Nė Durrės, nė tubim shqiptarėsh si nė gji tė zotit
Reportazh
nga Laureta Petoshati
Do tė mblidheshin, nėn
po atė diell, nė po atė tokė qė flet shqip qėkurse e krijoi Zoti, me kushtrimin
e tė parėve, me respektin e tyre dhe po nga ato vise si 130 vjet mė parė nė
Prizren. Durrėsi, qyteti i lashtė dhe i ri, mė datat 14
e 15 qershor, u bė qendra e shqiptarisė, sepse atje u zhvillua tubimi paraprak
i Kuvendit Mbarėkombėtar, qė shumėkush e quajti Lidhja Shqiptare e Prizrenit Nr
3. Hotel Bujtina Romana qė ndodhet nė afėrsi tė detit me pronar atdhetarin
Zef Ēupi, i mblodhi si nė gji tė Zotit, bijtė e Nėnės Shqipėri Etnike nga tė
gjitha trojet e saj, sepse ata janė bijtė e Shqipes dhe jo
tė qyqes! Janė nga Presheva, Medvegja, Mitrovica, Drenica, Prishtina, Gjakova,
nga Ilirida, Shkupi, Tetova, nga Konica, nga Ēamėria, nga Mali i Zi! Nga
Tirana, Fieri, Himara, Durrėsi, Vlora, Tepelena, Tropoja e tė gjitha trevat e
trungut amė! Tė katėr vilajetet si katėr drejtimet e horizontit bashkoheshin jo vetėm me gjakun dhe zjarrin e zemrės, por edhe me
sloganin: Njė komb, njė flamur, njė shtet!
Askush nuk na i lidh dot ėndrrat, askush nuk na e vret dot amanetin e
tė parėve tanė pėr tė qenė tė bashkuar, se amanetin si thotė populli ynė nuk e
tret as dheu! A nuk lanė kėtė amanet tre heronjtė tanė kombėtarė qė si njė
emblemė e pėrjetėsisė, e ciklit tė pranveror tė hėnės dhe riprodhimit tė jetės,
formojnė njė trini, si njė pėrllogaritje hyjnore, me datėn 28 dhe muajin
nėntor! A nuk lanė kėtė amanet Skėnderbeu dhe Ismail Qemali, nė dy Nėntorėt e parė!? A nuk la kėtė amanet
Mė pas fjalėn e mori
Prof. Dr. Hulusi Hako, Kryetar i Shoqatės Atdhetare Mbarėkombėtare pėr Identitet
dhe Bashkim Kombėtar, i cili pėrveē pėrshėndetjes sė tij pėr kėtė tubim qė i
rrit nderin Durrėsit, Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo qė ndodhen, lexoi dhe
fjalėn pėrshėndetėse tė Pr.Dr. Sulejman Mademi nga Durrėsi, i cili nė pamundėsi
pėr tė ardhur personalisht, shkruante se organizimi i kėtij tubimi ėshtė vetė
shėndeti i qytetit tė Durrėsit. Mė pas
fjalėn nė emėr tė kryesisė sė Kuvendit Mbarėkombėtar, me porosi tė kryetarit tė
saj Gjeneral Kudusi Lama, e mori Sekretari i Pėrgjithshėm i saj z.
Nė
pėrshėndetjet me kėtė rast, nisjen e bėri zoti Ibush Hetemi, kryetari i degės
SH.A.I.B.K nė Kosovė i cili ndėr tė tjera tha se mendova se do tė fillonte nga
Tirana, por Shqipėria ėshtė njė. Njė
Shqipėri andej, njė Shqipėri kėtej duke vijuar se shqiptarėt e Kosovės duan
tė jenė tė bashkuar me Shqipėrinė.
Kolonele Shyhrete Gosalci
nga Prishtina ndėr tė tjera tha se qė tė arrihet bashkimi duhet tė
emancipohemi nė njė Akademi Kombėtare Shqiptare, sepse kanė ndodhur ndryshime
tė mėdha akademike dhe pėrpjekjet tona kanė qenė nė relacion tė fshehtė ndaj
vijoi ajo mė mirė do tė ishte se pėr Ribashkimin e Shqipėrisė duhet tė vėmė nė
dispozicion virtytet dhe tė gjithė potencialin tonė ekonomik, diplomatik,
kulturor etj.
Nga Himara kishin
ardhur si pėrfaqėsues vėllezėrit Lefter e Kristo Ēipa, studiuesi nga Dhėrmiu
Foto Bixhili dhe fjalėn nga kjo krahinė e mori Kristo Ēipa kryetari i degės
SH.A.I.B.K nė Himarė, i cili tha se Duke marrė rrugėn nga Himara pėr nė
Durrės, sė bashku me vlonjatė tė tjerė, kujtuam faktin se nė vitin 1389,
pėrfaqėsuesi i Himarės Gjergj Stresi me luftėtarėt e tij, ishte nė betejėn e
Fushė-Kosovės, betejė qė serbėt kanė dashur ta bėjnė tė tyre, por ishim ne
shqiptarėt qė mbrojtėm Ballkanin dhe trojet tona. Mė vonė, nė Lidhjen Shqiptare
tė Prizrenit, krahina
e Himarės u pėrfaqėsua nga Odise Nesturi mik i Abdyl Frashėrit
dhe shokėve tė tij qė ishin nė parinė e kėsaj lėvizjeje. Pėr pesė shekuj robėri,
Ballkani ishte nėn Turqinė, ndėrsa kjo pjesė ishte shqiptare. Himarjotėt si shqiptarė tė vėrtetė u dalluan si mbrojtėsit kryesorė
tė trojeve tė tyre shqiptare, ishin ndėr tė vetmit qė ruajtėn tė drejtėn e
shqiptarėve. Nė kėto momente dhe me pak dhimbje them se kemi edhe ujėra
tė turbullta qė do ti pastrojmė nga gjaku ynė,
ka njerėz qė e mohojnė gjakun e tyre shqiptar, por do tė ngelen si pjesė
e errėt e historisė. Himara sė bashku me Vlorėn ėshtė nė
linjėn e bashkimit tė trojeve shqiptare. Tė gjitha tezave qė duan ta
quajnė kėtė bashkim Shqipėri tė madhe dhe me emra tė tjerė ne u pėrgjigjemi
me kėngėn tonė tė Himarės : Ne skemi ėndėrr tė
madhe/ Aq, sa ka folenė Shqiponja / Shqipėria natyrale/ Katėr vilajetet tona!
E gjithė
salla shpėrtheu nė duartrokitje tė forta, tė cilat vazhduan edhe kur e mori
fjalėn pėrfaqėsuesi i Tepelenės, z. Qemal Danaj, i cili ndėr tė tjera tha se
Tepelena ka qenė pėr sloganin Njė komb, njė flamur, njė shtet dhe se nga ky
qytet kanė rrjedhur lumenjtė e lirisė ndėr kohėra. Ndėrsa
kryetari i Shoqatės Atdhetare Kulturore Shpiragu, z. Ahmet Velēani nė fjalėn
e tij tha se
Unė vij nga zona ku Rrapo Hekali i hapi luftė Turqisė, kėsaj perandorie tė
madhe. Shoqata jonė ka pėr objektiv bashkimin e kombit nė njė tė vetėm dhe ky tubim sot ėshtė njė takim i mirėpritur nga shqiptarėt
gjithandej sepse gjithēka ėshtė e mundur po tė jemi bashkė nė qėllimin tonė.
Mulla Osman Musliu nga
Drenica tha se shpesh herė slogani Mos shikoni kisha e xhamia se feja e
shqiptarit ėshtė shqiptaria na ėshtė dukur shumė i
bukur, mirėpo ne jemi tė krishterė e myslimanė, festojmė Bajram e Pashkė veē e
veē, por Shqipėrinė e kemi bashkė. Kjo ėshtė vendlindja jonė.
Shqiptarėt kane tri fe, por kanė njė Atdhe.
Nė tė njėjtėn linjė me
tė ishte nė pėrshėndetjen e tij edhe zoti Ali Lajēi, deputet nė Kuvendin e
Kosovės kur tha se Ne duhet tė vazhdojmė atė qė anatomia e shpirtit tė
Skėnderbeut thoshte, se po tė jemi tė bashkuar ėshtė bėrė Shqipėria.
Veprimtari i devotshėm
i ēėshtjes shqiptare z. Emil Kastrioti tha se vjen prej vendit ku ruhen tė
pacenueshme doket, zakonet shqiptare, pasardhėsit e Skėnderbeut
ku tė mirės, i thonė tė mirė dhe
tė keqes i thonė tė keqe. Aty doli legjendari
Ndėrsa Tom Coli,
sekretar i Ballit Kombėtar pėr Diasporėn pėrshėndeti Kuvendin dhe tė pranishmit
me sloganin: Pa Kosovė e Ēamėri, nuk do tė ketė as
Shqipėri!
Dr. Sali Bytyēi nga
Prizreni theksin e vuri
tek bashkimi shpirtėror i shqiptarėve duke thėnė se Sa mė parė
tu themi jo ndarjeve lokale. Jemi vėllezėr nė Shqipėrinė e
Bashkuar Etnike. Prizreni legjendar para katėr ditėsh ju pėrshėndeti me
motivin qė sa mė parė tė jemi njė Shtet i
Bashkuar. Gėzuar nė bashkimin shqiptar
qė nga sot
Mbas poezisė sė Naim
Frashėrit qė thotė se qė kur lindi diell e hėnė/ Shqipėria kėtu ka qėnė/ Nga e
gjithė bota mbarė/ neve jemi mė tė parė tė recituar nga Simon Njekaj, fjalėn e
mori Prof. Dr. Sabri Kadriu, i cili me gjykimin e shėndoshė dhe racional tė njė
ekonomisti iu drejtua tė pranishmėve me pyetjet : Pse
tė jemi viktima tė Lindjes, eksperiment i Evropės, simboli sakrifikues i botės?
Operacionalizimi i detyrave tona ėshtė i vlefshėm ndaj dhe
duhet tė konkretizojmė planet tona mbarėkombėtare. Si
mund ta realizojmė kėtė? Nuk mund tė justifikohet e tė
tolerohet kjo situatė. Ec pėrpara nėse dėshiron, por
ku po shkon? A e dimė ku shkojmė? SH.B.A rrezaton me demokraci dhe me ekonomi sepse ka vėnė nė punė
potencialin intelektual, por edhe ne do tė angazhojmė inteligjencėn e
shqiptarėve se ajo ekziston. Duhet ta mbledhim
inteligjencėn shqiptare nė njė kongres nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė.
A jemi ne kėtu dhe ju tė kryesisė ata qė do mobilizojnė gjithė kėtė forcė pėr
njė vizion dhe ecje pėrpara? Jam i bindur se me tė gjitha resurset shqiptare qė
i kemi, me njė program tė mirė, me kėtė rini dhe mobilizimin e inteligjencės
dhe me program tė qartė operativ, do tė jemi nė rrugė tė drejtė nė se
angazhohemi tė gjithė dhe ne shqiptarėt do tė kontribuojnė nė prodhimin e tė
mirave materiale jo vetėm kombėtare por edhe ndėrkombėtare.
Dhe si pėr ta
ndryshuar paksa kėtė atmosferė akademikėsh, Lefter Ēipa nga Himara tha se pėr
kėtė kuvend kam si pėrshėndetje njė poezi me flakėrimėn e gjakut tim shqiptar. Unė do ta quaja kėtė shenjtėrim tė sotėm si
Kuvend tė kuvendimit tė shqiptarizmit. Sot ėshtė dita e
kombit dhe e kėngės sė tij. Ne tė gjallėt qė tė tėrė, /pranė flamurit
tė shenjtėruar,/ ti rrimė kombit nė kėmbė,/ tė
pavdekshmit pėr tė nderuar/ tė pavdekshmit e kėtij kombi / nga dheu ngrihen e
flasin/ prandaj zogjtė e zinj tė korbit/njėri tjetrin le tė vrasin
Zonja Sabrie Prekaj, albanologe, tha se ju
pėrshėndes me fjalėt e kėtij slogani : Njė komb, njė
flamur, njė shtet!
Nevzat Bozhani, pilot,
kolonel nė rezervė, nga Dukati i Vlorės e mori fjalėn dhe nė emėr tė sloganit
Njė komb, njė flamur, njė shtet pėrshėndeti duke thėnė se ky
ėshtė njė slogan i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Shqipėria ka bėrė shumė pėr
ne tė gjithė, po ēfarė do bėjmė ne pėr Shqipėrinė qė ajo tė mos jetė mė e
copėtuar. Prandaj ky tubim ėshtė tubim fisnikėsh.
Shyhrete Gosalci nė pėrfundim
tė seancės filloi tė kėndojė kėngėn Tė thėrret Prizreni mori Shkodėr dhe salla
pushtohet nga duartrokitje tė shumta nga tė gjithė tė pranishmit qė e
shoqėrojnė atė nė kėngė.
Adem Lipa nga Burimi
nė seancėn e dytė tha se Jemi njė komb, njė flamur jemi, por, njė shtet nuk
jemi. Ky kuvend tė merret me mbrojtjen e ēdo shqiptari
pėrmes organeve ku ndodhen dhe ti ketė parasysh kėto gjėra. Tu
themi mjaft mė gjakderdhjeve vėlla me vėlla pėr pozita dhe interesa me
njėri-tjetrin. Tu bėhet me dije se ai qė bėn kėshtu,
nuk do tė quhet as shqiptar. Mė pas Pr.Hysni Shaqiri, (BDK-Maqedoni), i cili la karrigen e tij si deputet nė
Kuvendin e Maqedonisė dhe mori armėt pėr tiu bashkuar UĒK-sė tha se kjo
rrugė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kėrkon konsulta nė nivel tė qendrave
gjithėkombėtare nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, etj, dhe kėtė ide, njė ditė prej
ditėve do e bėjmė realitet. Maqedonia dhe shqiptarėt e saj
kanė nevojė qė tė jenė nė bashkėpunim me strukturat mė tė denja e tė
pėrgatitura nė rrafshin kombėtar. Kjo kėrkon sakrificė
dhe ne duhet tė mobilizohemi tė gjithė. Unė propozoj hartimin e njė
programi nė njė kuvend mbarėkombėtar dhe se kjo strukturė do tė ketė
pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr njė ēėshtje qė po rrezikohet dita ditės. Tokat tona fatkeqėsisht vazhdojnė tė tkurren. Ne duhet tė
vazhdojmė rrugėn e idealit qė kanė pasur e na kanė lėnė trashėgim dėshmorėt e
Luftės sė Kosovės, Preshevės, Bujanocit , Medvegjės e
tė UĒK . Duhet tė hartojmė njė program pėr tė gjithė
Maqedoninė dhe Kumanovėn ku ka shumė shqetėsime, sidomos nė vendet ku kjo
ēėshtje ėshtė e rrezikuar. Pėrkrahjen do e keni tonėn, shqiptarėt do tė
jenė tė mobilizuar, nė Maqedoni, nė Preshevė e nė Bujanovc. Nuk duhet vetėm ti
qajmė tokat tona, por janė bėrė gabime qė ne na
kushtojnė. Ky kuvend duhet tė mbartė njė detyrė qė
nesėr ti bėj punė se do tė na gjykojė e do tė na dėnojė historia. Gjeneratat qė
do tė vijnė do tė na gjykojnė ne edhe punėn tonė. Programi duhet tė trajtojė me ekspertizė tė saktė. Lidhja e Prizrenit u organizua nga pak intelektualė dhe ka shėrbyer
shumė pėr ēėshtjet e fateve tė Shqipėrisė. Punė tė
mbarė Kuvendit. Unė jam shumė optimist qė do tė punojmė deri nė vdekje,
se vetėm kėshtu mund tė ecim pėrpara.
Semal Veseli, nga Prizren
tha se Detyrat qė ngarkohen duhet tė kryhen. Edhe nėse nuk
marrim detyra pėr tė punuar pėr ēėshtjen e Shqipėrisė Natyrore. Obligim
i joni me e mbrojt, me e rujt dhe me ia lėnė
pasardhėsve tė saj.
Pėrfaqėsuesi
i Shoqatės Ēamėria z. Servet Mehmeti tha se Populli shqiptar i Ēamėrisė ėshtė
popull martir. Padrejtėsitė nė njėrėn
hapėsirė e nė tjetrėn duhet tė korrigjohen. Shqiptarin
e kanė sulmuar, grabitur, e kanė pėrzėnė. Baza e punės duhet tė jetė e
studiuar, e sistemuar, kush kemi qenė, ēfarė na u bė,
ēpėsuam dhe ēkėrkojmė? Tė drejtėn e trojeve tona,
Shqipėrinė qė ka ekzistuar tia kėrkojmė faktorit ndėrkombėtar. Strukturat e kėtij funksioni duhet tė bėhen tė fuqishme me njė
platformė mbarė-shqiptare.
Si qendėr tė mbajtjes
sė Kuvendit Mbarėkombėtar, pati shumė diskutime disa thanė pėr Shkupin, disa Prizrenin, disa Pejėn dhe disa vende tė
tjera tė Shqipėrisė. Hajdar Hoxha nga Kruja propozoi Lezhėn, Besnik
Velaj, nga Vlora tha se ne kemi mundėsi qė edhe nė Himarė ta bėjmė se shoqata
i ka tė gjitha tė drejtat ligjore.
Datat e mbajtjes sė
Kuvendit Mbarėkombėtar do tė jenė 25, 26, 27 Nėntor 2008.
Vendin e mbajtjes sė
Kuvendit Mbarėkombėtar ta caktojė Kėshilli Organizativ i Kuvendit
Mbarėkombėtar.
Z. Halil Katana,
kolonel rezervė tha se Sikur nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė
ishte vetėm gjysma e kėtyre intelektualėve qė janė sot nė sallė, ēdo tė ishte
bėrė atje? Sot duhet tė ishin politikanė, diplomatė,
intelektualė, etj. shumė mė tepėr, edhe nga ata
qė janė betuar para flamurit kombėtar mbi gjakun e dėshmorėve. Harrėm buka atyre qė e shkelin kėtė betim!
Prof. dr. Agim Koēollari, pėrfaqėsues i Shoqatės Kosturė-Konicė
tha se Sot po flitet shumė pėr ēėshtjen shqiptare. Maqedonia
kėrkon fshatrat tona. Ne kemi trojet tona dhe nuk po i
kėrkojmė. Nė kėtė platformė mbarėkombėtare nuk synohet
pėr gllabėrim territoresh, por tė rikthehemi nė trojet tona. Krahina e
Toplicės pėrbėn territorin sa territori i Kosovės
aktuale, pėrfaqėsuesit e tyre do tė jenė nė Kuvendin Mbarėkombėtar. Kėtu flitet
shqip, mendoj tė ndėrpresim luftėn brenda llojit.
Prof. Dr. Hasan Muja,
dekan i Fakultetit tė Gjakovės tha se ėshtė me rėndėsi tė dihen edhe faktet
historike, pa deformime nga ekipet punonjėse qė do tė formojė Kėshilli
Organizativ mbi baza profesionale, shkencore dhe qė do tė bashkėpunojė edhe nė
relacione ndėrkombėtare pėr njė politikė globale qė zhvillohet nė rajon e nė
botė e mė gjerė nė konsultat e ndryshme mbi baza shkencore.
Riza Jonuzi nga
Kumanova e Iliridės, ish luftėtar i UĒK tha se Vij pėr tė mbėshtetur mbajtjen e
kuvendit dhe ky takim do tė jetė nė kujtesėn time dhe kjo vjen me plagėn time
tė dytė pėr idealin e bashkimit kombėtar.
Luljeta Hetemi, mjekja
nga Drenica qė ėshtė shkolluar dhe punon po nė Tiranė thotė se pėrfaqėsoj njė
pjesė tė emocioneve tė Drenicės, tė mos ekzistojnė kufijtė dhe tė jemi bashkė. Nė pushkėn e Adem Jasharit gjithmonė ka pasur njė refren pėr
Shqipėrinė etnike. Diskutimet vazhduan gjatė nė tė tre seancat, pėr tė
arritur njė akademi tė pėrbashkėt mbarėshqiptare, njė abetare tė pėrbashkėt,
njė platformė me mision tė pėrbashkėt: Minimizimi i pėrēarjes shqiptare, tė
formojmė organizma gjithėkombėtarė, ekonomistė, juristė, specialistė gjithėpėrfshirės
etj, pėr tė bėrė njė komision tė pėrbashkėt tė ekspertėve me strategji tė
zhvillimit, pėr tė fuqizuar kombin tonė. Tė gjithėve u takon
kjo pėrgjegjėsi historike pėr ēlshtjen tonė kombėtare. Z. Limani tha se
duhet tė fillojmė tė konkretizojmė proceset integruese. Objekti mė madhor:
Autostrada Durrės-Prishtinė, paraqet aksin qė ndodhen tė gjithė shqiptarėt. Tė sakrifikojmė pėr tė kontribuar pėr kėtė ēėshtje se ėshtė shumė
kryesore.
Ky ėshtė
bashkimi vėrtet de facto por pėr ta bėrė de-jure u shtuan dhe radhėt e kryesisė
me njerėz tė pėrzgjedhur, talente nė fushat e tyre dhe heronj tė shqiptarizmės.
Nė krye qėndron gjen. Kudusi Lamaj dhe mbas tij vijnė
njė sėrė akademikėsh, rilindėsit e rinj qė zbatojnė amanetin e rilindėsve tė
parė: Pėr mėmėdhenė me pushkė dhe penė. UĒK-ja e pėrdori
pushkėn dhe qėlloi nė shenjė, tani ėshtė radha e penės.