Me sa para po privatizohet ARMO?
Shkruan: Bashkim Kopliku
Mė sė fundi, pas mė shumė se 10 vjet
sorollatjesh, shyqyr qė po privatizohet ARMO (Albanian Refining and Marketing
of Oil), bile na bėhet shumė qejfi qė po e marrka nė firmė amerikane. Por, nuk po marrim vesh me sa euro po
privatizohet. Informacionet qė
depėrtojnė murin e jotransparencės sė qeverisė aktuale, janė tė ēuditshme:
njėri thotė u shit me 125 milionė euro tė paguara nė dorė; tjetri thotė se i
bie tė jetė shitur me shumė mė pak sepse pagesa nuk do tu bėka menjėherė e
gjitha, por do tu bėka me 4 kėste pėr katėr vjet e shoqėruar me 10 vjet
siguri monopoli nė tregun shqiptar dhe me ulje tė disa detyrimeve pėr ti
paguar tatim-taksa shtetit shqiptar.
Prapė po bie erė e keqe nga kjo qeverisje! Tragjikja ėshtė se nuk del njeri tė japė
pėrgjigje nė publik: janė tė gjithė rehat, tė fshehur pas porosisė sė
kryeministrit mos mi luani mediat. Nė
fakt, porosia, pėr tu kuptuar mė mirė, do tė duhej tė shprehej si vijon:
masmediat le tė lehin, qeveria ecėn e bėn ēti teket. Por edhe mė tragjikja ėshtė se shqiptarėt pak
tunden nga vendi, ani se mbase po ju pėrlajnė sy pėr sy, pronėn e pėrbashkėt.
Sė pari, duhet tė shpjegojmė shkurt
vlerėn nė kohė tė parasė (time value of money).
Nuk ėshtė njėsoj, si tė paguhen 125 milionė euro sot nė dorė, me si tė
paguhen pas disa vjetėsh. Ta thjeshtojmė
pak. Nėse merr sot nė dorė 100 pare
(kėtu paret mund tė jenė miliona euro etj.), dhe i jep me interes vjetor p.sh.
20 % nė vit, pas njė viti ke 120 pare (100 paret qė fute nė fillim tė vitit,
plus 20 pare interesi i fundit tė vitit).
Pra, qė tė jenė baras tė dy mėnyrat e pagesės, ajo me paratė sot nė
dorė, me atė me paratė pas njė viti, duhet qė paratė ose tė jenė 100 sot, ose
120 pas njė viti. Me terma ekonomikė,
thuhet se vlera e aktualizuar (PV, present value) e 120 pareve pas njė viti,
ėshtė 100 pare.
Pra, ėshtė mashtrim tė thuash se e ke
shitur 125 milionė euro, nėse pagesa nuk bėhet sot. Qė tė krahasohen me njėra tjetrėn, pagesa tė
bėra me mėnyra tė ndryshme, duhet llogaritur pėr to PV-ja (Present value, apo
vlera e aktualizuar, qė shpjeguam mė lart).
Ja njė shembull i thjeshtė. Nėse kemi dy firma qė ofrojnė privatizimin e
ARMO, me mėnyrat e pagesės qė vijojnė, cila ėshtė duke na e paguar mė shumė? Firma e parė ofron 125 milionė euro, tė
paguara me 4 kėste, me nga 31,25 milionė euro nė ēdo fund viti. Firma e dytė ofron 100 milionė euro, tė
paguara tė gjitha qė sot. Natyrisht,
pėrgjigjen nuk mund ta japim pa llogaritur paraprakisht PV-nė pėr secilėn
firmė.
Llogaritja e PV-sė nuk ėshtė aq e lehtė
tė bėhet, sepse duhet pėrcaktuar si interesi i investimit tė parave nė
Shqipėri, si dhe siguria e firmės qė i mbetet borxh shtetit shqiptar (ajo qė
paguan me kėste). Ne nuk po i hyjmė kėtu
diskutimit tė interesit vjetėr, sepse ėshtė shumė kompleks, por po ju
sjellim, sa pėr njė ide, se sa i bije PV-ja, duke e marrė interesin 20% nė
vit. Pėr firmėn e parė (ajo qė paguante
125 milionė pėr 4 vjet), rezulton se PV ėshtė rreth 81 milionė euro, kurse pėr
firmėn e dytė ėshtė 100 milionė euro (ajo qė i paguan tė gjitha
menjėherė). Natyrisht, pas kėsaj, secili
do tė thoshte se firma e parė ka ofruar ēmim 24 % mė tė lartė se firma e dytė,
prandaj ėshtė mė e leverdishme kjo e dyta.
Tė na falin ata lexues qė nuk merren me ekonominė, por ja kėshtu janė,
tė bezdisshme kėto llogaritjet ekonomike, por ama, me njė tė rėnė lapsi (apo
kompjuteri), i kursen kėtij populli tė vuajtur nja 20 milionė euro, qė nuk janė
pak, apo jo.
Nuk ėshtė vetėm pagesa e
privatizimit. Ka rėndėsi edhe nėse
vėrtetė i ėshtė dhėnė 10 vjet e drejtė qė ARMO e privatizuar tė ketė
monopolin e pėrpunimit tė naftės nė Shqipėri.
Sa na kushton dhėnia e kėtij monopoli?
Sa milionė euro paguajmė ne shqiptarėt, si efekt i kėtij monopoli. Mund tė vazhdonim edhe me pėrfoljet e tjera,
si ato pėr lehtėsitė fiskale etj.
Tė gjitha kėto tė tjerat, janė kosto,
qė ekonomikisht i duhen zbritur asaj PV-sė sė pagesės, asaj qė llogaritėm mė
lart. Por ama kujdes se mos na shkon nė
zero ajo PV-ja, apo edhe mė keq, shkon nė njė shifėr negative, ēka do tė thotė
se i paguajmė ne asaj firmės qė privatizoi ARMON, e jo ajo neqė mos e thėntė
Zoti. Por nuk po e zgjasim mė, njėherė
pėr njėherė, se mbase ndodh ēudia: denjon qeverisja tė sqarojė popullin e vet,
trim dhe krenar.
Nuk e dimė fare se ēthotė Komisioni i
Vlerėsimit tė Ofertave, ngritur me urdhėr tė Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė
dhe Energjetikės Nr.126, datė 21.02.2008.
Nuk e dimė se ēthotė PATTON BOGGS, kompania e njohur amerikane ligjore,
qė paskėsh qenė nė rolin e konsulentit tė Qeverisė Shqiptare nė kėtė
privatizim. Nuk e dimė se ēthotė
ministri i (mos)privatizimeve, z. Ruli.
Dimė vetėm qė kryeministri mburret e ulėrin gjithė ditėn e ditės, pėr
privatizimin mė tė suksesshėm, si pėr ēdo gjė qė bėn keq qeverisja qė drejton
ai.
A do tė arrijė opinioni shqiptar, tė
detyrojė qeverisjen e vet, qė tė dalė e tė japė shpjegime, duke filluar me
Kuvendin, qė duhet tė ishte roja e parave tona?! Apo dhe kjo ēėshtje do tė mbulohet me
diversione tip grupesh armiqėsore tė Partisė Komuniste, apo grupe tė
Presidentit Topi tė Partisė Berishiste.
17.6.2008