Jo Shqipėri e Madhe,
por Natyrale
Intervistė me shkrimtarin e madh, Ismail
Kadare, ku flet pėr Kosovėn e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare,
Evropėn, politikėn, letėrsinė
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, thotė se e
ashtuquajtura Shqipėri e Madhe ka qenė prej kohėsh njė motiv i preferuar pėr tė
justifikuar njė prapambetje tė ēėshtjes shqiptare, njė ngecje nė vend.
"Shqiptarėt nuk thonė Shqipėri e Madhe. Asnjėherė. Thonė Shqipėria
Natyrale ose Shqipėria Etnike. Pra, as e madhe as e vogėl, por ajo qė ėshtė dhe
qė duhet tė jetė. Nė fund tė fundit Shqipėri e Madhe, apo siē kanė thėnė Rusia
e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, kėto terma ndryjnė nė vetvete njė
koncept negativ, pra nėnkupton njė shtet i bėrė i madh me dhunė, pa tė drejtė,
dmth duke uzurpuar tė drejtėn e tė tjerėve", shprehet Kadare, gjatė njė
interviste ku flet pėr Kosovėn e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare,
Evropėn, politikėn, letėrsinė.
Zoti Kadare, bisedėn po e
zhvillojmė nė njė kohė kur shqiptarėt nė Kosovė, nė Kushtetutėn e re tė
sapohyrė nė fuqi, vendosėn themelet e njė shteti tė ri. Pra shqiptarėt arritėn
ta realizojnė ėndrrėn e tyre pėr njė Kosovė shtet tė pavarur. Sa i rėndėsishėm
ėshtė ky fakt pėr kombin shqiptar?
Sigurisht qė pėrgjigjja ime, si e ēdo
shqiptari, do tė jetė pozitive. Shqiptarėt, kombi shqiptar, sigurisht qė nuk ka
marrė njė favor, por ėshtė rregulluar diēka qė ishte ērregulluar nė vite, nė
shekuj. Tashmė shqiptarėt kanė hapėsirėn e tyre nė Ballkan, shumė tė
rėndėsishme me atė shtet qė ata e meritojnė prej kohėsh. Prandaj ėshtė gjetur
njė drejtpeshim, njė ekuilibėr pėr njė drejtpeshim tė prishur, pra ėshtė
zėvendėsuar ky i fundit qė ka qenė. Dhe kjo ėshtė nė radhė tė parė pėr tė mirėn
e kombit shqiptar dhe pėr tė gjithė Ballkanin.
Pra, kjo rigjetje e ekuilibrit natyrisht qė
kjo do tė luajė rol tė madh ndaj tė gjitha pikėpamjeve, si nga pikėpamja
politike, ekonomike, psikike e kombit shqiptar, do tė ndryshojė gradualisht,
dalėngadalė vetėndjesia e tij. Dhe kur ndjesia e njė kombi ndryshon pėr tė
mirė, siē ėshtė nė kėtė rast, atėherė pesha e tij e brendshme do tė reflektojė
nė peshėn e tij tė jashtme. Sigurisht qė kėshtu ndodh nė gjithė popujt. Pra,
psikologjia shqiptare do tė ndryshojė nga kahu i mirė i saj, nė tė gjitha
pikėpamjet.
JO SHQIPERI E MADHE, POR NATYRALE
Tani kemi dy shtete shqiptare.
Por pse disa i i tremben njė Shqipėrie tė Madhe dhe nuk u tremben dy shteteve
shqiptare? Si e shpjegoni ju kėtė?
Mendoj se ėshtė thjesht njė frikė. Nė botė,
zakonisht ka frika qė kanė njė bazė tė vėrtetė, por shpesh ato kanė njė bazė
virtuale. Njė bazė tė shpikur, siē janė edhe irikėt e fėmijėrisė qė krijohen
nga fantazmat, nga gogoli, dhe me sa duket kėto mbeten edhe nė jetėn politike
ndėrkombėtare disa herė. E ashtuquajtura Shqipėri e Madhe ka qenė prej kohėsh njė
motiv i preferuar, pėr tė qenė njė lloj alibie, pėr tė justifikuar njė
prapambetje tė ēėshtjes shqiptare, njė ngecje nė vend. Nė fakt, prej shumė e
shumė vitesh shqiptarėt e kanė bėrė tė njohur vetė nė gjuhėn shqipe, nė formėn
e tė menduarit shqiptar, qė kjo shprehje takohet shumė rrallė.
Shqiptarėt nuk thonė Shqipėri e Madhe.
Asnjėherė. Thonė Shqipėria Natyrale ose Shqipėria Etnike. Pra, as e madhe as e
vogėl, por ajo qė ėshtė dhe qė duhet tė jetė. Nė fund tė fundit Shqipėri e
Madhe, apo siē kanė thėnė Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe,
kėto terma ndryjnė nė vetvete njė koncept negativ, pra nėnkupton njė shtet i
bėrė i madh me dhunė, pa tė drejtė, dmth duke uzurpuar tė drejtėn e tė tjerėve.
Prandaj, tė pėrdorėsh kėtė shprehje nė kėtė rast pėr atė qė quhet Shqipėri e
natyrshme, cenohet e vėrteta. Kjo shprehje ka qenė njė tingėllimė negative dhe
ėshtė e pėrjashtuar pėr ne brenda vendit.
Zoti Kadare, kohė mė parė ju keni
zhvilluar njė debat tė gjatė lidhur me identitetin e shqiptarėve. A ka
ndryshuar nė parim identiteti i shqiptarėve pas krijimit tė shtetit tė ri tė
Kosovės, pra tė shqiptarėve si komb me dy shtete?
Besoj, shumica e shqiptarėve janė dakord qė
identiteti shqiptar ėshtė homogjen, ėshtė i njėjtė, ėshtė pjesė e identitetit
evropian. Nuk mund tė ketė identitet shqiptar tė pėrgjysmuar, as identitet
shqiptar tė gjymtuar ose tė modifikuar, pėr shkak tė njė robėrie tė gjatė. Ne
kemi njohur si tė thuash njė robėri klasike tė jashtme qė ka qenė robėria
otomane dhe njė robėri tė brendshme qė ka qenė me dy fytyra: robėria komuniste
shqiptare nė Shqipėri dhe robėria komuniste serbe, bashkė me robėrinė e
mbretėrisė jugosllave nė Kosovė. Ekziston njė teori e keqe, do tė thosha unė,
qė pretendon nga kėto aksidente tė rėnda historike (njėra 5 shekuj e tjera mė
shumė se gjysmė shekulli) se identiteti shqiptar ėshtė modifikuar, ėshtė
ndryshuar.
Tė thuash kėtė gjė pėr njė popull ėshtė ti
bėsh fyerjen mė tė madhe. Njė popull qė i ndryshohet identiteti prej robėrisė
ėshtė mjeran, ėshtė thellėsisht fatkeq dhe ka mungesa nė dinjitetin e tij.
Pėrse popujt e tjerė tė Ballkanit nuk e ndryshuan identitetin dhe pėrse i paska
rėnė popullit shqiptar kjo fatkeqėsi dhe ky cenim i rėndė? Pra, nuk ėshtė e
vėrtetė. Identiteti shqiptar, pavarėsisht nga tė gjitha ndikimet qė kanė pasur
tė gjitha vendet e Ballkanit nga robėria e gjatė otomane kanė mbetur ata qė
janė, tė pamodifikuar. Pra, tė gjitha ato pėrrallat pėr identitetin e
modifikuar mbeten vetėm pėrralla, dhe jo vetėm kaq, por ato janė edhe tė
dėmshme. Njė popull mund tė jetojė nė dy shtete. Por tani flitet pėr njė
problem tjetėr qė ka dalė.
A
Bėhen shumė pėrpjekje pėr kėtė gjė, ka shumė
doktrina dhe lloj-lloj teoricienėsh qė tentojnė pėr tė vėrtetuar se Kosova ka
identitet tjetėr. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse, versioni qė thashė mė parė,
versioni se njė populli, robėria mund tia ndryshojė identitetin. Nė qoftė se
ne pranojmė qė Kosova, pėr shkak tė njė qėndrimi 70-vjeēar nėn sundimin jugosllav
paska krijuar identitet tjetėr, ky ėshtė pėrsėri, siē thashė mė sipėr, njė
mjerim i madh pėr popullin tėnd. Pėrse e paska ndėrruar? Kosova ka qenė e
bashkuar me Shqipėrinė pėrpara. Ka qenė vazhdimi i hapėsirės shqiptare. Nuk ka
pasur kufij gjatė pesė shekujve qė fola unė. Gjatė perandorisė otomane ka qenė
e njėjta zonė, zonė qė administrata turke e quante me emra tė ndryshėm, por ka
qenė kjo zonė qe ėshtė sot.
Pra, pėrse ndryshoi ky identitet pėr kėto 70
vjet? Pėrse? Ku janė arsyet, ku ėshtė ndryshimi? E folmja? E folmja nė Kosovė
ėshtė absolutisht mė e afėrt disa herė me gjuhėn qė flitet nė pėrgjithėsi nė
Shqipėri, sesa nė shumė pjesė, zona tė Shqipėrisė qė kanė dialekte shumė tė
larguara nga pjesa e pėrgjithshme shqiptare. Unė, kur flas me kosovarėt apo kur
lexoj shtypin kosovar, gjuha ėshtė shumė mė e afėrt sesa disa gazeta nė
Shqipėri, si nė Gjirokastėr, nė Shkodėr, nė Kukės nė Elbasan. Pra, ėshtė tepėr
natyrale kjo, e megjithatė do tė shtoja se nuk ėshtė vetėm gjuha qė pėrcakton
identitetin, edhe pse ėshtė njė nga faktorėt themelorė. Identiteti ėshtė edhe
historia e pėrbashkėt, ėshtė tė ndjerit e pėrbashkėt, janė emocionet e
pėrbashkėta si komb, tė cilat janė tė krijuara gjatė shekujve, tė
mijėvjeēarėve. Prandaj, nuk e kuptoj kėtė kėmbėngulje pėr ta deformuar identitetin e shqiptarėve. Njė popull mund tė
jetojė nė dy shtete, kjo nuk do tė thotė asgjė. Nė radhė tė parė ėshtė e
rėndėsishme si ndjehet vetė kombi, ēfarė kombėsie ndjen ai nė ndėrgjegjen e vet
historike, nė moralitetin e vet historik. Kjo kėmbėngulje me duket pėrsėritje e
tezave qė nuk tė ēojnė askund.
Po cilat janė
Sigurisht, identiteti i njė kombi ka tė bėjė
me vlerat qė bart kombi, por njėkohėsisht edhe me gjenet e tij. Por nuk duhet
tė kemi frikė ti themi, siē flasim pėr vlerat me shumė tė drejtė, me kurajo
duhet tė flasim edhe pėr gjenet e tyre, pėr ti korrigjuar ato, ashtu sikurse
njerėzit e fortė janė mė tė aftė ti gjejnė mungesat e tyre sesa njerėzit e
dobėt, tė cilėt nuk flasin kurrė pėr mungesat e tyre.
EVROPA PO BEN MJAFT PER
SHQIPTARET
Ju shpesh keni bėrė vėrejtje ndaj
Evropės, e cila i ka qėndruar larg shqiptarėve,nuk i ka afruar sa duhet, bile
nė rastin e dramės sė Kosovės shpesh ka qenė e shurdhėrose dhe e verbėr, sipas
jush. Sot, ajo duket se ėshtė mė afėr se kurrė pranė shqiptarėve, nė Shqipėri,
Kosovė dhe Maqedoni. A mjafton kjo apo fati pėr tė hyrė nė familjen e Bashkimit
Evropian e kanė vetė shqiptarėt?
Kjo ėshtė njė pyetje interesante dhe shumė e
rėndėsishme. Unė jam vetė njė evropianist i vendosur, ashtu si dhe shumica e
shqiptarėve. Por kjo nuk do tė thotė se, unė ēdo gjė qė kam bėrė ose bėn Evropa
e shoh nė mėnyrė tė pakushtėzuar, nė mėnyrė pozitive gjithmonė. Dhe gjithmonė
njeriu i bėn vėrejtje nė radhė tė parė vendit tė vet, zonės sė vet ku ėshtė
shteti i tij dhe kontinentit tė vet. Prandaj, ne kur i bėjmė vėrejtje Evropės,
tė gjitha kėto janė vėrejtje qė ia bėjmė kontinentit tonė, kontinentit mėmė, ku
bėn pjesė edhe populli shqiptar nė familjen e popujve evropiane. Pra, kėtu nuk
kemi ndonjė ndjesi tė keqe, as ndonjė kompleks. Kjo ėshtė e natyrshme.
Evropa dihet qė pėr njė kohė tė gjatė ka pasur
njė qėndrim, qė ėshtė gjykuar pėrfillės ose shpėrfillės, zakonisht pėr gjithė
Ballkanin, sidomos pėr Shqipėrinė. Pėr fat tė mirė, prej vitesh ajo ėshtė bėrė
e ndėrgjegjshme, ka korrigjuar mjaft gjėra nė kėtė qėndrim, ka korrigjuar
gjėrat themelore. Evropa, Aleanca Atlantike, SHBA-ja e ndihmuan kombin shqiptar
nė mėnyrė jashtėzakonisht tė vendosur nė njė luftė tė armatosur pėr ti
mbrojtur tė drejtat e tij. Pra, mė duket se epoka qė ne duhet tė ankoheshim nė
pėrgjithėsi pėr Evropėn ka mbaruar. Sigurisht qė tani populli shqiptar ndjehet
gjithmonė e mė tepėr evropian, sepse nė njėfarė mėnyre kemi qenė tė pėrjashtuar
nga ky kontinent, disa herė jemi pėrjashtuar nga fati dhe disa herė kemi
pėrjashtuar veten, Shqipėria komuniste nė programin e saj kishte pėrjashtimin
absolut tė Evropės dmth tė quheshe evropian nė atė kohė do tė thotė tė ishe mik me botėn perėndimore, dmth me
botėn armiqėsore.
Prandaj pėr gjysmė shekulli ka qenė faji i
Shqipėrisė. Sot epoka ka ndryshuar tėrėsisht pėr tė mirėn tone dhe tani
marrėdhėniet me Evropėn janė themelore pėr mbarėvajtjen e vendit. A mund tė
bėjė Evropa akoma? Evropa po bėn mjaft kuptohet, aksione tė tilla, si
rivendosja e ekuilibrave nė Ballkan ėshtė njė aksion kolosal, qė kushtėzohet
nga shumė faktorė dhe Evropa i ndjek hapa pas hapi. Nuk ėshtė e lehtė, por dhe
nuk ėshtė kaq e vėshtirė, mjafton tė respektohen disa parime bazė tė sė drejtės
universale, tė lirisė universale.
Evropa e ka kėtė detyrė. P.sh. nė
Shqipėri vazhdon agonia politike, zvarriten reformat, mungesė pėrgjegjėsie nė
plotėsimin e kritereve qė kėrkojnė standardet e BE-sė e tjerė? Cila ėshtė
detyra e politikės shqiptare nė kėtė drejtim?
Kjo tregon qė nė Shqipėri ka mbeturina qė e
trajtojnė Evropėn si njė hapėsirė jomiqėsore, ose si njė hapėsirė tė huaj, ose
si njė hapėsirė qė na ka borxh gjithmonė dhe duhet tė na rregullojė punėt tona.
Nė qoftė se pretendojmė qė tė jemi njė vend evropian, nė radhė tė parė e
ndėrtojmė ne vetė Evropėn, brenda nesh dhe pastaj nė mėnyrė tė natyrshme tė
integrohemi nė Evropė.
Zoti Kadare, veprat tuaja madhore
janė krijuar nė kohėn e njė regjimi diktatorial. A ndikojnė te krijuesi
regjimi, sistemi politik? Pra, cilėt janė raportet e shkrimtarit me sistemin
politik tė vendit?
Mendoj se teprohet gjithmonė ndikimi i njė
regjimi politik i njė shteti, i njė diktature apo i njė demokracie mbi
krijimtarinė letrare. Studiuesit, kritikėt e kanė shumė komode tė thonė qė
ndikon. E vėrteta ėshtė ndryshe. E kam thėnė shumė here se letėrsia ka ligjet e
saj tė cilat nuk pėrputhen me ligjet shoqėrore. Letėrsia ėshtė shpėrfillėse pėr
sistemet shoqėrore, politike. Letėrsia lind dhe zhvillohet nė ēdo kohė, nė ēdo
regjim sado i ashpėr tė jetė, sado i butė tė jetė, nuk luan ndonjė rol tė madh
nė zhvillimin e saj.
Shumė njerėz e teprojnė me kėtė gjė dhe kanė
shumė qejf edhe tė kapen pas kėsaj, pas sistemit shoqėror pėr tė shpjeguar njė
letėrsi. Letėrsia mund tė jetė e fortė ose e dobėt nė ēdo sistem shoqėror. Mund
tė jetė e fortė nė njė regjim tė keq dhe mund tė jetė e dobėt nė njė regjim
demokratik. Shumica e librave qė botohen sot, si kėtu nė Gjermani ku jemi, ku
kemi njė sistem demokratik dhe ka letėrsi tė mirė dhe tė keqe apo edhe mė tė
keqe, mediokre fare edhe pse ėshtė njė sistem nga mė tė pėrparuarit nė botė.
Dhe po tė ishte ashtu, qė letėrsia varet nga sisteme, ateherė gjithė sistemet e
pėrparuara duhet tė kishin letėrsi tė mrekullueshme dhe art tė mrekullueshėm
dhe sistemet e prapambetura duhet tė kishin tė kundėrtėn. Por nuk ėshtė kėshtu,
shpesh ndodh e kundėrta.