-sė nė
Kosovė , duke u tėrhequr forcat serbe filluan tė stacionohen nė Malėsi tė
Bujanocit , duke e shfryer epshin e tyre por edhe mllefin qė e humbėn Kosovėn
pėrfundimisht . Pas nėnshkrimit tė marrrėveshjes ushtarako-teknike nė Kumanovė
u krijuar njė shpres e madhe , qė do tė vijn ditė mė
tė mira , jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr fshatrat e Komunės sė Bujanocit .
Por shumė forca gjatė tėrheqjes u stacionuan nė kėto anė .
E mėrkura e 23 qershorit 1999 ishte ditė e kobshme pėr ato banorė qė sot e
kujtojn thellė duke u mėrzitur e pėrlotur . Duke kujtuar ato skena e momente tė
rėnda e aq tė dhimbshme , por edhe me njė shpresė se
njė ditė do tė krijohen kushte pėr njė kthim tė qėndrueshėm . Nė mbrėmjen e
ksaj date para nėntė vitesh ishte kulmi i dhunės kundėr banorėve
, i kishin lėshuar shtėpitė e tyre nuk mund tė duronin mė tepėr , ia
kishin mėsyer tė kalojnė nė fshatrat mė afėr Kosovės , por edhe kanė marrė
rrugėn pėr nė Gjilan e gjetkė . Tė gjithė banorėt shprehen edhe sot me lotė nė
sy pėr vuajtjet e tyre pėr ikjet e tyre nėpėr male sepse ,
nėpėr shtėpi nuk guxuan tė kthehen . Janė keqėtrajtuar shum fshatarė
, veēmas mė tepėr ato ato qė nuk kanė pranuar ti lėshojnė shtėpit e tyre
. Janė maltretuar edhe fėmijėt , gratė dhe pleqėt nė
moshė si rasti i Kamer tė Sahitit 85 vjeqar nga fshati Suharėn , po nga i
njėjti fshat edhe Megjidi i Hazirit tė Ymeri , ku si pasoj e dhunės sė rėndė
mendore dhe fizike , ku pas disa muajsh kėrkoj edhe ndihmėn e mjekut ,
menjėherė u shtri nė spital pėr kurim dhe pastaj nė Gjilan edhe vdes . Kurse
forca serbe nga mė tė ndryshmet qė lėviznin nė shumė anė , sikur ushtonte
Malėsia nga gumzhinat e ushtrive , banorėt nxirrnin ofshamėn e fundit qė po
dėbohen dhe detyrohen tė lėshojnė trojet e tyre kundėr dėshirės dhe vullnetit
tė tyre . Nė tėrė kėtė rrėmuj tė paparė ndonjėher nuk ndejtėn duarkryq as
aktivistėt e kėtyre fshatrave , duke e njohtuar edhe kryetarin e K.K tė
Bujanocit tė asaj kohe dhe organet tjera Komunale tė Bujanocit , por nuk mundėn
tė ndikonin nė qarqet e larta ushtarake e policore . U arritė plani nė tėrėsi i
qarqeve tė ndryshme serbe qė tėrėsisht tė pastrohet nga banorėt e vetė kjo
trevė .
Mbrenda 3 deri nė 7 ditė kėto fshatra u zbrazėn tėrėsisht nga banorėt , tė
gjithė pasurin , tė mbjellat dhe bagėtin qė e kishin krijuar e ruajtur , me
vite vepruan si ditėn e mundėn nė kėso raste tė frikės sė madhe dhe psikosėz
nga ndonjė e papritur.
Ėshtė momenti i fundit qė opinioni i gjėrė tė njoftohet dhe sensibilizohet
lidhur me tė zhvendosurit jo vetėm tė Malėsisė sė Bujanocit por edhe nga tri
komunat e banuara me shumicė Shqiptare Medvegja ,
Bujanoci dhe Presheva
Dėbimi i banorėve tė Malėsisė sė Bujanocit duhet tė jetė temė edhe pėr :
- Organet mė larta tė shtetit dhe qeverisė serbe .
- Mekanizmat mė tė larta ndėrkombėtarė
.
- Subjektet politike tė tri Komunave Preshevė , Bujanoc dhe Medvegjė .
- Veēmas pėr Kuvendin Komunal tė Bujanocit tė
pregadit njė platformė , projekt serioz dhe tė zbatueshėm nė praktikė , tė ngrisė
njė Komision pėr vlerėsimin e dėmeve dhe shpagimin e tyre dhe pėr krijimin e
kushteve pėr kthim .
- Organet mė larta tė shtetit dhe qeverisė
Kosovare
- Organet Komunale tė Gjilanit ku jan edhe
pjesa dėrmuese e tė ardhurve nga Malėsia e Bujanocit .
- Reciprocitetin e ndėrsjellt ēfar kėrkojn
serbėt e Kosovės ato tė drejta ju takojnė dhe duhet investuar edhe pėr
shqiptarėt e tri komunave tė banuara me shumicė e nė kėtė kontekst edhe pėr
banorėt e Malėsisė sė Bujanocit .
Deri mė sot nuk ėshtė bėrė asgjė edhe pas nėntė viteve ,
pėr kėto familje, pėr krijimin e kushteve pėr kthim
Nė vitin 2001 ishte organizuar njė kthim i mbėshtetur edhe nga UNHCR-i dhe
organizma tjerė ndėrkombėtarė qė e kemi pėrshėndetur ju jemi shumė mirėnjohės
pėr kėtė . Ndihmat e afruara nuk ishin tė mjaftueshme , organizimi nuk ishte bėrė ashtu si duhet , nuk
ishin marr nė konsideratė shumė specifika tė kthimit dhe tė asaj pjes qė
duheshin krijuar kushte mė tė qėndrueshme . Sot dėmet e luftės janė gati tė
pallogaritshme si nė prona , shtėpi , puset janė tė
mbushur me hedhurina , rrugėt janė tė pakalueshme , shtėpit tė shkatrrruara dhe
tė demoluara rrjeti elektrik tejet i dėmtuar , ambulanca fare nuk punon , shumė
larg pėr ta marr njė ndihm esenciale shėndetsore etj . E mbi tė gjitha nuk janė
krijuar kushte elementare pėr kthim , nuk ka liri tė
lėvizjes , pėr tė lėvizura prej fshatit nė fshatin tjetėr , pėr ta punuar arėn
, pėr ti lėshuar bagėtin nė fusha , pėr tė shkuar nė tregjet e afėrta si
Vllasės , Vranjės , Rogoqicės etj . Sot nė Bashkėsin Lokale tė Zarbicės nuk
kemi mė shumė se 16 familje me 87 banor qė jetojn si tė pėrhershėm dhe disa qė
janė vetėm gjatė stinės sė verės , kurse para datės sė
23 qershorit 1999 ishin 319 familje qė sot nuk janė . Po bėhet njė degad gati
dhe ende nuk kemi njė program , strategji tė hartuar
nė letėr as tė Komunės sė Bujanocit e as tė qeverisė sė Serbisė , pėr kthim tė
qėndrueshėm tė popullatės sė cekur . Sikur deri mė sot kjo ka qenė si temė tabu , por ėshtė momenti i fundit qė tė gjithė tė flasim
realitetin se si ndodhi dėbimi masiv i ksaj popullate . Duhet tė
demilitarizohet kjo zonė , dhe rregullisht tė ketė mbykqyrje nga ndėrkombėtarėt
nė bashkėpunim me policinė multietnike dhe ushtria nuk duhet lėvizuar nėpėr ara
e fusha , por tė kthehet nėpėr kazerma aty ku e kan vendin e tyre . Tė
investohet mė shum nė kėto fshatra , tė bėhen projekte
serioze pėr kthim tė ndihmuar edhe nga faktori ndėrkombėtarė , qė tė joshen
njerėzit pėr tu kthyer . Tė shkruhen e hartohen plane dhe pragrame pėr banorėt
e Malėsisė sė Bujanocit e jo tė vazhdohet mė kėtė avaz ,
sikur nuk i pėrkasim askujt , askush nuk interesohet pėrė kėtė kategori . Deri
mė sot askush nga pėrgjegjėsit institucional qendror tė Kosovės apo Serbisė nuk
i ka vizituar e le mė tė na afroj ndonjė projekt a program serioz pėr rikthim
apo integrim aty ku janė. Tema pėr kategorin e tė dėbuarve , zhvendosurve nuk
goxon tė jet e anatemuar , por mė tepėr tė ngritet zėri , qė mos tė bėhet tepėr
vonė , gati nga askush nuk trajtohemi , askush nuk qanė kokėn pėr ne . Mbesim
me shpresė se do tė ndėrmirret diēka nė drejtim pėr kthimin e tė gjithė atyre
qė dėshirojn tė kthehen , nėse ju krijohen kushtet
paraprakisht .
Gjilan 20.06.2008