KĖSHILLI
ORGANIZATIV I KUVENDIT MBARĖKOMBĖTAR
PROJEKT- TEZAT E FINALIZIMIT TE BASHKIMIT KOMBĖTAR TĖ SHQIPTARĖVE
(Tezat Themelore - projekt - pėr Kuvend
Mbarėkombėtar)
Kuvendi Mbarėkombėtar, me delegatė, tė
mandatuar nga krejt trojet shqiptare dhe Diaspora, me praninė edhe tė tė
ftuarėve - deputetė e zyrtarė, pėrfaqėsues tė partive politike e shoqatave
atdhetare, intelektualė veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare, studjuesė tė huaj,
personalitete e diplomatė, pėrfaqėsuesė tė organizmave ndėrkombėtare, tė
akredituara nė Tiranė, - mbasi diskutoi rreth Fjalės-Apel, tė mbajtur nga
Pėraqėsuesi i Kėshillit Organizator, zgjodhi ASAMBLENĖ KOMBĖTARE, miratoi
njėzėri STATUTIN e saj, TEZAT THEMELORE TĖ FINALIZIMIT TĖ BASHKIMIT KOMBĖTAR
SHQIPTAR dhe MEMORANDUMIN drejtuar organizmave ndėrkombėtare, shteteve dhe
ambasadave kryesore, me objektivin madhor : konceptimin, orientimin,
organizimin dhe drejtimin unik tė Lėvizjes sė Bashimit Kombėtar tė Shqiptarėve,
deri nė krijimin e njė shtet-kombi tė vetėm nė territoret ku ata banojnė prej
shekujsh nė Ballkanin Perėndimor.
Pika e referimit, e orientimit dhe e veprimtarive
tė gjithanshme tė kėsaj Lėvizjeje, mbetet ideja, ende e parealizuar, e shpallur
prej Kuvendit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, se : "Tė gjitha krahinat
e Shqipėrisė, e mėmės tonė tė dhimbshme e tė dashur, tė ndara nė vilajetet e
Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastirit dhe tė Janinės, pėrmblidhen nė njė shtet tė
unifikuar..." (Abdyl Frashėri, dhjetor 1880).
- Ky Kuvend
Mbarėkombėtar, pėrfaqėsues i shoqėrisė civile tė organizuar, i opinionit
mbarėshqiptar, i popullit qė bėn historinė, me vullnet atdhetar tė palėkundur,
kėrkon ngritjen edhe tė politikave zyrtare shqiptare nė nivelin e problemeve
dhe e interesave tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, e pėrpunimit dhe
implementimit tė asaj politike qė shpreh hapur, qartė, lirshėm e me vendosmėri
objektivat maksimale pėr zgjidhjen e "ēėshtjes shqiptare" nė
Ballkanin Perėndimor, qė pėrbėn dhe ēėshtjen tonė madhore kombėtare si dhe
nyjen gordiane tė stabilitetit nė Ballkan.
Shteti i sotėm i shqiptarėve, Republika e
Shqipėrisė, e kufizuar nga tė tri anėt tokėsore me pjesėt e coptuara tė trupit
tė vet, tė rrėmbyera nga agresorėt fqinjė, vasalėt ruso-anglo-francezė,
mbėshtetur nė parimet e mėdha tė demokracisė dhe humanizmit, duhet tė rikthehet
nė normalitet, nė tė mirė tė vet dhe tė vetė fqinjėve, nė pėputhje edhe me vetė
strukturėn e Evropės si Bashkim i shtet-kombeve.
- Ky Kuvend ėshtė nė
linjėn e nismės sė parealizuar Kadare-Qose-Tartari (1991), tė Tetova-1 e Tetova-2 (1992), tė Tubimit
Parakuvėndor nė Tiranė (1993), tė Kuvendit tė Intelektualėve shqiptarė pėr
Ēėshtjen Kombėtare nė Stamboll (25-28 nėntor 1995); dhe synon tė konkretizojė e
konsolidojė "Muajin e Kultrurės Kombėtare", sloganet "Njė Komb,
njė histori!" e "Njė Komb, njė qėndrim!". Duke u nisur nga sllogani
"Njė komb, njė qėndrim", tė shkojmė drejt sendėrtimit tė idesė
"Njė Komb, njė shtet".
- Kuvendi Mbarėkombėtar vendosi qė TEZAT
THEMELORE tė jenė orientimi bazė, pikėmbėshtetja, pikėreferimi dhe kriteri,
matėsi i krejt veprimtarive tė organizuara nė trojet shqiptare, tė institucioneve,
politikave dhe diplomacisė zyrtare, tė inteligjencies, tė partive politike e
shoqatave, tė medias, diasporės dhe tė ēdo shqiptari me zemėr tė bardhė.
I. GJENDJA E SOTME E
"ĒĖSHTJES SHQIPTARE"
- 130 vjet pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit
(1878), 96 vjet pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912), Kombi
Shqiptar ende mbetet kombi i pėrpjestuar pėr gjashtė.
Na ka munguar strategjia si t'i qasemi
realizimit tė aspiratės shekullore dhe nuk e kemi kundruar e shtruar atė si njė
"nyje gordiane" tė vetme.
Prandaj sot kemi :
Njė Shqipėri kombėtarisht tė cunguar;
Njė Kosovė protektorat, gjithashtu tė coptuar
e me status tė pakonsoliduar;
Luginėn shqiptare tė Preshevės, koloni tė
Serbisė;
Njė entitet shqiptar nė Maqedoni nėn sundim
kolonal sllavo-maqedonas dhe tė pa bashkuar politikisht;
Njė komunitet shqiptar nė Mal tė Zi,
kombėtarisht tė paemancipuar;
Njė Ēamėri, po thuaj se tė harruar;
Toplicėn tė boshatisur prej banorėve autoktonė
shqiptarė (1878);
Njė Sanxhak qė gati po e humbet gjuhėn amtare
dhe identitetin shqiptar;
Miliona shqiptarė nė Turqi, gati tė asimiluar;
Njė mėrgatė shqiptare, tė fuqishme, paksa tė
hallakatur prej grupimeve tė pozicionuara politiko-partiakisht;
Njė politikė e diplomaci shqiptare
kombėtarisht ende tė paunifikuar e tė paformėsuar njėmendėsisht.
- Trojet etnike shqiptare, tė aneksura
ushtarakisht nga shtetet fqinjė, pėr gjatė gjithė kufirit tokėsor, pushtime tė
sanskionuara edhe me traktate ndėrkombėtare, janė mirėfilli koloni.
Kėrkesa pėr dekonolizim dhe ribashkimin e tyre
me shtetin-amė i pėrket Rezolutės Nr.2965 (1974).tė Asamblesė sė Pėrgjithėshme
tė OKB-sė, Komitetit pėr dekolonizimin, i cili obligohet tė pėrkrahė e tė
mbėshtesė moralisht e financiarisht edhe Lėvizjen e shqiptarėve, ashtu siē bėn
ai edhe pėr tėrė organizmat ēlirimtare tė kombeve tė tjera.
Republika e Kosovės hyn nė kategorinė dhe
radhėn e atyre mbi 120 shteteve qė u krijuan pas shkatėrrimit tė perandorive
koloniale.
- Akt-akuza jonė kombėtare e pėrpjekjeve
barbare pėr shkombėtarizim, genocid e diskriminim, ėshtė gjerėsisht e faktuar
dhe e dokumentuar.
Ato
fillojnė qė me traktatin "Zakonik Stefana Dushana" tė sllavėve
mesjetarė, me "Megaliidhenė" dhe legjendėn greke tė "Vorio
Epirit" pas revolucionit tė vitit 1821, me "Naēertanien",
"Shpėrnguljen e arnautėve", "Problemin e pakicave nė
Jugosllavi" e memorandume akademikėsh tė indoktrinuar; me thirrjet
makabre, si prej njerzish tė egėr tė xhunglės ("Ubij, Zakolji, da shiftar
ne pastoji"), me ekspedita hanibaleske ēetnikėsh e andartėsh, me kėrcėnime
pėr konvertimin e besimit, emėrtimin e shqiptarėve si "turqė",
"myslimanė", "torbeshė", "shiftarė" dhe vėnien e
prapashtesave sllave nė mbiemrat shqiptare, e tė tjera.
Nipėrit e fqinjėve tanė, tė humanizuar e tė
demokratizuar njė ditė, do tė skuqen pėr tė kaluarėn e shteteve tė tyre, qė
kanė vepruar kaq barbarisht dhe me njė shovinizėm paprecedent pėr ēdo caus
belis.
- Nė njohjen dhe mbėshtetjen e kauzės sė
shqiptarėve pėr bashkim janė edhe shumė zėra tė huaj, gjithėnjė e mė tė
fuqishėm siē janė deklarmet e kongresmenit Dana Rohrabaker: "Shtetet e
Bashkuara nuk duhet tė pėrdorin standarte tė dyfishta kur shtrohet ēėshtja e tė
drejtės sė popujve pėr vetėbendosje,... Populli i Kosovės nuk dėshiron tė jetė
pjesė e Sėrbisė, ...ai ka plotėsisht tė drejtė tė vendosė pėr fatin e
tij"; dhe "Shqipėria e Madhe nuk mund tė ndalet. Shqiptarėt do tė
duan tė lidhen me Shqipėrinė. Kjo ėshtė nė psikikėn e tyre dhe bota do tė duhet
tė pėrballet me kėtė. Kufijtė e Ballkanit do tė ndryshojnė" (Martin
Shlezinger, Qėndra e Studimeve tė Evropės Jugė-lindore "Wilson" -
SHBA) e tė tjera.
II. KOSOVA - PROJEKTI KOMBĖTAR
IMEDIAT MĖ SERIOZ
- Kosova shqiptare, aktuale, ashtu, ende po e
cunguar prej asaj historikes, vatra e shquar e atdhetarizmit, detashmenti
pararojė i organizuar i pėrpjekjeve pėr liri, pavarėsi e integrim kombėtar,
dėshmi e vitalitetit, qėndrueshmėrisė dhe mbijetesės kombėtare (struge le for
life), si shtet i ri, i pavarur e sovran, ėshtė hallka kryesore nė zinxhirin e
bashkimit kombėtar tė shqiptarėve. Me vullnetin politik tė popullit sovran, ajo
premton tė jetė dhe "dallėndyshja e parė" e bashkimit me shtetin-amė.
- Shteti i ri i Kosovės, projekti kombėtar mė
serioz imediat i shqiptarėve, me tė gjitha kushtet pėr tė qenė i pavarur e
sovran nė tė gjithė territorin e vet, me subjektivitet ndėrkombėtar tė njohur,
ende nuk ėshtė shkėputur nga orekset e fqinjėve pėr gllabėrim territoresh tė
saj, mbetet nė vorbullėn e konflikteve etnike, ku, pėrgjithėsisht, kuptohet,
ėshtė vėshtirė tė gjendet ajo zgjidhje ideale, qė tė kėnaqte secilėn nga palėt
dhe tė miratohej plotėsisht prej tyre, qė nuk ofron dhe garanci tė mėdha pa
ndihmėn ndėrkombėtare, nuk "rrumbullakoset" dot me njohjen e plotė tė
subjektivitetit politiko-juridik e ndėrkombėtar tė tij.
- Ēėshtja e Kosovės u vu nė partneritet tė
plotė me bashkėsinė ndėrkombėtare, madje, dhe nė vartėsi tė saj. E ardhmja e
Kosovės, pas shpalljes sė Pavarėsisė prej Kuvendit tė Prishtinės (17 shkurt
2008), do tė vazhdojė tė jetė njė proces nė kontraktualitet me OKB-nė, BE-nė
dhe NATO-n.
Pavarėsia e shpallur ėshtė hap i rėndėsishėm,
i shkėputjes edhe de jure prej sundimit tė Serbisė, ndonėse Pako-ja e
Ahtisaarit, pa mundur tė kapėrxejė kufijtė, kornizat qė imponojnė Fuqitė e Mėdha,
i ka tė theksuara tendencat pėr ruajtjen e mėtejshme tė ndikimit serb.
- Pako-ja e Ahtisaarit, qė para shpalljes sė
Pavarėsisė, i pėrmbante nė vetvete edhe dritat qė reflektojnė, edhe hijet qė e
zvetėnojnė, i vinte Kosovės kushte, kufizime, tėrhiqte vėrejtje parimore edhe
pėr kapituj tė veēantė tė saj, pėrshkohej prej ambiguiteteve, qė e invalidonin
sovranitetin e Kosovės nė aspektin politiko-juridik dhe atė teritorial.
Konkretisht : shpallje arbitrare e Kosovės si
"multietnike", njė epitet joadekuat me shumė pasoja negative qė
rrjedhin prej tij; ecje nėpėr pavarėsinė eventuale, me kufizime tė ndieshme tė
lėvizjes nėpėr tė; mundėsi eventuale "e tė qenurit sovran", me
sovranitet tė deklaruar, jo tė plotė e tė pjestuar; - i cėnuar edhe me tolerimin
e fushatės zgjedhore serbe nė territorin e Kosovės mė 11 maj 2008, - dukuria e
heqjes sė sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn, pa gatishmėrinė pėr t'ia mbartur
atė plotėsisht institucioneve tė saj; hapje e procedurės pėr shfuqizimin e
Rezolutės 1244, pa garancitė pėr miratimin e njė rezolute tė re nga Kėshilli i
Sigurimit tė OKB-sė; mundėsitė e bėrjes
sė Kosovės me Kushtetutė e simbole shtetėrore, pa tė drejtėn e plotė tė saj pėr
pėrcaktimin e pėrmbajtjes dhe zgjidhjve konkrete tė tyre; prani ndėrkombėtare
civile e udhėhequr nga BE, por edhe me ndėrhyrje e fuqi ekzekutive tė
Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar; hapje eventuale e rrugės pėr antarėsim nė
mekanizmat ndėrkombėtare, me standarte shumė tė larta pėr ta realizuar kėtė
pranim; mundėsia e krijimit tė njė Force tė Re tė Sigurisė, me shpėrbėrjen e
TMK-sė, emblemės sė Luftės sė lavdishme tė UCK-sė; shprehje e mosndarjes sė
Kosovės, me krijimin e dy komunave nė Mitrovicėn e vetme; nivel shumė tė lartė
tė administrimit dhe vendimarrjes pėr serbėt nė komunat e tyre, madje, edhe
decentralizim asimetrik nė vijat etnike, si dhe mbrojtja e monumenteve tė
kultit nė shkallėn mė tė lartė tė mundshme; pranimi i shtetėsisė sė dyfishtė
pėr qytetarėt e ish Jugosllavisė nė Kosovė deri mė 1 janar 1998, me mundėsi
manipulimi, por dhe me privimin e kėsaj tė drejte tė mijėra shqiptarėve tė
pėrzėnė e tė shpėrgulur gjithandej nėpėr botė para kėsaj date. "Tė drejtat
shtesė" pėr serbet pėrbėjnė sfidėn mė tė madhe pėr Kosovėn.
- Kufizimet e sovranitetit dhe tė pavarėsisė
sė Kosovės si shtet, pėr njė periudhė, bėjnė evidente edhe dy shqetėsime tė
mėdha, tė mbarsura me rreziqet pėrkatėse dhe invalidim tė vetė statusit tė
shpallur :
Sė pari, vendosja e mandateve tė BE-sė nė
Kosovė, do tė nėnkuptonte pėrsėritjen e fenomenit "Bosnjė" pėr
shtetin e ri, qė gjeneron dhe mentalitetin e varėsisė.
Sė dyti, pėrsiatjet dhe kėrkesat serbe, tė
legalizuara e favorizuara edhe prej dispozitave tė Pakos sė Ahtissarit,
pėrbėjnė mundėsinė reale tė krijimit tė oazeve etnike me serbė, tė cilat jo
vetėm cėnojnė kompaktėsine territoriale, por shkaktojnė edhe defunksionimin e
pjesshėm tė institucioneve tė shtetit. Madje, nėn kamuflimin e idesė pėr decentralizim,
sanksionohen dy entitete, pėrligjet ideja e pa priciptė e multietnicitetit,
krijohen, kėshtu, premisa pėr ndarje. Ėshtė naive e paradoksale, sidomos,
motivimi i kėtyre lėshimeve me "mbrojtjen e kishave dhe manastireve",
kur dihet botėrisht se "kėrkesat fetare janė vetėm pretekste pėr qėllime
politike e strategjike".(H. Kisinger).
- Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės ėshtė hap i
rėndėsishėm i shkėputjes sė saj edhe de jure prej sundimit tė Sėrbisė.
Ndėrsa vetė Pako-ja e Ahtissarit nuk i
kapėrxen kufijtė, ato korniza tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, qė imponojnė
Fuqitė e Mėdha, me tėrė ato lėshime pėr ruajtjen e ndikimit dhe diversionit
serb mbi shtetin e ri.
Ndėrsa janė tė gjitha motivet dhe argumentet
qė Kosova tė jetė plotėsisht shtet i pavarur e sovran, "zgjidhja" dhe
"statusi" aktual nuk janė nė pėrputhje me vullnetin e plotė tė
popullit : 9 vjet pas atij martirizimi biblik, Kosova ende mbahet "hiq e
mos kėput", me stėrzgjatje e stėrhollime, nė njė "mjegullnajė
diplomatike", qė gjenerojnė dy ndjenja tė skajshme, jorealiste e tė
dėmshme : edhe "optimizėm tė pamatur", edhe "pesimizėm tė
kulmuar".
- Pako-ja Ahtisaari, po tė trajtohej si
standart dhe etalon i pėrgjithshėm, atėherė do tė duhej tė shtrihej zbatimi i
parimeve dhe kritereve tė saj edhe nė shtetet tjera tė Ballkanit: Mal tė Zi,
Serbi, Maqedoni dhe Greqi, sepse nė kėto shtete jetojnė mė shumė minoritete
dhe me perqindje shume mė tė mėdha se sa nė Kosovė.
- Nė analizėn konceptuale tė perspektivės,
duke pasur parasysh synimet historike tė shqiptarėve pėr tė jetuar sė bashku, tė
sanksionuarit e tė gėzuarit e sovraitetit tė plotė politiko-juridik dhe
ekonomik tė Republikės sė Kosovės, pėrbėn njė hap dhe hallkė nė procesin e
bashkimit kombėtar, ashtu si dhe duhet trajtuar. "Bashkimi i Kosovės me
Shqipėrinė njė ditė do tė ndodhė" (Akademik Rexhep Qosja).
Pėrndryshe, prania e dy shteteve prej
shqiptarėsh nė Ballkan, do tė ishte, mė shumė njė handikap, se sa pėrparėsi
gjeopolitike e Kombit Shqiptar nė Gadishullin Ballkanik.
III. MBI SEGMENTET E TJERA TĖ
ĒĖSHTJES SHQIPTARE
1.
- Shqiptarėt
nėn Maqedoni.
Popull autokton nė trojet e veta, qė sot
pėrballen me pozitė denigruese.
Deklarimi i pavarėsisė sė Maqedonisė u
realizua pa u sanksionuar pozicioni i etnitetit shqiptar, vendi dhe roli i tij
kushtetues. Edhe Marrėveshja e Ohrit konservoi, pėr kėtė etnitet, vetėm
statusin e "pakicės kombėtare", madje, pa e emėrtuar cilėsisht, duke
e pėrfshirė vetėm nė tėrėsinė e "shtetit multietnik". Ajo, me
trajtimin e shqiptarėve si njė minoritet, me mos njohjen shqiptarėve tė sė
drejtės sė subjektit politik, tė sė drejtės sė sovranitetit dhe tė rolit
shtet-formues, nuk e eliminoi shkakun themelor tė krizave etnike nė vend.
- Vendi fqinj e ka tė domosdoshme, imperative
njė kushtetutė dhe njė koncept tė ri shtetėror qė tė zhduk ēdo dominim tė njė
etniteti mbi tė tjerėt, ku tė njihen shqiptarėt si popull autokton dhe pjesė
integrale e Kombit Shqiptar nė Ballkan.
-Vetėadministrimi i shqiparėve nė Maqedoni,
me autonimi, nė formė federate, apo kantonesh, deri nė bashkimin me Shqipėrinė,
janė forma tė ligjshme, legale e tė pranueshme.
2.
- Kuvendi
shpreh shqetėsimin ndaj represioneve dhe dhunės sė pushtetit serb ndaj shqiptarėve
tė Kosovės Lindore nėn Sėrbinė (Preshevė, Medvegj, Bujanovc), dhe konfirmon
mbėshtetjen dhe solidaritetin vėllazėror ndaj kėrkesave tė tyre tė artikuluara
pėr autonomi politiko-territoriale, me tė drejtė bashkimi me Kosovėn, siē ėshtė
sanksionuar edhe me referendumin e sovranit popull (1-2 mars 1992) etj.
Kosova Lindore, e aneksuar Serbisė jo me
luftė, por nė kohė e kushte paqėsore, nuk mund tė mbahet nėn pushtimin serb,
duke i shtypur pėrpjekjet e shqiptarėve pėr avancimin e pozitės sė tyre
politike dhe kombėtare. Duke mos e konsideruar Serbinė as shtetin e tyre, as
"ombrellė sigurie" pėr jetėn e tė ardhmen, duke qenė tė rrezikuar
prej sjelljes armiqėsore, bizantine, antishqiptare tė pushtetit serb, - shkaku
dhe thelbi i vėrtetė i krizave etnike nė Luginė, - shqiptarėve duhet t'u njihet
medosmos parimi i vetėvendosjes, i promovuar si parim demokratik i tė drejtės
ndėrkombėtare.
3.
- Nismat
e pakonsiderueshme qė janė ndėrmarrė pėr tė pėrmirėsuar pozitėn e shqiptarėve
nėn Mal tė Zi, nuk i kanė nxjerrė ata nga statusi i qytetarėve tė rendit tė dytė,
nuk u kanė sanksionuar atyre lirite dhe tė drejtat kolektive e kombėtare.
Sikurse ėshtė e hidhur e kaluara e shqiptarėve
nė ato troje, po ashtu edhe pozita kushtetuese-ligjore aktuale mbetet
denigruese.
Shteti i Malit tė Zi shtiret i shurdhėr pėr kėrkesat
legale e tė ligjshme tė shqiptarėve pėr emancipim qytetar e kombėtar,
respektimit tė sė drejtės mė themelore qė tė mos ndjehen tė diskriminuar nė
raport me malazezėt.
Shqiptarėt brenda territorit tė Republikės sė
Malit tė Zi jetojnė nė trojet e veta stėrgjyshore, nė njė brez territorial tė
pandėrprerė me shqiptarėt e tjerė nė Ballkanin Perėndimor, e kanė tė
domosdoshme dhe minimale plotėsimin e kėrkesės pėr ndryshimin e statusit
kushtetues nė krejt vendin, veēanėrisht pėr forcimin dhe zgjedhimin e pushtetit
lokal nė trevat ku pėrbėjnė shumicėn e popullsisė, pėrfshi deri dhe tė drejtėn
e tyre pėr vetėvendosje me vullnet tė lirė.
4.
- Kuvendi
Mbarėkombėtar shpreh bindjen se nuk mbyllet nė arkivė, as nuk shuhet "Ēėshtja
e Ēamėrisė", - segmenti i plagės shqiptare mė tė thellė e tė hapur, qė
shovinizmi grek ende e manipulon me spekullime, edhe pėrpiqet ta mbulojė me
pluhurin e harresės.
Shtetit fqinj jugor, me praninė e mijra
shqiptarėve autoktonė ortodoksė (tė quajtur "arvanitas" pėr
diferencim e diskriminim), me shqiptarėt autoktonė myslimanė tė Ēamėrisė tė
bastisur, me mijėrat e emigrandėve ekonomikė tė kohėve tė reja, i pėrkiste dhe
i kishte hije tė kultivonte dhe tė seliste simbiozėn vėllazėrore
shqiptaro-greke dhe jo t'i lėshonte frerin politikave antinjerėzore e
antidemokratike, praktikave tė egra, cinike, diskriminuse, etno-religjioze
intolerante, brutalisht tė pėrgjakshme.
Ēėshtja shqiptare e Ēamėrisė ēdo ditė e mė
tepėr po i zbulohet dhe i prezantohet botės demokratike si njė nga tragjeditė
gjenocidale tė shekullit XX, aplikuar prej Athinės zyrtare ndaj njė popullsie
etnike, nė trojet amėtare, prej shekujsh pjesė integrale e territoreve
shqiptare, tė shkėputura dhunshėm e arbitrarisht prej kufijve tė padrejta qė u
vendosėn nė vitin 1913.
- Ēėshtja e Ēamėrisė, e statusit dhe fateve tė
popullsisė ēame, tė pėrzėnė dhunshėm e tė masakruar, e pa trajtuar sa e si
duhet nga vetė shteti shqiptar, gati e mohuar, kėrkon sot trajtimin politik
parimor e serioz.
Ėshtė i hapur dhe kėrkon zgjidhjen adekuate
problemi i lirive dhe tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve qė jetojnė nėn
Greqi, pavarėshit nga besimi fetar qė kanė pėrqafuar, kėrkon zgjidhjen e vet
edhe e drejta e kthimit tė ēamėve nė trojet e pasuritė e tyre stėrgjyshore,
vendosja e lidhjeve dhe integrimit tė tyre me botėn shqiptare, sipas frymės sė
tė gjitha konventave ndėrkombėtare.
- Kuvendi tėrheq vėmėndjen, qė ēėshtja ēame,
si "njė nga pikat kyēe", tė mos pėrdoret as pėr tė mbajtur pezull
marrėdhėniet Shqipėri-Greqi, as pėr pazare politike dhe krijim tė njė
stabiliteti fals, por tė insistohet me kėmbngulje, me vullnet politik
transparent e demokratik, nga pozita e raporte partneriteti e reciprociteti
midis Shqipėrisė dhe Greqisė, tė vihen nė vend parimisht padrejtėsitė
historike, qė marrėdhėniet midis Republikės sė Shqipėrisė dhe asaj tė Greqisė,
tė jenė vėrtetė tė mira, tė shėndosha, tė njė fqinjėsie shembullore, tė tilla
qė t'i shėrbejnė stabilitetit dhe progresit.
IV. BASHKIMI KOMBĖTAR I SHQIPTARĖVE DHE
INTEGRIMI EVROPIAN.
- E veēanta
e shqiptarėve, ėshtė se po pėrballet sot me dy lloj integrimesh, me atė
mbarėshqiptar, si komb i vonuar nė histori e kėrkesė e kohės, dhe me atė
evropian.
- Kuvendi shpreh bindjen dhe vullnetin politik
qė integrimi, mė parė i shqiptarėve nė vetvete dhe hyrja, mandej, nė Bashkimin
Evropian,- nė kėtė dukuri tė re tė organizimit tė zgjedhur prej Kontinentit
plak nė erėn e demokracisė, - tė trajtohen si dy procese tė lidhura,
komplementare, si pjesa me tė tėrėn, ku ēdo komb tė jetė si njė gurė nė mozaikun
e Kombeve tė Bashkuara Evropiane.
Faktikisht Kontinenti ynė po bėn realitet atė
qė kish profetizuar dhe theksuar njė franez i madh qė nė shekullin e 19-tė se:
"Ju, gjithė kombet e kontinentit, pa zvenitur cilėsitė tuaja tė veēanta,
individualitetin tuaj tė lavdishėm, njė ditė do tė shkriheni nė njė njėsi
madhore e do tė pėrbėni sė toku vėllazėrimin evropian" (Viktor Hygo).
- Identitetin tonė kombėtar tė spikatur, tė
farkėtuar e selitur nė tėrė rrjedhėn spontane e atė tė ndėrgjegjėsuar tė jetės
sė hershme, prej pellazgėve, nė njė histori njerkė, me politika fqinjėsh tė
dominuara prej instiktesh e ligjesh tė xhunglės, atė mbijetesė imunitare
gjenetiko-biologjike, antropologjike, etno-psiko-kulturore, ato virtyte
shembullore e potencial intelektual, na obligojnė t'i rikuperojmė e t'i
konsolidojmė mė tej, me maturi dhe sens demokratik, nė kėtė rrjedhė objektive
tė re dhe logjikė tė hekurt tė jetės shoqėrore.
- Pasaporta kombėtare e shteteve qė inicuan
Bashkimin Evropian ka qenė e pacėnuar. Ashtu dhe e atyre qė u pranuan mė vonė,
e tė gjithė komb-shteteve qė do tė anėtarėsohen nė tė ardhmen.
- Vėnia nė vend e historisė dhe traditave tė
etnisė dhe tė kombit shqiptar, dhunshėm tė grabitura, tė falsifikuara apo tė
fshehura, si dhe fshirja e pluhurit tė insinuatave dashakeqe ndaj shqiptarėve
(pėrfshi dhe atė mė tė shpifurėn, - "rrezikun e fomdamentalizmit dhe
terrorizmit islamik" qė arthka, gjoja, prej kombit shqiptar), ėshtė nevojė
dhe kontribut edhe pėr vetė historinė dhe mozaikun e identitetit tė
kontinentit.
- Zgjidhja e drejtė, e plotė e pėrfundimtare e
ēėshtjes shqiptare, dhėnia fund e mbajtjes sė trojeve shqiptare si posedim
kolonial, gurė shahu, monedhė tregu, mollė sherri, rrufe-pritėse, "fuēi
baroti" e "kuti Pandore", bėhet nė marrėveshje dhe mirėkuptim me
faktorin ndėrkombėtar, me gjeopolitika qė synojnė t'a shndėrrojnė kombin
shqiptar nė njė faktor baraspeshues, ekuilibrues e stabiluzues nė rajon e mė
gjerė, dhe jo tė konceptohet ky "bashkim" si i ezaurueshėm prej proceseve
mega-integruese.
Evropėn aty e kemi, ėshtė e jona prej shumė
shekujsh. Pėrfshirja brėnda Bashkimit Evropian pak mė me vonesė, por me
identitet e dinjitet, ėshtė e rėndėsishme dhe nė tė mirėn e pėrgjithshme.
- Dihet se dramat dhe traumat qė pėrbėjnė
"ēėshtjen shqiptare" nė Ballkan, janė pasojė e drejtpėrdrejt tė atij
kornizimi tė ēėshtjes, qė kanė imponuar Fuqitė e Mėdha. Po edhe mė tej,
vullneti politik dhe vendimet e ndėrkombėtarėve, nuk janė gjithėnjė
adekuate me aspiratat, interesat dhe
problemet jetike tė Kombit Shqiptar, se ish Fuqitė e Mėdha, qė i shkaktuan
padrejtėsinė e madhe Kombit Shqiptar prej Konferencės sė Paqes sė Shėn Stefanit
(1878) e kėtej, jo vetėm reflektojnė me vėshtirėsi, por sot i pėrmbahen linjės
mė komode pėr ta, - asaj tė pėrfshirjes sė Ballkanit Perėndimor nė BE, ku,
vetvetiu, do tė rezultoka e zgjidhur edhe ēėshtja shqiptare. Ėshtė linjė e
lidhjes sė shkurtėr dhe e arnuar dobėt.
- Qė nuk do tė ndodh ndonjė ndryshim nė fatet
dhe statusin e kombit shqiptar me variantin e hyrjes nė BE pjesė-pjesė, kėtė e
dėshmon mirė njė nga segmentet e saj - Ēėshtja e Ēamėrisė nėn Greqinė fqinje, e
cila ka dekada qė ėshtė efektive e BE-sė, por kėtė Ēėshtje, gati e injoron, e
shpall inekzistent. Ėshtė edhe vetė shteti shqiptar qė nuk e ka vėnė shumė unin
nė zjarr pėr kėtė Ēėshtje. Politika greke i mshon idesė sė homogjenitetit etnik
nė shtetin e vet, nuk do t'ia dijė pėr etnitetet e pakicave kombėtare tė tjera.
Po edhe Brukseli sikur ėshtė pajtuar me qėndrimet e Greqisė, e cila, edhe pse
vetė ėshtė brenda e pret antarėsimin edhe tė fqinjėve, vazhdon tė mbajė gjallė
lakmi e pretendime tė caktuara.
- Atėherė janė strategjia dhe taktikat
politiko-diplomatike shqiptare ato qė duhet tė kenė si bosht qėndror dhe tė
afishuar e lakuar qartė aspektin kombėtar, zgjidhjen parimore tė ēėshtjes
shqiptare. Gjithnjė ėshtė e pamjaftueshme mbėshtetja e shpresave tė realizimit
tė tė drejtave tė shqiptarėve vetėm, apo dhe kryesisht tek vullnetet politike
tė ndėrkombėtarėve, aq mė pak tė fqinjėve.
Kuvendi e shtron si imperative, tė pranojmė,
mė parė veten tonė tė strukturuar, siē na takon historikisht, mandej tė
pėrfshihemi edhe nė strukturat euro-atlantike; tė bashkėpunojmė mirė midis
vėllezėrve tė njė gjaku e gjuhe, mandej tė integrohemi edhe me fqinjėt e
rajonit dhe tė Evropės; tė krijojmė qytetarinė tonė, qė tė zėmė nė shoqėrinė e
hapur globaliste vendin qė meritojmė.
Tė ndarė, nuk mund tė ecim, si tė jemi tė
bashkuar; kur na mungon vitaliteti dhe qėndresa e pėrbashkėt, mund tė mposhtemi
e tė asimilohemi lehtė; tė mos kėnaqemi me atė qė kemi, por tė kėrkojmė atė qė
na takon.
- Moszgjidhja e plotė e pėrfundimtare e
"Ēėshtjes shqiptare", lėnia e saj "hiq e mos kėput", ka
ēuar nė tre luftra ēlirimtare (Kosovė, Lugina e Preshevės e Lugina e Vardarit),
si dhe nė praninė e njė organizmi me emrin Fronti pėr Bashkimin Kombėtar
Shqiptar (FBKSH), bashkė me krahun e vet tė armatosur, - Armatėn Kombėtare
Shqiptare (AKSH), - i cili pretendon dhe insiston pėr realizimin e ri-bashkimit
kombėtar tė shqiptarėve, duan apo nuk duan fqinjėt pushtues kolonizatorė, e
mbėshtet apo nuk e mbėshtet kėtė kėrkesė bashkėsia ndėrkombėtare.
Edhe vetėm kėto dukuri e fakte dėshmojnė, tė
paktėn, se zgjidhja politike, me mjete demokratike mbetet imperative dhe
emergjente.
- Si pjesė e natyrshme gjeografike, historike,
kulturore-shpirtėrore e kontinentit tė Evropės, e cila synon tė jetė model i
lirisė, demokracisė e prosperitetit, tė mos
pajtohemi mė tej me eksperimente politiko-diplomatike, me lėshime,
taktika e pazarllėqe, me zjarrfikje e arnime politike nė Ballkan, - tė cilat
kanė qenė parimi i tė kaluarės. Kjo vlen pėr dinjitetin e Evropės dhe tonin.
Ėshtė koha tė bėhemi pjestarė aktivė nė lėvizjen e pėrgjithshme pėr liri,
drejtėsi, barazi e humanizėm, - atribute jetike kėto, - tė cilat kaq rėndė janė
manipuluar nė tė kaluarėn, pėr tė cilat kaq keq jami dhunuar e mashtruar.
V. NJĖMENDĖSIMI YNĖ PĖR ZGJIDHJEN
E ĒĖSHTJES TONĖ KOMBĖTARE
- E mbetura "Ēėshtje shqiptare" nė
Ballkanin Perėndimor, e krijuar dhunshėm prej faktorėve tė jashtėm, pėrbėn
ēėshtjen tonė kombėtare tė pazgjidhur, aspiratėn tonė shekullore, e cila ka
kohėn, kushtet e premisat objektive dhe subjektive tė zgjidhet nė mėnyrė tė
plotė dhe pėrfundimtare.
- Realizimi i procesit tė integrimit dhe
bashkimit kombėtar kėrkon, paraprakisht, bashkimin e tė gjitha forcave, tė
mendimeve dhe tė gjuhės politike, kėrkon mėnēurinė, vendosmėrinė dhe
pėrkushtimin e tė gjithė shqiptarėve tė kudondodhur, pa pėrfillur idetė
politike e pėrkatėsitė partiake, botėkuptimet apo besimet qė kanė zgjedhur disa
pėr jetėn e tyre personale.
- Jemi njė popull, njė komb, nė njė hapėsirė
gjeografike kompakte, me njė gjuhė, me njė histori, me tradita autentike dhe me
njė identitet tė qartė, ende nė njė proces tė vonuar tė kombėsimit e tė
kompaktėsimit kombėtar, qė duhet tė synojmė bashkėrisht drejt ardhmėrisė sonė
dinjitoze, drejt pėrqafimit tė njė nacionalizmi atdhetar qė bazohet nė
kulturėn, dinjitetin dhe krenarinė kombėtare.
- Kėrkesėn pėr Bashkim e ka bėrė imperative,
jo vetėm e drejta e natyrshme e ēdo populli e kombi, botėrisht e sendėrtuar dhe
e sanksionuar juridikisht, por dhe sjellja brutale e shteteve fqinjė, tė
pėrkrahura e mbėshtetura dhe nga Fuqitė
e Mėdha tė Evropės, sjellje me peshė tė rėndė nė shpinėn dhe shpirtin e Kombit
Shqiptar.
- Kėrkesa, objektivi pėr zgjidhjen demokratike
tė integrimit dhe bashkimit kombėtar tė shqiptarėve ėshtė e bazuar, motivuar
dhe sanksionuar nė idenė e Preambulės sė Kushtetutės sė Republikės sė
Shqipėrisė (1998) ".....me
aspiratėn shekullore pėr Identitet dhe Bashkim Kombėtar tė shqiptarėve!";
nė Platformėn e Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, (se:
"Tė gjithė shqiptarėt dėshirojnė bashkimin sa mė parė tė viseve tė tyre nė
njė shtet tė vetėm, ashtu siē e shtruan nė programet e tyre Rilindasit tanė qė
nė shekullin e 19-tė"); nė gjakun, amanetin e dėshmorėve tė Kombit dhe
krijimtarinė e parreshtur tė gurrės popullore; nė sa kuvende, memorandume e
referendume; nė zėrin e fuqishėm, me argumente tė pakontestueshme tė njė
plejade intelektualėsh atdhetarė e tė pėrkushtuar nga tė gjitha trojet amtare
dhe nga Diaspora; nė vullnetin, vendosmėrinė e brezit tė ri pėr t'a parė, mė nė
fund, njė ditė Shqipėrinė Zonjė, si dhe nė veprimtarinė e disa subjekteve
politike e shoqatave atdhetare (sot pėr sot nė minorancė, nė opozitė dhe me
oponencė konstruktive), tė cilat gjithėnjė e mė fuqishėm po shpalosin
slloganin: "Njė komb ėshtė Shqipėria, nga Kosova tek Ēamėria!".
- Realizimi i tė drejtave tė shqiptarėve ėshtė
i mbėshtetur edhe nga tė gjitha aktet e konventat ndėrkombėtare; nė anėn e tyre
ėshtė parimi Wilsonian i tė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje, i mishėruar nė
Kartėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, nė Aktin Fnal tė Helsinkit, nė
Kartėn e Parisit e tė tjera.
- Ditėn qė shqiptarėt, tė kudondodhur, do tė
vėnė nė plan tė parė dhe do tė udhėhiqen, jo nga ēdo politikė e militantizėm
partiak, por nga politika me strategji mbarėkombėtare; ditėn qė politikanėt,
shtetarėt dhe institucionet do tė heqin dorė nga konceptet feudale tė sundimit
tė parcelave e principatave nė hapėsirat etnike, e rendjes pas pushtetit e
karrikes, ajo do tė jetė dhe dita e fillimit tė bėrjes sė Shqipėrisė Natyrale
si njė komb-shtet, si Union apo bashkim shtetesh shqiptare.
- Pėr tė nesėrmen e ēėshtjes sonė kombėtare
vendoset sot; brezat nuk do tė na i falin qėndrimet dhe hapat e
pandėrgjegjshme; tė mos na qortojnė pėr dukurinė e dhimbshme e tė trishtueshme
qė revolucionet, kryengritjet e levizjet e mėdha social-politike, bėjnė ē'bėjnė
dhe "mbarojnė nė momentin kur plotėsohen qėllimet personale tė
drejtuesve" (Viktor Hygo).
- Njėmendėsimi ynė bazohet nė vetėdijen e
gjallė dhe nė mbamendjen historike, nė atdhetarinė shekullore dhe nė faktin e
krenarisė sė madhe qė edhe pėrmes pėrjetimit tė pėrmbytjeve tė gjata e
superiore, tė parėt tanė mbijetuan, nuk u romanizuan, nuk u sllavizuan, as nuk
u turqizuan.
Njėmendėsimi ynė kėrkon atė vetėdije kombėtare
tė kristalizuar qė ēdokush tė bėhet faktor i lirisė, nė mėnyrė qė lirinė e
pėrgjithshme t'a krijojmė vetė dhe ajo tė bėhet mėnyrė jetese e tė gjithėve.
Njėmendėsimi ynė qėndron nė njohjen e fuqisė
dhe energjisė sė pashterrshme mbarėpopullore, me kėrkesėn tė jemi tė zotėt e
hapėsirės sonė, tė jetojmė pėr kombin, tė merremi me detyrat e kombit, tė bėjmė
gjithēka nė shėrbim tė kombit, me ndihmė tė gjithkahshme nė tė mirė tė
interesave tė tij, pėr tė rikuperuar dhe kohėn e humbur.
- Njėmendėsimi ynė konsiston nė shkundjen nga
narkoza e hipnoza politike pėrgjumėshe dhe nė pėrqafimin e politikės sė duhur
kombėtare tė bazuar nė dijen dhe vetėdijen atdhetare.
Njėmendėsimi ynė konsiston nė vendosmėrinė,
vullnetin dhe kėrkesėn qė tė bėhet medosmos ribashkimi i tė gjithė shqiptarėve
nė njė shtet kombėtar, t'i rikthehen patjetėr trungut kombėtar territoret e
grabitura, tė pushtuara nga imperialistėt serbė, malazezė, sllavo-maqedonas e
grekė!
Njėmendėsimi ynė konsiston nė faktin se duke e
konceptuar "ēėshtjen shqiptare", si njė "ēėshtje tė mirėfilltė
koloniale" brenda Evropės, tė pozicionohemi me qasjen kritike ndaj tezės
"bashkim nėpėrmjet integrimit", si kėrcėnim ndaj ēėshtjes kombėtare
shqiptare.
- Nė stadin e sotėm tė konceptimit e trajtimit
politiko-juridik tė problemeve madhore tė shoqėrisė njėrzore, kur ka fituar tė
drejtė qytetarie parimi Wilsonian i tė drejtės sė popujve e kombeve pėr vetėvendosje,
kėrkesa maksimale e rivendosjes sė tė drejtave tė shqiptarėve ėshtė minimalja
qė duhet tė bėjnė Tirana dhe Prishtina zyrtare, subjektet dhe elitat
politiko-intelektuale nė Mal tė Zi, nė Luginėn e Preshevės e atė tė Vardarit,
si dhe pėr Ēamėrinė.
Interesat e palėve bashkėsia ndėrkombėtare i
merr parasysh nė masėn me tė cilėn palėt janė tė afta t'i argumentojnė, t'i
mbrojnė e t'i sigurojnė vetė ato interesa.
- Gjendje mė e hidhur se e shqiptarėve nė botė
ėshtė ajo e kurdėve nė Azi; pėrvoja mė pozitive e konstruktive ėshtė krijimi i
shtetit tė Izraelit. Nga njė kundrim thjesht empirik tė krijimit tė shtetit tė
Izraelit nė Lindjen e Mesme, plot 60 vjet mė parė, mund tė pėrmendim dy mėsime
tė vyera:
vendosmėrinė, forcėn organizuese
dhe mbėshtetjen pa rezerva tė tė gjithė njėkombasve; favorizimin e bashkėsisė
ndėrkombėtare pėr krijimin e atij shtet-kombi, ku shenjat dhe premisat nuk
ishin fort premtuese.
Pėr formimin e shtet-kombit shqiptar, shenjat
dhe premisat janė mė shumė se gjysėm tė gatshme, por as Bashkėsia ndėrkombėtare
nuk e gjen konsensusin apo gjeopolitikėn favorizuese, as ne shqiptarėt nuk po
ia shurdhojmė veshėt asaj.
Pėr mė keq, kjo Bashkėsi, diku pėrligj
ndryshimin e kufijve me dhunė e gjenocid nė mjedise etnikisht heterogjene,
kurse shqiptarėve nuk ua favorizon vetvendosjen demokratikisht nė hapėsirėn e
tyre etnikisht homogjene.
- Ndėrkohė, zhvillimet politike nė hapėsirėn
shqiptare janė tė ndėrvarura dhe tė ndėrkushtėzuara nė sensin qė duhet tė bėhet
mirė e tė konsolidohet gjendja nė Shqipėri, qė tė ecė mirė konsolidimi i vetė
statusit tė Kosovės, tė avancojė gjendja edhe nė hapėsirėn tjetėr shqiptare,
ku, ndėrsa rritemi demografikisht, nuk ka mė arsye tė lejohen rreziqe tė
tkurrjes kombėtarisht, as t'i nėnshtrohemi asimilimit e dėbimit.
Shkaqet e ndėrlikueshme qė po shkaktojnė
procese politike po tė ndėrlikueshme nė hapėsirėn shqiptare, na obligojnė tė
krijojmė kushtet pėr t'u bashkuar nė njė zė, si njė komb, si njė popull
politik.
Kėrkesa jonė ėshtė tė respektohet parimi i
vetėvendosjes qė na u premtua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore prej aleatėve tė
mėdhenj, pėrkundrejt procedimeve krejt tė tjera, qė janė ndjekur e qė
rezultojnė devijim prej kėtij parimi.
- Ndėrsa vėrejmė se fqinjėt dhe popuj tė
tjerė, pėr ēėshtjen e vet madhore, nuk kanė bėrė gjum as natėn (shpesh edhe nė
tė zezė e me mite), ne shqiptarėve nuk na lejohet tė flejmė gjum dhe ditėn; pėr
ēėshtjen tonė tė pėrbashkėt tė mbajmė njė qėndrim, tė funksionojmė si njė
tėrėsi kombėtare, t'i derdhim e t'i shtojmė energjithė tona krijuese nė rafshin
kombėtar e me projekte kombėtare, gjithnjė tė motivuar e aktivė kombėtarisht,
me meditim e mendim tė ri, krijues, kėrkues e kritik.
VI. REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ -
BĖRTHAMA E BASHKIMIT TĖ TĖ GJITHĖ SHQIPTARĖVE
- Republika e Shqipėrisė, trungu, baza e
"ēėshtjes shqiptare", "Piemont i saj", siguria, garancia,
prapavija dhe shpresa e zgjidhjes sė saj, e ndodhur nė periudhėn e ndėrtimit tė
shtetit ligjor dhe tė konsolidimit tė rendit demokratik, po hedh hapin nga
"demokracia e qeverisur" nė "demokacinė qeverisėse", synon
tė vėjė nė veprim katėrkėndėshin e ta bėj efikas: - kohėn, shtetin, popullin
dhe qeverinė, - ( qė metaforikisht, mund t'i pėrfytyronim si detin, anijen,
erėn dhe velat).
Ajo ka dhe detyrėn e shenjtė tė mbajė gjallė
synimin shekullor tė tė gjithė shqiptarėve pėr tė jetuar bashkė, tė kujdeset
pėr statusin dhe fatet e tyre kudo qė janė vendosur nėpėr botė. Kėtu duhet tė
rikujtojme nenin 8 tė Kushtetutės sė Republikes sė Shqipėrisė: Republika e
Shqipėrisė i mbron tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve jashtė territorit tė
saj..!.
- Nga vėshtrimi kritik i udhės sė kaluar, nga
tėrė praktika dhe pėrvoja e derisotme, na rezulton mėsimi i madh pėr nevojėn e
tė shndėrruarit tonė nga, kryesisht, objekt, spektator, pritės e dėgjues,
kryesisht, nė subjekt, autor e veprues tė fateve tona nė mėnyrė tė harmonishme;
nga copėzime e zgjidhje spontane, tė rastėsishme e tė cekėta tė ēėshtjes tonė
kombėtare, nė vendosjen e saj nė tryezė si njė tė tėrė tė vetme, me projekt tė
qartė tė perspektivės sė saj; nga veprime tė pjesėshme, sporadike, nė
grumbullimin e pėrqėndrimin e tėrė potencialit krijues kombėtar, shkrirjen e
tij dhe ecjen nė drejtimin e duhur.
- Qėndrimet gjysmake, arnuese, zjarrfikėse, tė
cekėta tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj ēėshtjes shqiptare (sikurse dhe ndaj tė
kėtilla problemeve tė popujve e kombeve tė tjerė), nuk do t'i rezistojnė gjatė
kohės.
Kosova, pėr shembull, ėshtė shkėputur prej sė
tėrės (sipas vullnetit politik tė mbrapsht tė bashkėsisė ndėrkombėtare), por fatet
e saj lidhen organikisht me ato tė sė tėrės, sikurse dhe e tėra ėshtė e lidhur
e varet prej saj.
- Mospėrfshirja e Shqipėrisė si palė nė
bisedimet pėr statusin e Kosovės dhe probleme tė tjera tė mirėfillta shqiptare,
pėrbėn paradoksin dhe absurditetin e mirėfilltė, tė vetė shtetit shqiptar dhe
qėndrave botėrore tė vendimarrjes. Nė se Ēėshtja shqiptare u takon tė merren tė
gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė trojeve amtare, pėrgjegjėsia mė e madhe i
takon Shqipėrisė, tė dalė nė ballė tė detyrės, nga spektatore tė shndėrrohet nė
autore dhe aktore. Ajo, sa s'ėshtė vonė, duhet tė fokusohet nė ruajtjen e
jashtme tė tėrėsisė sė Ēėshtjes, duke mos miratuar ēelnikosjen e pjesėve tė
copėzuara tė saj me zgjidhje tė pjesshme.
- Pėrcaktimet dhe zgjidhjet e pjesshme tė
Ēėshtjes tė kualifikohen e trajtohen nga shqiptarėt si kaluese, tė merren
pėrgjegjėsitė pėr bartėsit e tyre qė tė mos lejojnė invalidimin pėr jetė tė
tėrėsisė sė Ēėshtjes ose ndalimin e saj. Vetėdija dhe fyma kombėtare gjenerojnė
kurajon politike. Pėr tė drejtat e natyrshme kombėtare, jo bėlbėzime me gjysėm
zeri, jo pranim "kushtesh e kufizimesh", por ngritje tė zėrit deri nė
kupėn e qiellit:
Pse ka difekte dhe boshllėqe serioze nė
politikėn e Tiranės qė ėshtė ngritur zėri: "Shqipėria duhej tė bėnte mė
tepėr..., ... tė ndiqte hap pas hapi problemin e
Kosovės, ... nė emėr tė moralit tė saj historik, tė dinjitetit historik tė njė
kombi" (Kadare).
- Nuancat mė tė reja tė zhvillimeve politike
nė Kosovė e rreth saj, nė trojet amtare e nė diasporė, kėrkojnė prej Republikės
sė Shqipėrisė "pozicionime mė tė zhdėrvjellta, me strumbullar solid
atdhetar, pa i vendosur ato nė kallėpe politike tė thjeshta e tė pėrdorura.
Qė Republika e Shqipėrisė tė ngrihet nė
nivelin e vendit dhe rolit historik qė i takon, nė Parlamentin e Tiranės duhet
tė institucionalizohet sė paku njė Komision i Pėrhershėm i Ēėshtjes Kombėtare,
me pėrfaqėsues vizionarė historianė, konsitucionalistė, ekonomistė e tė tjerė.
VII. VEPRIMTARIA E NJĖMENDSHME E
DIASPORĖS - FAKTOR I PAZĖVENDĖSUESHĖM PĖR BASHKIMIN KOMBĖTAR
- Kuvendi Mbarėkombėtar vlerėson lartė vendin
dhe rolin e Diasporės shqiptare, e shtrirė nė tė gjitha kontinentet dhe me
kontigjente nga tė gjitha trojet amtare, atė tė hershmen si dhe mijėrat e
refugjatėve ekonomikė tė fundshekullit XX.
Ky emigracion, pėrveē qė ėshtė njė ndihmesė e
pazėvenėsueshme ekonomiko-financiare, njė gomė shpėtimi prej varfėrisė dhe
kolapsit ekonomik; ashtu i organizuar, dėshmon edhe pėr njė veprimtari gjithnjė
nė rritje nė shėrbim tė konsoldimit tė identitetit dhe tė sendėrtimit tė tė
drejtave tė Kombit Shqiptar, mbetet gjithnjė njė krah i fuqishėm, faktor dhe
mbėshtetje pėr zgjidhjen e drejtė tė Ēėshtjes shqiptare; ėshtė zėri mė i
fuqishėm e me ndikim tė ndieshėm nė drejtim tė forumeve euro-atlantike dhe atyre
ndėrkombėtare.
Si pasuri dhe forcė e madhe pėr Kombin, e
pėrfaqėsuar denjėsisht edhe nė Kuvendin Mbarėkombėtar e nė Asamblenė Kombėtare
Shqiptare, edhe pse e shpėrngulur prej shekujsh, ajo ka ruajtur tė gjalla
gjuhėn, traditat, dashurinė dhe nderimin pėr At-Mėmėdheun, vendin stėrgjyshor,
krenarinė dhe mallin e pashuar, ka dhe pishtarėt e vet tė zgjimit, forcimit dhe
mbajtjes gjallė tė ndėrgjegjes kombėtare, duke dėshmuar se simbioza
etniko-kombėtare e njerėzve mbetet nga mė vitalet e mė tė fuqishmet. Nė dhe tė
huaj njerzit e kanė dhe mė tė shfaqur e mė efikase atdhetarinė dhe lidhjen
bashkombase.
- Kuvendi Mbarėkombėtar shpreh bindjen e
patundur se Diaspora dhe emigracioni i mėvonshėm kanė kapacitete dhe potenciale
atdhetare e intelektuale tė lavdėrueshme, tė afta dhe tė pėrkushtuara tė
kultivojnė dhe tė selitin bashkimin, dashurinė, solidaritetin komunitar,
mbėshtetjen dhe ndihmėn vėllazėrore.
Kėto virtyte janė aq tė vyera e tė nevojshme
nė dhe tė huaj, ku, jo mė festat kombėtare e ditėt e shėnuara, qė kremtohen
bashkėrisht, por edhe tė pėrshėndeturit nė gjuhėn amtare, edhe njė kafe,
lehtėson mallin e ngjall kujtime.
Ishin shumė bij e bija qė u kthyen nė vendet
amtare dhe i vunė gjoksin luftrave tė drejta tė shqiptarėve pėr liri, dinjitet
njerėzor e kombėtar.
- Diaspora, emigracioni dhe qindra studentė nė
universitetet e huaja, po e prezantojnė gjithėnjė e mė pozitivisht imazhin e
Kombit, ata janė bėrė ambasadorė tė denjė tė Shqipėrisė, por tani e nė tė
adhmen do tė bėhen edhe ambasadorė tė devotshėm tė Bashkimit Kombėtar dhe tė
Shqipėrisė Natyrale.
VIII. Ē'MUND E Ē'FARĖ DUHET TĖ
BĖJMĖ?
- Kuvendi Mbarėkombėtar zgjodhi Asamblenė
Kombėtare Shqiptare, e pėrligj atė si njė forum mbarėkombėtar tė shoqėrisė civile,
si pėrfaqėsuese dhe shprehėse e vullnetit dhe vendosmėrisė atdhetare
mbarėpopullore, si organizėm unik i drejtimit, koordinimit tė mjeteve, rrugėve
mėnyrave e formave bashkohore, demokratike pėr sendėrtimin e Bashkimit
Kombėtar.
-
Asamblea
Kombėtare Shqiptare, mbėshtetur nė Statutin e vet, nė komisionet pėrkatėse
(politik, diplomatik, juridik, ekonomik, arsimor-kulturor, etj.), tė hartojė
edhe projekte e platforma problemore qė i shėrbejnė sendėrtimit tė substancės
dhe frymės sė Tezave Themelore.pėr Finalizimin e Bashkimit Kombėtar.
- Kuvendi i propozon kryesisė sė Parlamentit
tė Tiranės tė krijojė menjėherė nė strukturėn e tij, krahas komisioneve
ekzistuese tė tij, edhe Komisionin e Pėrhershėm tė Ēėshtjes kombėtare.
- Kuvendi Mbarėkombėtar i sugjeron Akademive
tė Shkencave (tė Tiranės dhe tė Prishtinės) tė synojnė drejt unifikimit nė njė
Akademi Kombėtare Shqiptare dhe koordinimit tė veprimtarive studimore dhe t'i
japin pėrparėsi ē'mitizimit tė pretendimeve tė shteteve fqinje pėr trojet
shqiptare si dhe tė argumentojė tė vėrtetėn historike dhe tė drejtat tona
kombėtare, duke kundėrshtuar me argumente shtremberimet, falsifikimet,
grabitjet dhe mohimin e historisė kombėtare shqiptare.
- Kuvendi Mbarėkombėtar i kėrkon Qeverisė sė
Republikės sė Shqipėrisė t'i krijojė Asamblesė Kombėtare Shqiptare nė Tiranė
kushtet optimale tė punės dhe veprimtarisė me ambiente, mjete dhe pėrkrahje tė
ēdollojshme.
- Kryesia e Asamblesė Kombėtare Shqiptare
boton organin e vet, Revistėn Kuvendi dhe rakordon me tė gjitha organet e
shtypit e mjetet elektronike pėr trajtimin dhe propagandimin e problematiės sė
zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare.
- Me kėtė gjendje, nė kėtė periudhė tepėr tė
vėshtirė tė historisė sonė si komb, por dhe tepėr premtuese e shpresėdhėnėse,
duke saktėsuar lehtėsisht "diagnozėn", tė pėrcaktojmė dhe
"terapinė" e domosdoshme :
kur konstatojmė se po bie
ora e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, atė orė duhet t'a kurdisim si duhet,
vetė, sot, sa s'ėshtė vonė dhe jo tė vazhdojmė tė pėrsėrisim, si refen, idenė e
Rilindasve tanė: "Shqipėrinė, lum kush tė rrojė, ta shohė Zonjė!".
- Asamblea Kombėtare Shqiptare ngarkon
Komisionin Juridik tė pėrgatisė dosjen dhe akt-padinė me pikėsynim abrogimin,
shfuqizimin e tė gjitha akteve, marrėveshjeve e traktateve nė dėm tė kombit
shqiptar (Traktati i Shėn Stefanit e Kongresi i Berlinit, Vendimet e
Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr, Vendimet e Komisioneve Ndėrkombėtare pėr
caktimin e Kufijve, tė Traktatit tė fshehtė - 1915, tė Londrės - 1992, e tė tjera.
-Institucionet shtetėrore, politike,
shkencore, kulturore e arsimore, obligohen shumė pėr t'i thėnė e argumentuar
botės tė vėrtetėn historike shqiptare, tė drejtat e tyre njerėzore e kombėtare,
pėrdorimin e parimit tė vetėvendosjes, politikisht e juridikisht tė ligjshėm,
si dhe mungesėn e plotė tė pretendimeve e lakmive nė dėm tė fqinjėve;
-T'ia bėjmė me dije gjithkujt se Kosova,
pėrshembull, - njė prej ish katėr vilajeteve shqiptare me kryeqendėr Shkupin,
vetėm "administrativisht dhe nė mėnyrė tė sforcuar" i ėshtė imponuar
"aneksimi me Serbinė", me pjesėt e tjera, me pjesėt e tjera Malit tė
Zi dhe Greqisė, ndėrsa "shpirtėrisht e mendėrisht ajo vetėmbahej pjesė e
Shqipėrisė".
Po ashtu dhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė
pėrpjekur si tė gjejė forma tė mbajtjes sė lidhjeve tė "Kosovės me
Sėrbinė", nė vend qė tė mendonte pėr lidhjet e natyrshme tė "Kosovės
me Shqipėrinė".
- Mė tutje, jo mė me raportet dhe sjelljet
sikur tė jemi gjashtė popuj dhe tė kishim gjashtė ēėshtje; jo mė me hendekun e
madh midis asaj qė bėjmė dhe asaj qė jemi nė gjendje tė bėjmė pėr Ēėshtjen tonė
kombėtare; jo mė me politikėn shqiptare, mė shumė, si porosimarrėse, por pėr
shndėrimin e saj, mė shumė si parashikuese e kėshilluese nė proceset
politiko-ekonomike dhe gjeopolitike nė rajon e mė gjerė; tė ecim ndėrgjegjshėm
e organizueshėm nėpėr njė proces tė konsolidimit tė brendshėm kombėtar, tė
ulemi nė sofra kombėtare dhe tė bashkohemi me projekte kombėtare, pėrpara se tė
pėrballemi nė tryezat me ndėrkombėtarėt; me oponencė konstruktive, pa kurrfarė
kompromisi ndaj tendencave gjeopolitike qė veprojnė e ndikojnė negativisht nė
fatet dhe jetėn politiko-ekonomike kombėtare.
- Kuvendi Mbarėkombėtar mendon se duhen vėnė
nė efiēencė tė gjitha mundėsitė dhe levat qė i shėrbejnė integrimit shpirtėror,
etno-kulturor, arsimor, insitucional dhe politiko-ekonomik tė shqiptarėve nė
Ballkanin Perėndimor, prej pėrdorimit tė njė Abetareje tė vetme dhe teksteve
mėsimore tė pėrbashkėta pėr tė gjithė
nxėnėsit tanė tė Shqipėrisė Natyrale e hartimit tė njė historie tė unifikuar e
tė depolitizuar dhe deri tek projektet ekonomike dhe integrimi politik.
- Kuvendi Mbarėkombėtar u bėn apel atyre
subjekteve politike, organizmave e shoqatave atdhetare, nė programet e tė
cilave ėshtė afishuar dukshėm ēėshtja e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, tė
fokusojnė e tė bashkėrendojnė veprimtarinė e tyre, qė kjo ēėshtje, tė fitojė,
mė nė fund, tė drejtė qytetarie.
- Kuvendi Mbarėkombėtar i bėn Apel Asamblesė
sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, - Komitetit pėr dekolonizim. t'a trajtojė ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare si njė ēėshtje
koloniale tė mirėfilltė dhe tė akordojė tėrė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen
moralo-juridike e financiare, sikurse veprohet me tė gjitha organizmat
ēlirimtare tė popujve e kombeve tė tjerė.
.
- Vėrtet pa politikė nuk bėhet, por dhe vetė
politika duhet bėrė e pėrcaktuar paraprakisht, me njė minimum etike e
principialieti, me njė tharmi tė sė vėrtetės shkencėre historike dhe mbrojtjes
sė tė drejtave njerėzore e kombėtare.
Asgjė nuk ndėrtohet me duart e huaja, mė mirė
se me duart e tua.
Tė ndarė, edhe e mundshmja mbetet e
parealizuar, kurse tė bashkuar, edhe tė pamundshmen e bėjmė tė mundshme.
Po tė jetė e mirėqenur ideja se:
"Nė rrugėt e historisė tonė gjithmonė
kanė ecur burra, tė cilėt nuk kanė ditur ku shkojnė", atėhere, vetvetiu na
shtrohet pyetja:
"Kur dhe si do tė lindin pėr kėtė vend e
popull ata burra shteti vizionar dhe ata politikanė shqiptarė qė do tė dinė ku
ta ēojnė kėtė Komb?"
-Kuvendi Mbarėkombėtar i drejtohet tė gjithė
shqiptarėve:
"Vėllezėr e motra, bashkatdhetarė tė tė
gjitha trojeve amtare dhe tė Diasporės, tė bashkohemi rreth aspiratės dhe
qėllimit tonė tė shenjtė, nė njė mendim e njė veprim !".
PĖR KUVENDIN MBARĖKOMĖTAR :
Kryesia Qendrore e Kėshillit Organizativ tė
Kuvendit Mbarėkombėtar;
Sekretari i Pėrgjithshėm, Mr.
Tiranė, Qershor 2008.